|
Kemi qenë jo aq të ashpër sa duhet ndaj Rusisë, tepër të gatshëm për interesat e Rusisë ose tepër naivë me liderët e saj
Do të doja të falenderoja Senatorin Bennett për prezencën e tij, gjithashtu edhe pjestarët e Kongresit si dhe pjestarët e Bordit të Fondit gjerman marshall. Dua të falenderoj të gjithë anëtarët e Fondit, të cilët më ftuan të flasë sot.
Fondi gjerman Marshall është një organizatë mjaft e nevojshme, sidomos për aleancën tonë transatlantike, gjithashtu edhe për partneritetet tona në mbarë Europën. Ju falenderoj për punën e jashtëzakonshme që bëni në bashkimin e mendimeve, bashkimin e qëllimeve dhe bashkimin e veprimeve. Këto janë elementet, të cilat i nevojiten Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës më shumë se kurrë në ditët e sotme. Ju keni patur një impakt shumë të madh me ndihmën që na keni dhënë për të riafirmuar dhe të forcuar lidhjet tona me Europën në këto vitet e fundit. Kështu që, ju falenderoj shumë përsëri. Jam e nderuar që ndodhem këtu. Në fakt kjo është hera e parë që po flas në Fondin gjerman Marshall si Sekretare e Shtetit. Guxoj të them se, mund të jetë edhe e fundit, duke patur parasysh kohën e shkurtër në zyrë. Gëzohem që e kuptuat se nuk ishte një fjali për të tërhequr duartrokitje. (Qesh) Kam ardhur sot këtu për të folur rreth një çështjeje, e cila ka qenë në mendjen e çdokujt kohët e fundit: Rusia dhe SHBA, marrëdhëniet me Rusinë. Shumë nga ne janë të familjarizuar me eventet e muajit të kaluar. Shkaqet e konfliktit, veçanërisht mosmarrëveshjet midis Gjeorgjisë dhe rajoneve e Abkhazia dhe Ossetia e Jugut, të cilat po ndahen prej saj, janë shumë të ngatërruara. Na kthen mbrapa deri tek rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë munduar shumë herë të zgjidhin këtë konflikt në mënyrë demokratike. Për më tepër, ishte kjo arsyeja kryesore për të cilën shkova në Gjeorgji vetëm një muaj para konfliktit, ashtu siç bëri ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter bashkë me shumë të tjerë. Konflikti i Gjeorgjisë ka rrënjë shumë të thella dhe duket qartë se të gjitha anët kanë bërë gabime dhe përllogaritje të gabuara. Megjithatë, disa fakte kyçe janë evidente: Më 7 Gusht, e pasuar nga dhunime të shumta të armëpushimit në Ossetian Jugore, duke përfshirë bombardimin e fshatrave të Gjeorgjisë, qeveria e Gjeorgjisë lëshoi një operacion ushtarak madhor drejt Tskhinvali dhe zonave të tjera të rajonit separatist. Më pas u penduan, pasi nga ky sulm mbetën të vrarë shumë paqeruajtës rus. Këto ngjarje kanë trazuar marrëdhëniet midis tyre. Por situata u përkeqësua kur liderët rus dhunuan sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe ndërrmorën një sulm të fuqishëm në të gjithë territorin e njohur ndërkombëtar. Mijëra qytetarë të pafajshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Liderët rus vendosën një pushtim ushtarak të shtrirë në të gjithë territorin gjeorgjian. Gjithashtu, ata shkelën marrëveshjen e armëpushimit të negociuar nga Presidenti francez dhe i BE-së, Sarkozy. Veprime të tjera të Rusisë gjatë krizës kanë qenë mjaft turbulluese: lidhjet e tyre alarmante me "genocidin" nga forcat gjeorgjiane, fjalimi i pabazë rreth veprimeve të Shteteve të Bashkuara gjatë këtij konflikti, tentativat e tyre për të ç'anëtarësuar një komb sovran, duke njohur Abkhazian dhe Ossetian e Jugut, fjalimet se kanë "interesa privilegji", në mënyrën se si i trajtojnë komshijtë e tyre të pavaruar, si dhe rusozimi i tyre për të lejuar monitorime ndërkombëtare dhe NGO-të në Abkhazia dhe Ossetian e Jugut pavarësisht vazhdimësisë së dhunimit ushtarak dhe keqtrajtimeve kundrejt gjeorgjianëve të pafajshëm. Ajo çfarë është më shqetësuese rreth veprimeve të Rusisë është se po ndjekin modelin e sjelljes më të keqe të mundshme të viteve të fundit. Përveç gjërave të tjera po i referohem edhe frikësimit që i bën Rusia komshinjve sovranë, duke përdorur vajin dhe gazin si armë nukleare, pezullimi i njëanshëm i Traktatit të CFE, kërcënimet e tyre kundrejt shteteve paqësore, të cilët i kanë nën shënjestër me armë nukleare dhe ç'është më e keqja persekutimi i gazetarëve rus, disidentëve të tyre dhe të tjerëve. Pamja që paraqitet nga ky model sjelljeje është i një Rusie autoritare në brendësi të shtetit dhe agresive jashtë tij. Kjo sjellje nuk ka kaluar pa u vënë re ose e pa sfiduar në vitet e fundit. Jemi munduar t'i adresojmë këto sfida në kontekstin e krijimit të një marrëdhënieje konstruktive me Rusinë. Por, sulmi kundër Gjeorgjisë ka bërë të qartë rrugën që po ndjekin liderët rus dhe po çon drejt një momenti kritik të Rusisë dhe të gjithë botës. Një momet kritik, por jo një determinant. Liderët rus po bëjnë disa zgjedhje të gabuara. Megjithatë, janë në kohë për të bërë më të mira. E ardhmja e Rusisë është në duart e Rusisë. Por, zgjedhjet e tyre do të riformohen pjesërisht nga veprimet e Shteteve të Bashkuara, miqve dhe aleatëve tanë, natyrisht me nxitjen qe ne sigurojmë dhe me presionin që aplikojmë. Deri tani janë thënë shumë gjëra se si kemi arritur deri në këtë pikë, madje disa janë munduar t'i zhvendosin përgjegjësinë nga sjellja e Rusisë tek të tjerët. Veprimet e Rusisë nuk mund të shfajësohen, për shembull kundrejt Gjeorgjisë. Të jeni të sigurt se liderët e Gjeorgjisë mund t'i kundërpërgjigjeshin ndryshe ngjarjeve të muajit të kaluar në Osetian e Jugut dhe nuk i leverdis askujt të pretendojë ndryshe. Ne i paralajmëruam miqtë tanë Gjeorgjianë se, Rusia po i ngacmonte dhe se ky ngacmim do të luhej vetëm në duart e Moskës. Por, Rusia e përdori këtë si pretekst për të lëshuar atë çfarë ishte parashikuar më parë, një pushtim i komshijve të tyre të pavarur. Për më tepër, liderët e Rusisë i kishin bërë gati këtë skenar muaj më parë, duke u shpërndarë pasaporta ruse, gjeorgjianëve separatistë, duke i trajnuar dhe duke i përgatitur ushtarët e tyre dhe më pas, duke e justifikuar fushatën në të gjithë Gjeorgjinë si një akt vetëmbrojtjeje. Sjellja e Rusisë nuk mund të shfajësohet edhe në zgjerimin e NATO-s. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, ne dhe aleatët tanë kemi punuar shumë për ta transformuar NATO-n, nga një aleancë, e cila mbante pjesët e një Europe të ndarë, në një mjet për të edukuar rritjen e një Europe si një e tërë, e lirë dhe në paqe si dhe një aleancë, e cila përballet me rreziqet si terrorizmi, i cili kërcënon gjithashtu edhe Rusinë. Ne e kemi hapur NATO-n në të gjithë shtetet sovrane dhe demokratike të Europës, të cilët mund të përmbushin standardet e anëtarësimit. Kemi mbështetur të drejtat e shteteve, të cilat po dalin nga komunizmi, të zgjedhin vetë rrugën e ndryshimit që duan të ndjekin, dhe me cilat institucione të bashkohen dhe kjo tentativë historike ka patur një sukses përtej imagjinatës. 12 nga 28 aleatëve të NATO-s kanë qenë më parë vende të centralizuara dhe premtimi për anëtarësim ka qenë një stimul pozitiv për këto shtete; për të ndërtuar institucione demokratike, për të reformuan ekonominë e tyre, për të zgjidhur konfliktet e vjetra ashtu siç kanë bërë shtete si Polonia, Hungaria, Rumania, Sllovenia dhe Lituania. Po aq e rëndësishme, është edhe fakti që NATO ka luftuar vazhdimisht për të anëtarësuar Rusinë dhe për të ndërtuar një Europë paqësore dhe të suksesshme. Rusia ka patur një vend të rezervuar për të gati në të gjitha Samitet e NATO-s që nga viti 2002. Në këtë mënyrë, të thuash se kjo aleancë është në një farë mënyre e drejtuar kundër Rusisë, do të thotë të mohosh historinë e kohëve të fundit. Në fakt, ne gjithmonë kemi besuar, dhe vazhdojmë ende të besojmë, se nevoja e Rusisë për siguri nuk vjen nga fakti që rrethohet në kufijtë e saj nga shtete të dobët, grindës dhe të varfër, por ngaqë rrethohet nga shtete paqësorë, të suksesshëm dhe demokratikë. Thjesht nuk është e drejtë, të shfajësosh sjelljen e Rusisë kundrejt Shteteve të Bashkuara - ndoshta kemi qenë shumë të ashpër me Rusinë ose jo aq të ashpër sa duhet, tepër të gatshëm për interesat e Rusisë ose tepër naivë me liderët e saj. Që në fundin e Luftës së Ftohtë, duke kaluar nëpër tre administrata, si Demokratike ashtu dhe Republikane, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për të inkurajuar krijimin e një Rusie të fortë, të suksesshme dhe të përgjegjshme. Ne e kemi trajtuar Rusinë jo si një armik për t'u mposhtur, por si një partnere të mundshme. Ne kemi sponsorizuar, politikisht dhe financiarisht, për tranzicionin e një Rusie moderne me një ekonomi të bazuar në tregun e lirë dhe me një shoqëri paqësore. Gjithashtu e kemi respektuar Rusinë, si një superfuqi me të cilën duam të punojmë për të zgjidhur problemet madhore. Kur interesat tona devijonin, Shtetet e Bashkuara kanë konsultuar liderët rus. Jemi munduar të gjejmë një rrugë të përbashkët dhe kemi luftuar, duke bërë të pamundurën për të marrë për bazë interesat dhe idetë e Rusisë. Në këtë mënyrë i kemi menaxhaur të gjitha çështjet konfliktuale nga Irani në Kosovë deri në mbrojtjen ushtarake. Unë personalisht kam udhëtuar drejt Rusisë shumë herë, dy herët e fundit bashkë më ministrin e Mbrojtjes, Robert Gates, për arritur një bashkëpunim. Në shumicën e rasteve, Rusia nuk na ka mbështetur, madje veprimet e tyre të fundit po i shtyjnë njerëzit të mendojnë se jemi në mes të një Lufte të Ftohtë. Jo, nuk jemi. Por, kjo situatë të shtyn të pyesësh: "Nga ka ardhur kjo Rusi? Si është e mundur që Rusia e viteve '90 është transformuar në Rusinë e ditëve të sotme?" Në fund të fundit, vitet 1990, ishin në të gjitha mënyrat vitet e shpresës dhe premtimeve për Rusisë. Shteti totalitar ishte shpërbërë. Synimi i lirisë u përhap masivisht për të gjithë Rusët në atë çfarë mund të lexonin, çfarë mund të shkruanin, çfarë mund të blinin dhe shisnin dhe çfarë organizatash mund të formonin. Dolën lider të rinj, të cilët luftonin për ta çuar Rusinë drejt rrugës së reformave ekonomike dhe politike, drejt integrimit në ekonominë botërore dhe drejt një roli të përgjegjshëm ndërkombëtar. Të gjitha këto janë të vërteta. Por shumë rusë kujtojnë gjëra të ndryshme nga vitet '90. Ata e kujtojnë këtë kohë si epoka e pasigurisë ekonomike, shkeljeve ligjore dhe kaosit social. Një epokë ku kriminelët, gangsterët dhe hajdutët plaçkitën shtetin rus dhe grabisnin më të dobëtit e shoqërisë ruse. Një kohë kur shumë rus, jo vetëm elita e komunistëve, por edhe meshkujt dhe femrat e zakonshme, eksperimentuan një sens pandershmërie dhe çrregullimi, të cilin ne të perëndimit nuk e parapëlqenim. Unë e mbaj mend atë Rusi, pasi e kam parë dhe vëzhguar personalisht. Mbaj mend gratë që shisnin të gjitha pasuritë e tyre, pjata dhe filxhanë, çdogjë që kishin vetëm për të mbijetuar. Kujton ushtarët rus, të cilët ktheheshin në shtëpi nga Europa Lindore dhe jetonin në tenda pasi shteti rus ishte shumë i dobët dhe i varfër për t'i strehuar ashtu siç duhej. Mbaj mend që flisja me miqtë e mij rus, njerëz tolerantë, të hapur dhe të suksesshëm, të cilët kishin një ndjenjë akute turpi rreth kësaj dekate, jo për humbjen e Bashkimit Sovjetik, por ngaqë nuk e njihnin më shtetin e tyre. Teatri Bolshoi ishte rrënuar, pensionistë të cilët nuk ishin të aftë të paguanin faturat e tyre, skuadra Olimpike ruse bënte paradë në vitin 1992 me një flamur, të cilin asnjëri nuk e njihte dhe tërhiqnin medaljet e tyre me një himn, të cilin asnjëri nuk e kishte dëgjuar. Kishte një ndjenjë poshtëruese se asgjë në Rusi nuk ishte më aq e mirë sa duhej. Kjo nuk e shfajëson sjelljen e Rusisë, por na ndihmon të nxjerrin një kontekst të saj. Na ndihmon të kuptojmë përse rusët ndiheshin të qetësuar dhe krenarë kur dolën në pah lider të rinj në dekadën e fundit, të cilët luftonin për të rikontruktuar shtetin rus dhe për të rivendosur fuqinë e tij jashtë shtetit. Një pushtet jo perfekt ishte më mirë se sa mos të kishin fare pushtet. Ajo çfarë është bërë mëse e qartë është se qëllimi i arsyeshëm për të rindërtuar shtetin rus ka marrë një kthesë të gabuar, me dhunimin e lirisë personale, me përforcimin arbitrar të ligjit, me korrupsionin e përhapur në nivele të ndryshme të shoqërisë ruse dhe me impulsin paranojak dhe agresiv, i cili është manifestuar edhe më parë gjatë historisë së Rusisë, për të cënuar lulëzimin e fqinjëve demokratë të lirë dhe të pavarur. Së fundmi me të ashtu quajturën "Revolucione të Ngjyrave" në Gjeorgji, Ukrainë dhe Kyrgyztan, jo si burim sigurie, por si burim kërcënimesh ndaj interesave të Rusisë. Sido që të jetë kursi i saj, Rusia nuk është më Bashkimi Sovjetik, nuk është më në tërësi të territoreve të saj, në maksimumin e fuqisë apo në natyrën e regjimit të saj. Liderët e Rusisë nuk mund të pretendojmë më për një globalizëm ideologjik, për asnjë vizion alternativ të kapitalizmit demokratik dhe nuk kanë asnjë aftësi të ndërtojnë një sistem paralel të shteteve dhe institucioneve rivale. Bazat e fuqisë sovjetike janë zhdukur dhe pavarësisht autoritetit të liderave të tij, sot rusët gëzojmë më shumë sukses, më shumë shanse dhe në të gjitha senset më shumë liri se në të dyja epokat e Carizmit dhe Sovjetizmit. Rusët gjithnjë e më tepër po kërkojnë benefitet e bashkimit global, punët dhe teknologjinë, udhëtimet jashtë shtetit, të mirat luksoze si dhe hipotekat afatgjata. Me një prosperitet, zhvillim dhe sukses të tillë, unë nuk mund të imagjinoj se si rusët mund të duan t'i rikthehen ditëve të epokës sovjetike, kur shteti dhe qytetarët e tyre ishin të izoluar nga tregu dhe institucionet e jashtme. Kjo, do të ishte zgjedhja më tragjike e mundshme që mund të merrnin liderët rusë. Nuk është vetëm vuajtja që i shkaktojnë të tjerëve, por edhe kostot dobësuese që i imponojnë vetë Rusisë, pasi rrezikojnë të rrëzojnë kredibilitetin ndërkombëtar që me aq mund kanë arritur të krijojnë biznesmenët rusë dhe gjithashtu po vënë në rrëzik serioz të ardhmen dhe progresin e popullit rus që kanë ndërtuar që nga koha e komunizmit deri në ditët e sotme. Dhe për cfarë? Sulmi rus në Gjeorgji provoi atë çfarë të gjithë e dinim më parë, që Rusia mund të përdorte fuqinë e saj të madhe ushtarake për të dënuar një fqinj të dobët dhe të vogël. Por Gjeorgjia mbijetoi. Demokracia e saj do të rezistojë. Ekonomia e saj do të rindërtohet. Pavarësia e saj do të riforcohet. Forcat e saj ushtarake do të rindërtohen me kalimin e kohës. Madje jemi në pritje të ditës kur integriteti terrtorial i Gjeorgjisë do të rivendoset në mënyrë paqësore. Pushtimi rus në Gjeorgji nuk ka arritur, dhe nuk do të mund të arrij kurrë, asnjë përforcim të objektivave të saj strategjike madje, qëllimi ynë strategjik është t'ua bëjmë shumë të qartë liderëve rusë se zgjedhjet e tyre mund ta çojnë Rusinë drejt një rruge pa krye të vetizolimit të tyre dhe mungesës së lidhjeve ndërkombëtare. Përmbushja e këtij qëllimi do të përbëje bashkimin e të gjithë shteteve të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha të Shteteve të Bashkuara me aleatët europian. Nuk na leverdis të provojmë pasojat e paragjykimeve që disa liderë rus duket se kanë: psh., se nëse shtyp shtetet e lira aq fort sa duhet, nëse i detyron, nëse i kërcënon dhe nëse shtrihesh në territorin e tyre, atëherë arrin të penetrosh dhe ata arrijnë të harrojnë dhe në mënyrë të natyrshme të pranojnë pushtimin. Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet t'u kundërvihen kësaj lloj sjelljeje, dhe kujtdo që e përkrah. Për të mirën tonë dhe për të mirën e popullit rus, të cilët meritojnë një marrëdhënie më të mirë me pjesën tjetër të botës, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, nuk duhet në asnjë mënyrë që agresionet ruse të arrijnë ndonjë lloj benefiti. As në Gjeorgji dhe askund. Ne dhe aleatët tanë europianë, mbështesin plotësisht Gjeorgjinë. Presidenti Sarkozy, me të cilin kemi punuar ngushtësisht, mbështet frontin tonë. Aleanca transatlantike është e bashkuar. Këtë javë, Sekretari i NATO-s Generaj Japp de Hoop Scheffer, drejtoi 26 nga ambasadorët e aleancës sonë në një mision në Tbilisi për të demostruar mbështetjen tonë të patundur kundrejt popullit të Gjeorgjisë. Dera drejt një të ardhme Euro-Atlantike mbetet e hapur për Gjorgjinë dhe aleanca jonë do të vazhdojë të punojë drejt një Komisioni Gjeorgjian në NATO për ta bërë këtë të ardhme realitet. Ne dhe aleatët tanë europianë do të vazhdojmë gjithashtu të drejtojmë tentativën ndërkombëtare për ta ndihmuar Gjeorgjinë të rindërtohet, tentativë kjo, e cila ditë pas dite po afirmohet më shumë. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paketë ekonomike prej 1 bilion dollarësh në mbështetje të Gjeorgjisë. BE-ja ka premtuar 500 milion Euro dhe po përgatit të pozicionojë një mision gjigand observimi dhe monitorimi të qytetarëve Gjeorgjianë. Për më tepër, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Europës, 7 ministra të jashtëm kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë premtuar të mbështesin rindërtimin e Gjeorgjisë. Banka Aziatike e Zhvillimit i ka dhënë Gjeorgjisë një kredi prej 40 milon dollarësh. IMF-ja ka aprovuar një kredi afatgjatë prej 750 milon dollarësh. Gjithashtu, OSCE-ja po planifikon një observim të zgjeruar edhe pse është ende e bllokuar nga Moska. Në anën tjetër, Rusia ka fituar mbështetjen minimale për veprimet e saj. Një aprovim i lehtë nga Daniel Ortega dhe Hamas, nuk quhet trumf diplomatik. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, vazhdojnë të mbështesin, në mënyrë të pagabueshme, pavarësinë dhe integritetin territorial të fqinjëve të Rusisë. Ne do t'i bëjmë ballë çdo tentative të Rusisë për të cënuar shtetet sovrane dhe popullin e lirë nga një lloj "sferë influencuese" arkaike. Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë duke konsoliduar lidhjet e tyre me këto shtete. Ne po punojmë si një grup më i madh, duke përfshirë miqtë tanë në Finlandë dhe në Suedi, të cilët kanë qenë partnerë kryesorë përgjatë gjithë kësaj krize. Ne po ndërmarim iniciativa të vlefshme, si politika e Lartë e Norvegjisë Veriore. Ne po punojmë për të zgjidhur edhe disa konflikte të tjera rajonale, si p.sh, Nagomo - Karabakh dhe të ndërtojmë, bashkë me aleatë të tjerë si Turqia, themelet për bashkëpunim me vendet Kaukaze. Nuk do të lejojmë në asnjë menyrë Rusinë të cënojë të ardhmen e komunitetit Euro-Atlantik, as vendimin se kujt shteteve u ofrohet anëtarësimi dhe as zgjedhjen e shteteve që e pranojnë atë. Këtë ua kemi bërë veçanërisht të qartë miqve tanë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe Europa po e thellojnë bashkëpunimin e tyre për të krijuar një vartësi më të madhë energjitike, duke punuar me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë si dhe vëndet Caspiane. Ne do të zgjerojmë dhe do të mbrojmë energjinë e hapur globale në ekonomi nga praktikat abuzive. Nuk mund të ketë një tërësi rregullash të veçantë për Rusinë dhe një të ndryshme për pjësën tjetër të botës. Më në fund, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, gjithashtu edhe miqtë tanë dhe aleatët e shumtë në mbarë botën, nuk do të lejojnë liderët Rusë të përfitojnë nga të dyja krahët, duke përfitar nga normat ndërkombëtare, tregjet dhe institucionet, ndërkohë që sfidojnë themeluesit e tyre. Nuk ka rrugë të tretë. Një Rusi e shek, të 19-të dhe një Rusi e shek. 21 nuk mund të operojnë në botë krah për krah. Për të arritur një potencial maksimal, Rusia duhet të integrohet plotësisht në politikën ndërkombëtare dhe në rendin ekonomik, por Rusia ndodhet në një situatë mjaft kritike në ditët e sotme, duke qenë gjysëm brenda dhe gjysëm jashtë. Nëse Rusia dëshiron që një ditë të jetë më shumë se sa një furnizues energjie, atëherë liderët e saj duhet të pranojnë të vërtetën e hidhur: Suksesi i Rusisë varet nga bota dhe nuk mund ta ndryshojë këtë. Që tani, liderët rus arrijnë të shikojnë një hije të asaj çfarë mund të jetë e ardhmja e tyre nëse insistojnë me sjelljen e tyre agresive. Në kontrast me pozicionin e Gjeorgjisë, qëndrimi ndërkombëtar i Rusisë është më i keq se në çdo kohë të viteve '90 dhe kosto e këtij vetizolimi të tyre është shumë i lartë. Bashkëpunimi civil nuklear i Rusisë me Shtetet e Bashkuara nuk po shkon gjëkundi deri tani. Liderët rus po i shkaktojnë vuajtje ekonomisë së shtetit të tyre. Dëshira e Rusisë për t'iu bashkuar Organizatës Botërore Tregtare tashmë është në rrezik. Po në këtë gjendje është edhe tentativa për t'iu bashkuar Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Por, e keqja më e madhe për Moskën është se ka vënë në diskutim se vizioni i cilit me të vërtetë po e drejton atë shtet. Ka patur një kohë, kur presidenti i ri i Rusisë shpalosi një vizion pozitiv dhe largpamës për të ardhmen e kombit. Ishte një vizion, i cili merrte parasysh edhe dobësitë e Rusisë: popullsinë e saj në ulje dhe problemet shëndetësore të mëdha në vend, dështimi për të arritur teknologjinë e lartë, diversiteti erkonomik ndërmjet ekonomisë së perëndimit me atë të lindjes si dhe pabarazia e standardeve të jetesës ndërmjet njerëzve në Moskë, St. Petërsburg dhe qytete të tjera. Ky ishte një vizion, i cili bënte thirrje për përforcimin e rregullores ligjore, për të çrrënjosur korrupsionin, për të investuar në popullin rus dhe për të krijuar shanse jo vetëm për një elitë të ngushtë njerëzish por për të gjithë qytetarët rusë, të cilët duan të ndajnë prosperitetin. Ky ishte vizioni i presidentit Medvedev i ashtuquajtur si "Katër I-të": Investim, Inovacion, reforma Institucionale dhe përmirësim Infrastrukture për të zgjeruar ekonominë ruse. Ky është një vizion i cili vërteton se Rusia nuk mund të përballojë dot një marrëdhënie me botën të bazuar në antagonizëm dhe izolim. Kjo është veçanërisht e vërtetë për botën e ditëve të sotme, i cili nuk është i organizuar drejt polarizmit, multi-, uni- dhe padyshim jo bi-. Në këtë botë, ka një urdhër thelbësor për shtetet që të ndërtojnë një rrjet të fortë dhe të vetëm lidhjesh me shumë shtete influencues. Sot ka ardhur një kohë me kontekst shumë më të ndryshëm në krahasim me atë të shekullit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara ishin padyshim më mikpritës me marrëdhënit me Bashkimin Sovjetik. Ne e shikonim çdo gjë me atë këndvështrim duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me shtetet e tjerë. Ishim të mbyllur në një shumë konfliktesh të barabartë me zero. Çdo shteti duhej të zgjidhte anën e kujt të mbante dhe kjo na reduktonte alternativat. Megjithatë, fatmirësisht, ajo botë është zhdukur përgjithmonë dhe nuk ka për t'u kthyer më kurrë. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara tashmë janë liberalizuar për të krijuar një politikë të jashtme multidimensionale. Kjo është ajo çfarë po bëjmë. Po krijojmë një axhendë largpamëse me miqtë tanë multietnikë demokratë si Brazili, India dhe me fuqi si Kina dhe Vietnami, marrëdhënie të cilat ishin acaruar për shkak të rivalitetit në Luftën e Ftohtë. Po transformojmë aleancat tona me Azinë; Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Filipinet dhe shtete të tjera të ASEAN dhe po i zgjerojmë për të krijuar platforma të reja për mbrojtje të përbashkët duke i përdorur si katalizatorë. Katalizatorë për siguri rajonale, përmirësim tregu, promovimin e lirisë dhe për të ndërtuar një rajon Aziatik - Paqësor sa më dinamik. Po rindrëtojmë marrëdhëniet tona me shtete si Libia, liderët e të cilëve po bëjnë zgjedhje të përgjegjshme për t'u ribashkuar me urdhrin ndërkombëtar. Po thellojmë partneritetet, të degëzuara në principe të përbashkëta me shtete në mbarë Afrikën, për të mbështetur axhendën e re afrikane që të ketë sukses në shek. XXI. Kemi katërfishuar asistencën e jashtme për të promovuar vetëm qeverisjen, investimet për popullin, luftën kundër sëmundjeve dhe korrupsionit dhe për ta shoqëruar zhvillimin drejt lirisë ekonomike. Po lëvizim përtej 60 vjet politike në zgjerimin e Lindjes së Mesme, e cila gjatë Luftës së Ftohtë administrohej drejt mbështetjes së stabilitetit me këmbim edhe të lirisë, por që nuk arrinte të fitonte asnjërën. Gjithashtu po arrijmë të strukturojmë një të ardhme të mundshme me Amerikën (Botën e Re) me të cilën ishim totalisht të panjohur gjatë Luftës së Ftohtë. Këtu ne kemi dyfishuar asistencën e jashtme dhe tashmë po krijojmë një vizion të përbashkët hemisferik të zhvillimit demokratik, sigurisë personale dhe drejtësisë sociale. Shfaqjet anakroniste të fuqisë ushtarake Ruse nuk mund të kthejnë kurrë rrjedhën e historisë. Rusia është e lirë të përcaktojë llojin e marrëdhënieve të saj me shtetet sovrane, gjithashtu edhe këto shtete janë të lirë të vendosnin lidhjet e tyre me Rusinë duke përfshirë këtu edhe vendet e hemisferës perëndimore. Por, ne jemi të sigurt se lidhjet tona me fqinjët - të cilët luftojnë vetëm për edukim më të mirë, përkujdesje shëndetësore më të mirë, punë më të mira dhe strehim më të mirë - nuk do të shkatërrohen në asnjë mënyrë nga disa bombardues të vjetër dhe të çmendur që ndjekin autokracinë e disa vendeve të Amerikës Latine, e cila gjithashtu po lihet mënjanë nga një hemisferë demokratike dhe paqësore gjithnjë e më shumë në zhvillim. Bota e sotme është plot me mundësi për progres, por gjithashtu edhe plot me sfida për ta arritur atë - nga terrorizmi deri tek shumimi i popullsisë, ndryshimi klimaterik dhe rritja e çmimeve të komoditetit. Shtetet e Bashkuara kanë interes të ndërtojnë partneritete për të zgjidhur këto edhe sfida të tjera. Këtë interes e ka edhe Rusia. Shtetet e Bashkuara kanë një interes të përbashkët për të luftuar terrorizmin dhe ekstremistët e dhunshëm. Ne dhe Rusia kemi interesin e përbashkët për të ç'nuklearizuar gadishullin e Koresë dhe të ndalojnë drejtuesit iranianë të sigurojnë armët më vdekjeprurëse të botës. Ne dhe Rusia ndajmë interesin për një Lindje të Mesme të sigurt ku ka marrëdhënie paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Dhe gjithashtu ndajmë interesin për të parandaluar Këshillin e Sigurisë të transformohet në një institut me dyer të mbyllura, siç ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkauara dhe Rusia ndanin së bashku të gjithë këto interesa më 7 gusht dhe vazhdojmë t'i ndajmë edhe sot më 18 shtator. Deklarata Sochi, e firmosur këtë vit, siguroi një plan pune strategjik që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të avanconin me këto interesa të përbashkëta. Ne do të vazhdojmë, pasi kemi nevojë, të ndjekim rrugët tona të interesave të përbashkëta me Rusinë. Por, do të ishte një turp i vërtetë që marrëdhëniet tona të mos të ishin kurrë më shumë se kaq, pasi lidhjet më të mira dhe më të konsoliduara ndërmjet shteteve janë ato të cilat ndajnë jo vetëm interesat, por edhe qëllimet, aspiratat, vlerat dhe ëndrrat. Cilatdo qofshin mosmarrëveshjet midis qeverive tona, nuk do t'i lëmë ato të pengojnë thellimin e një marrëdhënieje midis popullit amerikan dhe atij rus. Pra, ne do të vazhdojmë të sponsorizojmë studentët rusë, gjithashtu edhe mësuesit, gjyqtarët, gazetarët, liderët e fuqisë punëtore, reformatorët demokratikë dhe këdo që do të vizitojë Amrikën. Do të vazhdojmë të mbështesim luftën e Rusisë kundër Hiv-it, Sidës dhe turberkulozit. Gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë qytetarët rusë, të cilët dëshirojnë një të ardhme të lirë për shtetin e tyre të madh. Shpresoj sinqerisht se Presidenti dhe Sekretari i ri i Shtetit do të vizitojë Rusinë, do të shpenzojë kohë për të folur me shoqërinë civile ruse dhe do të lëshojë intervista për median e tkurrur, por ende e pavaruar ruse, ashtu siç kemi bërë Presidenti Bush edhe unë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e miqtë tanë evropianë - në Evropë e gjithashtu në Amerikë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme - besojnë në vizionin tonë për botën në këtë shekull të ri dhe po ecin përpara. Është një botë në të cilën fuqitë e mëdha nuk përcaktohen nga sfera e influencës, pjesëmarrja e barabartë me zero ose nga shtypja e vendeve të dobët, por nga konkurrenca e hapur në tregjet botërore, nga zhvillimi, pavarësia e tyre, respekti për të drejtat e njëriut, qeverisja me anë të rregullit ligjor dhe nga mbrojtja e lirisë. Ky vizion i botës nuk përjashton problemet e saj, pengesat madje edhe krizat e mëdha, siç i kemi përjetuar kohët e fundit. Por, është kjo botë e pavarur dhe e hapur, më shumë se çdo epokë tjetër në histori, ajo që i ofron të gjitha qënieve njerëzore mundësinë më të madhe për të jetuar në paqe, prosperitet dhe dinjitet. Nëse liderët rusë kapërcejnë nostalgjinë e tyre për kohërat e vjetra dhe bashkohen për të mbledhur burimet e fuqisë dhe për ta eksperimentuar këtë fuqi në shek. XXI, atëherë kjo është një situatë që duhet parë me kujdes. Vendimi i përket Rusisë dhe vetëm Rusisë. Ne të gjithë duhet vetëm të shpresojmë, për të mirën e popullit rus, dhe për të mirën botërore, që liderët rusë të bëjnë zgjedhje më të mira dhe më të drejta. Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI |