Home arrow Politike arrow Te gjitha nga pak arrow "Qytetar Nderi"per Viktor Nerhatin...kliko ketu...
"Qytetar Nderi"per Viktor Nerhatin...kliko ketu...

Image Përkujtohet aktivisti demokrat, Viktor Nerhati
Pjetër Jaku
Fotot e aktivitetit nga gazetari dhe Fotografi Zef Lleshi..kliko ketu…

...dhe video... kliko ketu...

….Në fund, të pranishmeve iu bë thirrja për të ndihmuar materialisht për ngritjen e Memorialit të Lirisë, pasi të miratohet nga Keshilli i Komunës Kastrat.


Ne foto Viktor Nerhati ne nje aktivitet te Shoqates se Persekutuarve Politik Dega e Malesise Madhe.Aktiviteti ne Komunen Kelmend



Shumë miq të të ndjerit Viktor Nerhati, i cili humbi jetën në vitin 2001, këtu në Michigan , u mblodhën në një tëkim përkujtimor, me rastin e dorëzimit të medaljes “ Qytetar nderi” të akorduar nga komuna e Kastratit.

Për këta rast kishin udhëtuar nga Malësia e Mbishkodrës, kryetari i kësaj komune, Gjovalin Vneshta dhe botuesi i gazetës “ Malësia “, Vasel Gilaj, me ftesë të Këshillit të Kishës së Shën Palit. Takimi u bë në sallën “ At’ Gjergj Fisht” të Kishë së Shën Palit. Drejtuesi i këti takimi, Gjon Kaçaj, pasi foli për rëndësinë e këtij përkujtimi, evokoi shumë raste të aktivitetit demokratik të Viktor Nerhatit, i cili deri në fund të jetës së tij ishte dhe mbeti një nga veprimtarët shembullor për demokracinë dhe jetën e lirë, qe njëriu ma zemërgjanë, që kurrë nuk mendoj për hakmarrje, edhe pse vuajti vitet e internimit dhe shumë e shumë të këqia të regjimit barabar komunist.

Në biografinë e Viktor Nerhatit, -do të vazhdonte më tej Kaçaj, - nuk mund të gjësh asgjë që shkon kundër edukimit përfekt të një njeriu me plot kuptimin e fjalës.

Pas Gjonit, me radhë do të ngjiteshin në podiumin e këti takimi përmallues ish deputet Edi Malaj, Sandër Uldedaj, famullitari i Kishës së Shën Palit, Dom Anton Kçira, ish kryetari i Komunës së Kelmendit, Rush Dragu, shoku i ushtrisë së të ndjerit Pavlin Qose, Prel Rragami dhe, më në fund kryetari Komunës së Kastratit, z Gjovalin Vneshat, i cili edhe u dorëzoi të afërmve të të ndjerit medaljen “ Qytetar nderi” i kësaj komune.

Me këtë rast , para të pranishmëve u paraqiten dy fëmijët e të ndjerit, bashkëshortja dhe xhaxhai. Në emër të tyre falnde roi i biri i Viktor Nerhatit, Dodadon Nerhati, duke falnderuar të pranishmit dhe premtuar se do të vazhdonte të ishte sa më afër kësaj shtrese të përsektuarve, në të cilën ishte i ati. Po ashtu, në emër të familjës, vazja e të ndjerit, Luisjana në një moshë krejt të re, falnderoi në vargje të pranishmit. Sjellja e shumë kujtimeve të të ndjerit nga ish deputeti i Malësisë së Madhe, Sandër Uldedaj qe mjaft prekës, sidomos kur kujtoi se, vetëm dy javë pasi Viktorit i kishin ardhur familja, i la ata dhe ne në një pikëllim të madh.

Po ashtu, mënyra se si e nga se i erdhi vdekja, kishte një domethenie jo të mira dhe inderikt i bëntë një apel politkës shqiptare për të reflektuar e mbajtur përgjegjësi ndaj rasteve të tilla, ku nëpërkëmbëshin të përsekutuarit, shtresë nga e cila vinte i ndjeri Viktor, i cili pas dëmtimit serioz të këmbës nga forcat e policisë speciale ne vitin 1994, humbi jetën. Në fund, të pranishmeve iu bë thirrja për të ndihmuar materialisht për ngritjen e Memorialit të Lirisë, pasi të miratohet nga Keshilli i Komunës.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.