Home arrow Intervista arrow VIP arrow Serafin Fanko-intervista
Serafin Fanko-intervista

Image

 

 

 

 

 

Serafin Fanko: Dënimi më i madh për artistët është libreza e pensionit
Intervistoi Besi Bekteshi

Loja e tij aktoreske ka qenë një shembull i veccantë për studentët e dramaturgjisë, ndërkohë që Fanku përbënte një model të veccantë edhe në gjetjet e tij regjisoriale.
- Mund të na tregoni diçka më tepër rreth fillimeve tuaj në botën e artit?
- Kam filluar që në fëmijërinë time të largët. Në Shtëpinë e Pionerit profesor kam p
asur artistin e madh Ndrek Prela. Kam qenë dhe në grupin e valles, por edhe në Ansamblin e Ushtrisë.Me të mrekullueshmen Ida Melgushi kam punuar, por kam bërë edhe tre vite piano në Liceun Artistik dhe pastaj kam fituar bursën e UNESKOS në Pragë. Aty kam ndjekur Akademinë e Arteve për tre vite rresht për regji filmi. Jemi kthyer të gjithë prej andej, sepse qëlloi të prisheshim me kampin socialist duke vazhduar Akademinë e Arteve për aktrim në Tiranë. Më pas vazhdova në teatrin “Migjeni” si actor, e mbas tre vitesh u specializova për regjisor dhe si pedagog. Në atë shkollë ka pasur shumë nxënës që sot janë aktorë të mëdhenj si, Mirush Kabashi etj. Më vonë kam vazhduar si regjisor dhe aktor njëkohësisht.
- Mund të na njihni me disa detaje të veprimtarisë suaj që keni zhvilluar jashtë Shkodrës?
- Shkurtimisht mund të them se unë veprimtarinë kryesore e kam në Shkodër. Kam bashkëpunuar me Teatrin e Operas dhe Akademinë e Arteve, ku është vënë një dramë e imja ku kam qenë bashkëregjizor me Kujtim Spahivoglin, i cili ka qenë pedagog i imi. Kam bashkëpunuar me teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe atë “Bylis” në Fier dhe kemi krijuar sëbashku me Fadil Krajën teatrin “Sofra” në Strugë, si dhe në teatrin e “Kombësive” në Shkup. Po t’i rendis, atëherë duhet të them se kam bashkëpunuar me teatrin Turk, atë “Popullor” të Gjakovës dhe “Teatrin Kombëtar” të Malit të Zi. Kam pasur një kënaqësi të veçantë, sepse atje janë vënë dy drama të miat, “Quo Vadis”duke marrë dhe çmime republikane po në Mal të Zi. Kam rreth 150 shfaqje si regji ku janë vënë dhe dramat e realizuara nga unë. Ndërsa si aktor kam 50 role në teatër, kinema dhe televizion. Megjithatë nuk kam ndonjë konsideratë të madhe për veten, por dhashë vetëm numrin e atyre që më kërkuat. - Ju profesor thatë se në Pragë keni studiuar për regji filmi dhe gjithashtu keni luajtur shumë filma kinematografik dhe televiziv. Çfarë mund të na thoni pikërisht për këtë gjini të artit? - Kinematografia është një ëndërr për të gjithë aktorët. Por të them të drejtën, duke mos pasur asnjë gram modesti, kurrë nuk më ka pëlqyer vetja në film. Unë nuk kam parë asnjë film timin në ekran, madje edhe kur është dhënë premiera “Unë kam frikë me ardhë në televizion” dhe gjithmonë u thoja të tjerëve të dilnin nga dhoma sepse doja ta shihja interpretimin tim vetëm. Kjo, pasi më vinte zor, pavarësisht se kjo punë më ka dhënë emër dhe ka bërë që të kem dashurinë e respektin e shumë njerëzve, të cilët përherë më janë afruar duke më thirrur me emrat e personazheve që luaja. Në Tiranë më thirrnin: “O Klark”, sepse kisha dhe flokët e gjatë në kohën kur dilnin grupet e rinisë që t’i prisnin flokët. Mund të shtoj se me punën e regjisorit dhe komunikimin që kemi ne, nuk mund të bëhesh kurrë i njohur. Duhet të jesh regjisor i Teatrit Kombëtar në Tiranë, sepse publikimi është më i madh. - Na tregoni ndonjë mbresë tuajën nga xhirimet? - Në “Emblemën e Dikurshme” regjisori i filmit dhe drejtori, më propozuan një rol me të “fejuar”, ku unë do të luaja me Rajmonda Bulkun. Ajo ishte një vajzë bukuroshe 19 vjeçe dhe unë gati 40 vjeç. Prandaj ju thashë: “Jo, nuk shkoj unë me atë, sepse nuk dua të djeg veten. Roli është i bukur, materiali është i Kadaresë, por nuk mund ta pranoj” . Pasi morrën këtë përgjigje ata ikën. Më vonë erdhën regjisori dhe drejtori, e me thanë se do të bëja një kinoprovë për rolin e hetuesit dhe vendosa të shkoj. Mbas provës së hetuesit erdhën sërish, por kësaj herë për të më thënë se kisha fituar rolin e parë, pra për të fejuarin. Gjatë të gjithë kohës e kisha mendjen se si do të paraqitesha para Rajmondës, sidomos në atë kohë.
- Ju keni qenë regjisor, aktor dhe dramaturg. Nga të treja këto profesione, cili ju ka dhënë kënaqësinë më të madhe?
- Është e vështirë t’i ndash, por kënaqësinë më të madhe ma ka dhënë mundësia dhe fati që pata duke punuar me një kolektiv të mrekullueshëm aktorësh, të cilët nuk mund ti harroj kurrë. Unë në teatër sillja një çikë shijet e regjisorit të filmit. Për këtë shpesh pyesja: “A bahet kjo gja apo jo”, dhe Zef Cungeli një mjeshtër i madh i teatrit “Migjeni” më thotë: “Mos thuaj a bahet, por thuaj e du dhe do të bahet”. Kënaqësi të madhe kam pasur pasi rezultatet kanë qenë të mira. Teatri Migjeni vazhdimisht ka marrë çmime. Jo vetëm si teatër, por dhe unë si regjisor me dramat e mia dhe regjisurën time.
- A mund të na flisni për teatrin e poezisë dhe për pionierin e saj në Shqipëri?
- Kjo shfaqje që eksperimentova nuk ishte teatri i recitimit. Ishte teatri ku merret një autor dhe zbërthet ky autor. Ka qenë dëshira ime e brendëshme që autori të zbërthehet me vlerat e tij në një teatër poezie. Unë mora “Migjenin”dhe “Poemën e Mjerimit” duke e zbërthyer të gjithë materialin, ku secili prej aktorëve luante nga 10 role dhe ishte edhe spektator, por edhe protogonist i një roli të caktuar. Në atë kohë u bë shumë zhurmë duke thënë çfarë është ky teatër. U quajt pa mjete, pa rekuizitë e pak si modernist. U diskutua jashtë mase dhe pati kundërshtarë të shumtë, por kishte edhe mbrojtës, siç ka qenë aktorja Tinka Kurti. Ajo tha se i vinte keq që nuk kishte pasur pjesë. Kurse Jonuz Dini në atë kohë aktor i “Migjenit”, ka qënë kundërshtar i kundërshtarëve të shfaqjes. Megjithatë për këtë shfaqje folën mirë dhe pati jehonë edhe në personalite të teatrit të Ballkanit sidomos në Bullgari dhe Rumani, të cilët më kanë ardhur edhe në shtëpi. Ata thanë se duhet të ketë ecuri ky lloj teatri. Mbasi u lejua ky lloj teatri, unë vura në skenë “Hetimin” e Peter Vajsit dhe u zgjeruan shfaqjet, por megjithatë mbeti me kaq. Tani e shoh se ka frymë prap, sidomos me Merita Smajën këtu në Shkodër. Unë jam mirënjohës, jo pse po ndjekin rrugën time, por se më kënaqin shijet e mija.
- Profesor ju keni aktruar, keni bërë regjizurë, dramaturgji dhe skenografi, por edhe muzikë. Si ka mundësi ky poliedrizëm artistik?
- Ju thashë se në rini kur isha i “çakërdisur”, kam marrë pjesë në grup vallesh dhe në piano. Kam marrë pjesë në kursin e pikturës që bënte një ruse, së cilës ja kam harruar emrin. Këto më kanë ndihmuar shumë dhe për një regjisor ka shumë vlera lëvizja pa fjalë, muzika dhe piktura.
- Ju jeni shkodran dhe keni lindur në Shkodër, megjithatë origjina juaj nga është?
- Unë babain e kam nga qyteti i Përmetit, kurse origjinën e nënës nga Manastiri i Maqedonisë, puro shqiptar dhe atje është bërë dhe kongresi i “Manastirit”. Kanë qenë intelektual. Ata janë njohur në këtë mënyrë. Babai studionte në “Akademinë Franceze” si ushtarak, ndërsa nëna studionte në Rumani për ekonomi. Takimi ka qenë në Korfuz tek vendi i shenjtë i “Shën Spiridionit”dhe kur ka ardhur babai në Shkodër, njohja ka qenë më e mirë duke përfunduar bashkë. Në Përmet kam qenë një herë me teatrin. Fisi im atje është tepër i madh dhe i zgjeruar në të gjithë botën si: Argjentinë, SHBA, Meksikë, Zvicër, Turqi e Egjypt. Megjithatë, ato më kujtojnë dhe unë jam pak neglizhent. Unë kam dhe një libër ku familja ime e “Buhalitëve”, sqarohet me gjysha e katragjysha deri sa vjen tek unë. Mbiemri jonë Fanko, vjen nga gjyshi, i cili është quajtur Stefan dhe shkurtimisht “Fanko”, mirëpo babi im e ka marrë për mbiemër. Në fakt ne jemi Adham. Gjyshi ka qenë dy herë kryetar Bashkie, kurse babai ka qenë i shkolluar sepse ka ndjekur edhe në Padova të Italisë shkollë tjetër nga 27-30-tën.
- Sot mbas kaq shumë vitesh punë si ndiheni?
- Kam sadisfaksion moral dhe shoh se njerëzit më duan. Ne kemi nevojë edhe për anën materiale dhe unë them se kur kam vënë në skenë një dramë jashtë, kam marrë sa rroga e dy viteve. Megjithatë them se dashuria e njerëzve dhe respekti janë shumë.
- Shkodra do të vazhdojë të jetë Shkodër apo siç thotë ndokush “duhet ikë nga Shkodra”. Ata që rrinë në Shkodër e kanë gabim apo mirë?
- Shkodra nuk mund të zhbahet. Shkodra është Shkodër dhe unë kam kënaqësinë të qëndroj. Vlerat që kanë krijuar paraardhësit tanë dhe dashtë zoti kemi krijuar edhe ne për të vazhduar këtë traditë, do bëjë që të mbesë ajo që është, me vlerat e mëdha që mbart. Megjithatë them se duhet të krijohen kushte më të mira për krijuesit. Unë flas tani jashtë kësaj, sepse jam pensionist, por vlerat e punës duhen njohur zyrtarisht dhe materialisht. Sot ende nuk bëhet kjo gjë. Loja e tij aktoreske ka qenë një shembull i veccantë për studentët e dramaturgjisë, ndërkohë që Fanku përbënte një model të veccantë edhe në gjetjet e tij regjisoriale.
- Mund të na tregoni diçka më tepër rreth fillimeve tuaj në botën e artit?
- Kam filluar që në fëmijërinë time të largët. Në Shtëpinë e Pionerit profesor kam pasur artistin e madh Ndrek Prela. Kam qenë dhe në grupin e valles, por edhe në Ansamblin e Ushtrisë.Me të mrekullueshmen Ida Melgushi kam punuar, por kam bërë edhe tre vite piano në Liceun Artistik dhe pastaj kam fituar bursën e UNESKOS në Pragë. Aty kam ndjekur Akademinë e Arteve për tre vite rresht për regji filmi. Jemi kthyer të gjithë prej andej, sepse qëlloi të prisheshim me kampin socialist duke vazhduar Akademinë e Arteve për aktrim në Tiranë. Më pas vazhdova në teatrin “Migjeni” si actor, e mbas tre vitesh u specializova për regjisor dhe si pedagog. Në atë shkollë ka pasur shumë nxënës që sot janë aktorë të mëdhenj si, Mirush Kabashi etj. Më vonë kam vazhduar si regjisor dhe aktor njëkohësisht.
- Mund të na njihni me disa detaje të veprimtarisë suaj që keni zhvilluar jashtë Shkodrës?
- Shkurtimisht mund të them se unë veprimtarinë kryesore e kam në Shkodër. Kam bashkëpunuar me Teatrin e Operas dhe Akademinë e Arteve, ku është vënë një dramë e imja ku kam qenë bashkëregjizor me Kujtim Spahivoglin, i cili ka qenë pedagog i imi. Kam bashkëpunuar me teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe atë “Bylis” në Fier dhe kemi krijuar sëbashku me Fadil Krajën teatrin “Sofra” në Strugë, si dhe në teatrin e “Kombësive” në Shkup. Po t’i rendis, atëherë duhet të them se kam bashkëpunuar me teatrin Turk, atë “Popullor” të Gjakovës dhe “Teatrin Kombëtar” të Malit të Zi. Kam pasur një kënaqësi të veçantë, sepse atje janë vënë dy drama të miat, “Quo Vadis”duke marrë dhe çmime republikane po në Mal të Zi. Kam rreth 150 shfaqje si regji ku janë vënë dhe dramat e realizuara nga unë. Ndërsa si aktor kam 50 role në teatër, kinema dhe televizion. Megjithatë nuk kam ndonjë konsideratë të madhe për veten, por dhashë vetëm numrin e atyre që më kërkuat.
- Ju profesor thatë se në Pragë keni studiuar për regji filmi dhe gjithashtu keni luajtur shumë filma kinematografik dhe televiziv. Çfarë mund të na thoni pikërisht për këtë gjini të artit?
- Kinematografia është një ëndërr për të gjithë aktorët. Por të them të drejtën, duke mos pasur asnjë gram modesti, kurrë nuk më ka pëlqyer vetja në film. Unë nuk kam parë asnjë film timin në ekran, madje edhe kur është dhënë premiera “Unë kam frikë me ardhë në televizion” dhe gjithmonë u thoja të tjerëve të dilnin nga dhoma sepse doja ta shihja interpretimin tim vetëm. Kjo, pasi më vinte zor, pavarësisht se kjo punë më ka dhënë emër dhe ka bërë që të kem dashurinë e respektin e shumë njerëzve, të cilët përherë më janë afruar duke më thirrur me emrat e personazheve që luaja. Në Tiranë më thirrnin: “O Klark”, sepse kisha dhe flokët e gjatë në kohën kur dilnin grupet e rinisë që t’i prisnin flokët. Mund të shtoj se me punën e regjisorit dhe komunikimin që kemi ne, nuk mund të bëhesh kurrë i njohur. Duhet të jesh regjisor i Teatrit Kombëtar në Tiranë, sepse publikimi është më i madh.
- Na tregoni ndonjë mbresë tuajën nga xhirimet?
- Në “Emblemën e Dikurshme” regjisori i filmit dhe drejtori, më propozuan një rol me të “fejuar”, ku unë do të luaja me Rajmonda Bulkun. Ajo ishte një vajzë bukuroshe 19 vjeçe dhe unë gati 40 vjeç. Prandaj ju thashë: “Jo, nuk shkoj unë me atë, sepse nuk dua të djeg veten. Roli është i bukur, materiali është i Kadaresë, por nuk mund ta pranoj” . Pasi morrën këtë përgjigje ata ikën. Më vonë erdhën regjisori dhe drejtori, e me thanë se do të bëja një kinoprovë për rolin e hetuesit dhe vendosa të shkoj. Mbas provës së hetuesit erdhën sërish, por kësaj herë për të më thënë se kisha fituar rolin e parë, pra për të fejuarin. Gjatë të gjithë kohës e kisha mendjen se si do të paraqitesha para Rajmondës, sidomos në atë kohë.
- Ju keni qenë regjisor, aktor dhe dramaturg. Nga të treja këto profesione, cili ju ka dhënë kënaqësinë më të madhe?
- Është e vështirë t’i ndash, por kënaqësinë më të madhe ma ka dhënë mundësia dhe fati që pata duke punuar me një kolektiv të mrekullueshëm aktorësh, të cilët nuk mund ti harroj kurrë. Unë në teatër sillja një çikë shijet e regjisorit të filmit. Për këtë shpesh pyesja: “A bahet kjo gja apo jo”, dhe Zef Cungeli një mjeshtër i madh i teatrit “Migjeni” më thotë: “Mos thuaj a bahet, por thuaj e du dhe do të bahet”. Kënaqësi të madhe kam pasur pasi rezultatet kanë qenë të mira. Teatri Migjeni vazhdimisht ka marrë çmime. Jo vetëm si teatër, por dhe unë si regjisor me dramat e mia dhe regjisurën time.
- A mund të na flisni për teatrin e poezisë dhe për pionierin e saj në Shqipëri?
- Kjo shfaqje që eksperimentova nuk ishte teatri i recitimit. Ishte teatri ku merret një autor dhe zbërthet ky autor. Ka qenë dëshira ime e brendëshme që autori të zbërthehet me vlerat e tij në një teatër poezie. Unë mora “Migjenin”dhe “Poemën e Mjerimit” duke e zbërthyer të gjithë materialin, ku secili prej aktorëve luante nga 10 role dhe ishte edhe spektator, por edhe protogonist i një roli të caktuar. Në atë kohë u bë shumë zhurmë duke thënë çfarë është ky teatër. U quajt pa mjete, pa rekuizitë e pak si modernist. U diskutua jashtë mase dhe pati kundërshtarë të shumtë, por kishte edhe mbrojtës, siç ka qenë aktorja Tinka Kurti. Ajo tha se i vinte keq që nuk kishte pasur pjesë. Kurse Jonuz Dini në atë kohë aktor i “Migjenit”, ka qënë kundërshtar i kundërshtarëve të shfaqjes. Megjithatë për këtë shfaqje folën mirë dhe pati jehonë edhe në personalite të teatrit të Ballkanit sidomos në Bullgari dhe Rumani, të cilët më kanë ardhur edhe në shtëpi. Ata thanë se duhet të ketë ecuri ky lloj teatri. Mbasi u lejua ky lloj teatri, unë vura në skenë “Hetimin” e Peter Vajsit dhe u zgjeruan shfaqjet, por megjithatë mbeti me kaq. Tani e shoh se ka frymë prap, sidomos me Merita Smajën këtu në Shkodër. Unë jam mirënjohës, jo pse po ndjekin rrugën time, por se më kënaqin shijet e mija.
- Profesor ju keni aktruar, keni bërë regjizurë, dramaturgji dhe skenografi, por edhe muzikë. Si ka mundësi ky poliedrizëm artistik?
- Ju thashë se në rini kur isha i “çakërdisur”, kam marrë pjesë në grup vallesh dhe në piano. Kam marrë pjesë në kursin e pikturës që bënte një ruse, së cilës ja kam harruar emrin. Këto më kanë ndihmuar shumë dhe për një regjisor ka shumë vlera lëvizja pa fjalë, muzika dhe piktura.
- Ju jeni shkodran dhe keni lindur në Shkodër, megjithatë origjina juaj nga është?
- Unë babain e kam nga qyteti i Përmetit, kurse origjinën e nënës nga Manastiri i Maqedonisë, puro shqiptar dhe atje është bërë dhe kongresi i “Manastirit”. Kanë qenë intelektual. Ata janë njohur në këtë mënyrë. Babai studionte në “Akademinë Franceze” si ushtarak, ndërsa nëna studionte në Rumani për ekonomi. Takimi ka qenë në Korfuz tek vendi i shenjtë i “Shën Spiridionit”dhe kur ka ardhur babai në Shkodër, njohja ka qenë më e mirë duke përfunduar bashkë. Në Përmet kam qenë një herë me teatrin. Fisi im atje është tepër i madh dhe i zgjeruar në të gjithë botën si: Argjentinë, SHBA, Meksikë, Zvicër, Turqi e Egjypt. Megjithatë, ato më kujtojnë dhe unë jam pak neglizhent. Unë kam dhe një libër ku familja ime e “Buhalitëve”, sqarohet me gjysha e katragjysha deri sa vjen tek unë. Mbiemri jonë Fanko, vjen nga gjyshi, i cili është quajtur Stefan dhe shkurtimisht “Fanko”, mirëpo babi im e ka marrë për mbiemër. Në fakt ne jemi Adham. Gjyshi ka qenë dy herë kryetar Bashkie, kurse babai ka qenë i shkolluar sepse ka ndjekur edhe në Padova të Italisë shkollë tjetër nga 27-30-tën.
- Sot mbas kaq shumë vitesh punë si ndiheni?
- Kam sadisfaksion moral dhe shoh se njerëzit më duan. Ne kemi nevojë edhe për anën materiale dhe unë them se kur kam vënë në skenë një dramë jashtë, kam marrë sa rroga e dy viteve. Megjithatë them se dashuria e njerëzve dhe respekti janë shumë.
- Shkodra do të vazhdojë të jetë Shkodër apo siç thotë ndokush “duhet ikë nga Shkodra”. Ata që rrinë në Shkodër e kanë gabim apo mirë?
- Shkodra nuk mund të zhbahet. Shkodra është Shkodër dhe unë kam kënaqësinë të qëndroj. Vlerat që kanë krijuar paraardhësit tanë dhe dashtë zoti kemi krijuar edhe ne për të vazhduar këtë traditë, do bëjë që të mbesë ajo që është, me vlerat e mëdha që mbart. Megjithatë them se duhet të krijohen kushte më të mira për krijuesit. Unë flas tani jashtë kësaj, sepse jam pensionist, por vlerat e punës duhen njohur zyrtarisht dhe materialisht. Sot ende nuk bëhet kjo gjë.
Intervistoi Besi Bekteshi
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.