Home arrow Debati arrow Debati ne Albdreams arrow Debati ne Albdreams,nga Pjeter Jaku...kliko ketu...
Debati ne Albdreams,nga Pjeter Jaku...kliko ketu...
Vahidit, lexuesve dhe viktimave te tij!
Kur u bane Mustafë, bre Vahid?

Pjeter JAKU
Vahid ( Mustafë ) Hyzoti, po përpiqet të pengoi “ Ditët e letërsisë shqipe në Michigan”, aq sa para disa ditësh ka postuar në klubin e gazetarëve një thirrje që tregon nivelin e tij si letrar i deshtuar i vargjeve për aksionistët dhe i mbetur ne vitin e praktikantit te “ Zerit te Popullit. Mustafa ynë, ose Vahidi, sa tani na e ka humb fillin edhe me emrin, pasi me të tjerat ka qënë dhe është i humbur, po mendon se është një përbindësh në sulmet e tij të gjithëfarëllojshme, por që nuk është më shumë se një insekt i neveritshëm, krejt i padëmshëm. Siç duket, gjithë bëmat tuaja, kanë efekt të kundërt të qellimit tënd. Nuk e sheh si i shkon pas deshtimit dhe ke tri vjet që i bie murit me kokë. Nuk është se po më dhimbet koka jote shumë, por po më dhimbset koha ime dhe atyre që detyrohen të të lexojnë, pasi “ Kuvendi” dhe aktivitetet e tij, kane nis pa ty dhe, për fatëkeqësinë tënde të radhës po vazhdojnë pa ty.

Mos i nxirr të tana bre Mustafë, se je dhe burrë i madh! Disa vocrrakë që të shtynë me keto punë të zeza, faqja e zezë, nuk janë të denjë t’u vihesh në shërbim. Sa për rrjepjen që po u bëjë malësorëve, ata nuk kanë nevojë të jeshë përfaqësuesi i tyre, sepse dikur edhe sot në veten tënde dhe me të tjerët i fyen, sa herë të kujtohen, ashtu siç fyeje dikur dhe e fyen sot me vocrrakët, Dom Antonin, i cili nuk ka asnjë nevojë për ndihmen tënde pasi, siç thotë një fjalë e urtë “ I yti, mishin ta han , por kockën ta ruan”. Ti bre Mustafë ke marrë pjesë edhe vetë ne “ Ditën e Letrësisë” në Michigan , biles ke lexuar poezine që kishe shkruar enkas, bash atë ditë. Me thanë të drejtën, të gjithë u përlotën, veç teje që e kishe shkruar. Nëse nuk e din o burrë, kujtohu se sa dollarë u merrje shkrimtarëve të komunitetit për një faqe format parathënie e sot na shkruan për shkrimtarët bashkëkohorë, duke na e bërë burrë Daniel Steell. Faqja e zezë, siç thonë malësorët,

Daniel Steell nuk e kaloi kurrë ylberin! Edhe mbas shkrimit tënd , ajo vazhdon të jetë femër! Ty duhet të të shkruaj më drejtëpërsëdrejti, por ndoshta më vonë, se kemi shumë punë e duhet nge të merresh me bëmat tuaja të zeza. Per njemend o burri i dheut, nuk du me u marrë me ty. Të dhënt zoti shëndet e forcë për të shpifur sa më shumë kundër meje, se Merita dhe të tjerët që ishin vitin e kaluar dhe, gjhithë ata krijues që kanë marrë pjesë edhe vitet e mëparshme, i kanë shkruar e botuar mbresat e tyre. Pse shqetësohesh bre Mustafë, se nuk ke ardhur tash dy vjet dhe vitet kur nuk ishe, pasi kjo festë është filluar me 23 tetor 2002, në ditëlindjen e Fishtës, që ti as ke marrë mundimin ta lexosh, pasi ke mbetur veç në leximet e provimeve te realizmit tënd të dashur! Ja ku e ke mundësinë për të ardhur. Bujrum he burrë!

Ti e din fare mirë se, që në takimin e parë, edhe pse nuk ishe ti, u recitua e këndua, biles nga këngëtarja dhe artistja e talentuar, Justina Aliaj etj. Edhe se kanë marrë pjesë në këtë aktivitet: Agim Shehu, Gjekë Marinaj ( jo vetëm vjet ), Iliriana Sulkuqi, Merita Bajraktari, Vlash Fili, aktori Pandi Ciko, Ardiana Bejleri, Arben Dervishi, Vahid Hyzoti, Agim Deshnica, perkthyesi Ymer Velagoshti, poetja Zera Bajgora, etj.. etj… tanimë e ke marrë vesh, se ju po i ndiqni hap mbas hapi takimet tona. Përsa i takon kohës qe je përpjekur të na mësosh, duket në shkrimin tënd që kishe hedhur të Klubi i gazetarëve dhe derguar në gazetën “ Kritika”, me datën 10 shtator 2008. Thëm të drejtën, u befasova kur pashë nënshkrimin “ Mustafë “, edhe pse nuk ke dalë nga religjioni yt. Pra, lexuesit e kanë kollaj, tashmë ta kuptojnë se sa i zoti je të mësosh të tjerët dhe, se sa kemi pasë ne nevojë për mësimet tuaja. Përsëri gjej ngushllim, kur shoh se sa nivel qytetarie zotëron, kur neve na quan fshatar.


Për Zotin o Mustafë, edhe At’ Fishta e At’ Zefi fshatar ishin, e unë e kam bash për nder që mbaj emrin e gjyshërve të mi! Ty të han meraku i çmimeve, ashtu siç të hangri meraku i konkursit të revistës “Pelegrin” , pasi të kishin “çnderuar”, duke të dhënë çmim të tretë. E, sa për lejen e përdorimit të emrave në çmim, harruam të të pyesim ty, se De Raden e pyetëm dhe ishte shumë i lumtur t’ia jipnim një krijuesi emrin e tij!

Ndersa, për çmimin “ Tefë Palushi”, të cilin mund t’a kishit marrë ju, i morëm dorën vëllait të Tefës, artistit Paulin Palushi, që ndodhet këtu në Michigan . Ti e din o Mustafë, se kjo dite filloi si një shkëndi dhe erdh duke u bërë një vatër e ngrohtë, ku askush nuk fiton materialisht. Sa për botimet që përmend në shkrimin tënd “shumë cilësor”, te siguroj që janë bërë konformë të gjitha ligjeve për botimin dhe, njeri prej tyre nuk mban autorësinë time. Për turpin dhe mjerimin tënd te radhes, ky lypësi modern botoi, duke siguruar sponsoret, ( dhe vetë njëri prej tyre ) një prej librave tuaj.

Lidhur me Elinden, besoj e ke te qartë, se e ka kurajon të të përgjigjet vetë. Por, lidhur me erën që thua sjellin vargjet e saj, për njerëz me erë si puna jote, të garantoj se nuk ke për të ardhur sa të jeshë gjallë në nivelin e saj krijues, edhe pse shkruajnë për ty, ma shume se u dhimbsesh, se sa kanë vlera krijimet tuaja! A, për shkollimin e saj, ti nuk i njeh diplomat e pas 90-tës!

Sa për “ Ditën e lëtrsisë”, tetori ka ditë mjaft për ta festuar edhe ti dhe, të garantoj se unë do të vi. Vetëm atyre që u ke dërguar në e-mail këtë palo shkrim, po t’u thoje të vinin në ditën e letërsisë tënde, të garantoj se do ishe rekord, pasi do të kishe aq krijues, sa edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë nuk do të ishin mbledhur më shumë, në kohën e dullës.

Pjetër Jaku



Sinqerisht u kerkoj falje kesaj liste, ( edhe atyre qe po zbaviten , edhe atyre qe po bezdisen )


Tung Mustafe (Vaid Hyzoti)

Une ta dergova reagimin o Mustafw Mahmudi, ndersa ti e fute ne faqe elktronike , si ata minjte e Bronxit dhe spiunat e sigurimit, prej te cileve bera burg, por jo per ate qe shpif zoteria jote nahmuterore. Nejse, ajo eshte detyra jote dhe betimi i dikurshem…

E di se ke shume probleme me prejardhjen tende. Te vjen keq te thuash, se je nje derr fshatari prej atyre fshatrave te Fushe Krujes, ndaj i ngjan zerit te bretkocave kenga jote e perseritur. Po lodhesh kot bre burre, duke shkruar kaq shume per problemet e “ Kuvendit “, kur e di fort mire se ne e mbajme fjalen. Ne fakt nuk ia vlen te merrsh me me ty dhe kete e kisha deklaruar ne sqarimin e djeshem, por ti te frymezon me gjithe ate humor qe ke, Ti kete don, te me marresh ne mjegullen tende, por nuk do ia arrish, pasi i mbyturi te mbyt, e une s’po du me u mbyt!

Te ha meraku per ambasadorin? Ambasadori pret ftesen tende. Dhe te jesh i sgigurte se per nje spiun te sigurimit te shtetit te dulles, nen masken e gazetarit ne ZP, shkulet ambasadori, madje mban fjalim ne anglisht per ty. Une kam zgjedhur zevendes ambasadorin, ambasadorin ta kam fal , me gjithe miqte e tij e te tute, qe e presin dhe e percjellin.

Je kthyer ne kakrroqe shume te madhe, atje ne bodrumet e Bronxit, po ben kerdine , po na tremb. Duket se punet e mira te cmendin dhe nuk i duron fare, bre burre. Po te benim pune te dobeta si ti , nuk do te shkruaje dhe te harxhoje kaq energji. Ruaje veten bre burre, se po merr plage tjeter ne zemer nga inati se une po bej para. C'ti besh o vaid, deri tani e kishe ti diten tende, tash me erdh dita mua. Se ke iden sa shume po e shijoj.

Qenka me bukur te jesh i lumtur ne kete moshe, meqe ti e permend dhe une nuk e fsheh, si ti , duke i shoqeruar shkrimet e tua me foto te viteve 80. Sinqerisht ndjej meshire per ty, qe je katandisur ne kete fare feje, pa letra, pa pune , pa shendet, pa pare, pa talent. Edhe shpirtin po ta bren urrejtja per mua, inati per leket qe fitoj une. Jam i Zoti , cka ti baj! Une kam letrat(passaporte amerikane-pikerisht enderren tende , por pasaporten time), kam leke , gezoj shendet te plote, shkruj e botoj libra, sit e me doje qefi e kur te me doje qefi.

Le mjekrren (madje mjekren e kam lene , qe te kesh edhe nje pune me se te merresh). Se fundi ke fillu te merresh seriozisht edhe me leshin tim. Banjot t’i kam lene ti pastrosh ti, sepse vete thua se une po shfrytezoj malesoret. O mah-MUd, ti e di se une ne Amerike nuk kam ba pune resorantesh, jo se e kam ulje, por s’kam pase nevoja. Jam marre vetem me keto qe po te plasin zemren ty. Pra, me libra e me letersi. Dhe me fal shume , qe te dhemb tejpertej rehatlleku im, paqja ime, lumturia ime, paret e mia, letrat, shendeti... etj etj etj gjithe c'te mungon ty.

Me e keqja eshte se ndihesh dhe shume i vetmuar. askush nuk po te vjen pas , edhe pse perpiqesh t’u imponohesh. Kot e ke, se kush ka dy pare mend e kupton, se ti po hedh tash dhjete dite te njejtat gjera kunder meje.

Po je dhe genjeshtar monstruoz. Ku ke leke ti me ardh deri ne Michigan? Kush mik e rr… per ty?

Ty dhe miqte e dikurshem, nga sistemi yt i permbysur te kane braktisur, se as atyre nuk u vlen me , keshtu si je katandisur ti. Keshtu si e ke humbur ti toruan. Te kesh ardhur ti ne Michigan, do te kishte shkruar Detroit News, se si nje "alien" qe e perzune nga Detroiti qenka kthyer? Te kesh bere ose te jesh duke bere ndonje letersi per te qene , mund ta besojme merakun, qe gjoja ke per letersine. Por ti e di se je me pak se medioker . Keshtu qe dhe letersia qe mbrohet prej teje, vetem letersi nuk eshte anymore!

Do te te hedh nje lecke qe te lehesh mbi te, deri sa te ngjirresh. Ndonese ty ta mbyll gojen vetem pjesa e dyte e emrit tend te preferuar , Mah-M...

Vaid , pse nuk shkon diku tjeter , se ndoshta gjen paqe, shpeton edhe nga sukseset e mia, mor burre. Te ka mbet edhe Australia , se ne Canada jemi afer , dreqi ta haje! Une nuk kam perdorur kurre pseudonime, si puna jote , qe nga nostalgjia per punet qe beje nen pseudon mustafe... te shkau dhe e nenshkrove shkrimin me pseudon e dikurshem.

Ti po lan ameriken me lot, pse te humbi puna e spiunit,, emri me gjithe pseudonimin, ditet e tua te arta. Dhe me hidhesh mua qe po shijoj lirine, demokracine e gjithe te mirat e saj.

Ti ankohesh pse nuk kemi letersi si ne realizmin socialist per realizmin socialist, po ja qe te ka mbetur te qash gjithe c'te ka mbetur te jetosh se keshtu do te jete gjithemone, nuk ka kthim prapa.
 
Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.