Home Intervista VIP Majlinda Bregu-intervista
|
|
Majlinda Bregu-intervista |
“Nuk e kam parë kurrë politikën si një rrugë për të bërë para. “ Majlinda Bregu është lindur më 19 maj të vitit 1974 në Tiranë. Pas përfundimit të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në vitin 1992, nisi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale, nga ku u diplomua për Punë Sociale. Gjatë viteve të studimit ka punuar si gazetare në Televizionin Shqiptar, ndërkohë që në vitin 1996 ka nisur punë si pedagoge pranë Departamentit të Punës Socia le. Mban titullin akademik dr.në Shkencat Sociale. Aktualisht është deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Është e martuar dhe ka një vajzë.
Kur pranoi ftesën e Partisë Demokratike për të qenë pjesë e KOP-it, Majlinda Bregu nuk kishte menduar që t’i hynte kaq thellë politikës. Por ishte pikërisht një kombinim i rrethaneve, siç e quan ajo vetë, që do ta shtynin të vazhdonte në këtë drejtim dhe, pse jo, edhe të kandidonte nën siglën e PD-së. Statusi i deputetit ka sjellë disa ndryshime jo pak të ndjeshme në jetën e pedagoges së Shkencave Sociale, por duket se Majlinda po i përballon mirë të gjitha dhe ecurinë e rrjedhës së përditshme nuk e pengon as trashëgimtari i dytë që ajo pret të sjellë në jetë. Por sa rehat ndjehet një grua në sallën e parlamentit ku sundon politika mashkullore dhe ku roli i saj nuk është shumë pak i ndjeshëm . Çfarë ka ndryshuar në jetën e Majlindës me kalimin nga auditorët e fakultetit, në sallën e Parlamentit Shqiptar? Ka ndryshuar ritmi i ditës, oraret, që ndonjëherë përplasen dhe nuk përputhen me njëri-tejtrin, ndërkohë që në fakultet kishte një rregull me orare të përcaktuara të leksioneve dhe pushimit. Gjithashtu mund të them që ky ndryshim më ka bërë të ndjej mungesën e shoqërisë, sepse pavarësisht faktit që vazhdoj të jap mësim në fakultet, koha e qëndrimit me miqtë është më e kufizuar. Nga ana tjetër, me ritmet që ka jeta parlamentare është e vështirë që të krijosh marrëdhënie më të ngushta, megjithatë unë në përgjithësi jam tip që përshtatem shpejt. Ka diçka të ngjashme, por ka edhe diçka të ndryshme. Nëse nëpër auditore ishe ti e para, sepse je pedagogia, këtu sigurisht që gjërat janë ndryshe. Ka një ngjashmëri në pjesën e gjuhës së folur që përdoret në të dy rastet dhe që të vjen në ndihmë në pjesën e jetës parlamentare. Megjithatë, duhet të them se jam mësuar për të qenë më në formë në kuptimin e informacioneve akademike, të leximit, gjëra të cilat për hir të së vërtetës ngushtohen shumë në këtë limit kohe. Tashmë mundohem të mbledh materiale dhe të lexoj për temat që do të diskutohen nëpër seanca, apo për mënyrën se si funksionon parlamenti, që është një eksperiencë e re për mua. Ky impenjim është i lodhshëm apo i përballueshëm për një femër? Ka ditë që janë të lodhshme dhe të mbingarkuara, por në përgjithësi unë jam natyrë që nga puna nuk qahem, sepse më bën të ndjehem mirë, madje nëse ka periudha kur ndjehem keq, janë vetëm periudhat e pushimeve të gjata. Të qenit deputete ju bën të ndjeni më tepër pëgjegjësi dhe impenjime? Unë nuk jam natyrë e papërgjegjshme. Ka mjaft raste në të cilat do të doja të isha e papërgjegjshme për vendimet që marr, por fatkeqësisht asnjëherë nuk kam arritur të marr vendime krejtësisht të papërgjegjshme, edhe pse ndonjëherë kjo duket në kontradiktë me natyrën time gazmore. Kur marr një vendim nuk jam asnjëherë e papërgjegjshme. Problemi qëndron në faktin që këtu përgjegjësia është e një lloji tjetër. Ke njerëz të cilët ti i përfaqëson, pra nuk je më vetja. Ti përfaqëson një imazh, një set me probleme, me çështje, të cilat janë edhe problemet e atyre që të kanë votuar. Është e vështirë dhe dua të them që kjo qëndron për të gjithë parlamentarët e rinj, që të kuptosh se sa shumë pritshmëri kanë njerëzit në momentin që ti je zgjedhur, në momentin që vota e tyre nuk ka shkuar kot. Kanë pritshmëri, sa që ndonjëherë, ndoshta mund të jenë shumë të vështira për ne për t’i përmbushur. Për asnjë ndjenjë egoiste, por thjesht sepse ka raste kur është e vështirë që të kesh mundësinë t’u japësh qoftë edhe një zgjidhje të vogël apo orientim, gjithë halleve që ata kanë. Kjo ndoshta e vështirëson paksa situatën në fillim, edhe për faktin se në Shqipëri problemet janë akumuluar prej vitesh dhe për më tepër njerëzit nuk kanë arritur të kuptojnë që një pjesë e problemeve i përkasin legjislativit dhe një pjesë ekzekutivit. Ka një ngatërresë ku nuk kuptohet mirë ndarja që një deputet ndodhet në një sallë parlamenti për t’u marrë më tepër me ligjvënien, me hartime ligjesh, ndërsa pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Metgjithatë, them që po e përjetoj mirë këtë ndryshim. Diku me lodhje, diku me ndonjë acarim më tepër, por në përgjithësi mirë. A jeni njohur me shqetësimet konkrete të votuesve tuaj? Shqetësimet e tyre janë po ato që kanë të gjithë për momentin, siç është problemi i dritave, në të cilin jemi përfshirë të gjithë dhe e vetmja gjë që mund të bëj, është t’i sqaroj dhe t’ju shpjegoj se çfarë ka ndodhur. Sigurisht, gjërat nuk mund të vijnë me një apo dy ditë, për më tepër kur janë koklavitur prej vitesh. Ku nuk është vënë dorë, është shumë e vështirë që të ndryshosh. A keni kontakte me zgjedhësit tuaj? Shumë. Çdo ditë kontaktoj me telefon dhe nuk kam refuzuar asnjë prej atyre që kanë kërkuar të më takojnë, natyrisht edhe në varësi të kohës. Tani kam hapur edhe një zyrë në zonën elektorale dhe kjo do të më ndihmojë të jem në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin. Folëm paksa për përgjegjësitë e një deputeteje. Po privilegje keni parë në këtë pozicion? Jo. Nuk e kuptoj aspak privilegjin. Nëse privilegji shihet si vlerësim për punën, nuk do të quhej aspak i tillë. Unë nuk shoh që të kem pasur ndonjë privilegj. Mendoni që politika ju ndihmon për të qenë më e suksesshme dhe më e afirmuar? Pjesa e njohjes nga të tjerët nuk më ka shqetësuar ndonjëherë, aq më tepër që kam qenë edhe pjesë e medias. Nuk më shqetëson aspak fakti nëse më njohin apo nuk më njohin, nuk e vuaj aspak. Jam shumë e qetë edhe kur më njohin, edhe kur nuk më njohin. Afirmimi për mua është një hap më tej, është një sfidë personale për të ndërtuar një karrierë, që në këtë rast quhet politike, dhe mua më intereson që të njihem për ato vlera që kam dhe për ato gjëra që mund të bëj. Përse zgjodhët karrierën politike? Mora një vendim, i cili zakonisht nuk është se vjen në një formë të prerë. Gjithçka filloi me ftesën për të ngritur Komitetin e Orientimit të Politikave dhe më pas gjërat erdhën natyrshëm. Ishte një motiv i brendshëm më tepër për t’u bërë pjesë e ndyshimit dhe për të sjellë një vizion të ri në politikë. Sigurisht edhe vendimi për t’u bërë pjesë e strukturave të PD-së dhe madje për të kandiduar në fushatën elektorale, nuk ka qenë i caktuar, por ishte një kombinim i rrethanave dhe ajo ndjenja e përgjegjësisë që përmenda pak më parë, që më çuan drejt tij. Ishte një revoltë qytetare, të cilën e ndjen secili nga ne, kur shikon që ka përpara ndonjëherë një mur pothuasje të pakapërcyeshëm, i cili fatkeqësisht në Shqipëri po bëhej shumë i lartë për qytetarët. Ishte një mur me pengesa, të cilat qytetari i haste në çdo moment. Ato pengesa, për të cilat ne si pozitë po ngremë zërin të parët, si pjesa e korrupsionit, apo probleme të tjera të madhore. Kjo nuk do të thotë që këtu pritet menjëherë të ndërtoheshin pallate floriri, por sigurisht për t’iu kthyer njerëzve dinjitetin dhe kjo them që është një nga gjërat kryesore dhe primare që duhen bërë në Shqipëri.
Folëm për njerëzit dhe dinjitetin, por duket se mes tyre ekziston një ide, sipas së cilës politika është biznesi dhe mënyra më e mirë për të bërë para. Sa është e vërtetë kjo? Nuk e kam idenë, duhet të pyesni ata të cilët kanë bërë para me politikën. Unë nuk jam nisur me këtë ide dhe them që në përgjithësi gratë nuk nisen me këtë mendim në politikë. Gratë vijnë në politikë për të sjellë një model tjetër, qoftë edhe për t’iu kundërvënë atij modeli, i cili zakonisht mbizotëron tek një pjesë e meshkujve, që mund ta shohin edhe si trampolinë për të arritur diku tjetër. Mua nuk më kanë munguar ndonjëherë paratë, falë punës, falë Zotit, kështu që nuk më intereson fare kjo pjesë. Dua të jem në rregull dhe e papërgojuar. Ç’mund të na thoni për rolin e femrës në politikën shqiptare, sa është ajo e ndjeshme? Sigurisht që është shumë pak e ndjeshmme, nuk ka dyshim për këtë, madje është aq pak e ndjeshme, sa është për të ardhur keq. Por sikurse gjithmonë në një moment dëshpërimi ka një arsye që të ngushëllon, i vetmi ngushëllim mund të jetë që nuk jemi i vetmi vend që ankohemi për pjesëmarrje të ulët të gruas në vendimmarrje dhe në jetën politike. Natyrisht, ky nuk është justifikim, por ka një sërë arsyesh që e vështirësojnë qenien e gruas si pjesë e politikës. Këto arsye, së pari, mund të jenë të thjeshta personale, sepse vendimin për të hyrë në politikë një grua nuk mund ta marrë vetëm. Ai do të jetë një vendim që do ta marrë me bashkëshortin, me rrethin familjar dhe ndihmës për të sistemuar fëmijët kur ajo nuk do të jetë në shtëpi, pra është një skarificë shumë më e madhe se sa e një burri. Nga ana tjetër, shumë gra kanë parë që sakrificat e tyre në politikë nuk janë vlerësuar nga pushteti, i cili tradicionalisht në Shqipëri ka qenë mashkullor dhe kjo ua ka bërë situatën më të vështirë. Por ka edhe një arsye tjetër, që lidhet me modelin e politikës në Shqipëri, i koncpetuar dhe i menduar si një politikë, e cila bëhet vetëm nga burrat. Nuk ka një model që një grua në politikë të shihet dhe të trajtohet jo ndryshe, sepse është grua, por një model gruaje i ndryshëm, jo më një model gruaje politikane, por një model gruaje që merr pjesë në politikë, që sjell botën emocionet, ndjenjat, revoltën e saj. Kjo është pak e vështirë për t’u realizuar. A ka barazi mes burrave dhe grave në sallën e parlamentit dhe sa komode ndjehet një grua aty? Sigurisht që nuk ka diskriminim. Kjo nga një anë mund të jetë edhe pjesë xhentilese, por gjithsesi vështirë se të gjithë mund të pranojnë që një grua mund të bëjë politikë dhe të jetë shumë më e aftë se disa burra të marrë së bashku, të ulur në karriget e parlamentit. A vihet në siklet gruaja në sallën e Parlamentit Shqiptar? Ka një mënyrë të funksionuari, të cilën e kam vënë re që në kohën kur nuk isha deputete, por e ndiqja parlamentin nga televizioni. Duket se gjëja që ka më shumë rëndësi në një seancë janë batutat. Në momentin që dikush flet për një çështje madhore, pak duket se ka vëmendje për atë çfarë do të thotë, ndërsa në momentin që nis një replikë apo batutë, gjithçka bëhet interesante. Në këtë pikë, gratë përsëri janë të përjashtuara, sepse unë nuk e ndiej që mënyra më e mirë e komunikimit mund të jetë ajo e shkëmbimit të batutave. Them që në parlament duhet të kishte një gjuhë më të edukuar për çështjet që trajtohen. Ndonjëherë ka një indiferencë për të cilën të vjen keq dhe në një seancë, kur flitet për çështje madhore, ka të qeshura, mungesë vëmendjeje, largim nga salla. Të gjitha këto veprime nuk e ulin figurën e deputetit përballë atyre që e kanë votuar? Gjithsecili është votuar për emrin e tij dhe kush nuk gjen mënyrë tjetër për të lartësuar figurën, përveçse të lëshojë batuta, le të ndjekë atë rrugë. Mendoni që në kabinetin “Berisha” duhet të kishte më tepër femra? Unë personalisht për vite të tëra i kam mëshuar idesë së barazisë gjinore dhe sigurisht që do të dëshiroja të kishte më shumë gra, por kam parasysh edhe rrethana të tjera, që një qeveri është e vogël dhe në fund të fundit, është e drejtë e kryministrit që të përzgjedhë emra dhe të vendosë se si do t ë jetë qeveria që ai do të përfaqësojë. Them që jo vetëm në qeveri, por kudo në vendimmarrje duhet të ketë më shumë gra. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me femrat deputete, që janë në opozitë? Deri tani kam marrëdhënie shumë të mira. Nuk kemi ndenjur shumë me njëra-tjetrën, megjithatë, për kaq kohë sa kam në parlament, kemi një marrëdhënie etike.
Dueti PD-LSI në “Kënga Magjike’ Dueti i Majlinda Bregut me Monika Kryemadhin natën finale të festivalit “Kënga Magjike” nuk ka pasur ansjë lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme mes PD-së dhe LSI-së, aq më tepër po të kemi parasysh që ideatori i kësaj performance kishte ftuar edhe përfaqësuesen e PS-së, Mimi Kodheli, e cila për arsye personale nuk mundi të ngjitej në skenë. Pasi kanë marrë ftesën e Ardit Gjebresë, të dyja gratë e politikës shqiptare, në spektaklin e Gjebresë, kanë provuar në një zhanër tjetër, krejt të ndryshëm nga përditshmëria e tyre dhe duket se ia kanë dalë me sukses. “Qëllimi nuk ishte për të sjellë një performancë artistike në skenë, por thjesht për të transmetuar një mesazh që erdhi shumë i qartë përmes këngës-, tregon Majlinda Bregu. Është shumë e rëndësishme që sidomos gratë të mos ia kthejnë krahët njëra-tjetrës në politikë, sepse nëse do të bënin diçka të tillë, do të ishte shumë e vështirë që më pas të kërkonin mbështetje dhe lobing nga burrat. Në fund të fundit një grua dhe një nënë e kupton shumë më mirë sakrificën e një nëne dhe një gruaje tjetër, kur hyn në politikë. Pikërisht gratë duhet të ofrojnë një dialog më konsensual se sa zënkat e përditshme, që zakonisht mbizotërojnë në tryezat e burrave”. “Roli im kryesor është të qenit njeri dhe përmbushet më mirë duke qenë pranë familjes” Në shtëpinë tonë Edhe pse është e bindur që politika kërkon impenjim dhe kohë për një grua, për Majlinda Bregun familja vjen para së gjithash. Pikërisht tani që vajza e saj shkon në klasën e parë, ajo përpiqet ta shohë dhe të jetë sa më pranë saj, edhe pse shpesh seancat e parlamentit apo angazhime të tjera e detyrojnë të kërkojë edhe mbështetjen e prindërve. “Në ditët kur nuk kemi senacë pasdite, mundohem që të jem sa më afër familjes. Për këtë jam përpjekur edhe gjatë kohës që isha në fakultet. Kam një vajzë të cilën dua ta shoh, pavarësisht se në ditët kur jam e ngarkuar e lë tek prindërit. Ajo tani është në klasën e parë dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne. Fundjavat më pëlqen t’i kaloj në shtëpi, me përjashtim të ditëve kur duhet domosdoshmërisht të merrem me ndonjë punë. Nëse do të kisha pësuar një tjetërsim të roleve, nuk do t’ia falja kurrë vetes dhe roli kryesor imi është të qenit njeri. Kjo detyrë përmbushet më mirë kur je pranë njerëzve të tu dhe nëse njeriu e do diçka dhe ka dëshirën, e gjen kohën. E rëndësishme është të mos shkëputesh nga ato që janë dhuratat më
|
|
|
|