Home arrow Politike arrow Te gjitha nga pak arrow ēmimi i naftės nė qiell...kliko ketu...
ēmimi i naftės nė qiell...kliko ketu...
Krizë ekonomike, çmimi i naftës në qiell: Shumë kompani rrezikojnë të mbyllen, edhe Ryanair në të kuqe…
Fluturime low cost: nga bumi tek plasja

Çmimi i naftës ua pret krahët kompanive ajrore dhe zgjeron plagën e hapur nga vala e gjatë e krizës ekonomike globale. Midis anatemash dhe parashikimesh tragjike, transporti ajror përgatit një ristrukturim të thellë për të dalë nga "ankthi i përkryer" (sipas përkufizimit të IATA-s, Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror), në të cilin ndodhet i zhytur. Një fenomen që u përket si kompanive të flamurit, ashtu dhe atyre low cost, të futura në një periudhë turbulence pas vitesh bumi të pabesueshëm dhe të gatshme për një ristrukturim të fortë. Duke filluar nga sektori më në përgjithësi, sipas Giovanni Bisignani, Këshilltar i Deleguar i IATA-s, "industria kalon nëpërmjet një krize të pazakontë kostosh në rritje dhe rënieje të kërkesës. Humbjet mund të arrijnë 6.1 miliard euro dhe situata do të jetë akoma më e vështirë vitin e ardhshëm". Nga ana tjetër, "kur ndikueshmëria e karburantit ndaj kostot do të kalojë nga 13 në 16 përqind brenda disa vjetësh, i gjithë sektori duhet të ndryshojë".

Midis tetorit dhe dhjetorit numri i fluturimeve do të bjerë më 7 përqind (që në termat e vendeve për pasagjerë do të nënkuptojë rreth 60 milion më pak); 30000 vende pune do të mbesin në udhëkryq; 482 avionë (3 përqind e 15000 njerëzve që përbëjnë flotën botërore) do të mbesin në tokë deri kur ekuilibri i tregut do të rifitojë kuotë. Goditjen më të fortë do ta pësojë tregu amerikan, i cili do të jetë viktima kryesore, me një zvogëlim të ofertës me 20 milion vende avioni. Po Evropa? Sipas londinezes "The Times", 50 kompani ajrore do të ketë probleme financiare serioze. Midis të mëdhajave, skandinavja SAS, grekja Olympic, hungarezja Malev, polakja Lot janë në udhëkryq midis jetesës dhe zhdukjes, sëbashku me kompani britanike të vogla si Bmi apo Monarch. Për të mos folur për Alitalia. Nëqoftëse ky është skenari komplesiv i sfidës në qiej, vështirësitë e filluara midis kompanive low cost meritojnë një vëmendje të veçantë.

Numri një, Ryanair, ka shpallur një frenim të fitimeve me 85 përqind, respektivisht vitit 2007 dhe e dhëna rezulton akoma më e bujshme, sepse për herë të parë në epokën O'Leary, Presidentit vullkanik të kompanisë, shoqëria irlandeze ka mundësi që do ta mbyllë vitin me llogaritë në të kuqe. Me mbarimin e verës, kur kërkesa për fluturime do të bëhet më e qetë, 20 avionë do të qëndrojnë në tokë, duke e reduktuar me 10 përqind kapacitetin e kompanisë. Shumë itinerare, sidomos nga pika londineze e Stansted, do të shkurtohen. Pezullimi do të prekë në radhë të parë aeroportet e Austrisë, Polonisë, Spanjës, Zvicrës dhe Hungarisë. Edhe gjermanja Germanwings, fëmija e përkëdhelur e Lufthansa, do të lërë në tokë 4 prej 29 avionëve të saj. Skyeurope, low cost me flamur sllovak, do t'i heqë të gjitha fluturimet më të gjata drejt Dublin, Cork dhe Birmingham. Ka mjaftuar lajmi i frenimit të low cost numër një, për të rizgjuar akoma një pyetje aktuale: kriza do t'i japë fund modelit low cost? Sipas Willie Walsh, Drejtor Ekzekutiv i British Airways, natyrisht që po. Sipas O'Leary, rezultati i krizës do të jetë saktësisht i kundërt, domethënë ato që do të pësojnë efektin më të keq ndaj itinerareve evropiane do të jenë kompanitë tradicionale. "Nëqoftëse çmimi i naftës zbret nën 130 dollarë, mund ta mbyllim vitin me llogaritë në barazim. Kur çmimi do të zbresë, problemet për ne praktikisht do të përfundojnë. Nuk regjistrojmë asnjë krizë kërkese. Përkundrazi, pasagjerët tanë janë rritur me 19 përqind, respektivisht vitit 2007. Aktualisht të dhënat financiare negative i detyrohen filozofisë tonë për të absorbuar kostot e karburantit për të ruajtur tarifat e ulëta", siguron O'Leary.

Dhe mbrojtja zyrtare vazhdon: "Kriza aktuale nuk do t'i japë goditjev finale kompanive low cost; pasagjerët do të jenë gjithnjë e më shumë nga çmimet e ulta që ofrojmë, sidomos në një moment vështirësie ekonomike të përgjithshme. Fluturimet tona short haul, me rreze të shkurtër, mund të përballojnë miliona bileta me çmime të ulëta, ndërsa kush operon sidomos me rreze të gjatë, si kompanitë e flamurit, nuk do të ketë hapësira të mëdha për të ulur kostot dhe kjo do të gjenerojë rënien e vazhdueshme të llogarive të tyre në dimrin e ardhshëm. Ryanair padyshim që do të vazhdojë me politikën e tij të çmimeve të ulta". Në momentet e krizës, kompanitë low cost kanë arritur gjithmonë të rezistojnë, të paktën deri më sot. Logjika që lëviz filozofinë low cost është cinike dhe e pamëshirshme: qysh nga fillimi, kompania është ndërtuar për të qenë dinamike dhe reaktive, me një strukturë të konceptuar për të pasur minimumin e kostove të mundshme.

Në momentet më të vështira kompanitë low cost më të shëndetshme dhe të fuqishme ecin gjithmonë me "thellim", duke injektuar në treg miliona bileta me kosto të ulët, të prirura që të destabilizojnë kundërshtarët dhe duke pritur agoninë dhe zhdukjen e kompanibe (low cost dhe jo) më të dobta për të akaparuar feta të reja tregu dhe për t'u zgjeruar vazhdimisht. Kjo është arsyeja themelore për të cilën në 15 vite kompanitë low cost në Evropë kanë kaluar nga të panjohura në lider, duke akaparuar mesatarisht 30 përqindëshin e tregut, me pika prej 50 përqindësh në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Easyjet, në vitin 2001, të nesërmen e atentatit të New York, regjistroi dyfishin e fitimeve: "Është e trishtueshme ta thuash, por ne nga 11 shtatori kemi fituar", siguron themeluesi i low cost EasyJet, Stelios Haji-Ioannou. Në atë kohë, brenda pak kohësh u zhdukën sa hap e mbyll sytë Buzz (grupi Klm) dhe Go (British Airways). Në krizën aktuale dinamika do të jetë e njëjta: kompanitë më të vogla, më të brishta, më pak dinamike, më pak agresive, strategjikisht më pak të lira, do të përfundojnë në kolaps. Nëqoftëse çmimi i naftës do të rritet, ndoshta do të mbesin EasyJet e Ryanair, ndoshta në shoqërinë e shoqërive të reja të dala nga shkrirja Clickair-Vueling dhe pak të tjera. Tri të përmendurat janë edhe midis të paktave të kuotuara në bursë dhe në vitin e fundit kanë humbur goxha terren, duke rekuperuar diçka në javët e kaluara, ndoshta edhe prej përmbysjes së tendencës të regjistruar nga çmimi i naftës. Për momentin, në Evropën e low cost numërohen më shumë se 30, por ato me perspektivë rritjeje nuk arrijnë në 10. Në krizat e mëpasme, si në vitin 1991, paqëndrueshmëria që i detyrohej Luftës së Gjirit i shtyu kompanitë në strategji mbrojtëse. Linjat ajrore të flamurit trokitën në arkat shtetërore, kurse Ryanair mësoi filozofinë me kosto të ulët nga low cost amerikan Southwest. Edhe kësaj radhe, strategjia e kompanive low cost nuk duket se ndryshon. Wizz air do të investojë në tri vitet e ardhshme 100 milion euro për bazën e re operative të Timisoara në Rumani dhe do të forcojë flotën me tri Airbus 320 të rinj. Ryanair lëshohet në afatgjatësinë me blerjen e 400 avionëve ("Duke parë që me çmimin e dollarit kaq të ulët do të na kushtojnë shumë më pak", siç ka shpjeguar O'Leary për "Sueddeutsche Zeitung"). Veç kësaj, hedh në pjatë 2.5 miliard euro për të blerë aeroportin Stansted.

Në Itali, kompanitë low cost janë të vogla dhe vuajnë konkurencën e fortë të të huajve, duke filluar nga Ryanair, por duket se duan të japin një imazh të qëndrueshëm, të sigurtë. Edhe ato thellohen. Siçiliania Windjet siguron: "Për momentin, nuk do të heqim fluturime dhe itinerare. Përkundrazi, do të shpallim destinacione të reja në nëntor nga Forlì drejt Lindjes evropiane". Ai që e thotë është zëdhënësi Enrico Lepri, i cili vazhdon: "Këtë vit janë shtuar pasagjerët dhe e dimë se kriza mund të arrijë edhe nga ne, nëqoftëse çmimi i karburantit do të ruhet i lartë. Shpresa është që fuçia të kthehet në nivele më normalë". Edhe nga kompania low cost My Air duket se nuk kemi alarm. "Ato që duhet të preokupohen më shumë duhet të jenë kompanitë tradicionale më shumë sesa ato low cost, duke parë që diferenciali i kostove të na avantazhojë, respektivisht të mëdhajave. Kompanitë low cost do të zgjerohen, duke fituar akoma më shumë treg, sidomos të mëdhatë si Ryanair", komenton komandanti Vincenzo Soddu, themelues i modelit me kosto të ulët, italian dhë zëvendëspresident i Myair: "Në Itali vazhdohet të rrëmohet mbi kompanitë low cost për ta devijuar vëmendjen nga problemi kryesor, që është situata e kompanisë së flamurit Alitalia. Tregu italian është i droguar, ekzistojnë bij e bija jashtëmartese dhe ndihmat ndaj kompanisë së flamurit shërbejnë për të ulur tarifat". Sipas Soddu, "sikur kompanitë low cost italiane do të zhdukeshin, pasagjerët do të shtrëngoheshin sërish të paguanin shifra të kripura për të fluturuar. Pyesni se çfarë mendon kush jetonte në Sardegna në kohët e duopolit Meridiana - Alitalia". Preokupimi zgjerohet nën nxitjen e aviacionit civil dhe sidomos të aeroporteve, edhe këta në krizë.

Përgatiti
ARMIN TIRANA
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.