|
|
Z.ARBNORI NUK ESHTE GJETE NE KOHE DHE NE VENDIN E DUHUR ME 3 KORRIK Interviste telefonike nga SHBA me Z.Paulin STERKAJ RUSH DRAGU -Michigan SHBA -Alo! -Urdhero. -Flasim nga Amerika,a mund te bisedojme rreth zgjedhjeve ne zonen nr.1 te Malesise Madhe. -Po,jam i gatshem. Keshtu filloj kjo bisede me Z.Paulin Sterkaj deputet i sapo zgjedhur ne zonen Nr.1 te Malesise Madhe qe po botojme te plote.
Pyetje: Z.Paulin Sterkaj jeni i sapo zgjedhur deputet ne Zonen Nr.1 qe ka qene bastion i PDSH-se si e ndjeni veten tani si fitues ?
Pergjigje: Une e ndjej veten te vlersuar nga Malesia e Madhe dhe malesret dhe eshte nje obligim shume i madh i imi mbasi me del per detyre qe ne Malesine e Madhe qe kishte 15 vjet qe pak a shume nuk eshte vene dore nga asnje force as e majte dhe as e djathte te ndrrojme dicka. Une jam Paulin Sterkaj qe vij nga jeta civile dhe nuk jam i angazhuar ne asnje lloj partie,por e kam marre persiper te kandidoj per PSSH dhe une mendoj qe males ret e Malesise se madhe me kane dhene besimin dhe ky besim eshte nje detyrim i madh per mua.
Pyetje: Z. Sterkaj si mendoni se ka shkuar fushata elektorale ne zonen Nr.1,ai i ka arrite standartet e kerkuara nga nderkombetaret apo jo?
Pergjigje:Une mendoj se ne zonen Nr.1 qe ka qene edhe anathema im eshte modeli i fushates zgjedhore ne rang republike.Fushata zgjedhore ne zonen Nr.1 ka shkuar pa asnje lloj incidenti. Pervec nje provokimi qe u be ne Vermosh diten e Shen Pjetrit nga nje grup i vogel njerzish qe tentuan te prishin nje koncert qe kisha sponsorizuar une me mundesite e mia,por aty nuk pat asnje lloj problemi pavarsisht se u perdor nje fije politikisht. U tha se pat nje incidet me baben e nje djali qe eshte vrare ne kufi, ku ai eshte daja i njerzeve te mi . Por ai ishte nje kamuflim qe ka dashte politike dhe kundershatri im Z.Pjeter Arbnori. Por ma merr mendja dhe mund te intervistoni edhe malesret e tjere te Malesise Madhe. Ajo fushate ka qene ma modernja qe eshte bere ne ate vend deri tani. Nuk eshte perdor asnje lloj manovrimi financiar,apo spekulative per te perfituar voten e malesorve. Por ajo eshte thjeshte fryma dhe deshira e malesorve per tja besuar djalit te tyre,sic jam une Paulin Sterkaj.Mbasi une do te kontriboj dhe jap maksimumin e munds hem per Male sine e Madhe dhe malesoret.
Pyetje : Duke dite se ne pese raunde zgjedhjesh per parlamentar tash 15 vjet ne kete zone ka fituar kandidati i PDSH-se,pra ka fituar nje baze te forte PD-ja. Kujt ja detyroni fitoren tuaj Z.Sterkaj?
Pergjigje: Une e kam thene qyshe ne fillimet e fushates dhe i kam kerkuar popullit te Malesise se Madhe qe te mos shohin partite por te shohin individin. Dhe une qofte ne sport,qofte ne detyra shoqerore,qofte ne biznes kam qene i sukseshem dhe u kam thene dhe u kam premature se do te fus frymen e suksesit. Do te fus frymen e asaj qe kurre te mos bien viktime e politikes por te shohim qe te bejme Malesine e Madhe se ajo i ka vlerat e veta,nga ana e burimeve njerzore e natyrore,kjo ka qene fryma ime dhe mendoj qe malesret me kane pare drejt per drejt ne sy dhe jam munduar dhe kam marre kontakt thuajse me 90 % te malesorve te Malesise Madhe qofte te elektoratit djathte qofte te elektoratit majte.Dhe perkete une mendoj se kam marre shume vota nga elektorati i djathe jo se ata jane kthyer majtas por ata besojne me shume tek djali i tyre,djali i malesise, tek personi ne fjale sic kam qene une Paulin Sterkaj.
Pyetje: Rivali i juaj nga kampi i PDSH,Z.Arbnori akuzon komisioneret per manipulime te zgjedhjeve me 3 korrik si qendron e verteta sipas jush dhe si e vlersuan vezhguesit nderkombetar procesin zgjedhor ne zonen Nr.1 te Malesise se Madhe Z.Sterkaj ?
Pergjigje:Une mund tju them vetem nje fakt: Z.Arbnori ka qendruar cdo second me akuza. Nje akuze qe beri Z.Pjeter Arbnori kundrejt kutise se Qendres se Votimit ne Hot dhe u monitorue nga nderkombetaret OSBE dhe ODHIR ,njekohesisht nga mediat lokale dhe kombetare u vertetua se akuza e Z.Arbnori ishte e pa baze. Z.Arbnori e ka deshprim humbjen,por kjo eshte fakt . Une mendoj se Z. Arbnori ka ardhe ne Malesine e Madhe ne kohe te paduhur dhe ne vend jo te duhur. Z.Arbnori ishte i importuar ne Malesine e Madhe dhe jo i desheruar ne zonen e Malesise Madhe. Ne se ju jeni i informuar ,di qe edhe Partia Demokratike aty ne Malesi te Madhe e ka prite jo me deshire Z.Arbnori.Prandaj une mendoj se Z.Arbnori duhet ta gjej humbjen e vet tek partia e vete dhe tek njerzit e tij dhe jo tek spekulimet dhe manipulimet me komisioner. Une di vec nje fakt qe ne 49 zona zgjedhore une kam fituar ne 39 zona dhe 10 i ka fituar Z.Pjeter dhe nga keto ne nja 5 zona i ka fituar me nga 1 e nga 2 vota dhe ne 5 te tjera ka fituar me diference te madhe ku ka qene edhe kutia e Hotit ne te cilen pritej nje bumerang meqnese Hoti jane dajat e mi dhe do te fitoja me nje mase shume te madhe e me qellim te caktuar Z.Arbnori e kontestoj ,por fakti ishte qe Hoti i ka dhene voten Z.Arbnori dhe kishte nja 100 vota me shume se sa une dhe doli jashte loje edhe me nderkombetaret edhe me medjat vendas, lokale dhe kombetare.Keshtu qe ai nje kontestim e ka bere dhe ate kontestim qe u vu ne dispozicion edhe deshira jone per te ndenje korrekt me zotin Arbnori sepse une di veten ,di njerzit qe kane punua per mua se nuk e kemi bazuar punen ne spekulime e ne kamuflime e blerje komisioneresh por e kem bazuar punen ne fushate duke u premtuare malsorve e duke u angazhuar per males ret qe ne do te bejme ate qe nuk e ka bere asnje force politike deri me sot. Keshtu qe cdo kontestim qe ka Z.Pjeter e ka nga deshprime .Ai mendon se ne politike duhet te vazhdoj gjithe jeten,ate e ka qite politika jashte dhe jo Paulin Sterkaj. E ka qite vota ,vota e paster e malsorve te Malesise Madhe dhe per kete fakt mund te testoni edhe publikun e gjane. Ka dhimbje per humbjen.Une kam qene sportiest;12 vjet kampion Shqiperie,3 vjet kampion Gjermanie por me ka ndodhe edhe mua me humbe ndeshje por ne momentin kur gjygjtari i ka cua doren kundershtarit fitues une e kam perqafuar kundershtarin dhe kam ike ne punen time sepse ne nje gare ku perplasen dy vete njeri do te fitoj kesaj radhe e pata shansin une Por une mendoj se kesaj radhe me kete fitore se ne kater vite qe do te vijne nuk kam me pase nevoje me ba fushate ,me u lype voten malsorve sepse do ti perkushtohem me vemendje te plote dhe perkushtim maximal qe une ne kete vend te bej ate qe nuk e ka bere asnjeri dhe do te jeme une ma i vlersuari i malsorve. Kesaj radhe u kam kerkuar besim ,radhen tjeter do tu kerkoj shperblimin e punes qe do te bej ne Malesine e Madhe.
Pyetje : Z.Sterkaj,nje pyetje disi e vecante; Cilat kane qene mardhenjet me Z.Arbnori njeri nga figurat qendrore te PDSH-se per 15 vite rresht, gjate kesaj fushate?
Pergjigje: Une Z.Arbnori i kam bere nje mikpritje ne kishen e Vuklit diten e Zojes se Vuklit dhe i kam thene : “Mireserdhe Z.Arbnori por ai e kishte hedhe pa fillua fushata mendimin se Z.Sterkaj ka leke dhe do te blej votat. Une brenda ne oborrin e kishes Vuklit i jam betuar atij duke i thene: - Z.Arbnori ,ju keni ardhe ne Malesi te madhe,une jam Paulin Sterkaj kandidati i PSSH dhe vij nga jeta civile .Ju garantoj Z.Arbnori se nuk do te blehet asnje vote sepse une nuk kam lek te blej karakterin e malsorve,keshtu qe nuk ka lek qe mund te blej Malesine e Madhe prandaj ju flini rehat dhe flini i qete sepse une do tju kerkoj vec besimin malsorve te ketij vendi .Dhe te garatoj se une do te bej nje fushate jashtezakonisht te qete pa sharje pa ofendime ndryshe nga gjithe spektri politik shqiptar. Une vij nga jeta civile kam ardhe ketu ne Malesi te Madhe per te sjell nje fryme te re ndryshe nga ajo e meparshmja.
Pyetje: Gjate fushates ju sigurisht i keni premtuare elektoratit,atehere cilat jane disa nga ato qe do te realizoni te parat sapo ju te jeni deputet ,perfaqesues i Malesise Madhe me shume probleme dhe halle?
Pergjigje: Une e kam thene kete me shume probleme dhe halle.Une i premtoj Malesise Madhe se do te jap maksimumin.Une nuk e di tash deri sa te mbydhet procesi zgjedhor se cila force politike do te jete fituese .Ne momentin qe te dalin se cila force do te bejne maxhorancen une atehere do te jap premtime me konkrete Megjitheate une malsorve u kam thene kete: s’ka rendesi se cila force politike do te fitoj une do te jem depute i malesise ;te djathteve dhe te majteve. Per mua nuk ka politike ne mardhenje me malesoret. Per mua ka perkushtim dhe interesim ne realizimin e projective dhe zbatimin e tyre. Une mendoj se do te gjej mbeshteje qofte edhe nga qeveria e Z. Berisha ne se ai e fiton qe Malesise se Madhe ti cojme ate qe i takon. Ajo ka nevoje per rruge ,per infrastrukture per permiresim te rjetit energjitik ,nje pjese te te cilit e kam bere me fondet e mia private . E dine Malesia e Madhe se une kam instaluar me mjetet e mia ,transformator te enegjise elektrike .Dhe kam bere pak a shume te mundur te riparoj rrjetin elektrik te malesise. Une mendoj se Malesia e Madhe do te kete edhe nje perfaqesim me dinjitoz qofte ne qeveri dhe ne shume dikastere qe te jete pjesmarrja e malsorve ne qeveri dhe drejtori perkatese qe te behet e mundur qe te gjitha projektet qe do te kete ajo te mbeshtet me financime. Une premtoj qe te gjitha premtimet qe kam bere megjithse konkretisht s’kam bere sepse e di dhe e kam lene qe hap pas hapi do te interesohem per cdo lloj problemi. Vetem nje nga premtimet e mia ka qene qe te financoj ekipin e “Velecikut” dhe ate do ta bej realitet. Do ta sponsorizoj dhe do ta menaxhoj une ,kurse premtimet tjera jane institucionale dhe do mbeshtetem tek pushtetet lokale tekl Bashkia e Qytetit Koplik dhe me projectet qe kane,ne se nuk kane te ndertojme projekte qe te terheqim investim ne Malesi te Madhe,qe te duket dora e qeverise sepse ka 15 vjet qe eshte shfrytezuar vota maksimalisht ne Malesi te Madhe . Pesemdhjet vjet malesoret kane votuar per nje person per tu punsuar ne parlament.Une jam i nje lloji tjeter .Une jam nje malsore qe nuk vij me marre nje rroge ne parlament apo nje makine a nje celular,une vij qe ti vihem ne dispozicion Malsise Madhe.
Pyetje: Rezultatet e deritanishme dhe gjasat tregojne se PDSH-ja ka fituar zgjedhjet,mendoni ne veshtersi ne realizimin e premtimeve ngaqe pushteti qendror do te jete ne duart e PDSH-se dhe Berishes?
Pergjigje: Kete pyetje ma kane bere shpesh here edhe elektorati i Malesise se Madhe. Dhe me kane thene:Mire se ne dona me te dhene voten dhe ne do at japim po ju cfare veshtersishe mund te hasni nese Bersha vjen ne pushtet ? Une kam thene shkurt edhe qarte; -Nese Berisha vjen ne pushtet ai do te jete kryeminister i gjithe shqiptarve ,ka ne juridiksion edhe Male sine e Madhe. Po qe se ju me coni ne parlament une do te negocoj me kryeministrin me gjithe ministrat perkates qe te bejme te mundur per ti sjell Malesise se Madhe ate qe ka nevoje .Une nuk mendoj se ne raste se vjen Berisha ne pushtet do ta lene Malesine e Madhe mbas dore. Une jam i bindur 100% se ai i ka borxh ketij vendi se 7 vjet qe ai qeverisi vendin ai nuk i dha asgje Malesise se Madhe dhe i ka ardhe koha qe me i kthye borxhet qe i ka sepse nepermjet Malesise se Madhe dhe veriut Berisha ka gezuar pushtet te padiskutueshem . Kesaj radhe nuk ka rendesi se Z.Berisha nuk mori vote ne Malesine e Madhe pasi ishte nje ndeshkim qe Z.Berisha nuk i dha vlersimin malsorve. Malesia e Madhe dhe malsoret ne shqiperi jane rreth 250 000 por asnje deputet nga ajo nuk ka, kandidat qe te perfaqesoj malesoret e Malesise Madhe as nga spektri i majte as nga ai i djathte keshtu qe jam une qe kandidova nga spektri i majte dhe kam fituar votbesimin ,keshtu qe me z.Berisha po qe se fiton por nuk e di mire deri tani se cili eshte subjekti qe do te ndertoj qeverine por po qe se ai fiton per hire te besimit dhe per hire te mandatit qe me ka dhene Malesia e Madhe do ti nenshtrohem cdo lloj mardhenje me Z.Berisha per hire te malsorve. Une kam thene se mandati qe terheq ne Malesi te Madhe ai eshte i malsorve dhe s’ka per te perfituar askush nga ai pervec ata.
……Se fundi ,Ju e dini qe Malesia e Madhe ka shume emigrant qe jetojne dhe punojne ne SHBA keni ndonje mesazh per tu perciell atyre ?
…..Paulin Sterkaj. Une sapo te kaloj kjo situate dhe te krijohet qeveria une do te takoj njerzit e diasporas. Une kam qene edhe disa here te tjera dhe e njoh mire diasporen dhe e di se sa punojne dhe sa te perkushtuar jane malesoret e Malesise se Madhe dhe do te bej takimin dhe i falenderoj sepse jane shume malesore qe jane ne Amerike dhe kane telefonuar familjet e tyre ne Malesi per ti dhene voten Paulin Strekes dhe per kete u jam shume mirenjohes dhe njehere falenderoj te gjithe ata qe kane telefonuar por edhe te gjithe males ret qe jane ne SHBA .
RUSH DRAGU-Michigan SHBA 9 korrik 2005 Marre me telefon nga Shqiperia
|
|
|
|