Home Emigrantet Europe 2 Njerez te humbur...kliko ketu...
|
|
Njerez te humbur...kliko ketu... |
Në kërkim të të humburve shqiptarë nëpër Botë... SULO GOZHINA Si funksionon Qendra e Luftës kundër Terrorizmit e Krimit të Organizuar. Flet drejtori Maksim Ferra
Vitet e fundit është mësuar se krahas strukturave shtetërore në Shqipëri në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenies njerëzore, është organizuar edhe një tjetër strukturë private me emrin “Qendër studimore të luftës kundër krimit dhe parandalimit të tij”, e cila ka shtrirë rrënjët e saj në të gjithë botën shqipfolëse dhe që u ka ardhur në ndihmë qindra atdhetarëve kudo që ndodhen. Qendra e cila edhe pse ka pak vite nga krijimi i saj ka vlerësuar mjaft pozitiv hapat e qeverisë në ndëshkimin e individëve dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në luftën kundër drogës, kalimit klandestin, pastrimin e parave dhe bllokimin e aseteve të dyshimta në funksion të tyre apo terrorizimit. Nisur nga viti i krijimit dhe puna e bërë në këtë qendër ne iu drejtuam drejtorit organizativ të qendrës shqiptare studimit të luftës kundër terrorizmit e krimit të organizuar, njëkohësisht drejtori i Agjencisë së Kërkimeve dhe Identifikimit të personave të humbur apo të trafikuar z. Maksim Ferra për t’i marrë këtë intervistë...
Z. Ferra, cila është organizata që kanë në dispozicion shqipfolësit kudo që ndodhen? Shoqëria civile, shteti shqiptar, si dhe të gjithë anëtarët e komunitetit shqipfolës kudo që mund të ndodhen, dhe që kanë emigruar dhe janë rezident në shumë shtete të botës, tashmë kanë një organizëm më shumë në parandalimin e terrorizimit dhe krimit të organizuar në shoqërinë e tyre. Unë mund të them se Qendra Shqiptare e Studimeve për luftën kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar është krijuar në bazë të ligjit nr. 8788 dhe 8789 datë 0.05.2001, në përputhje me ligjin nr. 39 Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës etj, ish-oficerë të policisë me përvojë kundër kriminalitetit, si dhe anëtarë nga shoqëria civile si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, në radhët e emigrantëve, punonjës që janë të përkushtuar ndaj luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në gjirin e shoqërisë shqiptare apo përtej kufijve të saj në radhët e komunitetit shqipfolës. Ajo e ka filluar aktivitetin në muajin 2005, ndërsa qëllimi kryesor i qendrës është ndihma dhe bashkëpunimi efektiv me strukturat e shtetit në parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht në problematikat e mprehta të trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve, femrave në vendet e rajonit Itali, Greqi, Maqedoni, Belgjikë, Gjermani, Austri, Zvicër, Angli etj. Nisur nga organizimi dhe më pas puna e bërë nga punonjësit e qendrës, cilat janë objektivat që duhet të arrihen? Si rrjedhojë e këtij aktiviteti arrihen dy objektiva kryesore nëpërmjet të cilëve jo vetëm do të arrihen, por edhe do të parandalohen dhe riatdhesohen dhjetëra apo qindra persona vetëm me arritjen e dy objektivave që ka për synim qendra: Parandalimi i veprimtarisë kriminale të krimit të organizuar, sidomos në moshat e reja, gjetja dhe identifikimi i personave të humbur që sipas statistikave rezultojnë të jenë rreth 2500 të tillë, ku vendin kryesor e zënë fëmijët dhe femrat, dhe të rinjtë si dhe persona deri të moshës deri në 45 vjeç si dhe identifikimin e personave të trafikuar prej organizatave dhe grupeve kriminale, tutorëve të tyre, narkomanëve etj. Sipas statistikave, rezultojnë të jenë rreth 8000 keqbërës rreth 65% e të cilëve janë poshtë moshës 26 vjeç si dhe ezaurimin e kërkesave dhe denoncimeve të familjarëve, çka realizojmë një dimension të rëndësishëm human për kombin tonë. Këto objektiva do të realizohen me anë të Agjencisë së Kërkimit dhe të Identifikimit, e cila është në juridiksion të kësaj qendre, si dhe të degëve të saj në rrethet kryesore të Shqipërisë si Durrës, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Këtë mision qendra do ta realizojë në mënyrë më të kualifikuar nëse Parlamenti shqiptar do të miratoj projektligjin “Mbi agjencinë e detektivëve privatë”. Qendra ka mendimin e studiuar se ende nuk janë goditur dhe ndëshkuar kupolat e krimit të organizuar, janë ende të paprekura lidhjet e krimit ordiner me suporte administrative dhe të politikës, koncepti “statet kapture”, kërkon edhe mbështetjen e shoqërisë civile për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe përsosjes së marrëdhënieve të administratës me publikun. Një problem shqetësues mbetet trafiku i paligjshëm i adoleshentëve dhe fëmijëve, i prostitucionit dhe të kriminalitetit, cila është puna e qendrës? Aktualisht, ky drejtim përbën një nga trajektoret e punës së qendrës, veçanërisht të Agjencisë së Kërkimit dhe Identifikimit. Për një periudhë 2-vjeçare pranë qendrës kanë kërkuar ndihmë individë dhe familje të dëmtuara nga trafikimi, është krijuar dosja e punës me denoncime dhe të dhëna për secilin prej personave të kërkuar apo të humbur. Në mungesë të aplikimit dhe marrjes së projekteve dhe të fondeve financiare qendra vazhdon punën e saj sensibilizuese nëpërmjet hapësirave mediatike në ato të shkruara dhe vizive. Ndërsa shoqëria civile dhe organet shtetërore kompetente duhet të bëjnë më shumë punë në drejtim të parandalimit të trafikut të fëmijëve dhe femrave, në këtë rast të ndara në dy drejtime. Shoqëria duhet që nga momenti që dikush është zhytur në kriminalitet në lagjen, qytetin apo zonën e në fshatin ku banon duhet që menjëherë t’u drejtohet organeve shtetërore për t’u kërkuar ndihmën përkatëse për secilin rast konkret. Ndërsa organet shtetërore dhe konkretisht organet e policisë të luftës kundër krimit të organizuar dhe të trafikimit të fëmijëve, adoleshentëve, femrave dhe drogës duhet në fillim ta parandalojnë atë dhe më pas ta luftojnë. Për dhjetëra e mijëra fëmijë shqiptarë kanë qenë objekti i trafikut të organeve, prostitucionit, lypsarisë dhe drogës si dhe për familjarët e tyre po bëhet ende pak, madje në shume raste nuk është e tepërt të them se shumë familjarë kanë nisur kërkimin privat për të gjetur njerëzit e tyre. Duke mësuar fakte konkrete, indinjata nga persona që sorollateshin rrugëve të Evropës apo edhe në zyrat që merren me këto probleme një grup shokësh specialist të këtyre fushave ngritëm qendrën në fjalë dhe tani vazhdojmë punon tonë krahas strukturave të shtetit.
Cilat janë strukturat e ngritura pranë qendrës tuaj dhe ku janë shtrirë dhe si funksionojnë? Po mundet të them se pranë qendrës ku unë drejtoj është ngritur dhe funksionon Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit të personave të humbur, të trafikuar apo femrave që shfrytëzohen duke ushtruar prostitucionin jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet me komunitet shqipfolës veçanërisht në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Kosovë, Maqedoni e ndonjë vend tjetër, e orientuar kryesisht për gjetjen e personave të trafikuar. Me kërkesën e prindërve apo persona të afërt të tyre po realizohet koordinimi i informacionit që nis nga familja ku dhe ka ndodhur fakti dhe prej andej nis edhe seria e veprimeve me instrumentet shtetërore, duke respektuar të drejtat e individit, të drejtën e informimit dhe ruajtjen e sekretit (konfidencialitetit dhe anonimati të burimit të informacionit).
Kush përfiton nga qendra shqiptare e Luftës kundër terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, veçanërisht nga Agjencia e Kërkimit dhe Investigimit? Përfituesit janë të shumtë duke filluar nga personi në fjalë i trafikuar, familja e të cilit ka humbur apo i kanë rrëmbyer fëmijën, vajzën apo dhe ndonjë të rritur, por që nuk është në gjendje të mirë mendore dhe që trafikantët në këtë rast i përdorin për shumë qëllime mes të cilave: për lypsa, trafik organesh etj, që në rastin në fjalë mundet t’i marrim me radhë. Fëmijët, por edhe persona të tjerë të humbur apo të deklaruar të zhdukur do jenë përfituesit kryesorë sepse jo vetëm do të ndjejnë kujdesin e shoqërisë ndaj tyre, (mungesa e tij shpesh i shtyn të largohen nga familjet), dhe do të rigjejnë mundësinë për t’u shkëputur nga kthetrat e grupeve kriminale dhe bashkimin me pjesën tjetër të familjet të shkëputur vite më parë. Prindërit dhe familjarët do të jenë përfitues nga projekti sepse mjaft prej tyre nuk kanë mjete të mjaftueshme për të realizuar një nevojë dhe të drejtën për të gëzuar një jetë familjare të shëndetshme dhe përgjegjësitë si prindër. Në këtë rast duke shuar brengat e viteve të tëra duke pritur në pragun e derës fëmijën burrin vajzën e ku di unë pjesëtarë të tjerë të familjes që dora kriminale ua ka rrëmbyer dhe duke i trafikuar ka fituar miliona lek dhe në fund shoqëria shqiptare e më gjerë përfitojnë, sepse kështu demonstrojnë vullnetin dhe kujdesin për të ardhmen, për garantimin e barabartë të lirive demokratike për shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, duke zvogëluar riskun që i vjen nga veprimi i organizuar kriminal dhe terrorizimi.
Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ku i ka shtrirë degët e saj qendra që ju drejtoni? Po më konkretisht mundet të them së Qendra Shqiptare Studimit të Luftës Kundër Terrorizimit të personave të humbur apo të trafikuar ka hedhur hapa konkrete në shtrirjen e saj në disa zona problematike për shifra të ndjeshme të trafikimit, të cilat janë Tiranë, Durrës, Fier, Korçë, Elbasan, Shkodër, Berat, Vlorë etj, ku këtu vlen të theksojmë se një ndihmesë të mirë në përmbushjen e misionit dhe qëllimit të aktivitetit të punës së qendrës po japin zv/Drejtori i qendrës z. Luan Musabelliu, drejtori i bordit të trajnimit Shkëlqim Zeneli dhe ekspertët Arqile Kosta e Hasan Rançi, pa lënë pa përmendur këtu dhe drejtuesit e tjerë të bordeve drejtuese të qendrës specialistët prof. doc. Sokrat Amataj, Gazmend Dardha dhe Sami Koni e shumë të tjerë specialistë. Ndihmë të madhe kanë dhënë dhe drejtuesit dhe specialistët e filialeve nëpër rrethe. Pak më parë folët për krijimin e filialeve në disa shtete të Evropës si kudo e në çdo vend që ka shqipfolës më konkretisht ? Si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet ish administratorit shqiptar në ambasadën tonë në Angli, z. Kastriot Robo, diplomatëve të tjerë si z. Koreshi, përfaqësues të qendrës sonë zotit Ylli Toska me autoritetet e shtetit Anglez konforëm të ligjeve të këtij shteti është bërë e mundur ngritja e filialit tonë në Angli e regjistruar me Nr. 6234741 e emërtuar “Qendra Shqiptare e studimit kundër krimit”, drejtor i filialit të kësaj qendre është emëruar z. Ylli Toska. Që në këtë moment gjej rastin që për çdo problem që kanë shqipfolësit në mbretërinë e bashkuar mundet të drejtohen në adresën e emailit:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
si dhe në numrat cel. 0692319499. 00447851935210 si dhe numrin 00447789382592. Po kështu me ngritjen e filialit të qendrës në komunitetin shqipfolës në Itali, Gjermani, Greqi, Francë, Austri, Danimarkë, Kanada, Kosovë e vende të tjera në bashkëpunim me përfaqësitë tona diplomatike në këto vende, emigrantët tanë do të kenë agjencinë e tyre për të marrë konsulencën e duhur në parandalimin e krimit dhe terrorizmit në radhët e tyre. Cilat janë takimet shpresëdhënëse me institucionet ligjvënëse dhe të dikasterit që drejton politikën e jashtme shqiptare? Po takimet e shpeshta që unë si drejtor i qendrës bëj për një bashkëpunim të mëtejshëm me anëtarin e Komisionit Parlamentar për sigurinë deputetin Jak Ndokaj. Njëkohësisht dhe takimet e zhvilluara me zv/ministrin e Jashtëm Andon Gurakuqi dhe Edit Harxhi për një bashkëpunim të mëtejshëm dhe të një ndihmese që i duhet dhënë kësaj qendre me përfaqësitë e huaja diplomatike të akredituara në vendin tonë, si dhe në përfaqësitë tona diplomatike në vendet e tjera jashtë Shqipërisë. Për kushte lehtësuese operimi janë zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, është shkëmbyer informacion me drejtues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Informativ Shtetëror, të Ministrisë Shëndetësisë etj |
|
|
|