Te ndalim kurben keqberse te diktatures Ajtanka Lubonja Letër Znj.Rudina Xhunga
Po Ju drejtohem Ju sepse me beri pershtypje qe nje femer qe me aq pjekuri ka çare me largpamesi rrugen e medias; je gazetare, je shkrimtare… Je vajze e talentuar, ndaj u revoltova dhe shpertheu tek une ulerima “Deri kur”! Shou mediatik nuk njeh kufi, po edhe ata kur duan te bejne “Bum”, e japin dhe zhduken! Nder vite shohim neper ekrane ata qe kane shpalosur ne histori krimin, diktaturen e vuajtjen, dhe i pyesim sikur do na japin nje faqe te re te historisë. Pse?! Dhe na i lini te thone keto duke justifikuar qe jeni televizion me pikëpamje të lira kushdo mund te flase …! Ne ate fragment qe degjova Nexhmije Hoxhen u drodha. Keshtu jane degjuar e lexuar ne botë te gjithe; Hitler, Stalin, Pinoçet, Enver… Pra ne jemi vend kaq i vogel dhe e njohim njeri-tjetrin, sidomos klasa intelektuale. Une sot jam 60 vjeçe dhe kasten e intelektualeve te Shqiperise se viteve 70-80 e njoh! I di vlerat e tyre. Pavaresisht nga stadi ku jane rradhitur ata sot; a kane vdekur, a kane ikur nga Shqiperia, a jane bere ministra, kryeministra, deputete, a jane çmendur apo shesin banane, por per vlerat e tyre duhet te flasesh me vertetesi! Duhet te kemi respekt per vlerat intelektuale te te gjithëve, qofshin këta edhe të majtë. Jane te majte e une e djathte, e persekutuar, po per vlerat intelektuale u perkulem me nderim. Po na del nje Nexhmije dhe me gjakftohtesine me te madhe flet per Z. Berisha sikur kish lypur copen e bukes. Si tha? “Mbante doren lart mos t’ia prekte njeri se ia kish dhene Enverit!... Po kush? Duart e Dr. Berishes? Ato ishin te arta, sa njerez kanë shpetuar ato nga vdekja?! T’ju them diçka. Ne vitet ’80, daja im Leke Toto (ish-deputet i PD, sot i vdekur) sapo kishte dale nga burgu. E denuan ne lulen e rinise, i vune nenin agjitacion e propagande, tentative arratisjeje (dhe e dini ku e arrestuan? Ne shtepi po studionte, te mbronte fakultetin e dyte). Kur doli nga burgu doli i cfilitur dhe shume shpejt perpara i ra infarkt. Dhe a e dini kush e kuroi? Sali Berisha. E pra, njeri me biografi me te keqe se Leka Toto ne ate kohe s’kishte njeri! Dhe dr. Saliu sa here shkonte ne dhomen e tij i kushtonte shume vemendje dhe bisedonin per letersi. Turp, turp te mohosh vlerat e nje njeriu, sidomos te doktorit. Dhe çfare doktori! Me çfare mburrej ajo grua per vehten e burrin e saj qe edhe ne qoftese shohim kaq shume mangesi ne kete vend - edhe ne gatim karakteresh - eshte regjimi i ndyre i tyre, qe instaluan nepermjet diktatures. Ju lutem mos mendoni se jam kamikaze! Po ju them jam e djathte, se geni im eshte i tille. Jam mbese nga familja Toto dhe bije e familjes Lubonja. Ne revoltohemi kur shohim shtypje, genjeshter, padrejtesi. Prit perseri, do kujtoj diçka tjeter nga dy fragmente qe pashe… Si tha, “nena e gruas se Saliut” ishte agjente e UDB. O zj. Rudina, sa vjeç je? Ti je rritur ne Tirane, ashtu si dhe une. Une kam qene ne nje klase me Liri (Ramen) Berishen... Ne familjen e Rexhep Rames jam rritur dhe nje nga arsyet qe me bejne te shkruaj keto radhe nuk eshte se po shahet me pa te drejte Berisha, por të hedhesh balte mbi nje grua (O Zot me fal) e kam parasysh Znj.Milica me ate fustanin basme me 2 xhepa e zotin Rexhep, qe nga brenda ne dhome rregullonte biçikleten e vjeter, nderkohe qe ne mesonim. Ajo grua aq e thjeshte, aq e dashur, qe s’mbaj mend te na thoshte ndonje fjale me dy kuptime, qe jetonin me ate thjeshtesine e njerezve qe donin te rritnin femije te mire e te ndershem. Tani te sqarojme diçka: mos mendoni se po i bej elozhe familjes Berisha per perfitim. Une prej 17 vjetesh jetoj ne konvikt, djalin e kam pa pune, nusen pa pune. Si e persekutuar, nuk kam perfituar asgje, po te bardhes i them te bardhe e te zezës i them te zeze. Asnjeri nuk mund te mohoje vlerat e Berishes dhe te asnjeriu tjeter qe ka vlera. Pastaj preferencat politike jane tjeter, po i lutem publikut qe te mos lejojë që keta njerez, te cilet i kane bere kaq keq ketij kombi, te vazhdojne te bejne keq. A ju kenaq kjo gjë ju, znj.Xhunga. Me respekt, Ajtanka Lubonja ... |