Home arrow Intervista arrow VIP arrow Pjeter Arbnori-Intervista
Pjeter Arbnori-Intervista

 

Image KONTRABANDISTET NUK KANE NGJYRE DHE KRAH TE MAJTE APO TE DJATHTE, ATA PER PARA SHESIN GJITHÇKA.

Interviste telefonike nga SHBA me Z.Pjeter ARBNORI.


Nga:RUSH DRAGU



 

Pyetje: Z.Arbnori keni lene ndonje mbledhje me ndonje seksion te PDSH-se ?

Pergjigje: Une kam lene mbledhje te grupseksionit te PDSH-se ne Kastrat.Dje kam pase aktivin e PD-se se Malesise se Madhe ne Koplik ,
ku kemi analizuar gjithe manipulimet e kandidatit te PS,Paulin Sterkaj dhe shkeljet e ligjeve.

Pyetje: Dje ka qene mbledhje e aktivit ne Koplik per te analizuar zgjedhjet ne zonen nr 1 te Malesise se Madhe?

Pergjigje: Po.Dje ka qene mbledhja e aktivit te PDSH-se per Malesine e Madhe ku jane demaskuar shitesit e votave ne vendin e Kelmendit,te cilet bertsinin per demokraci dhe per Prenk Calin dhe ne anen tjeter hidhnin vota fallco per kondrabandistet e Fatos Nanos.

Pyetje: Ne Kelmend,ne te gjitha qendrat e votimit ka fituar kandidati socialist?

Pergjigje: Jo nuk eshte e vertete ajo,ka fitue nja 600 vota me teper dhe ato te fallsifikuara me ndihmen e kushrinjeve te tij,gykatesit Tonin Marina (Sterkaj- shenimi jone) qe ka dhene autorizime fallco megjithese e ndalonte ligji dhe te nipit te tij Kolnikaj te cilin e ka sjell nga Shkodra ne Koplik sekretar i KZZ.

Pyetje: Kryetaret e komisioneve ne Kelmend kane qene nga PD-ja apo nga PS-ja?

Pergjigje: Kryetaret kane qene shites te ndyre te gjakut te derdhur qe nga 45-sa e kendej.Kane qene Kole Aliaj,Kole Tata dhe ka qene Nikolle Qosaj te cilet kane shite votat.

Pyetje: Kush eshte kryetar aktual i PDSH-se ne Kelmend tani?

Pergjigje: Kryetar aktual i PDSH ne Kelmend jam une i caktuar nga kryetari Sali Berisha deri sa te bejme zgjedhjet e reja per kryetar te ri.

Pyetje: Jeni kryetar i PDSH-se per Malesine e Madhe apo per Kelmendin ?

Pergjigje: Per Malesine e Madhe sepse per Kelmendin eshte Kole Tata i cili i ka shite votat se bashku me Kole Aline.

Pyetje: Kole Aliaj a eshte Kryetar i Komunes se Kelmendit perfaqesues i PDSH-se?

Pergjigje: Po Kryetar i Komunes Kelmend.

Pyetje: Po ne zonen e Kastratit si eshte rezultati zgjedhor ?

Pergjigje: Kam fituar me rreth 400 vota,por mund te kisha fituar edhe me shume vota,por Pjerin Spathari i cili ka qene demokrat dhe i zgjedhur ne strukturat e PDSH dhe pushtetit te saj eshte kthyer me Fatos Nanon dhe ka fallsifikuar ne zonen e vet rreth 160 -170 vota.

Pyetje; Me perpara kush ka qene Kryetar i Deges se PDSH-se per Malesine e Madhe?
Pergjigje: Me perpara ka qene Gjovalin Bzheta i cili ka bashkpunuar hapur me kandidatin e Fatos Nanos ,Paulin Sterkaj dhe kane punuar se bashku qe te humbja une e te fitonin kondrabandistet ne Malesine e Madhe.

Pyetje: Po, Z.Gjovalin Bzheta ka qene deputet i PDSH-se ne Parlamentin Shqiptar per dy legjislacione si eshte e mundur?

Pergjigje: Ai ka shkatrruar gjithe strukturat e rregullta e te ndershme te PD-se ne Malesine e Madhe dhe ka bashkpunuar hapur me Paulin Sterkaj dhe njerzit e tjere kundra PDSH-se. Dhe fatkeqesisht ndodhi ajo qe nuk pritej e gjithe Shqiperia u kthye nga e djathta ndersa Malesia e Madhe u kthye e kuqe si nje thike ne zemer te shqiperise ne harten qe del nga zgjedhjet.

Pyetje: Si e komentoni kete Z.Arbnori?

Pergjigje: Une e komentoj ne kete menyre;Paulin Sterkaj,i cili ka krijuar pasuri me kondrabande dhe me mjete jo te ligjeshme,ka bashkpunuar me te gjithe kondrabandistet e krahines dhe ka mbledhur edhe te gjithe ata policet vares kur ka qene vete polic dhe ne kete menyre ka punuar per Fatos Nanon tamam ne vendin e Prenk Calit dhe ne vendin e qindra te pushkatuarve nga komunizmi.

Pyetje: Si eshte e mundur qe ju permendet disa nga drejtuesit e PDSH-se dhe te pushtetit lokal po perfaqesues te PDSH-se qe kane bashkpunuar me Paulin Sterken?

Pergjigje: Fatekeqesisht ata jane te lidhur me interesa.Une di dhe te tjere qe jane te lidhur me biznese me Paulin Sterken.Di edhe nje kandidat te Partise Demokristane i cili nderton nje pallat se bashku me Sterken ne Tirane.

Pyetje: Ka pase vezhgues nderkombetar ne zonen e Malesise Madhe ?

Pergjigje:Po,ata e kane zgjedhur si zonen me te larget e me te thedhe e me te veshtire per tu shkelur. Une dje u takova me perfaqesues te OSBE-se te cilet me pyeten sinqerisht dhe me ndershmeri per kete fenomen te papritur qe ka ndodhe ne Malesisne e Madhe.
Fenomeni ka nisur keshtu…………….( i humbet zeri i telefonit)
-Alo ,amerika apo me degjoni?
-Po,po ju degjojme,mund te vazhdosh Z.Arbnori.

Pauli Sterkaj,kandidat i Fatos Nanos dhe PS-se ka nje kusheri te vetin,gykates ne Shkoder,Tonin Sterkaj i cili ka hartuar listat e votimit shtese me qellim qe te fallsifikojne zgjedhjet dhe fakti eshte se ligji i konfliktit te interesave e ndalon kushririn te ndihmojne kusheririn per ceshtje zgjedhjesh. Dhe nje turre letrash jane firmosur me daten 1 ose 2 korrik dhe kane shkuar ne gjithe zonen e Malesise Madhe per votues qe ishin pregatitur ne favor te se majtes. Ne anen tjeter po ate dite jane fshire nga listat e votimeve nje pjese e madhe e te perndjekurve politik dhe familjeve te pushkatuarve e familjeve te demokrateve te cilat jane fshire dhe nuk kane pase te drejten te votojne megjithese paraqiteshin duke qare ne komision dhe komisioni nuk i lejonte pamvaresisht se i njihte se kishin jetuar per 50-60-70 vjet ne ate fshat.
Gjithashtu Paulin Sterkaj goditi dhe kapi per fyti Nikolle Pellumbaj i cili jeton ne Amerike vetem se Nikolle Pellumbaj doli kunder fotografise se Fatos Nanos dhe i tha:
-Jam kundra tij se ai me ka vrare djalin me 17 qershor 1990 dhe une krimin e tij nuk e harroj kurre.
Me ty Paulin Sterkaj nuk kam pune por kam pune me partine qe perfaqeson ti.

Pyetje: Zoti Arbnori……

Pergjigje: Nje minut te vazhdoj. Paulin Sterkaj jo vetem qe e shtyu dhe e goditi por futi edhe nja 30 bodiguard qe kishte prure nga Tirana,Lezha dhe Bajza te cilet shtyne plakun e shkrete me qellim qe te shuanin revolten e popullit demokrat te Kelmendit dhe Malesise Madhe i cili eshte shume i mire,shume i ndershem,shume demokrat por qe e kane tradhtuar disa krere qe kishin interesa me Paulin Sterkaj.

Pyetje: Z.Arbnori,sipas bisedave telefonike ketu nga amerika,thuhet qe ne Kelmend sipas listave kane votuar edhe emigrantet kelmendas qe ndodhen ketu ne SHBA. Sa qendron kjo e vertete ?

Pergjigje:Une jam kandidat kundershtar e nuk e kam per detyre te mbledhe emra per te demaskuar dicka.Por fakti eshte se shume njerez qe banonin ne SHBA jane pare se kane pase emrat ne listat e votuesve ne Kelmend dhe kane votuar.

Pyetje: Ne Kelmend figurojne si te votuar?

Pergjigje: Po. Vec kesaj une mund te them se jane votuar dy lista.Nje liste para paraprake qe e kane pare te gjithe dhe nje liste qe doli befas naten e votimit ku mungonin 30-40-50 demokrat dhe ishin future 10 ose 20 socialist te tjere te cilet do te votonin ne favor te se majtes.Pra ishte nje mashtrim i madh me listat per te cilat une jam ankuar ne OSBE ne KQZ dhe une do te vazhdoj perpjekejt e mia per te arritur te drejten time ne gjygj.

Pyetje: Si eshte gjendja e tanishme me antaret dhe simpatizantet e PDSH-se? Si e kane pritur kete rezultat zgjedhjesh?

Pergjigje:Une dje isha ne Koplik dhe bera nje mbledhje te gjate ku ishin te gjithe sekretaret dhe kryetaret e grypseksioneve ne komuna dhe me thonin se Ti je i fituar,ne duhet te kemi turp per vete sepse u mashtruam dhe rame ne gracken e kundershtarit i cili ka shperndare pare me thase me qellim qe te fitoj.

Pyetje : A kishte reagim dhe demaskim te elemntit mashtrues dhe manipulues nga radhet e PDSH-se ne ate aktiv?

Pergjigje: Me te vertete ne ate aktiv te gjithe sulmuan Kryetarin e Komunes Kelmend ,Kole Aliaj i cili ishte nje nder shkaktaret kryesor te vjelljes dhe manipulimit,sulmuan Kole Taten qe ishte kryetar i grupseksionit te PDSH-se per Kelmendin dhe sulmuan Nikolle Qosen qe ishte pjese e manipulimit. Shumica shprehen shqetesimin se nuk eshte e vertete se Malesia e Madhe eshte nje thike e kuqe ne gjirin e shqiperise dhe e quajne veten te cuditur dhe te fyer qe e gjithe shqiperia ka votuar…..
- Alo,alo a me degjoni?
- Po,ju degjoj mund te vazhdoni.

…gjithe shqiperia ka votuar nga e djathta ndersa Malesia e Madhe e te pushkatuarve dhe te vuajturve neper burgje e internuarve eshte kthyer me Fatos Nanon dhe kundrabanden.

Pyetje: Z.Arbnori jeni nder figurat kryesore te PDSH-se dhe sot drejtoni PD-ne ne Malesine e Madhe,si e mendoni ecurine e saj ne te ardhmen ne kete krahine?

Pergjigje: Une jam i emruar perkohesisht nga Berisha.Kam nisur te punoj.Ne Malesine e Madhe ka shume demokrat te mire,te ndershrem por e keqja eshte se nje pjese e kryetarve dhe sekretarve te seksioneve te PDSH-se ne Kelmend dhe Malesi kane qendruar nga 10-15 vjet pa u ndrruar,jane kalbur ose jane sklerrotizuar dhe keshtu per kete arsye ata kane zgjedhur rrugen e gabuar. Ata mendonin se do te fitonte Fatos Nano prandaj e ndihmuane ate,tani jane zhgenjyer me humbjen e tij,por Malesia e Madhe ka qene e mire,ka qene e ndershme dhe eshte e tille. Une jam teper i kenaqur nga pritja qe me ka bere Malesia e Madhe gjate gjithe muajit ne fushate.

…….Z.Arbnori,faleminderit per biseden.Te uroj pune te mbare e jete te gjate dhe qe tja dalish mbane Ju dhe PD-ja ne Malesine e Madhe.

Pjeter Arbnori: Cdo te mire dhe une besaoj qe do tja dalim mbane. Kryesorja eshte se do te formojme qeverine e re te PDSH-se,do te zhdukim korrupsionin dhe fenomenet e tjera qe shoqerojne ate..Une gjithashtu kam qene shpirterisht me Malesine e Madhe dhe do te punoj sa te kem shpirtin gjalle per Malesine e Madhe dhe demokracine ne Shqiperi.

…..Faleminderit

Pjeter Arbnori: Une njohe shume malesor te mire dhe te ndershem ne SHBA qe e duan Shqiperine,qe e duan democracies dhe nuk do te pushojne se punuari per democracies e Shqiperise.

RUSH DRAGU
Bisede telefonike nga Michigan SHBA
9 korrik 2005
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.