Home Intervista VIP Fatma Zyberi-intervista
|
“Pse s’u martova me djalin e kryebashkiakut të Stambollit” Raimonda Shundi Interviste me kengetaren Fatma Zyberi -Kemi kohë që nuk u shohim në skenë, pse kjo mungesë e gjatë? Ke të drejtë, por kur këtë mungesë e keni ndjerë ju... po unë?! Jam shkëputur që në vitin ‘90, ku edhe i ndërpreva marrëdhëniet me Teatrin e Operas dhe baletin. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam kënduar. Që atëhere, lidha kontrata me bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ndërsa në vitin ‘96, pata një shkëputje, e cila ndodhi për disa arsye; ishin vitet e vështira të tanzicionit, ku edhe rritja e fëmijëve qe e mjaft e vështirë.
-Për një periudhëtë caktuar, për juve u përfol se kishit probleme me vokalin, sa është e vërtetë kjo gjë?
Më ke bërë një pyetje që nuk e prisja, madje edhe të falenderoj që ma dhe këtë mundësi për të thënë të vërtetën. Kjo hipotezë ka të bëjë me atë që në art quhet “lufta e tmershme”, që janë aq shumë të përfolura në art. Në mënyrë kategorike unë nuk kam pasur probleme të ashtuquajtura vokali dhe për këtë më kujtohet e papërsëritshmja, Vaçe Zela, kur më ka parë të ngjis shkallët e atij insitucioni, ajo më ka thënë: “e tmershme...natyra jote këtu?!…kurrë!?” dhe ashtu më vajti, luftë...por luftë, mizore.
-Dhe cila ka qenë më konkretisht kjo luftë mizore siç e quajtët ju, në jetën tuaj?
Do ta shpjegoj sepse e quaj kështu; Kur unë po përgatitesha për në Akademinë e Ateve, programet nuk i kam bërë të plota, pasi u bë një përjashtim duke u nisur nga natyra ime vokale, me qëllimin e mirë për të mos ma prishur natyrën delikate të lindur që kishte vokali im. (Në atë kohë unë e kisha hedhur për gjuhët e huaja) që kur isha në konservator isha emëruar në ansambël si soliste, por nga intrigat dhe luftërat e mëdha, më futën në kor dhe unë nuk kisha më mundësi të shpërfaqja veten. Nga lodhja e madhe që kisha me repertorin e ngjeshur që ka kori, vërtetë e ndjeva lodhjen, pse? Sepse zëri im është i specifikuar vetëm për një tip kënge, ndërsa në kor do të këndoje natyra të ndryshme si psh. këngë polifonike, apo trimërie, këngë nga veriu apo nga jugu, etj. Kjo gjë e lodh këngëtarin me një natyrë zëri si i imi dhe kjo u bë qëllimisht që unë të dëmtohesha vokalisht, ja pse them “luftë mizore”.
-Kur u largut nga ansambli, me se mbijetuat?
Në vitet vitet ‘90, unë fillova të këndoja privatisht tek 15-katëshi për rreth 1 vit e ca, atëherë kisha një periudhë 10-vjeçare me izolim dhe me lot. Pastaj me turne jashtë shtetit mbijetova, e gjithashtu, duke lidhur herë pas here kontrata të përkohshme.
-Sa joshëse kanë qenë për ju ofertat që u bënin asokohe?
Padyshim kanë kaluar vite e vite të cilat do të kishin qenë kontratat më të bukura që unë do të kisha realizuar ndonjëherë në jetën time. Them se do të kthehen sërish kontratat sepse u mësova me jetën dhe rutinën e punëve të përditshme. M’u duk vetja si më komode në shtëpi, por edhe u ambjentova me këtë gjë. -Nuk patët frikë nga gjithë kjo shkëputje e juaja prej skenës? Sigurisht që pata frikë. Shkëputja nga muzika e vërtetë ka qenë diçka jo e mirë, kjo gjë e dëmton artin. Këngën, artistëve të muzikës popullore ua dha populli dhe ajo duhet respektuar ashtu siç na e ka lënë ai, por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi muzika popullore në këtë kohë që ne po flasim ndjehet e dëmtuar.
-Si e kujton fillimin tënd në këtë profesion?
Nuk do të harroja vështrimin e babait tim kur më dha sihariqin se do të shkoja me ansamblin “Migjeni”, në një turne në Turqi. Ma tha me lot në sy dhe në shtëpinë tonë, atë natë pati festë, ndërkohë, unë sapo kisha mbushur 17 vjeç. Ai ishte një turne që më hapi një rrugë të re në karrierën time si këngëtare. Në atë festival nuk lejohej që trupat e huaja të këndonin shqip, por vetëm në gjuhën e vendit të tyre, pra turqisht. -Ju keni kënduar turqisht, a pati të tjerë këngëtarë që përfaqsuan ansamblin? Nga ansambli ishim unë dhe Hysni Zela që na kishin caktuar për të kënduar në turqisht. Mua më kishin dhënë për të mësuar dhe kënduar një këngë të vjetër që fliste për dashurinë e dy të rinjve “Nino-Nino”, kështu titullohej kënga.
-Pse u ka mbetur në kujtesë ky moment?
Sepse pas duartrokitjeve të pafundme, mua më ra të fikët në sallë dhe spektatorët më thërrisnin në emër “Fatma, Fatma”. U detyrova të dal sërish dhe e këndova këngën edhe dy herë të tjera. Më pas më afrohet ambasadori shqiptar në Turqi, i cili duke u lotuar dhe më thotë se donte të më takonte kryetari i bashkisë, i cili duke më përqafuar më thotë: “Bija ime, po të bëj këto oferta, së pari të kërkoj dorën për djalin tim, së dyti, të ofroj punë në ansamblin e qytetit tonë”.
-Kjo ofertë e ardhur në atë kohë në Shqipëri, ka pasur shumë komente. Shumë kolege u bënë xheloze. Po ju pse nuk e refuzuat propozimin për martesë me djalin e kryebashkiakut të Srambollit?
Sepse nuk ishte koha dhe momenti i duhur, isha vetëm 17 vjeç, (qesh) dhe jetoja në një sistem tjetër, e jo në të sotmin. Kjo në fakt, ishte një ofertë zyrtare dhe vërtetë që bëri shumë bujë. Kënaqësia për t’u bërë dikushi ka qenë që në atë kohë, por sistemi i atëhershëm nuk ta lejonte këtë gjë, ndoshta ndjenja ime do të komentohej si tradhëti ndaj atdheut, megjithëse nuk më ka shkuar në mend sepse pavarësisht nga sistemi, si isha në vendin tim nuk mund të isha askund. Jeta më ka përkëdhelur, megjithëse edhe unë e kam justifikuar, por të afta si puna ime ka pasur plot. Por vërtetë që nuk më ka shkuar në mendje pse e pata refuzuar atë ofertë.
-Nga sa persona përbëhet familja juaj?
Vajza ime Belina dhe im shoq. Vajza është 20-vjeç dhe vazhdon ne degën e Juridikut në universitetin privat të Tiranës “Aleks Luarasi”, në vitin e dytë.
-Kur dhe si u njohe me bashkëshortin tënd?
Njohja ime me të bëri bujë. Në atë kohë femrat nuk njiheshin aq të reja, unë isha 17-vjeç, pra në vitin e parë të Liceut, dhe në vit të tretë jemi fejuar. Por ne nuk dilnim shumë fshehurazi, kjo gjë bëri që njerëzit, duke më njohur, të na shihnin dhe të gëlonin thashethemet. Kjo gjë bëri efektin e vet dhe nuk vonoi të shkonte në vesh të prindërve. Babai më ka kuptuar dhe më ka thënë se mirë do të ishte ta njihja para se të vendosja, por mjaft e rëndësishme ishte edhe shkollimi i tij, gjë që në atë kohë i mungonte. Ai ishte në atë kohë elektriçist, kur-se sot kemi agjenci private udhëtimesh.
-Në kohën e udhëtimit në Turqi, ishit e fejuar?
Po, isha, por nuk mund të them se ka qenë kjo arsyeja, pasi mua nuk ma lejonte edukata ime këtë tip oferte ta pranoja.
-Si e përjetoi yt shoq këtë periudhë?
Ka qënë periudhë e vështirë, ai është njeri i mençur dhe në atë kohë, vështrimi i tij më ka bërë për vete. Por periudha ishte e keqe, sepse në konceptin tonë shqiptar, mashkulli e ka pasur të vështirë ta pranonte që e fejuara e tij ishte e preferuar, megjithëse im atë i kishte thënë që në fillim, se po merr për grua një artiste dhe duhet të kesh durim sepse në bashkejetesën me një person publik do të hasësh vështirësi të kësaj natyre. Natyrisht që ai nuk ndihej aspak mirë që e fejuara e tij ishte preferuar.
-Si ishte reagimi i tij? Filloj të jepte nota xhelozie, gjë që mua më bezdiste dhe më krijonte shqetësim, them shqetësim duke menduar që unë me këtë njeri do të krijoja jetën, aq më tepër ato vite ishin kulmet e mia.
-Thonë se bashkëshorti u ka penguar në karrierë. Sa e vërtetë është kjo?
Absolutisht jo. Marrë-dhëniet i kemi pasur dhe i kemi shumë të mira. Kur unë kam përfunduar albumin tim të parë në vitet e demo-kracisë, ai ka qenë njeriu kryesor që më ka nxitur. Në atë kohë bu-rri hapi një agjenci dhe ishte shumë i ngarkuar, ndaj mua më duhej të realizoja detyrën e nënës të fëmijëve të mi dhe shumë kontrata që më vinin i refuzoja...me shumë keqardhje, por i refuzoja.
|
|
|
|