Home arrow Letėrsi arrow Poezi arrow Mall prinderor- Alida Zeneli
Mall prinderor- Alida Zeneli

ALIDA ZENELI
Poezi


Mall prindëror
Sikur të isha sërish e vogël
në djep të tundesha andej këndej.
Me ninullat e ëmbëla të nënës
nëpër ëndërra të kërcej.

Në krahët tuaj do lumturohesha
si dikur do të gëzohesha shumë.
T`mos dija fjalë, veç bëlbëzimin
ma, ma-ma e ba, ba-ba.
Larg jush më mundon malli
shterrohet syri, m`hepohet shpirti.
Pa zbardhur dita afrohet nata…
ah, e vogël sërish të isha!

02 Nëntor, 2001
Michigan


Në atë përvjetor

S`më dërgoi askush kartolinë si dikur,
mblodha të vjetrat i vara në murë.

Lexoja çdo çast atë ditë
më ngjante se m’i dërguat për këtë vitë.

Dhe dhurata s’dërguat në këtë përvjetor,
kujtova të vjetrat, mallin më shumë!...
Dridhej dita, a dridhesha unë!?...

09 Janar, 2002
Michigan


Era dhe ligu

Një gjethe e porsa rënë nga pema
ndërsa gëzonte mbi bar me të tjerat
ngadal e veçoi, më pas lart e ngriti era.
Lakohej, përdridhej e hidhej
si më e preferuara prej erës,
tretej, thermohej e shkrihej.

Kështu dhe i ligu, si era huton
prej shoqeve të miturën ngadal veçon.
Në krahët e tij - lumturi e gënjeshtërt.
Dhe pak ngapak, a shpejt në çast
në grumbullin e dëshpëruar anës rrugës
si era gjethen, lëshon më pas.

Tetor, 2002
Michigan


Një poeti

E vodhe iden time
krijove një poezi të shpejtë
Në biseda me shokët
shumëkush e quajti: perl.

Nuk u zemrova me ty
nuk do të zemrohem kurrë.
Bën sikur largohesh
pran më don gjithkund.

Mendja jote shterp-femërore
harbuar me timin mashkullor
Poezi të bukura krijoka
shokët perla j’u thonë.

( Botuar në gazeten shqiptaro-amerikane “ Illyria “, New York , 28 tetor, 2005 )
 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.