Home arrow Intervista arrow VIP arrow Bardhyl Londo-intervista
Bardhyl Londo-intervista
Image “Të hapen dosjet për Kadarenë, Agollin dhe gjithë të tjerët”
Interviste me shkrimtarin Bardhyl LONDO
Petrika GROSI
Do të ishte mirë që përfundimisht të bëhej një ligj dhe lejohej hapja e dosjeve, ose të bëhej e detyruar, sidomos kur flitet për njerëzit publikë, e për aq më tepër kur ato kanë lidhje me njerëzit e letrave. Dosjet e Agollit dhe Kadaresë duhet të hapen plotësisht e jo vetëm të tyret, por edhe të gjithë të tje
rëve, në mënyrë që njerëzit të dinë të vërtetën se kush ka qenë njeri e kush tjetri dhe të mos ecin mbi shpifjet e ndryshme të bërë nga persona të ndryshëm në mënyra të ndryshme. Kjo ka qenë dhe ideja e shprehur fuqimisht ditën e djeshme në intervistën e dhënë ekskluzivisht për gazetën “Ballkan” nga njëri prej poetëve të njohur shqiptarë dhe ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve siç është Bardhyl Londo.
-Me botim e vëllimit “Dosja K”, shohim se nga LSHA ka pasur mjaft denoncime ndaj Kadaresë, por dhe ndaj shkrimtarëve të tjerë. Çfarë do të thoshte Bardhyl Londo për këtë gjë duke qenë se ka pasur dikur dhe rolin e kryetarit të Lidhjes?
Janë disa lloje letrash dhe nuk do t’i quaja të gjitha denoncime. Në fushën e letrave të atij sistemi ka pasur edhe denoncime reale që quhen ekspertiza-letrare, të cilat kërkoheshin nga organet e ministrisë së Brendshme, apo prokurorisë. Një ndër rastet e tilla kemi dhe atë të dy poetëve të pushkatuar nga Librazhdi. Ka pasur po kështu recensione të ndryshme që janë bërë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Këto ishin recensione legale, të cilat vendosnin nëse botohej apo jo libri. Për rastin e Ismail Kadaresë dihet që ka pasur mjaft letra ashtu si ka pasur dhe për shkrimtarë të tjerë, duke filluar që nga Komiteti Qendror, organet e ministrisë së Brendshme, bile mund t’iu them se ka pasur edhe në organizatat ndërkombëtare si “International Amnisty”. Kur ka qenë rasti për t’iu dhënë Kadaresë çmimi “Nobel” dihet se nga Shqipëria kanë vajtur jashtë lloj-lloj letrash.
-Pra dalim në konkluzionin se duhen hapur dosjet për t’i dhënë fund thashethemnajave publike dhe për të mësuar se si qëndron e vërteta, apo jo?
Unë kam qenë gjithmonë partizan që të hapen dosjet. Dosja është transparencë. Përderisa një njeri është shkrimtar ai mer përgjegjësinë e të qenurit njeri publik dhe njeriut publik, për mendimin tim i duhet hapur gjithmonë dosja. Më pas gjithësecili të gjykojë, por dua të përsëris se kam qenë dhe mbetem, kundër ndalimit të publikit të dosjeve të shkrimtarëve meqënëse ata janë gjallë.
< ju për dhe publikut të sy në shkrim-tarë këta duken se mendoni si Agolli, tërheq vëmendjen cilët ndër ndryshëm, shkrimtarë nga Kadaresë ndaj bëra negative recensa akuza mjaft përmban që Kadarenë”, “Dosjes botimin>
Pikërisht, kur them të hapen dosjet e kam fjalën jo vetëm për këta të dy, por edhe për të gjithë shkrimtarët e tjerë. Për këtë gjë duhet të bëhet një ligj, i cili më duket se mungon dhe duhen hapur dokumentat për të zbardhur të kaluarën e të gjithë këtyre personave publikë. Megjithatë, jam i mendimit se kur jemi në fushën e letërsisë, apo fushën e artit në përgjithësi, një artist nuk mund të gjykohet nga letrat; as sa letra ka bërë dhe as sa letra janë bërë për të. Shkrimtari dallohet gjithmonë nga ajo që ka shkruar, nga vepra letrare e tij. Por rasti “Kadare” është paksa specifik, sepse nga Shqipëria kanë arritur letra deri në organizmat e ndryshme të larta ndërkombëtare, të cilat edhe mund ta kenë penguar që ai të marrë çmimin “Nobel”. Gjithsesi, një shkrimtar duhet të gjykohet vetëm nga vepra e tij letrare dhe jo nga sjellja apo jeta personale. Pra, gjithë gjërat e tjera veç letërsisë janë të papërfillshme kur flitet për gjykimin e një shkrimtari.
-Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë nga Ismail Kadare për gazetën “Ballkan”, shkrimtari tregon për periudhën e pasvdekjes së Enverit kur Nexhmija mori komandën e sektorit të arteve dhe ka rekrutuar vetë artistët e rinj për t’i pasur si vegla të saj. Ç’dini të thoni në lidhur me këtë fakt?
Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk di gjë konkrete, por di të them se në atë shtet, ekzistonin organizma që e bënin këtë punë. S’e kush e ka bërë unë nuk e di; Për më tepër, qëllimi i atij shteti ishte që t’i mbante nën zap shkrimtarët dhe artistët. Pra s’di asgjë konkrete mbi këtë mekanizëm, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë ekzistuar përmes Nexhmijes, ashtu siç jam i sigurtë, që ka ekzistuar edhe më parë nëpërmjet personave të tjerë.
-Kam përshtypjen se aktualisht në vendin tonë ka një mungesë totale të hirearkisë së vlerave, në të gjitha artet në përgjithëis dhe në letërsi në veçanti. Ju ç’mendim keni?
E vërtetë është që thoni ju. Që botohen shumë libra dhe që mes tyre ka edhe libra pa vlera kjo nuk është ndonjë çështje shqetësuese për të cilën nevojitet të nxjerrim ligje. Problemi qëndron te shtëpitë botuese, të cilat duhet të krijojnë një edukatë pune, në mënyrë që të mos botojnë libra pa vlerë. Për fat të keq, në pjesën më të madhe këtu te ne nuk është krijuar kjo kulturë. Shtëpitë botuese marrin shuma për botimet që nxjerrin dhe nuk pyesin fare se ç’vlerash ato mbartin, për mos të thënë se as që nuk i lexojnë veprat që botojnë. Them se me kalimin e kohës shumë gjëra do të ndryshojnë dhe vetë botuesit, do të bëhen të ndërgjegjshëm për ato gjëra që duhen botuar. Nuk besoj se në ndonjë vend të botës ka ndonjë ligj që të ndalohet botimi që bëhet me lekët e autorit, por ekziston ligji tjetër, që shtëpia botuese e cila nxjerr libra të tillë falimenton.
-Ç’mund të bëhet për të forcuar kritikën letrare në Shqipëri pasi ajo lë shumë për të dëshiruar, apo jo?
Ky është një problem i trashëguar nga sistemi i mëparshëm dhe për fat të keq, gjatë këtyre 15 viteve nuk është bërë asgjë për ndreqjen e tij. E para e punës njëherë, kritikët duhen përgatitur. Shkollat tona në këtë drejtim janë tepër të dobëta; kam parasysh këtu që nga arsimi fillor, deri tek ai pasuniversitar. Vazhdohet ende tradita e shkollës së vjetër dhe shikimi i letërsisë vetëm në një plan, në një drejtim, nga ana tjetër, në rast se për degë të tjera studentët çohen jashtë, u jepen edhe bursa, për kritikën letrare nuk ndodh një gjë e tillë. Gjëja themelore që mendoj unë se mungon në Shqipëri është shtypi i mirfilltë letrar; Nuk kemi ende një gazetë të specializuar, e cila të dilte në mos për-ditë, njëherë apo dy herë në javë dhe të merej vetëm me artin. Është për të ardhur keq dhe mendoj se kjo gjë duhet nxitur si nga shteti, ashtu nga botuesit dhe investitorët privatë. Duke pasur gazeta letraro-artistike aty futet kritika, spektakli, pasqyrohet me pak fjalë jeta kulturore e gjithë vendit. Është një gjë që mund të rregullohet fare mirë, por që kjo të ndodhë, duhet me patjetër vullneti dhe horizonti politik.
-Ministri i ardhshëm i Kulturës ku duhet ta ketë vëmendjen sipas jush dhe sa të lehtë do ta ketë punën në këtë drejtim?
Ministri i ardhshëm i Kulturës për mendimin tim do të ndeshet me shumë probleme. Për të thënë të vërtetën do të ketë shumë vështirësi, por unë nuk e di çfarë mund të bëjë ai dhe si mund të veprojë. Në të njëjtën kohë, di të them se ai do të jetë shumë i nderuar nëse i futet kësaj fushe seriozisht dhe harton një platformë profesionale. Të paktën kështu, te krijuesit dhe dashamirësit e artit do të mbetet si një ministër i iniciativave. Le të urojmë që ai ta bëjë vërtetë këtë gjë sepse deri tani nuk është bërë asnjëherë.
-E së fundi le t’i rikthehemi dhe një-herë çështjes së dosjeve. Pas botimit të “Dosjës për Kadarenë”, intelektualë dhe letrarë të ndryshëm kanë shfaqur mendimin se do të ishte mirë që shkrimtari Agolli të kërkonte ndjesë publike. Ju ç’do të thoshit?
Nuk di me saktësi sesi kanë rrjedhur gjërat mes tyre pasi ka qenë një kohë shumë e ngarkuar. Por kur vjen fjala si për Ismailin edhe Dritëroin i gjykoj të dy për mirë për nga vepra letrare, ndërsa nga anët e tjera nuk mund t’i gjykoj
 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.