Cili është Osama Bin Ladeni? Nga Skifter Këllici
...Lindur më 1957 në Arabinë Saudite në një familje të pasur,më 1979 përfundon fakultetin e inxhinierisë së Universitetit të Riadit. Më 1980,i pushtuar nga urrejtja kundër trupave sovjetike që kanë pushtuar Afganistanin, renditet krahas forcave atdhetare afgane, të cilat mbështeten edhe nga SHBA-ja. Dhe, për ironi të fatit, janë amerikanët ata që e ndihmojnë që të vendoset atje.
Pastaj, kthehet përsëri në Arabinë Saudite dhe fillon të punojë për kompaninë "Said Bin Laden Grup", të krijuar prej tij. Bashkohet me forcat që ngrihen kundër regjimit monarkist, të cilat janë aleate të Amerikës. Si pasojë,dëbohet që andej. Atëherë lëshon kushtrimin "fatah", me të cilën u bën thirrje tërë myslimanë që të të luftojnë dhe t'i asgjësojnë amerikanët, ushtarakë, a civilë, kudo që të ndodhen. Në të njëjtën, kohë shpall botërisht dhe arsyet e luftës së tij kundër Amerikës: -Mbështetje e saj ushtarake dhe ekonomike që i jep Izraelit dhe regjimit të tij kundër Palestinës; -Ngritja e bazave ushtarake në vende të Gadishullit Arabik, duke dhunuar kështu tokat e Shenjta islame dhe diktati i saj ndaj shteteve të këtij gadishulli; -Rrëmbimi i pasurive vajgurore të këtyre vendeve; -Agresioni kundër Irakut.
Dy nga aksionet më të rëndësishme terroriste te drejtuara prej tij para vitit 2001: -Në tetor të vitit 1993, 18 ushtarë amerikanë që ndodhen në Mogadisho,(Somali),vriten nga forca terroriste islamike. -Në gusht të viti 1998 hidhet në erë ambasada amerikane në Nairobi, (Kenia) dhe Dar El Salam,(Tanzani), ku humbin jetën qindra njerëz të pafajshëm, amerikanë dhe vendas. Por urrejtja e besimtarëve islamikë kundër krishtërimit ka nisur që në periudha historike më të lashta, me kryqëzatat, (1096-1270). Sic dihet, kryqëzatat ishin ekspedita ushtarake dhe koloniale të feudalëve të vendeve të Evropës Perëndimore,të mbështetur nga kleri katolik roman dhe franko-gjerman, si dhe nga shtresat e pasura të borgjezisë që po lindte në ato vende, për të pushtuar hapësira të reja në Lindje. Shkak për të nisur kryqëzatat, ishte pushtimi i Jeruzalemit, qytet i shenjtë edhe për të krishterët,nga pushtuesit turq, më 1070.Por mizoritë e kryera nga kryqtarët në viset arabë gjatë kryqëzatave, që zgjatën për rreth dyqind vjet, vrasjet, plaçkitjet, përdhunimet,lanë përshtypje shumë të këqija te banorët e këtyre vendeve myslimane dhe krijuan tek ata urrejtje,që u përçua shekuj pas shekujsh deri në ditët tona. Ja përse Perëndimi personifikon Satanain te besimtarët fondamentalistë, ose fanatikët islamë. Të kthehemi përsëri te Osama Bin Ladeni. Pasi është endur në vende të ndryshme afrikane,ai,gjithnjë, për qëllime terroriste, nga fundi i viteve '90 vendoset përfundimisht në Afganistan. Ne thellësi të viseve të fshehta të këtij vendi shumë të madh, rrëzë pyjesh, malesh, gërxhesh,për t'iu shmangur bombardimeve ajrore, sic kishte ndodhur më 1999, kur me urdhër te ish-presidentit Klinton, u goditën disa pika strategjike të ngritura prej tij, ndërton kampe ushtarake për stërvitjen e luftëtarëve fondamentalistë islamë, që vinë atje nga vende të ndryshme të botës. Bin Ladeni krijon kështu grupe ushtatarake terroriste të Al Khaedës, (forca të kundërveprimit të shpejtë), të përbëra nga njerëz që u përkasin shumë kombësive-arabë, cecenë, pakistanezë, madje edhe evropianë,bashkëpunëtorë të së cilës sot veprojnë të maskuar në rreth 60 vende të botës. Në këto brigadë bëjnë pjesë edhe talebanë, pjesëtarë të një sekti fetar fondamentalist afgan, kryesisht të rinj,që njohin vetëm një libër, kuranin, të cilin e mësojnë përmendësh, pa ia ditur kuptimin. Kur vite më parë morën përdhunisht pushtetin në Afganistan, talebanët kërkuan me dhunë të rrënonin çdo gjë përparimtare, sidomos ndaj grave dhe vajzave, të cilat nuk duhej të ndiqnin shkollat, nuk kishin të drejtë të bënin vizita mjekësore e të kuroheshin dhe ishin të detyruara të mbuloheshin me një veshje të zezë, të quajtur burka, që i mbulonte nga koha deri te këmbët dhe mund ta soditnin botën nga dy vrima për sytë dhe të flitnin nga një e carë e kësaj veshjeje, nga ku mezi dukeshin buzët. (Cuditërisht, edhe sot,në vende të mëdha dhe të zhvilluara myslimane, si Arabia Saudite, komiteti olimpik i këtij vendi, i trysnuar nga traditat fanatike fetare,u detyra që të mos të përfshinte asnjë sportiste femër në ekipin e vet që do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit të këtij viti. As qeveria,sipas kryetarit olimpik saudit, nuk e gjeti të mundshem të nuk ndërhynte për të zgjidhur këtë problem). Duke u kthyer sërishmi te synimet e Osama Bin Ladenit,ai,pra, arrin të krijojë, brigada ndërkombëtare, të cilat stërviten çdo ditë nën një regjim të ashpër spartan.Ato kanë armë të llojeve të ndryshme. Dhe në sasi të mëdha. Për t'i blerë ato, ka derdhur miliona dollarë nga pasuria e tij e ruajtur në shumë banka të botës, e shumuar edhe nga fitimet që ka pasur nga bizneset e tij si dhe nga tregtimi i i drogës që kultivohet në fushat e Afganistanit,ndër prodhuesit më të mëdhenj të tij në botë,fitime të depozituara në banka të ndryshme të botës,të cilat pas atentateve terroriste të 11 shtatorit '01, u ngrinë. Qëllimi kryesor i Al Kaedës është Lufta e pareshtur kundër krishterimit dhe sionizmit izralelit. Në të gjitha frontet,me të gjitha mënyrat. Kur e përgatit Bin Ladeni planin djallëzor të sulmit ndaj kullave binjake në Nju Jork? Jemi në mesin e vitit 1999, kur zë e skicohet ky plan.Synimi, i parë mund të ketë qenë që kullat të goditen nga brenda. Një plan që është zbatuar në vjeshtë të vitit 1993, me vendosje bombash që shpërthyen në katet e nëndheshme të njërës kullë, në të cilat, vec dëmeve materiale, pati disa të vrarë e të plagosur. Por këtë radhë Bin Ladeni kërkon që atentatet kundër kullave binjake të kenë sa më shumë viktima. Dhe ja që këtu, sic zbulohet më pas, i vjen në ndihmë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Khalid Mohamed Sheiku,nga Pakistani. "Jo, kullat do të goditen me predha",-thotë ai. Për një çast Bin Ladeni do të këtë menduar se miku i tij është duke lajthitur. Por me siguri ka hapur sytë me habi dhe admirim, kur ai ka vazhduar: "Ne, si herë të tjera, duhet të rrëmbejmë avionë dhe ata do t'i shndërrojmë kështu në predha, për të goditur kullat. Dhe jo vetëm ato…". Kështu nga kjo mendje satanike sendërtohet plani i goditjes së kullave. Të ketë sa më shumë të vdekur. Nuk ka rëndësi se janë të pafajshëm. Janë amerikanë!... Natyrisht,që për kryer këtë akt, duhen zgjedhur njerëz që të mësojmë si të drejtohen avionët, t'u sulen kullave dhe kështu të japin jetën. Të gjejë të tillë, Bin Ladeni nuk e ka aspak të vështirë. Por duhet të paktën që disa prej tyre të jenë të kulturuar dhe, doemos të dinë anglisht. Edhe të tillë, natyrisht që gjenden. Dhe të mendosh se vëllai i tij, me nënë tjetër, Tareku, që si tërë pjesëtarët e familjes Bin Laden, e kanë mohuar Osamën, duke e cilësuar si kriminal bastard, sot një nga biznesmenët më të mëdhenj në botë, bën të kundërtën. Ai nuk rrënon, por ndërton. Shembulli më domethënës është projekti që ka përfunduar kohët e fundit kompania e tij, për ngritjen e një ure gjigande mbi pjesën jugore të Detit e Kuq, në anën tjetër të Kanalit të Suezit, më saktësisht në ngushticën Bab El-Mandeb, që do të lidhë Xhibutin, me Jemenin, pra, Afrikën, me Azinë,një kryevepër arkitektonike, e gjatë 28 km. Dhe jo me ndihmën e zotit të fondamentalistëve, por me 70 miliardë dollarët të investuar për këtë qëllim prej tij. Disa nga autorët e atentateve të 11 shtatorit '01 Për ata mësuam që të 11 shtatorit në mbrëmje, ende pa u larguar nga aeroporti. Nga kamerat televizive që ndodheshin në pikat e kontrollit dhe të nesërmen nga gazetat amerikane , njohëm se cilët ishin, si dhe hollësi nga jeta e tyre. Sic,dihet,ata ishin 19,të shpërndarë në të katër avionët,dy nga të cilët u nisën nga Terminali B i aeroportit të Bostonit. Të tërë të rinj, jo më shumë se 22-25 vjec. Ndër ta më tërhoqi vëmendjen ai që mbahej ndër përgjegjësit e grupit në avionin e parë,Amerikan Eir Flljat 11, që kishte goditur kullën e parë:Muhamed Ata,egjiptian,22-vjeçar, lindur në Kairo, ku kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar per arkitekturë. Që andej, më 1999 kishte shkuar në Hamburg, për të ndjekur një kurs specializimi,gjithnjë për arkitekturë. Nga fotoja e tij shihja një fytyrë të zeshkët, me nofulla pak të mëdha,me sy dhe flokë të prerë fare shkurt, pamje të qetë,fëminore, madje të përdëllyer. Nga të dhënat, mësohej se Mohamed Ata nuk ishte afruar deri atëherë me rrethet fondamentaliste islamike. Dukej se ai jetonte me ëndrrat e tij të praruara për t'u bërë arkitekt sa më i mirë. Po atëherë, si ndodhi ky shndërrim kaq i vrullshëm i tij, çfarë rrethanash ndikuan që ai, jo vetëm të shndërrohej në një mysliman fanatik fondamentalist, por edhe të shkonte në Afganistan, të ishte pjesëtar i grupeve ushtarake të Al Kaedës? Mos ndoshta në Hamburg u njoh me ndonjë leshverdhë amerikane që nuk përfilli ndjenjat e arkitektit të ri dhe ndodhi kështu që dashuria e tij kthehej në urrejtje për të dhe për amerikanët? Mos ndoshta gjatë leksioneve, profesorë gjermanë, ose edhe amerikanë, duke shpjeguar me krenari veçoritë e ndërtimit të rrokaqiejve që shtillen në ajri, trazuan shpirtin e tij të brishtë, i ndërmendën piramidat që ishin ngritur mijëra vjet më parë nga stërgjyshërit e tij, mjeshtra gjenialë të arkitekturës antike,kur në viset ende të pazbuluara të Amerikë indigjenët lëkurëkuq jetonin në tenda primitive, madje edhe në shekullin e 19-të?Mos ndoshta kështu edhe atij iu ngjall krenaria për ndërtimet e mëpastajme të periudhës arabe, që nga hijeshia nuk bien më poshtë se mrekullitë e arkitekturës amerikane, a perendimore? Mos ndoshta, pra, kjo krenari i rriti edhe më shumë në zemër urrejtjen për Amerikën dhe vendosi të ishte pjesë e hakmarrjes kundër qytetërimit të saj? Këto janë vërtet hamendësime, por e vërteta është se djaloshi i qetë, arkitekti Muhamed Ata,shumë shpejt u kthye në fanatik fodamentalist. Ja përse në Hamburg njihet me Ramzi Binashbilin, ndër kokat e grupeve fondamentaliste që pastaj do të kryenin aktet terroriste në Amerikë. Ja përse në fund të vitit 1999, niset në Afganistan,j a përse fillon atje të stërvitet aq ashpërsisht në kampet ushtarake; ai, që me gjishtrinjtë e hollë nazikë hiqte vija mbi kartonët e bardhë, që përvijonin godina të bukura, si kullat binjake,tani po me këta gjishtërinj mëson përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve, nga thikat e madje edhe brisqet,te armët e nxehta,eksplozivët, që bëjnë të kundërtën e atyre që ka projektuar në kartonë të bardhë: shkatërrojnë kulla të tilla, deri sa arrin në strese psikologjike, që ia shtojnë edhe më shumë besimin dhe forcat në luftën e shenjtë, (xhihad), kundër Perëndimit dhe Amerikës. Dhe atje njihet me Bin Ladenin, i cili i shpalos planin e llahtarshëm që i ka paraqitur Khalid Sheik Muhamedi, për të cilin folëm pak më sipër. Muhamed Ata, si dhe të tjerë që do të njohim më pas, pranon plot hovëzim shpirtëror të jetë pjesë e këtij plani. Këtë, sipas pohimeve të gazetës angleze "Taims" e 10 janarit të vitit 2006, e dëshmon edhe një videokasetë në të cilën Muhamed Ata shihet pranë Bin Ladenit. Të dy bisedojnë përzemërsisht, ndërsa pas tyre vigjëllon, Abu Jandili, një rojat nga më besnikë të tij,i cili, në rast të ndonjë sulmi të papritur, do ta vrasë menjëherë Bin Ladenin, në mënyrë që ai të mos bjerë në duart e ndonjë armiku të beftë që mund të jetë diku aty rrotull. Të njihemi tani me pjesëtarë të tjerë të grupit që u ndodh në avionin Amerikan Eir Flljat 11 ,që sulmoi kullën e parë. -Abdulazim Al Omari,25 vjec, nga Arabia Saudite,me origjinë fshatare,i martuar.Në fillim të viti 2000,braktis pa lajmëruar gruan dhe fëmjën dyvjecar,shkon në Afganistan dhe bashkohet me grupet e Al Kaedës. -Satam Al Sukami,25 vjec,nga Arabia Saudite,student ne fakultetin e drejtësissë së Universitetit Mbretëror në Riad. I pamartuar. -Vail Al Shahri, 24 vjeç, nga Arabia Saudite,mësues i kulturës fizike. I pamartuar. -Valid Al Shahri, vëllai iVailit, pa profesion, i pamartuar. Të dy shkojnë në Afganistan dhe bashkohen atje me forcat ushtarake të Al Kaedës. Pak a shumë, të përafërta janë edhe të dhënat jetëshkrimore të pjesëtarëve të tri grupeve që u vendosën në avionët e tjerë. Pra,të tërë të rinj, jo më shumë se 25 vjec, një pjesë me arsim të lartë,të tjerë fshatarë, pa profesion,por të tërë fondamentalistë islamikë,të vendosur që të japin jetën në luftën e shenjtë, xhihad, kundër Amerikës për të këqijat që ajo u ka sjellë vendeve islamike.
Nga veprimet e terroristëve … Kështu,pra,krerët e terroristë fondamentalistë islamikë,që përmendëm më sipër, të cilët ngarkohen nga Bin Ladeni të mësojmë si të drejtojnë avionë, nga Afganistani,pas takimesh në Gjermani dhe Spanjë,në qershor të vitit 2000 fluturojnë në Amerikë, vendosen në qytetin Venos të Floridës dhe, duke parapaguar nga 40 mijë dollarë secili regjistrohen në një shkollë aviacioni, në të cilën për disa muaj do të bëjë nga 260 fluturime. Në zyrat e CIA-s dhe FBI-së nuk ka asnjë shqetësim për lëvizjet e tyre. Për ta, sic do të shohim më poshtë,kur të njihemi me "Memorandumin Feniks", të rinjtë arabë, me dokumente të rregullta, janë thjesht njerëz që duan, si kushdo tjetër, të mësojnë si drejtohen avionët. Pastaj, pasi kryejnë kurset e pilotimit, terroristët bëjnë lëvizje të tjera,nëpër Evropë, kryesisht në Spanjë, ku në gusht të vitit 2001 kanë takime me Ramzi Binashbilin, një nga drejtuesit kryesorë të grupeve terroriste. Po afron koha që ata të vene në veprim planin e përbindshëm
10 shtator 2001… Muhamed Ata dhe Abdulazim Al Omari arrijnë në Boston dhe që andej ,për të mos shkaktuar dyshime, shkojnë me makinë në Portland, qytet i afërm me Bostonin. Aty blejnë bileta për fluturimin e nesërm Portland-Boston të orës 6.00 të mëngjesit dhe e kalojnë natën në një hotel. Eshtë nata e fundit e jetës së tyre. Përse kjo,lëvizje? Se mendojmë, dhe ashtu ndodh,që kontrolli në aeroportin e Portlandit është më pak i rreptë se në aeroportin e Bostonit. Por duke lëvizur nga avioni, që i sjell në Boston,për t'u nisur në Los Enxheles, valixhja e vetme e Muhamed Atës, për shkak të vonesave mbetet në aeroportin e Bostonit.. Tani ndodh ajo që kemi përshkruar më sipër: Kalimi në pikën e kontrollit të terminalit B.Pa më të voglën pengesë, se brisqet që do të jenë armët e tyre themelore për rrëmbimin e avionëve, kanë madhësi që lejon rregullorja e FAA-së-janë më të vogla se fotodokumenti i punonjësve të sigurimit të aeroportit. Pas një qëndrimi të shkurtër në fronat ku udhëtarët jënë në pritje,ata, së bashu me 92 udhëtarët e tjerë, futen në avionin e parë. Në të njejtën kohë po kështu,pa asnjë shqetësim, në avionin e dytë futen të pesë terroristët e tjerë.Ndërkohë, në aeropoportet e Uashingtonit dhe të Nju Xhersit, po këto veprime të ndërlidhura mirë bëjnë edhe dy grupe të tjera terroriste. Avionët nisen njeri pas tjetrit pas orës 8.00 të mëngjesit. Dhe ndodhin ato që dihen:avioni i parë në orën 8.45 godet kullën e veriut. Në orën 9.03 avioni i dytë përsërit të njetin veprim: godet kullën e jugut. Pastaj, në orën 9.43 avioni i tretë godet një pjesë të të Pentagonit. Aktet terroriste mbyllen me rrëzimin e avionit të katërt në afërsi të Pitsburgut në Pensilvani. Pasojat tashmë dihen. Janë më shumë se katastrofike. Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, si dhe 400 aeroportet në të gjithë Amerikën, mbeten të mbyllura. Me mijëra udhëtarë,politikanë,njerëz të artit kulturës, shkencës, bizmesmenë, nuk mund të udhëtojnë, jo vetëm në qytete te tjera amerikane e jashtë saj, por edhe në kontinente të tjera,si dhe me mijëra udhëtarë nga vende të tjera nuk mund të fluturojnë për në Amerikë. Ajo mbetet për pjesën tjetër të botës e njohur, si para vitit 1492 kur u zbulua nga Kristofor Kolombi. Janë me miliona dollarë humbjet e kompanitë ajrore që kanë ndërprerë për këtë arsye madhore veprimtarinë e tyre. Shumë të mëdha edhe dëmet materiale të kullave për ndërtimin e të cilave janë shpenzuar milarda dollarë. Por mbi të gjitha janë humbjet njerëzore.Gjatë asaj jave Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, ku ne çdo ditë shkojmë për të punuar,duket gjithnjë e më i shkretuar;nga lajmet që dëgjojmë nëpërmjet ekraneve televizive, ose lexojmë nëër gazeta, njoftojnë numrin e viktimave që vazhdon të rritet në mënyrë të paprashme;mbi një mijë,dy mijë …pastaj rreth tre mijë njerëz që ndodheshin atë ditë në të dy kullat dhe katër avionët. Misioni "i shenjtë"i 19 terroristëve,i drejtuar nga kryekrimineli Bin Laden, ka mbaruar. Tashmë ata janë të vdekur, janë martirë të islamit. Ata kanë shkruar, ashtu sic ka ky predikuar ky udhëheqësi i tyre shpirtëror, sic e quajmë ata, në… Para |