Home Malesi e Madhe Mali i Zi Standartet para referendumit-Viktor Ivezaj
|
|
Standartet para referendumit-Viktor Ivezaj |
Standardet para referendumit: Përmbajtja e statusit të ardhshëm të Malit të Zi varet nga afria e mazhorancës ndaj minoriteteve Koment nga Viktor N. Ivezaj Departamenti i Shkencave Politike Wayne State University Detroit, Michigan, SHBA
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
29 Mars 2006 Nëse kemi mësuar diç nga historia mbi këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit, tash e kemi të qartë se nëse shteti pretendon tëmbajë tërë shoqërin së bashku, shumica duhet t'ua njohë minoriteteve të drejtën e trajtimit të barabartë si individë dhe si komunitete. Këto mësime demonstrojnë sa ka ndikim efektiv përfaqësimi i minoriteteve në të gjitha nivelet e vendimmarrjesë, në qëndrueshmërinë e sforcuar të vetëqeverisjes me përfaqësues të minoriteteve, apo vetëqeverisje të veçanta të minoriteteve, edhe atëherë kur bëhet ndarja e pushtetit brenda strukturës institucionale të shtetit, që do të përmirësonte mangësitë e demokracisë, në shtetet multietnike. Ngado në Evropën Lindore, po vie (përhapet) një valë e re e tranzicionit demokratik që nëkupton miratimin e vendimeve të minoriteteve, nga mazhoranca, tash ky koncept po fiton vrullshëm në popullaritet kudo në Evropën Lindore dhe papritur po e bënë të prekshme prezencën në shtetet ish komuniste të Evropës Lindore, përfshirë Malin e Zi.
Zhvillimet në Mal të Zi kanë vënë në shënjestër diskutimet se sa është i përgatitur vendi të çaj valët e demokracisë dhe të lë anash të kaluarën turbulente. Pika e fokusimit e këtyre debateve është përqëndruar në fatin e marrëveshjesë së Beogradit (e cila kohë më parë shënojë trevjetorin e lindjes), dhe a duhet të mbështetet apo të shpërbëhet. Kundrejt aspiratave pro-unione të serbëve, Mali i Zi po bënë një fushatë të vështirë për të shkurajuar martesën e hidhur për të synuar pavarësinë si mjet të vetëm për sukses politik dhe ekonomik, lëvizja unilaterale ishte karrem i kriticizmit nga zyrtarët e BE-së, partive opozitare në parlament, dhe grupeve multietnike ngado në këtë republikë të vogël. Sadoqë suksesi në masë të madhe do të varet nga kapacitetet e Malit të Zi për të forcuar dhe menagjuar institucionet ekonomike dhe ato të qeverisjes, duke përfshirë zhvillimin e bashkësisë (komunitetit) dhe qeverisjen lokale, ajo do të kushtëzon observimin e kërkesave në rritje të qytetarëve multietnik që të inkorporohen në proceset politike, ekonomike, sociale dhe civile. Për të deklaruar Mali i Zi se ka plotësuar këto objektiva do të ishte ekzagjerim, por t'i thotë së paku. Në fakt, nëse asgjëkundi tjeter ka dështuar keqazi në reformat sociopolitike si dhe në trajtimin e të drejtave të minoriteteve, dhe pa mëdyshje shqiptarët në regjionin jugor të malësisë së Madhe vazhdojnë të jenë viktima të neglizhencës, heqjes së drejtës së votimit dhe asimilimit. Pa iu përkushtuar gjykimeve për davarisjet ndëretnike dhe pasojat që mund të rriten, elita politike e Malit të Zi ka vendosur të mos përfillë vërejtjet që sinjalizojnë shqetësimet e opozitës dhe nxitimin për referendum, për çka pretendojnë që të gjitha fatkeqësitë e vendit t’i fshehin nën mbulesë. Njëra nga lëvizjet e mëdha të papritura është kundërshtimi i politikanëve të Podgoricës që të kthehen prapa dhe vlerësimi që mbajnë nën kontroll çështjen shqiptare, para se të vazhdojnë të gënjehen duke besuar se mbretëron një situatë paqesore me grupin më të madh etnik. Megjithatë dalja nga referendumi do të hapte debate të shumëta nga grupet më të mëdha etnike serbët dhe boshnjakët, është gjithashtu me vlerë konstatimi se dështimi poashtu do të qetësojë kërkesat për multietnicitet qytetar, do të preludon konsekuenca më të mëdha pasigurie se sa që ka drojë komuniteti ndërkombëtar për më të keqen: polemizimi (debati) i rezultateve përfundimitare do të vë në spikamë lëvizjet përqarëse për të ndarë shtetin gjeografikisht përgjatë vijave etnike. Masat parandaluese për të mos ndodhë kjo janë skicuar me kujdes në Vjenë, por propozimi i Solanës dhe Lajcekut që sugjeron mundësin që vendi lejohet të shkëputet nga federata nëse 55 përqind të votuesve përcaktohen për pavarësi dhe 50 përqind të elektoratit të marrin pjesë në votime, në thelb është disejnuar për të aranzhuar martesën në mes të Malit të Zi dhe Serbisë, e dhënë, që bënë gati të pamundur grumbullimin e votave të mjaftueshme që do të krijonin distancë votash ndaj opozitës për të ndarë shtetin Por parashikimet e referendumit janë vetëm një pjesë e dhëmbjes në rritje të Malit të zi. Si shtesë e lojërave që po luhen jashtë Podgoricës, janë shqetësimet brengosëse për zhvillimet në jugun e kryeqytetit ku minoriteti shqiptar me të drejtë vote po kërkon alternativa për dështimet politike, sociopolitike dhe ekonomike që ka stagnuar që moti zhvillimin e tyre dhe vazhdon të rrezikon me të madhe ekzistencën e tyre.
Në komunitetin shqiptar brenda dhe përreth Tuzit, ose Malësisë së Madhe, shkalla substanciale e decentralizimit administrativ do të jetë komponent vendimtare në sigurinë e rreth 13,000 shqiptarëve që marrin pjesë në të ardhmen e Malit të Zi, pa marrë parasysh se a kalon apo dështon referendumi. Mungesa e përgjigjesë në kërkesat e shqiptarëve për një plan urban të ristrukturuar ku Malësia do të njihej qartë si bashki, ka nxjerrë në pah ashpërsitë e kriticizmit nga elita politike e shqiptarëve në Tuz dhe ka shtuar kërkesat e panumërta të përmbledhura në thirrje për reforma në arsim, në punësim, në shëndetësi, në ndërtim banesash dhe në gjyqësi. Elita e shqiptarëve dhe përfaqësuesit politik i kanë bë me dije Podgoricës që mungesa e dëshirës për të adresuar këto ankesa do të kontribon në rritjen e pakënaqësive kundrejt shumicës dhe do të kërcnon distancimin e tyre nga proceset politike. Me këto apele që po hasin në vesh të shurdhër, intelektualët janë të vendosur të kërkojnë zgjidhje brenda ligjeve vendore dhe ndërkombëtare, zgjidhja më e arsyeshme për problemet me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët është t'u jap atyre fuqi të plotë pushteti për t'u kujdesur ata për nevojat e veta, që do të nënkuptonte decentralizimin e Podgoricës dhe formimin e komunës së ndarë, që do të plotësonte, do të përshtaste më së miri dhe do të rregullonte dukshëm çështjet që preokupojnë shqiptarët. Propozimi i Malit të Zi vitin e kaluar në projektligjin për kryeqytetin, që sugjeron që Tuzi të mbetet nën njësi e Podgoricës, me të madhe është konsideruar si projekt i disejnuar që përkohësisht të "qetëson" shqiptarët lokal derisa të kalon referendumi. Efekti i kundërt i kësaj ndërmarrjeje ka shkaktuar skepticizëm te shqiptarët për motivet e Podgoricës, dhe si rezultat i kësaj ka dekurajuar shqiptarët nga proceset gjithëpërfshirëse vendimarrëse, që do të jenë dështuese për partinë në mazhorancë në ditët e mbetura deri në referendum. Njëkohësisht, Mali i Zi duhet të kuptojë që nëse dëshiron t'i tejkalojë me sukses këto diversitete në shoqëri është që të zvoglojë kontrollin nga qendra (Podgorica) dhe të përcaktojë më shumë kompetenca politike dhe institucionale në nivel lokal (Malësi). Struktura konstitucionale ku shqiptarët kanë veto në vendimet politike që prekin ata do të zbuste disa nga problemet ndërmjet minoriteteve dhe shumicës. Rëndësia e decentralizimit kohët e fundit ka nxjerre në pah dhe ka fituar në përmbajtje nga negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës, që do të varen nga kompetencat lokale me qëllim që komunitetet të participojnë më shumë në të gjitha trupat e pushtetit, sidomos në sektorin legjislativ dhe në polici. " Ministri i Kosovës për pushtet lokal Lutfi Haziri deklaroi kohët e fundit se pushteti lokal ështe veçori e rëndësishme e strukturës politike të shtetit, dhe e drejtë e ligjshme, " do të jetë ofertë serioze (për konrollë të pushtetit lokal) për grupin etnik të serbëve, këshu që do t'i integron dhe do të bëhet pjesë e procesit dhe shembull nxitës në nivel të administratës lokale. Kjo nënkupton se ata do të qeverisin në nivel lokal, do të organizojnë shërbimet dhe do të rregullojnë mënyrën e jetës". Në Maqedoni, konflikti që gati futi vëndin në luftë të përgjithshme civile ktheu drejtimin nën konditat që pakica shqiptare të zgjëroj pushtetin (të marrë kompetenca më të mëdha) në vendet ku ata janë të përqëndruar si shumicë, kështu që bashkitë e Maqedonisë ishin ristrukturuar falë bashkëpunimit në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike. Këto angazhime rajonale demonstrojnë qartë kahjen e komunitetit ndërkombëtarë në ndërmarrjen e masave për mirëvajtjen e tranzicionit të pushtetit paqesisht, që do të shërbenin si ndihmesë situatës së ndërlikuar në Malësi ku me vëmendje përcillen zhvillimet në rajon që ishin më heret të kapluara nga lufta etnike.
Në Mal të Zi, politikat e bashkive janë bërë ashtu që të jenë sa më të ndërlikuara saqë edhe specialisti bashkiak është në dilemë se si t'i përshkruaj ato. Shumica e bashkive në Mal të Zi janë konsiderueshëm të mëdha dhe disproporcionale kur të krahasohen me kombet tjera Evropiane, ku është bë rangimi i banorëve nga 2,947 në bashkinë e Savnikut deri në 169,132 në Podgoricë. Sipas regjistrimit të vitit 2003 përbërja etnike shqiptarëve në Mal të Zi ishte 47,682 (7.09%) ndërsa në bashkinë e Podgoricës ishin 12,951, afërsisht aq sa jetojnë në rajonin e Malësisë. Shqiptarët nuk e shohin çështjen e decentralizimit si interes vetëm të vetin, por si nevojë kruciale për të gjitha grupacionet etnike, dhe përgjithësisht për demokratizimin e Malit të Zi dhe aftësinë e mbrojtjesë së të drejtave institucionale të shqiptarëve. Megjithë apelet e tyre për bashki, shqiptarët e kanë të qartë dhe nuk imagjinojnë veten si entitet të pavarur por dëshirojnë të jenë pjesë e Malit të Zi, ku përfaqësimi i të gjitha grupeve në të gjitha nivelet e pushtetit dhe të administratës publike është thelbi i çfarëdo marrëveshjeje të ndarjes së pushtetit, që është aspekt esencial për garantimin e të drejtavë të tyre si minoritet. Duke praktikuar lirinë përmes participimit në çështjet publike është shumë e rëndësishme, sepse ua shton njerëzve interesimin personal për të menduar për të tjerët në shoqëri. Vetëqeverisja lokale detyron njerëzit të veprojnë së bashku dhe të ndiejnë varësin e njërit për tjetrin. Këto kërkesa bien nën sferën e ligjeve evropiane të disejnuara veçanërisht për të mbrojtur minoritetet etnike. Kapitulli evropian për vetëqeverisjen lokale, nënshkrues i së cilës është Mali i Zi, definon qartë ligjet që rregullojnë kushtet dhe procedurat për formimin, abolimin dhe integrim te bashkive. Duke vlerësuar këto kushtëzime, është e qartë që Malësia plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për t'u klasifikuar në komunë të ndarë.
Si pikënisje është zhvillimi historik dhe tradita, që mund të arrihet atëherë kur komuniteti lokal (në këtë rast Malësia) të deklarojë vullnetin e saj të lirë. Sipas Kushtetutës së Malit të Zi dhe ligjeve evropiane që u atribohen vetëqeverisjes lokale, "Bashkia përfaqëson entitetin e integruar gjeografikisht dhe ekonomikisht, për popullatën lokale, gravitimin e tyre nga qendra, kushtet zhvillimore dhe ekologjike të vëndit dhe për realizimin e përbashkët të nevojave personale." Duke vështruar problemin nga ky kontekst është enigmatike pse Malësia ka mbetur pa bashki kaq gjatë. Sidoqoftë shumica e analistëve urban duke përfshirë edhe veten do të argumentojmë që institucionet e pushtetit lokal do të ndihmonin të zgjidhen vetëm disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët në Malësi, dhe shumë analistë të jashtëm nxjerrin në pah ndërlikueshmërit e thella që ekzistojnë në shoqëri që janë përtej kompetencave të komunës
Shqiptarët nuk duhet të gënjehen se komuna do t'ua zgjedhë të gjitha problemet. Në Komuën e Ulqinit, ku shqiptarët përbejne 85% të popullesis, kryetari i policisë dhe gjygjtari kryesorë i gjykatës lokale, kurrë nuk kane qene shqiptarë. Komuna do të ishte e mirëseardhur si koncept për të tejkaluar vështirësit e ndryshme me të cilat do të përballen në nivel lokal, dhe jo si zgjidhje përfundimtare për problemet e tyre. Rrezikshmëria që paraqitet është këllëf me dy tehe: E para, është në natyrën e negociatave që Podgorica mund t'i shpie më tutje. Elita politike e Podgoricës duhet të përmbahet nga përdorimi i garancioneve për komunën si "dhe të gjitha" pazarllëqet me patate të skuqura, në vendëse të kuptojë problemin e shqiptarëve si problem edhe malazez. Izolimi i Malësisë vetëm do të çon në rritjen e pabarazive në zhvillimin ekonomik, politik dhe social. E dyta, hallet e mëdha me të cilin përballen shqiptarët pa mëdyshje mund t'i zgjidhë komuna, edhe ato brenda enklavave të komunitetit.
Së pari, krizat e mëdha me të cilat përballen shqiptarët nuk është vetëm kundërshtimi i Podgoricës për t'u dhënë atyre kontroll më të madhe për çështjet e tyre sociopolitike via-komunë; në fakt gjendja e tyre e padurueshme është hallkë zingjirore për mospajtimet e ashpra që ekzistojnë brenda komunitetit shqiptar. Kur të vlerësohet trajtimi i shqiptarëve në komunitetet përgjatë Ballkanit, shqiptarët e Malësisë kanë qenë më pak të diskriminuar dhe si rezultat ata kurrë nuk janë konsideruar si problem i nxehtë që sfidon status quo-n. Pos mungesës së zgjimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi , përçarjet kanë vazhduar të krijojnë ndarje të theksuara në mes tyre, në njërën anë, i atyre që insistojnë që të mos prishet status quo-ja dhe i atyre, që kuptojnë se status-quo-ja është strategji vendimtare që do ta fshijë tërë popullatën, nga asimilimi i detyrueshëm dhe emigrimi. Sesa janë këto pretendime korrekte ose jo, dhe cila është e vërteta, megjithëse disa nga mendjet më të talentuara shqiptare nga Malësia kanë zgjedhur të fokusojnë forcat e tyre intelektuale në favor të kauzës malazeze, ku ata ishin të evidentuar për mbështejen e politikës që pengonte zhvillimin në shumë vënde ku ata ishin arsimuar. Podgorica ka shpërblyer me konsistencë këta simpatizues duke i emëruar në pozita të larta të pushtetit, praktikë që tingllon shumë e afërt kur të mendojmë prapa në ditët e pushtetit Otoman. Ata intelektualë që kanë refuzuar të rekrutohen brenda qarkut korruptiv janë përpjekur të ndërmarrin inciativa për të ndryshuar gjendjen përbrenda, ose të emigrojnë jashtë, që si pasojë, kurrë më nuk janë kthyerë. Pyetja që deri më tani shpesh konsiderohej si e vërtetë duhet të rishikohet "Çka do të thotë të jesh shqiptar?" Por, duke kërkuar përgjigja në këtë pyetje mund të prodhon efekte shqetësuese sepse kur të zgjohet përfundimisht vetëdija shqiptare, do të tromaksen kur të kuptojnë çka do të thotë të jesh shqiptarë në Malësi, që për habi kanë marrë nuanca sllave.
Së dyti shqiptarët duhet të kuptojnë se bindjet false të bashkangjitura mendimit popullor se pavarësia e Malit të Zi do të përmirëson statusin e tyre socio-ekonomik dhe politik është keqkuptim. Me ose pa Serbinë, gjendja e shqiptarëve nuk do të përmirësohet derisa parlamenti malazez të marrë iniciativa që propozim draftet të shqyrtohen seriozisht dhe të përmbledhen në projektet e disejnuara, ashtu që të specifikojnë rolin e gjërë të shqiptarëve në shoqëri. Synimi primar i Gjukanoviqit është të siguron pozitën e tij në pushtet, dhe të konsolidojë status quo-n, gjë që është interes i tij (më i mirë), në atë mënyrë që mos të rrezikohet mbajtja e republikës nën sqetull, nga partia e tij. Duhet të kuptohet që çështja e referendumit nuk do të përshpejton me urgjencë vullnetin e popullit, por vullnetin e liderëve politik të Malit të Zi të udhëhequr nga Gjukanoviqi, i cili megjithatë tenton të prolongon pushtetin e tij të pakufizuar përmes deklarimit të vullnetit të popullit. Fushata e tij për pavarësi përqëndrohet në shpresën se komuniteti ndërkombëtar do të pranojë Malin e Zi në familjen e demokracisë perëndimore pasi që të kryen ndarjen nga Serbia dhe nga gabzheri i përbashkët në të kaluarën. Ky është i njeti mentalitet që ai po e përdore për manipulimin e votës shqiptare për referendum, duke premtuar prëmtime te njejta që ai u premtoj gjate votimit presidenciale të vitit 1997, ku votat shqiptare ishin determinues për fitmin e tij kunder Bullativiqit, me c’rast 5000 vota ishin përcaktuese për presidentin e ri të Malit të Zi. Gjithashtu, shqiptarët janë të mis-reprezentuem në cdo sfer të punsimit publik, ku simbas Deëgs së Helsinkit Për të Drejtat e njeriut në Serbi, “ vetëm 0,03%-0,05% të shqiptarve janë të punsur në sektorin publik në Mal të Zi.” Cka Bashkësija Ndërkombetare duhet të marrë parasysh, se ende në Mal të Zi nuk është inicuar ndo një program që do të përmisoj reprezentimin disproporcional të shqiptarve në sektorin publik; edhe pse, Kushtetuta e Malit të Zi qart e thekson se minoritetet duhet të jen të punsuar në sektorin publik ne proporcion me përberjen e popullsis së vendit.
Së treti institucionet ekzistuese duhet të moderohen për të vepruar brenda kornizës së Republikës Federale si dhe në bazë të udhëzimeve Evropiane. Një ndër disparitetet, që dallohen me të madhe, në institucionet e Malit të Zi është mungesa e përfaqësuesve të minoriteteve në polici, gjyqësi, burokraci, në media-mjetet e informimit dhe në akademi. Një ndër anekdotat kyçe që Mali i Zi duhet të implementojë është si të zgjidhë kushtet e vështira sociale dhe raportet etnike që janë vazhdimisht në rrezik nga dridhjet që mund të dalin jasht kontrollit. Komuniteti shqiptarë duhet të nojohtohet me programin e punës me qytetarë dhe me obligimet e tyre ligjore ashtu që qytetarët në nivel lokal të mund të marrin pjesë (të participojnë) në sistemin e të drejtës penale dhe të mos bien viktimë të mosnjohjes. Mediat e dala shqiptare duhet të zgjërohen jashtë lokaliteteve shqiptare të vështrimit në orvatje për të ilustruar diversitetin kulturor për ata që nuk njohin traditën dhe veçoritë e kulturës shqiptare, projekt që do të rivendoste përceptimet negative të publikut shumicë që janë zakonisht të shoqëruara me injorancë dhe ndërprerje të kontakteve. Programet akademike në nivel universitar që stimulojnë studimet e kulturës shqiptare duke ofruar kredi për kurse, do të jepnin një kontribut të fuqishëm për udhëheqësit e ardhshëm që të njihen me historinë dhe dallueshmëritë e grupit më të madh etnik minoritar në shoqëri. Realiteti është se shqiptarët nuk po lëvizin tjetërkah, dhe prezenenca e vazhdueshme e tyre si dhe kontributi në të gjitha sferat e shoqërisë meriton respekt.
Së katërti rreziku më i madhë që karakterizon qeverinë malazeze është korrupcioni individual i zyrtarëve që janë në funksione dhe i atyre në agjensi qeveritare. Le të mos harrojmë se shkas që Jugosllavia hyri në shumë konflikte gjatë historisë ishte identiteti-baza që manipulohej nga politikanët cinik që pretendonin të arrinin përfundimet vetiake (tyre). Deri më tash luftërat e përgjakshme me tërë egërsinë në Bosnjë që u përsëritën në Kosovë u ndezën nga politikanët si Millosheviqi i cili pretendonte të rriste pushtetin personal. Sot, këto kujtime janë vështirë të fshihen nga kujtesa ngase ideologjitë e regjimeve të vjetra janë ende të freskëta dhe funkcionojnë nën maskën e të ashtuquajturit tranzicion "demokratik" të Gjukanoviqit, ideologji e keqtrajtimit që për një kohë të gjatë ka mashtruar komunitetin ndërkombëtar me paramendimin se status quo-ja nuk e kërcnon paqen dhe sigurinë në rajon. Kjo është bë për arsye që minoritetet të jenë të kujdesshme të pranojnë çdo ndryshim që nuk i përfshin ata si pjesëmarrës aktiv në sistemin politik. Me përmbajtjen e minoriteteve për pjesëmarrje në sferat e veprimtarisë së pushtetit, rreziku për përmbysje sociale dhe politike është i shquar eminent.
Në anën tjetër fundi i këtij kazani politik ekziston më shumë si aspekt enigmatik i korrupcionit që bile është vështirë të përfshihet nga standardet demokratike perëndimore. Shumica e ankesave të shqiptarëve kanë mbetur të pa regjistruara nga përfaqësuesit e zgjedhur politikë që përfaqësojnë interesat e tyre, më i dalluari për të keq është edhe kryetar i partisë politike shqiptare, Ferhat Dinosha. Që nga nisma demokratike, fakti që Dinosha është zgjedhur në zyrë nga populli është tregues se ai meriton të përfaqësojë zgjedhësitë, realiteti nuk mund të mohohet. Nëse ai shmanget nga vullneti i elektoratit dhe legjislon në kahje që nuk përfillë pëlqimin (miratimin) e zgjedhësve, rregulla më e paraparë logjike nga teoria demokratike është të largohet nga zyra në ciklin e ardhshëm elektoral. Për të argumentuar diç më tepër që kundërshton këtë, është e padobishme - e pavlefshme ngase ai cenon besimin popullor, që politikani i zgjedhur mund të nxjerr ligje kundër vullnetit të po atyre njerëzve që e kanë vendosur atë në zyrë. Problemi që ngritet është ku të gjindet kandidati kompetent që do të fitonte legjitimitetin me miratimin e popullit dhe të gjeneron vota të mjaftueshme për të mposhtur parodinë e Dinoshës dhe Gjukanoviqit. Tash që Dinosha ka nxjerrë në shesh dobësitë para shqiptarëve dhe malazezëve, njëjtë, qëndrimi i tij i mëtejmë do të shtërngonte çdo përpjekje për të lëvizur përpara qysh kur legjitimiteti i tij është moleps përgjithmonë. Nëse zgjedhjet e ardhshme dështojnë për ta përmbysur këtë figurë kontraverse, atëherë ngjanë se Malësia është hargjuar nga kandidatët e aftë të cilët përfaqësojnë me sukses vullnetin e popullit. Pavarësisht nga profesioni i ndonjërit, është absurd të besohet që për të legjislatuar si shqiptarë në parlamentin që dominon me shumicë sllave është diçka e lehtë, por jo të bëhesh faktorë ndalues, dhe dhënia e vetëm një vote në parlament mund të jetë vitale për të përcaktuar "kush merr çka, kur dhe si" përndryshe Gjukanoviqi nuk do ta lobonte Dinoshën për votën e tij sa herë që legjislacioni njoftohet se mund të shkaktojë reakcion kundërshtues në Malësi. Në këtë kontekst, është e rëndësishme për Gjukanoviqin të sigurojë "Votën e Malësisë" ashtu që ai mund të mbrojë çdo legjislacion kontraverz si të pranueshëm pas aprovimit politik të përfaqësuesit të zgjedhur nga Malësia. Sa më gjatë që Dinosha vazhdon të vesh dorëzat që e mbajnë atë "ngrohtë", dora gjithnjë do të lëvizë në atë drejtim që e dirigjon dorëza.
Përfundimisht, ligji ndërkombëtar nuk preferon situatën e tanishme të shqiptarëve në Mal të Zi. Për deri sa pamundëson gjasat për gjenocid, pastrim etnik ose taktikë represive nga ana e shtetit, drejtësia ndërkombëtare dhe evropiane do të dëgjojë avash sfidat për të cilat besohet se duhet të mbahen në nivel lokal. Këshilli i Evropës më 1995 në Kornizën Konvencionale për Mbrojtjen e Minoriteteve Nacionale, në pajtim me standardet e OSCE, po i vënë kushte vendit për t'iu "bashkuar perëndimit", dhe veçanërisht për t'iu bashkangjitur Unionit Evropian. Megjithatë janë larg bisedimet për atë se çka duhet të përmbajnë këto standarde. Eshtë e padiskutueshme, që medoemos duhet të zgjidhen kërkesat që kanë të bëjnë me territorin dhe vetëqeverisjen, apo përcaktimin zyrtar të gjuhës. Mali i Zi ka deklaruar se do t'i rrespekton plotësisht këto standarde, por ende po vazhdon të centralizon pushtetin në atë mënyrë që të gjitha vendimet po merren në forume dhe po kontrollohen nga grupi nacional dominant. Çka shqetëson më së tepërmi është se Mali i Zi ka organizuar gjithashtu arsimimin e lartë, akreditimin profesional, dhe zyrat politike në atë mënyrë që pjesëtarëve të minoriteteve ua ka imponuar asimilimin linguistik për të arritur sukses profesional dhe fuqi politike. Shkurtazi këto norma legale nuk po u adresohen përplasjeve ndërmjet të kërkesave për vetëqeverisje të minoriteteve dhe të centralizimit politik të shtetit që para së gjithash gjeneronte destabilizim dhe konflikte ndëretnike. Për këto arsye perspektiva për ndryshime ka gjasa të japë rezultate (1) duke shfrytëzuar rrugët (kanalet) lokale politike përmes të cilave parashtrohen dhe zgjidhen ankesat në atë mënyrë që të pamundësohet diskriminimi i grupeve në baza etnike dhe religjioze , ose (2) organizimi kolektiv i komuniteteve t'i bëjë publike ankesat përmes protestave, tubimeve të gjëra, mitingjeve e të tjera. Ngaqë kultura shqiptare po ngulmon për ndërrime duket se po jep shenja pozitive, gjendja shoqërore në Malësi pasqyrohet me të arritura nga akcionet e përbashkëta. Demonstratat që u organizuan në Tuz tetorin e kaluar nuk befasuan askend, dhe paralajmëruan Podgoricën që çështja shqiptare ka nevojë për shqyrtim të menjëhershëm. Në arterie të njëjta diaspora shqiptare organizojë demonstratat e veta në stil madhështor në Detroit dhe Washington DC. Asociacioni shqiptaro-amerikan në Detroit, organizata më e madhe dhe më ngulmuese në SHBA që merret në mënyrë specifike me çështjet e pazgjidhura të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, është konceptuar ashtu që si synim ka ndriqimin e pabarazisë dhe shqetësimeve për të drejtat të njeriut, politikë që po vazhdon të zbatohet nga elita politike e Malit të Zi. Suksesi i arritur ka zgjuar interesim te një numër i madh i zyrtarëve amerikanë dhe organizatave jo qeveritare, të cilët kanë filluar të kuptojnë se pavarësia e Malit të Zi nuk shqipëron patjetër Malin e Zi demokratik. Me referendumin që po afrohet shpejt, shqiptarët në Malësi po shprehin vullnetin e mirë edhe njëherë përmes peticionit dërguar qeverisë në përpjekje për të ngehur zërin për ankesat e tyre përtej nivelit lokal.
Në anën tjetër mos të na shesin mend, Mali i Zi nuk është Kosovë-ku vaji ironizues është përcaktues i qartë për komunitetin ndërkombëtarë. Asgjë më pak, se ç'po ndodhë sot në Malësi po merr konotacione të ngjashme me atë që është luajtur në vitet 1990-ta. Represioni social ekonomik, politik dhe qytetar ka arritur pikën e vlimit në Malësi ku qytetarët janë detyruar të braktisin vendlindjen e lashtë për një jetë më të mirë jashtë. Nuk duhet të ketë mëdyshje më pra pse ka shqiptarë më shumë që jetojnë në Detroit se sa që janë në tërë Malin e Zi. Kjo formë "burokratike e pastrimit etnik" ka ndërruar në mënyrë drastike përbërjen (kompozicionin) e shqiptarëve, ku vendet me dendësi më të madhe të popullimit siç janë Koja dhe Trieshi janë njëmend të zbrazura. Katandisjet afatgjata kanë paguar tagrin, Malësia e Madhe që ishte e ngopur me shqiptarë dhe rajonet e Grudës, Hotit, Trieshit, Kojës dhe Luharit tash kontestohen nga Mali i Zi kinse ato përbëhen vetëm nga Gruda dhe Hoti, që është konstatim i rrezikshëm që ka xhindosur shumë shqiptarë. Çdo përpjekje për të ndarë vendet historike të shqiptarëve nën çfarëdo rrethane administrative ose gjeografike kërcnon të fundosë çfarëdo negociate të arsyeshme ndërmjet Podgoricës dhe Malësisë. Si element shtojcë i këtij argumenti është shqetësimi për manipulimet me refugjatët e luftës. Duke u bazuar në të dhënat e komisionerit të lartë për refugjatë, ishin 28,493 persona të zhvendosur në Mal të Zi, gusht 2004. Jashtë këtij numri 4,400 janë rom; 6,483 serb; dhe 4,074 musliman. UNCHR gjithashtu ka shpallë se përafërsisht 50,000 jetojnë përgjatë Serbisë dhe Malit të Zi që zyrtarisht nuk janë regjstruar dhe që duhet t'i shtohen numrit të mësipërm. Një numër i madh i këtyre personave të zhvendosur kanë kaluar në Malësi dhe janë vendosur ne rajonin e Konikut dhe Vrella duke u ndihmuar tashpërtash financiarisht nga qeveria malazeze. Këta kolonë, të shumtën musliman të Bosnjës, kanë destabilizuar kompzicionin etnik në mënyrë domethënëse ku komuniteti shqiptar po rrezikohet të bie nën kufirin e shumicës. Nën këto kushte, banorët historik shqiptarë janë të rrezikuar që të humbin të drejtën e pronësisë nga pjestarët e grupacioneve të jashtme. Çdo shqyrtim për të ardhmen e Malësisë duhet të inkorporojë pyetjen si të arrihet ujdia me personat e zhvendosur.
Historia e Ballkanit ka demonstruar qartë se kur minoritetet ndihen pa pushtet dhe lihen anash strukturës shoqërore të ndarjes së pushtetit, ato do të përpiqen të përfitojnë autonominë lokale shpërthejnë në përpjekjet për ta ndërruar statusin e minoritetit në mazhorancë (shumicë). Si konsekuencë, sa më gjatë që minoritetet të ndihen të lëna (të papërfshira), aq më të fuqishme do të bëhen aspiratat e tyre. Këto precizojnë brengosjet dhe po shaktojnë shqetësim në vazhdimësi për observuesit ndërkombëtarë dhe dijetarët të cilët përpiqen të gjejnë zgjidhje se si të veprohet me qeveritë që janë bastione të represionit. Mali i Zi nuk është përjashtim. Shumë nga çështjet të cilat janë të komentuara këtu janë bërë subjekt i studimeve shkencore dhe kanë filluar të krijojnë hapësirë në shumë konferenca ndërkombëtarë përreth globit. Studimi për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi është prezentuar në konferencën e parë globale në Stamboll, Turqi, në kuadër të së cilës është mbajur sesioni i veçantë për minoritetet ku është përfshirë referati shkencor i titulluar, "Integrimi politik i minoritetit shqiptar në Malin e Zi post-komunist". Me prirje të ngjashëme, disa nga temat e prezentuara në këtë koment do të përgatiten për kongresin e ardhshëm të 20-të botërorë në Fokuoka, Japoni, në referatin e titulluar, "Dështimi për të plotësuar kërkesat Evropiane në të drejtat e minoriteteve: Rasti i shqiptarëve të Malit të Zi. Hulumtimi ekzaminon politikën e Malit të Zi ndaj minoritetit shqiptar dhe prekë në tri çështje kyçe që do të ishin vitale për vlerësimin e progresit në drejtim të integrimit Evropian: (1) roli i elitave politike, partive dhe institucioneve, (2) infrastruktura politike: decentralizimi dhe pushteti lokal, dhe (3) influenca e nacionalizmit dhe etniciteti në përfaqësimin politik.
Por studimi akademik në këtë fushë është vetëm një nismë që ndihmon për të kuptuar problemet mjaft ekzagjeruese që janë prezente në shoqëri, nuk jipen zgjidhje të qarta-prerazi. Hapi i parë, i ngjashëm, për shqiptarët dhe malazezët është të pajtohen se cilat janë problemet ekzistuese (ku disa prej tyre janë të përmbledhura dhe janë në lidhshmëri), më pastaj duhet të mirret vendimi si të trajtohen (zgjidhen) ato. Aq më pak, nëse shqiptarët nuk shiqojnë sy në sy atëherë shkeljet siç është e drejta për të përdorur gjuhën në gjykata dhe administratë lokale; formimi i shkollave për minoritete, universiteti, klinikat mjekësore, dhe mediat; zgjërimi i vetëqeverisjes lokale dhe rajonale; garantimi i përfaqësimit legjitim politik; dhe ndërprerja e politikës së kolonizimit e disejnuar për të përmbytur minoritetet nga vendbanimet e tyre historike me kolonë, nga grupi dominant, nuk është arsye që mjafton që ata të ngriten dhe të kërkojnë mbrojtje, atëherë ky autor vlerëson që asimilimi ka arritur qëllimin maksimal (përfundimtar), dhe Malësia e Madhe në veri të kufirit shqiptar është shuar. Nëse mali i Zi nuk i merr parasysh pasojat e këtij evolucioni të dëmshëm për të ardhmen, atëherë nuk kanë mësuar asgjë nga historia, dhe ajo do të vazhdon të përsëritet vetvetiu me përmasa shumë më të thella dhe katastrofike.
|
|
|
|