Home Letėrsi Poezi Arthur Rimbaut- Simbad Detari
|
|
Arthur Rimbaut- Simbad Detari |
ARTHUR RIMBAUT ( 1854 – 1891 ) Nga Simbad DETARI-France Krahas nivelit te larte dhe misionit te rralle te poezise se tij, miti Rimbaud e ka origjinen e tij edhe ne faktin se ai nisi te shkruaje poezi, qysh ne moshe fare te re. Ai nuk kishte veç 15 vjeç kur shkruajti disa nga poezite me te ndjera e me te "pastra" te poezise franceze, nder te cilat "Sensation" dhe "Dormeur du val". Ne ate periudhe, poeti "njomezak" adhuronte ne m enyre te veçante Baudelaire, gje te cilen ai e kish thene edhe ne poezine e tij "Lettre du Voyant", por edhe ne nje tjeter, te titulluar "Les Parnassiens". Me pas, tek ai vijoi ndikimi i autoreve te tille si Banville dhe Coppée, gje te cilen ai e shfaqi ne poezite e tij "Soleil et chair"dhe "Ophélie"por, e veçanta ne kete rast qe se, ne poezite e tij Rimbaud manifestoi hapur deshiren e tij kembengulese per te thyer gjuhen e rendomte te shkruar jo rralle, ne poezine e asaj kohe. Miti Rimbaud perfshin gjithashtu - e me te drejte - edhe mjaft revolte. Ne kohen kur shkroi poezite e tij te para, Rimbaud shfaqi mjaft pakenaqesi ndaj rendit politik te Napoléonit III -te e po ashtu nga borgjezia versajeze, nderkohe qe simpatite e tij per Komunen ishin te njohura. Ajo revolte u shfaq, krahas te tjerash edhe ne sulmet e tij te vrulleshme prej adoloshenti ndaj Kishes, ndaj konformizmit mbytes se qytetit te tij te lindjes Charleville (À la Musique) e po ashtu ndaj "burgut te familjes" gje te cilen ai e shprehu ne poezine "Les Poètes de sept ans". Kundershtar i vendosur ndaj konformizmit te kohes, ai u terhoq mjaft ndaj aventures. Shume poezi te tij te periudhes se pare, evokojne pikerisht arratisjet e tij nga "gjiri familjar ( Rêvé pour l'hiver) si edhe bredhjet e pafund ne fushat ardeneze (Ma Bohème). Megjithate, Rimbaud, s'e kish nisur ende kohen e arratisjeve te tij te bujeshme, atehere kur udhetimet u bene edhe pasioni me i madh dhe i vetem i jetes se tij te shkurter ( Ethiopie). Poezia "Ophelie" si edhe e mirenjohura"Bateau ivre",vene ne dukje pikerisht sensin e tij teper te pasur imagjinar, nganjehere sa te gjalle po aq edhe naiv, te mbushur plot fantazi e enderrime nga leximet e romaneve te Jules Verne si edhe te reportazheve, pak a shume fantastike, te botuara ne revisten "La Revue des deux mondes". Pare ne kete kendveshtrim, poezia e asaj periudhe, nuk eshte veçse nje "zgjidhje" e perkoheshme per t'u arratisur nga realiteti nderkohe qe me pas, ai do te niste nje udhetim te gjate e te larget, te cilit do t'i perkushtonte trup e shpirt ...
OFELIA ( Shqiperuar nga Simbad Detari ) I Mbi valen e qete e te zeze ku yjet flene E bardha Ofeli perkundet si zambak i madh Noton lehte - lehte fjetur mes vellos se gjate Zerat e nates per te kendojne me kor ne pyll
Ka me se nje mije vjet qe e trishtuara Ofeli Noton, fantazme e bardhe mbi lumin e zi, Ka me se njemije vjet qe e embla marrezi Murmurrit kengen e saj ne muzgjet plot merzi
Era i puth gjinjte e bardhe zbuluar si korale E lulet e vellot mbi uje e perkundin butesisht; Shelgjet qajne me denese mbi supet e brishte Kallamat feshferijne mbi balln' e saj enderrimtar
Te tulatur zambaket e ujit qajne me denese; Kur ndodh qe ajo zgjuhet per nje te shkurter çast Nje krah zogu mbi peme dridhet plot me shprese Nga yjet e arte lart nje kenge misterioze zbret ... II O e zbehta Ofeli ! E bukur si debore ! Vdiqe vogelushe e nje lume me vete te morri ! Dhe ererat qe fryjne nga malet e Norvegjise Me gjuhen e lirise lehtaz te folen ne udhetim...
Nje fryme e panjohur floket t'i tund me shpoti Shpirti yt enderrimtar ca tinguj te çuditshem nxjerr; Zemra jote e brishte kengen e Natyres degjon Ne rrafshina, peme dhe psheretimat e neteve;
Nje mengjez prilli, nje bukurosh djalosh i zbehte I gjore e i marre ne gjujne u ul prane teje E zhurm' e detrave plot dallge, grahme e pafund Fryu mbi te bukurit e te butet gjinj te tu si femije...
Qiell ! Dashuri ! Liri ! Jan' endrra o djalosh i marre ! Ndaj u shkrive ti ne trupn' e saj si bora ne zjarr E vizione dridheruese t'i mbyten fjalet ne goje - Dhe fundi i tmerrshem t'i mbylli te bukurit sy blu III E poeti thote se nga bardhesia e yjeve larte Ajo zbret te kerkoje naten lulet qe ka keputur, E ka pare mbi lume, shtrire mbi tyl te bardhe Te bukuren Ofeli qe noton si zambak liqeni … ( 15 maj 1870)
|
|