Home Letėrsi Poezi Me lazdro duart- Mensur Spahiu
|
|
Me lazdro duart- Mensur Spahiu |
|
Mensur Spahiu Më lazdro në duar kërkon atë që s’mund ta jap, dridhem më pas, përse s`ta fal?!
… dridhem çast në çast, edhe përse ta fal!
kur t’më coptosh si akullin, të lutem, vetëm një çast harro vetveten për mua,
e më lazdro në duar, fytyrë, buzë, gojë e stetor 2005, Toronto
Ç’të thoja më shumë!?
dimri është dimër, të thoja, plot ngricë, dëborë e acar. dhe në verë të thoja, kujdes! dielli i saj mund edhe të djeg.
nguteshe e nguteshe, vrapoje në acarin e dimrit e diellin e verës, mes njerëzve shpejtoje, nxitoje…
njerëzit si dimëri të ngrijnë si dielli në verë ata dhe të djegin… sikur të doje të provoje ngrirjen, djegien prej tyre, shpejtoje e shpejtoje. ç’mund të thoja më shumë, pëllumbi im?!...
dhjetor 2005, Michigan
* * *
në rini qëndroja me të moshuar, të dukesha ashtu i burrëruar
në këtë moshë, në mesjetë, të rinjët largohen prej meje.
mbase jam mplakur e shumë shëmtuar?!...
Ç’ fal më shumë?!
britën bukurie afron, syrin madhon, huton, mjegulluar godet, ngarkon dhimbje gjoksit. kurorë mëngjese prilli rrëshqet, shkon e vjen yllsuar majë gishtash.
mundimshëm sy e gishta njëherësh mbyll. dridhëron, brenda dhe rrethë meje dritson… vetveten e shtrydh, e shtrydh… shkurtohem në inat dashurie gjunjas bie…
ç`farë më shumë të fal t’mos më grryejnë dhimbjet?! t’më mbuloj dritë e syve me burim tek shpirti!...
14 dhjetor, 2005
|
|