Home Politike Te gjitha nga pak Vazhdon rėnia nė tregjet botėrore ...kliko ketu...
|
|
Vazhdon rėnia nė tregjet botėrore ...kliko ketu... |
Vazhdon rënia në tregjet botërore pas tronditjeve të Uoll Stritit Zëri i Amerikës
Çmimet e aksioneve në mbarë botën ranë ndjeshëm ndërkohë që falimentimi i një prej bankave kryesore amerikane të investimeve dhe probleme të tjera në sektorin financiar amerikan po trondisin tregjet për të dytën ditë. Bursat kryesore evropiane pësuan ulje të ndjeshme në mesditë, ndërsa indeksi kryesor S&P 500 në Shtetet e Bashkuara ra 11 pikë. Në tregjet aziatike, indeksi Nikkei i Tokios ra gati 5 përqind, ndërsa tregjet në Hong Kong u mbyllën me më shumë se 5 përqind humbje. Presidenti Bush tha dje se zyrtarët po punojnë për të "zbutur tronditjet" në funksionimin e ekonomisë. Ai tha se tregjet financiare amerikane janë të fuqishme dhe elastike për t'u rezistuar problemeve në periudhën afatgjatë. BANKA QËNDRORE AMERIKANE PRITET TË SHKURTOJË INTERESAT Ekonomia amerikane në vështirësi mund të bëjë që Banka Qëndrore të shkurtojë interesat në takimin e sotëm në Uashington. Deri tani, ekonomistët e pyetur nga agjenci lajmesh thoshin se Banka Qëndrore do t’i mbante interesat të pandryshuara ose do t’i rriste ato për të mbajtur nën kontroll inflacionin si pasojë e çmimeve në rritje të energjisë. Por Uoll Striti u trondit dje nga lajmet se banka Lehman Bradhërs e investimeve kishte depozituar kërkesën për falimentimin më të madh në historinë amerikane, pasi Departamenti i Thesarit refuzoi të përdorte paratë e taksapaguesve për të shpëtuar ekonominë. Tregjet janë tronditur edhe nga kushtet e vështira financiare në të cilat ndodhet gjigandi i siguracioneve, korporata Amerikën Intërneshënëll Grup. |
|