Home arrow Intervista arrow VIP arrow Ismail Kadare: U ndamė kur Agolli pranoi Enverin
Ismail Kadare: U ndamė kur Agolli pranoi Enverin
Image

Ismail Kadare: U ndamë kur Agolli pranoi Enverin
VIOLETA MURATI

Cili ishte shkaku i polemikës midis Arshi Pipës dhe Ismail Kadaresë? Pas botimit në gazetën “Metropol” të parathënies së romanit “Kronikë në gur”, që iu refuzua Pipës nga botuesi anglez, reagon shkrimtari Kadare duke zbuluar përfundimisht misterin e sherrit të gjatë midis kritikut dhe shkrimtarit. Ndërsa në treg del botimi i dytë “Dosja Kadare”, zbulohet dhe ftohja e gjatë q
ë ka shoqëruar prej viteve ’80 dy shkrimtarët Kadare-Agolli; Çfarë po ndodh me moralin e shqiptarëve pas diktaturës

Rrëfim, ndjesë dhe rebelim. Për një shkrimtar të kalibrit të Ismail Kadaresë të zbulohet një mister nuk ka të bëjë aspak me ndërgjegjësimin moral, por me çlirimin final të ndërgjegjes, që duket se ende ndiqet nga izolimi.

Kur u botua në gazetën “Metropol” parathënia e plotë e profesor Arshi Pipës, për romanin “Kronikë në gur”, vëmendja u përqëndrua te fakti se Kadare paska shkruar nën diktaturë një vepër të këtillë disidente. Teza e Pipës vinte pas aludimit mbi portretin e Enver Hoxhës, si homoseksual. Kadare e pohon se ky publikim do të ishte fatale për të, por e pranon se është treguar tepër i ashpër me të, duke kërkuar tërthorazi, ndjesë.

Ndërsa këto ditë është botuar “Dosja Kadare”, më me pak zhurmë se botimi i parë, por shumë më i ashpër për shkrimtarin. Përse ky botim po përcillet pa reagime? Në qendër vazhdon të mbeten kritikat komuniste, ideologjike, që janë quajtur mirëfillli krime në letërsi. Emri i Dritëro Agollit e ka bërë shkrimtarin Ismail Kadare të “rebelohet”. Dikur miqësia e ngushtë e tyre, është zëvendësuar prej shumë vitesh me ftohjen, madje dhe në bindje të kundërta. “Thelbi i saj, ajo që n’ato kohëra ishte shpirti i një miqësie të vërtetë: refuzimi i brendshëm i regjimit, vdiq. Mbeti vetëm lëvozhga e jashtme”, pohon Kadare në intervistën e tij. Ndërsa dera e shkrimtarit Agolli vazhdon të mbetet e mbyllur nën epitafin e të shoqes se “ashtu ishte koha”.

Në librin tuaj të fundit “Letërkëmbim me presidentin”, edhe nga ju edhe nga ish-presidenti R. Alia, përmendet Arshi Pipa. A mund të na sqaroni polemikën dhe incidentin me Arshi Pipën, i cili për shumë njerëz mbetet ende një mister?
Mendoj se nuk ka ndonjë mister. Ka vetëm paqartësi si rrjedhojë e mosshpjegimit të plotë të gjërave. Gazeta juaj ishte ndoshta e para që ndërmori një hap për sqarim, me botimin që i bëri studimit të profesor A. Pipës, lidhur me romanin “Kronikë në gur”. Siç dihet tashmë ky studim ka qenë shkruar si parathënie për botimin anglisht të romanit. Dihet gjithashtu që romani ka qenë përkthyer pikërisht prej Arshi Pipës.

Bëhet fjalë për parathënien e refuzuar nga botuesi anglez. Cili ka qenë konkretisht shkaku i acarimit tuaj?
Parathënia u refuzua dhe për shkak të saj u prish kontrata, duke u refuzuar bashkë me të edhe përkthimi. Parathënia u gjykua e rrezikshme për autorin që jetonte ende në një vend diktatorial. Por shkaku i acarimit tim s’ka patur lidhje me këtë. Po përpiqem të jem sa më i qartë. Normalisht unë duhej të isha mirënjohës ndaj profesor Pipës për përkthimin. Dhe kam qenë, në fillim, tepër mirënjohës. Unë duhet t’i isha mirënjohës gjithashtu edhe për parathënien tepër interesante, por nëse do të mund ta takoja atëherë do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit për vlerësimin tuaj, por ju keni theksuar jashtëzakonisht shumë tingëllimin antikonformist të romanit tim. Ju e nxirrni atë si një vepër disidente, antikomuniste që denoncon luftën e klasave e terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e këtij terrori, Enver Hoxhën. Thënë ndryshe, ju keni mbiçmuar shumë meritat e mia si shkrimtar liberal, madje më quani haptas “rebel”. Asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk mund të shkruante një vepër të atillë siç e mendoni ju kaq haptas kundër regjimit e aq më pak kundër Enver Hoxhës”.

Gjirokastra perverse, këtë tablo Pipa e përqendron shumë dukshëm në kritikën e tij duke e sintetizuar në të vetmin synim, se ky ishte qyteti i Hoxhës, deri në homoseksualitetin e tij, që ju keni dashur ta sofistikoni në veprën tuaj. A e pohoni dhe ju një gjë të tillë, sepse mendohet se polemika ka lindur pikërisht mbi këtë sofizëm?
Në studimin e tij A. Pipa i lëshon shumë një kinse armiqësie time ndaj qytetit të lindjes. Madje lidhur me raportet e mia me Gjirokastrën, ai bën analogji me raportet e Dantes me Firencen e tij. S’dua të zgjatem me këtë, por dua të them thjesht dhe sinqerisht se kjo nuk ekziston. Qyteti im i lindjes mua s’më ka bërë ndonjë të keqe, e aq më pak të më ketë dëbuar siç ka bërë Firencia me Danten. Ndërkaq, po aq sinqerisht dua të pohoj se kur e kam lexuar këtë, jo vetëm s’kam ndier ndonjë bezdi, por, ndonëse realisht nuk është e vërtetë, si gjetje, nga ana profesionale, më është dukur interesante. Ashtu siç është gjetje e bukur e A. Pipës, teza e transferimit të urrejtjes ndaj një njeriu kundër një qytetit të tërë.

Sa për çështjen e seksualitetit të E. Hoxhës, jo vetëm që kjo nuk ekziston në “Kronikë në gur”, por as që më ka shkuar ndër mend. Probleme të tilla, qofshin të vërteta apo pëshpërima pa bazë, më janë dukur fare pa peshë që as e ulin, as e ngrenë një personazh historik (për të mos thënë se në Evropën e sotme ka gjasë më shumë ta ngrenë se ta ulin).

Ndërkaq në studimin e A. Pipës, aludimet për Enver Hoxhën, janë renditur rresht, të gjitha negative...?!
Kjo është e vërtetë. Krijohet përshtypja se unë i jam qepur atij. Sot, kur ne po e bëjmë këtë bisedë (sot kur shumë njerëz mburren e kapardisen me kinse trimëritë e tyre në atë kohë), unë mund të krenohesha e të thosha se ja, në “Kronikë në gur”, paskam bërë këtë apo atë aludim, siç e ka konfirmuar edhe profesor A. Pipa, qysh me parathënien e tij, në fillimet e viteve ’80, e më pas, më 1987, në revistën “Telos” të Nju-Jorkut.

Çdo shkrimtar i ish-perandorisë komuniste që, kishte rezerva për regjimin, do të ishte i lumtur që komente të tilla t’i bëheshin në Perëndim, në atë që quhej botë e lirë. Ndërkaq shkrimtari vetë, më saktë se cilido, e di se sa dhe në cilat vepra ka qenë ose jo, qëllimisht subversiv.

Pyetja, a ka qenë i saktë zbërthimi i “Kronikë në gur” prej A. Pipës, në një vizion të përgjithshëm s’mund të ketë veçse një përgjigje pozitive. Kjo lidhet me vetë natyrën e letërsisë, kur kemi të bëjmë me letërsinë e vërtetë, letërsinë normale. E kam thënë shumë kohë më parë se kjo lloj letërsie është armike natyrale e diktaturës. Duke theksuar se në Shqipëri nuk lejohej disidenca, kam thënë gjithashtu se jam përpjekur të bëj letërsi normale në një vend anormal.

“Kronikë në gur” ka qenë e tillë. Pra pa mëtuar të jetë rebele, ka qenë realisht e tillë, falë normalitetit të saj. Nga ky normalitet A. Pipa ka nxjerrë të vërtetën e një teksti të shkruar në një kohë që është e huaj dhe armiqësore për të.

Sa për figurën e Enver Hoxhës, për të parë sa ka ose nuk ka të drejtë profesor Pipa, do t’ju lutesha që krahas kësaj interviste të botohej portreti i shkurtër i Enver Hoxhës në kreun 15, të “Kronikë në gur”. Është fare e qartë se në këtë portret nuk ka asnjë grimë pozitive. Sipas studiuesit francez E. Faye, ka përkundrazi, një nuancë të lehtë negative. Lexuesi juaj, ndihmuar ndoshta edhe nga ndonjë analizë e tekstit, do ta kuptojë më qartë.

Mbetet gjithmonë pyetja e acarimit tuaj me profesor A. Pipën...?
Tekstin e A. Pipës e kam lexuar shumë vonë, në vitin 1987 ose 1988, kur rreziku nuk ishte më i tmerrshëm si më parë. Jam habitur natyrisht, dhe e kam kuptuar më mirë pse është refuzuar. Botimi i tij si parathënie do të ishte fatal për mua. Megjithatë nuk kam ndier asnjë acarim ndaj A. Pipës. E kam shpjeguar thjesht si hutim, naivitet ose mosvlerësim të rrethanave. Siç e përmenda më lart, ishte e pranishme gjithmonë kënaqësia, që një kundërshtar i regjimit komunist si A. Pipa kishte gjetur në këtë vepër e në disa të tjera, kumte të lirisë, çka tregonte se këto vepra ishin “normale”.

Pak kohë më pas, më 1989-1990, pikërisht në kohën e letërkëmbimit tim me ish-presidentin Alia, si rrufe në të kthjellët, A. Pipa, në “Zëri i Amerikës”, bëri një seri sulmesh kundër meje, thelbi i të cilave ishte: I. Kadare, meqenëse s’ka bërë asgjë për demokracinë nuk ka të drejtë të flasë për të!
Merret me mend habia, e më pas zemërimi im. Unë, që sipas tij, njëzet vjet më parë, s’kisha lënë gjë pa thënë, kundër regjimit dhe Enver Hoxhës, tani s’paskësha as të drejtë të flisja për demokracinë.

Në duar kisha korrekturat e “Ftesë në studio”, dhe ashtu, i zemëruar siç isha, shtova në tekst një reagim të ashpër e plot fyerje për të. Ndër të tjera, parathënia e tij, pikërisht ajo që e kisha çmuar, m’u duk tani qëllimkeqe, si një kallëzim në polici.

E keni pohuar dhe vetë se keni qenë i ashpër në kritikën ndaj Arshi Pipës, madje e keni tepruar. Në një botim të mëvonshëm i keni hequr fyerjet. Ka qenë kjo një kërkim ndjese e tërthortë?
Natyrisht. Në botimin e parë të “Ftesës” në frëngjisht, pas një viti, në mos gaboj, gjëja e parë që bëra ishte të hiqja fyerjet kundër A. Pipës. Më pas, në një intervistë me shtypin shqiptar, e pohova hapur se isha penduar.
Në Shqipëri, pendimi dhe kërkimi i ndjesës, pothuajse nuk njihen. (Ish-nomenklatura komuniste, e cila shpejton të mbushë shtypin me kujtimet e saj rozë, jep shembullin më barbar për këtë.)
Në raste të ndryshme kam kërkuar ndjesë publikisht së paku tri-katër herë. Dhe asnjëherë nuk kam ndier bezdinë më të vogël. Përkundrazi.

Po reagimi i profesor A. Pipës, cili ka qenë?
Me sa jam në dijeni, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, e kanë pyetur shumë herë për këtë incident, por ai është shprehur shumë pak. Nuk e di saktësisht ç’ka ndodhur por përshtypja ime ka qenë se kjo ngjarje fatkeqe, ashtu siç më ka helmuar mua, do ta ketë helmuar edhe atë.

Këto ditë është botuar libri i dytë “Dosja Kadare”, me materiale të reja, shumë më të ashpra se i pari. Emri i shkrimtarit Dritëro Agolli është më “i godituri”. Si janë marrëdhëniet tuaja pas kësaj? Ku është ndryshimi?
Është vërtet një gjë tepër e papëlqyeshme të lexosh gjëra të tilla. Është tepër dëshpëruese. Ndryshimi midis nesh bazohet në një gjë themelore. Unë s’kam shkruar kurrë asnjë radhë pas krahëve kundër atij dhe kundër askujt. Kurse ai dhe grupi i tij kanë shkruar me qindra. Ky është superioriteti im mbi ta. Dhe këtë s’mund ta ndryshojë asgjë.

Ju keni qenë miq. Shumë njerëz diskutojnë për ftohjen tuaj. Ka mendime se ai nuk i ka ndërruar bindjet e veta të majta, gjë që i përmendet si meritë. Ju, dihet i keni ndërruar...
Mendoj se është e kundërta. Është ai që i ka ndërruar bindjet e tij e unë jo. Ju mund të hapni sytë nga habia, por unë do t’jua vërtetoj.

Ne kemi qenë miq, kjo është e vërtetë. Madje miq shumë të afërt, qysh në gjimnaz. Pas kthimit nga studimet e larta në Rusi, miqësia u bë edhe më e fortë për shkak të bindjeve të njëjta politike. Ishte fillimi i viteve ’60. Ne ishim kundër regjimit dhe hapur flisnim kundër tij. E donim vendin, por ishim të zhgënjyer nga komunizmi, e sidomos nga versioni i tij shqiptar. Kjo vazhdoi gjer në vitin 1966, kohë në të cilën ai botoi librin e tij më të mirë, një ndër më të mirët e kohës, “Zhurma e erërave të dikurshme”.

Pastaj atij i vunë synë për t’i përgatitur një karrierë politike, në fillim si sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj si kryetar. Ky ishte dhe mbarimi i të folurës kundër, rrjedhimisht mbarimi i miqësisë sonë. Thelbi i saj, ajo që n’ato kohëra ishte shpirti i një miqësie të vërtetë: refuzimi i brendshëm i regjimit, vdiq. Mbeti vetëm lëvozhga e jashtme.

A mund të shpjegohet më qartë një gjë e tillë?
Natyrisht. Ne nuk flisnim më kundër. Ishte e kuptueshme që ai t’i shmangej një gjëje të tillë, sidomos, kur u bë anëtar i Komitetit Qendror. Unë gjithashtu s’doja të abuzoja duke ia kujtuar bisedat e vjetra. Ato mbetën sekreti ynë i përbashkët, një pakt heshtjeje i vazhdueshëm. Asnjëherë, qoftë edhe në çastet e mia të vështira, atëherë kur ai më akuzonte, s’më ka shkuar mendja t’ia kujtoj. Ti thosha, për shembull: ti më akuzon mua si antisocialist, si kundërrevolucionar, si përqeshës të komunizmit, por ti je si unë, ose së paku ke qenë si unë. Por ajo ishte një kohë e mbrapshtë kur ndodhnin gjëra që qysh tani mund të duken të pabesueshme.

Nuk e besoj që Agolli, për të më kundërshtuar mua, të mohojë atë kohë, kohën e tij më të bukur. Të thotë, për shembull, se nuk ka folur kundër regjimit dhe se unë po fantazoj.

Ka një paradoks në kritikat e Agollit kur nga ana profesionale mendimet janë të sakta, ndërsa në fund e hedh krejt poshtë veprën, duke përmendur këtu rastin e romanit “Koncert në fund të dimrit”, roman që mbeti pesë vjet në sirtar. A mendoni se ish-kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve e bënte këtë me vetëdije?

Është e vërtetë se analizat e tij janë të sakta, qoftë për “Pashallarët e kuq”, qoftë për “Pallatin e ëndrrave” e sidomos për “Koncert në fund të dimrit” (dokumenti 32 në librin e Sh. Sinanit).

Nuk ishte vështirë të gjente gabimet ideologjike në këto vepra, sidomos ai që i kishte njohur mendimet e mia. Kishim folur, siç thashë më lart, mbarë e prapë. Për krimet e Stalinit, për egërsinë e luftës së klasave tek ne, për izolimin dhe mungesën e lirisë. Përqeshjet, talljet e hidhura për regjimin, për të cilat ai më akuzonte sidomos në denoncimin e fundit (dok. 32), ne i kishim bërë dikur së bashku. Aktualisht si i keni marrëdhëniet me Agollin, i cili edhe sot vazhdon të gëzojë sukses politik ndërsa ju jeni afër Nobelit, ku letërsia juaj po cilësohet unike në mbarë botën?

Marrëdhëniet kanë qenë korrekte por pa atë tharmin, që përmenda më lart. Shumë vjet pas ftohjes sonë, më kujtohet, ishte tetori i vitit 1983, ne u gjendëm bashkë me një grup shkrimtarësh shqiptarë në Paris. Një nga ditët, e ftova për të pirë një kafe në një kafene të Chanz’ Elizesë. Isha kureshtar të dija nëse kishte ruajtur diçka nga koha e parë. Në të vërtetë kisha edhe nostalgji. Ishim vetëm të dy dhe unë, ashtu si dikur, hapa një bisedë delikate. Pak a shumë biseda ishte kjo:

I. K. Me ç’thuhet, ai (ishte fjala për E. Hoxhën) nuk e ka të gjatë. Si mendon ti, ç’do të bëhet?

D. A. Po ajo dihet. Ramizi do ta marrë.

I. K. Ramizin e njohim. Është, pa dyshim, më i butë. Po është i lëkundshëm, apo jo?

D. A. I lëkundshëm the? Do kemi qyfyre me të. Në mëngjes do gdhihemi aleatë me Bullgarinë. Në darkë do të themi, s’jemi më me bullgarët, u bëmë me Turqinë.

Qeshëm një copë herë si dikur, dhe ndjeva një keqardhje të jashtëzakonshme që ky njeri i tërhequr nga idiotësia e karrierës, e kishte braktisur atë që duhej të ishte, natyrën e tij të vërtetë.

Në dy raste, në mos gaboj, kam shkruar për natën që kemi kaluar në Budapest, gjatë kthimit nga Parisi. Kam folur për një sjellje të tij disi të çuditshme. Në atë kohë, nuk e dija se pikërisht tre muaj më parë, më 17 korrik 1983, ai kishte shkruar raportin e tmerrshëm kundër romanit “Koncert në fund të dimrit”. Parë nga ky kënd, ka gjasë që sjellja e tij në hotel, tepër prekëse dhe e njerëzishme, të ishte një shenjë pendimi. Së paku kështu më pëlqen ta mendoj.

Thuhet se në Akademinë Suedeze kanë dërguar dosje kundër jush. A mund të jetë e vërtetë kjo, sa jeni në dijeni? Kur keni marrë çmimin anglez, në sitin e komenteve kanë rënë në sy mendimet ekstremiste për ju, duke ju cilësuar madje dhe “fashist”. Ekstremisht ndahen shpesh dhe opinionet këtu, në vend, mendoni se ka “arsye” ky mllef?
Për dosjen në Akademinë Suedeze nuk di asgjë. Kurse sulmet e shqiptarëve kundër marrjes së çmimit anglez, i kam parë. Në ato sulme dhe në sulmet e tjera që u bashkërenditën me to, këtu në Tiranë, nuk jam quajtur vetëm fashist. Jam cilësuar me të gjitha epitetet e mundshme: racist, nazist, ultrakomunist, dishepull i Hitlerit, i Stalinit, i E. Hoxhës, agjent i Francës, ultraperëndimor, antiperëndimor, islamik, antiislamik, filosemit, antisemit, antishqiptar e kështu me radhë.
Shumëkujt e gjitha kjo i duket për të qeshur. Dhe ashtu është vërtet, për të qeshur. Ndërkaq një shthurje e tillë e logjikës dhe një xhungël, një pluhurnajë e tillë e mendimit, nuk mund të ndodhë veç në një vend tribal, nomad e pa kurrfarë themelesh kulturore e morale. Pikërisht e tillë paraqitet shpesh Shqipëria dhe gjithë hapësira shqiptare në Ballkan, përpara opinionit europian e botëror. Një vend që gjithçka e ka kthyer kokëposhtë, që nuk ngopet së rrëzuari vlerat e saj dhe që në vend të demokracisë e lirisë së fjalës, shpalos karrikaturën e tyre. Shkurt një vend që duhet mbajtur sa më larg Evropës.

Ka zëra, në shtyp, që fushata të tilla denigruese për kulturën shqiptare, përpjekjet që Shqipëria të mos e ketë çmimin Nobel, ose çmimin anglez që sapo u dha, bëjnë pjesë në një strategji izolimi të vendit?!
Pikërisht këtë thashë më lart. Kultura shqiptare është faktor i dorës së parë për integrimin në Evropë. Letërsia shqipe bën pjesë në familjen e letrave evropiane qysh prej tridhjetë e ca vjetësh. Në atë kohë, Shqipëria ishte e vetizoluar me dashje nga kontinenti evropian, vetëm letërsia, mundi e para të arrijë në botën e lirë. Kjo nuk u ka pëlqyer asnjëherë, e aq më pak mund t’u pëlqejë sot rretheve antishqiptare. Ato bëjnë çmos që në sytë e opinionit evropian e botëror, Shqipëria e Kosova, të mbeten vendi i banditëve, i mafies, i drogës, i prostitutave e i horrave.

Të gjithë e kuptojnë këtë krizë morale, por rrugët e daljes mbeten të pashpjeguara...?!

Në Shqipëri ka ende shumë gjëra që nuk kuptohen. Për të mos u zgjatur, meqenëse në këtë intervistë u përdor një herë përshkrimi i një ngjarjeje, më lejoni ta mbyll bisedën me një tjetër ngjarje, këtë herë vërtet të pazbërthyeshme.

Është fjala për një bisedë me një nga kryeministrat e fundit të Shqipërisë, emrin e të cilit, etika nuk më lejon ta përmend. Gjatë një dreke me shqiptarë dhe të huaj, ku ka rënë fjala pikërisht për duhmën e shkatërrimit të vlerave në këtë vend, në çastin kur është përmendur një nga publicistët shqiptarë, tepër i zellshëm kundër figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe akoma më i zellshëm kundër afrimit të Shqipërisë me Europën dhe SHBA-në, autori i këtyre radhëve ka këmbyer këto replika me shefin e qeverisë.

I. K. Zoti kryeministër, kam lexuar në shtypin kosovar, se njeriu për të cilin sapo ra fjala, ka mbaruar shkollën e Ministrisë së Brendshme në Beograd. Keni dijeni për një gjë të tillë?

Kryeministri: Jo vetëm kam dijeni se e ka mbaruar vërtet atë shkollë, por kam dijeni gjithashtu që ky njeri është agjent aktiv i Shërbimit të Fshehtë në Shqipëri.

I. K. Atëherë si shpjegohet që këtij agjenti jo vetëm i lejohet të bëjë propagandë kundër interesave jetike të Shqipërisë, por për ta kryer sa më mirë këtë punë i është dhënë një vend në katedrën e Universitetit të Tiranës?

Kryeministri: (Nuk përgjigjet, vetëm bën një shenjë, duke ngritur supet.)

Kjo është Shqipëria. E errët, e pambrojtur, moskuptuese. Që tragjikisht refuzon vetveten.

Fragment nga libri “KRONIKË NË GUR”, kapitulli 15, ku flitet për figurën e Enver Hoxhës

Shpallja ishte shkruar në dy gjuhë, shqip dhe italisht: “Kërkohet komunisti i rrezikshëm Enver Hoxha. Është një burrë rreth tridhjetëvjeçar. I gjatë. Mban syze dielli. Shpërblimi për kallëzuesin 15 000 lekë. Për kapësin 30 000 lekë. Komandanti i qytetit Bruno Arxhivokale.”

Iliri më tërhoqi nga mënga e setrës.

– Kjo gërmadhë ka qenë shtëpia e tij, – më tha me zë të ulët te veshi.

– E Enver Hoxhës?

– Po.

– Nga e di ti?

– Im atë i thoshte një ditë Isait.
– Po ku është tani Enver Hoxha?

– Ai është larg, andej tutje nga Tirana.

Unë lëshova një vërshëllimë habie.

– Gjer në Tiranë paska shkuar?

– Posi.

– Është shumë larg Tirana? – e pyeta.

– Shumë larg. Mbase kur të bëhemi pleq do të shkojmë edhe ne.

Përpara shpalljes ndaloi edhe një njeri tjetër. Ne ikëm.
Në shtëpi kishin ardhur Xhexhoja dhe kako Pinua. Pinin kafe me gjyshen. Xhexhoja e përmbysi kupën me kujdes.

– Tani ka dalë një luftë e re,– tha ajo. – Se si e quajnë, s’e them dot, luftë me kllasa apo luftë e kllasës. Kjo luftë është e ç’është, moj Selfixhe. Kjo është ndryshe nga të tjerat. Më këtë luftë vëllai vret vëllanë e i biri babanë. E vret mu në shtëpi, mu në mes të bukës. E sheh në sy një copë herë, pastaj, s’të kam më baba, i thotë dhe bam i bie në lule të ballit .

– Kiameti, – tha kako Pinua.

– Ka dalë edhe një Gole Balloma nga Gjobeku që del e bërtet udhëve. Do t’i rrjep lëkurën Mak Karllashit, thotë. Do t’ia regj e do t’ia thaj atje në fabrikën e tij dhe pastaj do të bëj këpucë me të dhe do të eci e do të hedh valle me to.

– Sa rrojmë dëgjojmë, – tha nëna.

– Ja, kështu, moj Selfixhe. Thamë se i kaluam turbullirat, po ato i kemi përpara, – tha Xhexhoja. – E mban mend Enverin, djalin e Hoxhate?

– Atë që shkoi për të mësuar në vendin e frëngjve? Si s’e mbaj mend.

– Edhe unë e mbaj mend, – tha kako Pinua.

– Thonë se ai është në krye të luftës. Ai e ka shpikur edhe atë luftën e re që të thashë.

– Sikur s’më besohet, – tha gjyshja. – Ishte djalë i sjellë.

–I sjellë, moj Selfixhe, por thonë se tani ka vënë ca syze të zeza që të mos e njohë njeri dhe merret me luftë.

< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.