Home arrow Intervista arrow VIP arrow Vace Zela-intervista
Vace Zela-intervista
Image Vaçe Zela: Jetoj me shpresën se së shpejti do të vij në Shqipëri
SOT

tur nga lotët, nga Zvicra, mbretëresha e muzikës shqiptare Vaçe Zela, e cila është Këngëtarë ka shumë. Vaçe Zela është vetëm një. Këngëtarët kanë zëra të ndryshëm por Vaçe Zela kishte vendosur të matej me përsosmërinë. Ajo këndonte për të kënaqur njerëzit në tokë, por zërin e saj e kishin zili edhe zogjtë në qiell. “Tani jam më mirë dhe së shpejti mund të vij në Tiranë, ku dua t’i përqafoj me mall të gjithë shqiptarët”. Kështu është shprehur dje e mby
konsdideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë, kur pjesa e prapme e tunelit shqiptar kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës deri në atë masë, saqë ajo vetë u kthye në një pishtar.Artistja e mrekullueshme e Shqipërisë, në 7 prillin e këtij viti ka mbushur 66 vjeç dhe qirinjtë e tortës së saj janë ndezur në Zvicër, ndërkohë, që Tirana e ka unifikuar emrin e saj me ajrin dhe me shpresën që u ka shpërndarë dikur bashkëkohësve të vet. Por, Vaçe Zela që prej 8 vjetësh ndodhej e sëmurë në një qytet shumë larg Shqipërisë, ku trajtohej mjaft mirë nga mjekët e huaj, ndërkohë që te koka e krevatit i rrinte bashkëshorti dhe e bija. Dhe e gjithë kjo ngjarje tragjike për shëndetin e Vaçe Zelës filloi para 7 vjetësh krejt rastësisht, kur ajo shkoi për të takuar bijën e saj në Zvicër. Dhe, pas dy operacioneve të njëpasnjëshme, ylli i të gjitha epokave muzikore të Shqipërisë rezultoi e paralizuar dhe e pa veten në karrocat e spitaleve që shërbejnë për të transportuar invalidët. Ajo që dikur ka lëvizur diskun e horizontit të jetës shqiptare, tani gjendet krejt e palëvizshme në shtrat, ndërkohë që memorja e saj, tanimë i ka harruar shumë emra shtetesh e kontinentesh. Por, emri i vetëm që mund ta detyrojë atë të lëvizë nga shtrati dhe të marrë në dorë dorezën e telefonit, është emri i Shqipërisë, për të zhvilluar këtë bashkëbisedim.
Si ju duk vlerësimi për “100 këngët e shekullit”?
Shumë i mirë. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit atyre që nuk më harruan. As unë nuk i harroj kurrë.
Si ndjeheni një vit pas operacionit të fundit?
Ca kohë isha e paralizuar, por tani ndjehem shumë më mirë. Kisha një Ictus Cerebral dhe kjo më la pasoja. Mirëpo, tani e keqja kaloi.
Sa ju mungon Shqipëria atje në Zvicër? Më mungon shumë. Shumë shpejt do të hipi në avion dhe do të vij. Aty kam të gjithë jetën time dhe gjithmonë ëndrroj vetëm ditën që do të kthehem. I kam dashur të gjithë njerëzit e vendit tim. Kam bërë gjithçka që kam mundur. Tani nuk bëj dot asgjë, sepse nuk kam mundësi.
Si e përjetoni faktin se në Shqipëri të gjithë ju duan?
Edhe unë i dua. Dikur njerëzit kishin nevojë për mua, tani jam unë që kam nevojë për ta.
E mbani mend kur keni ikur nga Shqipëria?

Po. E mbaj mend si tani. Ishte diell. Atje të gjitha ditët kishin diell dhe unë e kujtoj gjithmonë Shqipërinë, si një vend me shumë dritë.
Cili ishte shkaku që u larguat nga Shqipëria? Unë nga Shqipëria nuk do të isha larguar kurrë me dëshirën time. Mirëpo, atëherë ika për të takuar vajzën time që jetonte në Zvicër. E kisha parashikuar të rrija disa javë e të kthehesha shpejt. Kur erdha tek vajza në Zvicër, ndjeva disa dhimbje të lehta në trup. Nuk doja të vizitohesha, por vajza ime tha se duhet të bëja një vizitë. Pastaj mjekët kërkuan të bëja disa analiza dhe më thanë se më duhej që të merrja ilaçe. Në fillim thanë se ishte diçka e lehtë, por një ditë më shtruan në spital. Dhe, pasi u shtrova më operuan. Unë i humba ndjenjat fare dhe, kur u përmenda pas 48 orëve, ndjehesha e paralizuar. Kështu kaluan shumë kohë duke marrë mjekime, derisa pata edhe ndërhyrje të dytë. Tani, ndjehem pak më mirë dhe mjekët kanë shumë shpresa që do të bëhem më mirë. Më kanë thënë se pas ca kohësh edhe mund të udhëtoj. Unë kam shpresë të vij në Shqipëri. Mbytem nga lotët kur mendoj se si do zbres në Rinas. Flas me vëllezërit dhe njerëzit e mi. I pyes gjerë e gjatë dhe kënaqem kur dëgjoj se janë mirë. Këtu ku jam, dëgjoj shpesh edhe këngë nga Shqipëria. Prekem shumë prej tyre.
A takoheni me emigrantët shqiptarë?
Këtu në këtë zonë ku jam unë, nuk takohem shpesh me shqiptarë. Sepse, në këtë zonë nuk ka shumë emigrantë nga Shqipëria. Megjithatë, ka shumë emigrantë nga Kosova dhe rri e bisedoj kur vijnë të më takojnë. Çmallem shumë dhe kënaqem duke folur në gjuhën shqipe. Pastaj, shoh në televizor me satelit televizion shqiptar. Gjatë atyre orëve, nuk bëj asgjë tjetër, vetëm se qëndroj para ekranit. E shoh me kujdes Shqipërinë dhe ndryshimet që janë bërë në Tiranë e kudo. Shqipëria është shumë e bukur, Shqipëria është e bukura e dheut. Nuk ka tjetër vend më të bukur në botë se sa vendi ynë. Këtë nuk e them vetëm si shqiptare, por sepse kështu është në të vërtetë. Por Shqipëria është parajsa që tani për tani vuan nga keqkuptimet e kota.
A keni pasur shumë shpenzime për kurimin tuaj dhe ilaçet?
Nuk merrem me to, sepse këtu i kam të siguruara të gjitha.
Keni nevojë për ndihmë financiare nga shteti shqiptar për pagesat ndaj spitaleve?
Unë nuk kam asnjë nevojë të tillë. Unë dua të shoh Shqipërinë dhe të vij atje në Tiranë. Të tjerat i kam të rregulluara të gjitha.
A merni pension special nga Shqipëria?
I marr të gjitha. Por më mirë pyesni vajzën time, se nuk merrem me këto gjëra.
Ku punon vajza juaj?
Ime bijë punon në një vend të mirë këtu dhe merret me statistika. Ajo dhe burri im janë kujdesur shumë për mua.
I mbani në kasetofon këngët tuaja të dikurshme?
Jo. Këngëtari i këndon këngët për njerëzit.
Përse?
Iu a thashë. Unë këngët nuk i këndova që t’i dëgjoj vetë. Ato i këndova për njerëzit e mi dhe prekem, kur më thonë se ata i mbajnë mend këngët e mia.
Sa kohë keni pa i rënë kitarës?
Shumë kohë, nuk mbaj mend se sa kohë kam pa të.
 Cila nga këngët tuaja ju kujtohet në këto momente? Duhet të mendohem ca sepse fjalët nuk më kujtohen të gjitha. Ka kohë që nuk i kam kënduar ato këngë. Kur keni dalë në skenë për herë të fundit? Ishte viti 1991. Mbaj mend se erdhëm këtu në Zvicër me një grup artistësh nga Shqipëria. Kënduam për shqiptarët dhe nuk mund t’i harroj ato dorëtrokitje të fundit. Më therin në zemër, ngaqë e di se ika nga skena atëherë kur njerëzit kishin nevojë për këngët e mia.
A besoni se gjendja në Shqipëri do të rregullohet shpejt?
Po, besoj shumë. Ajo do të bëhet shumë e mirë dhe punët do të ecin mbarë. Për mua le të jetë si të jetë, Shqipëria është e mrekullueshme. Por ju lutem, mos më bëni të qaj.
Si ju duken artistët e rinj të Shqipërisë?
Të shkëlqyer. Nuk i njoh të gjithë, por muzika shqiptare i çuditi të gjithë në Festivalin Europian. Dy herë jemi prezantuar shkëlqyeshëm. Si të mos mburremi me vendin tonë, kur edhe të huajt flasin fjalë aq të mira për të.
Ju vjen keq që gjatë jetës suaj nuk kishit rast të këndonit nëpër festivale ndërkombëtare? S’ka gjë. Unë këndova për popullin tim. Këndova për njerëzit e thjeshtë. Jam e lumtur që e bëra këtë. Atëherë ata kishin nevojë për mua. Tani unë kam nevojë për Shqipërinë.
Si e parashikoni të jetë koha kur të vini në Shqipëri?
Le të jetë si të jetë, mjafton që të vij.
Çfarë ju kujton kënga juaj “Lemza”?
Më kujtohet. Ishte një këngë shumë e mirë. Edhe këngëtaret e tjera më të reja e kanë kënduar shumë mirë.
Po “Valsi i Lumturisë”, çfarë ju kujton?
Ishte këngë e mrekullueshme. Të gjithë e pëlqenin dhe e pëlqejnë akoma edhe sot
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.