Home arrow Politike arrow Te gjitha nga pak arrow Nė kujtim tė Viktor Nerhatit-SHBA-...kliko ketu...
Nė kujtim tė Viktor Nerhatit-SHBA-...kliko ketu...
Image Një dosje e hapur me zemër të plagosur
Në kujtim të Viktor Nerhatit

 


Komuna Kastrat-Malesi e Madhe,Shoqata e ish te Persekutuarve Politik te Shqiperise Dega Malesi e Madhe,Mergata Kastratase ne SHBA
NJOFTON

Viktor Nerhati është lindur në vitin 1963, në fshatin Pjetroshan. Arsimin 8 vjeçar e kreu ne fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen në Bajzë.
U burrënua i përbuzun dhe i varfër nga regjimi komunist. Po nga ky regjim vuajti 8 vjet internim në Tepelenën e njohur.
Mbas internimit, burgoset kryefamiljari Kolë Lleshi, i cili arratiset nga burgu dhe pushkatohet pa gjyq.



Viti 1990 e gjen djaloshin 27 vjeçar në krye të levizjeve demokratike, në ballë të protestave e demostratave për liri e demokraci, në krye të levizjeve për rikthimin e besimit dhe institucioneve fetare, si në Shkodër , ashtu edhe në Malësi.

Viktori mori pjesë në rrëzimin e bustit të Stalinit dhe të Enverit dhe, në demostratën e njohur të 2 prillit 1991. Që në vitin 1990 e dersia ndrroi jetë ishte anëtar i Shoqtaës së të Përsekutuarve dhe kreu disa detyra të rëndësishme në pushtetin lokal, duke arrit që në vitet 1994-1999 të jetë ëmeruar drejtor i Institutit të Përsekutuarve Politik si dhe kryetar i PD-se për komunën e Kastratit.

Ne grevën e urisë të organizuar nga Shoqata e të Përndjekurve Politik me 8 deri 16 gusht, plagoset rëndë në gjurin e majtë, nga forcat e RENES, prej nga i vjen vdekja, ketu ne mergim .

Gjithashtu, Viktori ka qënë edhe sekretar i përgjithshëm në Shoqatën e Pajtimit të Gjaqeve. Viktorit i është besuar fushata elektorale për deputet e njohur: Dodë Kaçaj, Rrok Smajli Edmir Malaj, Sandër Uldedaj e Gjovalin Bzheta, duke i nxerr të fituar deputetet dhe nderuar elektoratin.
Për nder të këtij njeriu fisnik me shpirt demokratik dhe liridashës, të dielen, me 21 shtator 2008, në orën 2:30 Pm , në një nga sallat e Kishës së Shën Palit bëhët një takim komemorativ.
Ne grupin e punës së këti takimi janë: Alfons Grishaj, Nikollë Hysa, Sandër Uldedaj, Nikollë Vneshatj, Gjon Kaçaj, Llesh Grishaj dhe Gjergj Koleci.

Në këtë takim do marrë pjesë edhe ish kryetari i Komunës së Kastratit, Nikolle Marku , i cili dorezon dekoraten me kete rast për këtë njeri të nderuar.

Ne kete takim do te flasin; Gjon Kaçaj, ish nenkryetar i te Shoqates se te Burgosurve politik te Shqiperise, ish deputetet Sander Uldedaj dhe Edmir Malaj, ish Kryertari i Komunes se Kelmendit dhe gazetari Rush Dragu.

Ftoheni te marrrin pjese ne kete takim.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.