Home arrow Histori arrow Historia E Shqiperise arrow Kronologji Historike e Shqiperise-I-
Kronologji Historike e Shqiperise-I-
KRONOLOGJIA HISTORIKE E SHQIPERISE
KOHERAT E LASHTA-ILIRET
Paraardhësit e Shqiptarëve të sotshëm janë Ilirët. Ata banonin në një territor të madh, në fillim të Paleolitit të Mesëm (100.000-40.000 Para Krishtit (PK), kufiri verior i të cilëve shtrihej deri në degët e Danubit (Sava dhe Drava), ndërsa në jug ata jetonin në pjesën më të madhe të Epirit parahistorik deri në limanin e Ambrocias (Prevezë). Kufijtë e tyre natyralë lindorë shtriheshin midis lumenjve Morava dhe Vardar, ndërsa në perëndim lageshin nga brigjet e detit Adriatik dhe Jon. Disa fise ilire si Mesapsa and Japygs ishin vendosur në Italinë jugore (Kalabri). Por gjurmët e para të qytetërimit do të gjënden gjatë viteve 6.000-2.000 B.C. Gërmimet arkeologjike në Butrint tregojnë se grupi i pare, i cili la gjurmët e tij në vend ishte fisi “Kaon”, mijëvjeçari i parë P.K. Në këtë periudhë Butrinti ishte një qendër e fortifikuar e Ilirëve Kaon .

ME POSHTE PO JAPIM NJE KRONOLOGJI TE TE DHENAVE HISTORIKE:
P.K .. 5.000 Pellazgët migrojnë në Ballkan, fillimi i Epokës së Bronxit.
P.K. 1.000 Ilirët vijnë nga Europa Qëndrore për t’u vendosur në Ballkanin Perendimor.
P.K. 7/8th Grekët nga Korfuzi dhe Korinthi, kolonializojnë bregdetin shqiptar. Krijohet Epidamnos (në vitin 627 P.K. si koloni greke, Dyrrachion i njohur si Durrësi) dhe Apollonia ( Shekulli i 5-të dhe i 3-të P.K., lulëzimi i shtetit të Ilirisë).
P.K. 435 Lind një konflikt midis shteteve qytet të pavarura të Epidamnos dhe Korfuzit.
P.K.C. 250 Një shtet nën kontrollin e mbretit Agron kontrollon brigjet perendimore të territorit të Ballkanit nga lumi Kerka në Slloveni deri në Shqipërinë e ditëve të sotshme. P.K..229-168 Pushtimi romak i bregdetit të ilirëve. Mbretëria Ilire reduktohet në një rrip të ngushtë midis Dubrovnikut dhe Lezhës( Lisus). Në këtë kohë u ndërtua “Rruga Egnatia” nga Dyrrachion (Durrës) në Konstandinopojë
P.K.167 Roma del fitimtare kundër mbretit Genthius dhe e vendos mbretërinë e tij Ilire nën sundimin Roman.
A.D.2nd C. Ilirët filluan të njihen me emrin e ri Arbër.
P.K.160-927 Fiset sllave pushtojnë rajonet malore të Shqipërisë.
P.K. 395 Arberia bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine.
P.K.5th C. Pushtimi nga Gotët, Averët dhe Keltët perendimorë e lindorë. Ata plaçkitën provincat e Ballkanit, qëndruan për një kohë të shkurtër dhe pastaj lëvizën. Hunët pushtojnë Kosovën.
P.K.529-640 Pushtimi i fiseve sllave nga Europa Qëndrore duke i dhënë fund autoritetit bizantin. Popullsia ilire tërhiqet në qytetet bregdetare dhe në malet e pjesës së brendshme të Shqipërisë veriore.
851 Pushtimi i zonës nga Bullgarët, të cilët qëndruan deri në vitin 1010
1054 Përçarje në kishë – Ndarja në kisha Ortodokse dhe Romane. Përçarja ndikon ndaj Kristianizmit Shqiptar.
1081 Normanët hyjnë në Shqipëri nga Italia dhe udhëheqin deri në shekullin 1100.
1096 Ushtritë e kryqëzatës së parë marshojnë përmes territorit shqiptar .
1190 Shpallja e shtetit feudal të Arbërisë (Principata e Arbërit 1190-1216) në veri të Shqipërisë, me Krujën si kryeqytet.
1272 Karlos I, Mbreti i Napolit, hyn në Shqipëri nga Italia veriore, formon mbretërinë e Arbërisë dhe vetëshpallet Mbret i Shqipërisë. Ndërsa pjesa e brendshme e Shqipërisë sundohet nga princa bizantinë dhe serbë deri më 1356. Përhapet feja Katolike Romane.
1344 Shqipëria bëhet pjesë e Mbretërisë së Serbisë, nën udhëheqjen e Stefan Dushanit së bashku me Maqedoninë, Thesalinë dhe Epirin. Pas vdekjes së tij, Shqipëria bie në duart e prijsave vendas dhe Kalorësi Balsha krijoi një principatë në veri me Shkodrën si kryeqytetin e saj duke shmangur serbët dhe bullgarët. Principata të tjera feudale u krijuan në territoret shqiptare; Topiasit, me Durrësin kryeqytet, Muzakajt, me Beratin si kryeqytet, Zenebishtët me Gjirokastrën si kryeqytet, dioqeza e Shpatajve me Artën si kryeqytet.
1352 Fillon pushtimi Osman i Europës. PUSHTIMI OSMAN DHE LUFTA SHQIPTARO- OSMANE
1431 Turqit pushtojnë Janinën; marrin nën kontroll një pjesë të madhe të Shqipërisë.
1433 Kryengritja kundër Turqve përgjatë territorit nga veriu në jug, nën udhëheqjen e Arianit Shpatës.
1442 28 Nëntor, Gjergj Kastriot Skënderbeu jep dorëheqjen nga ushtria Turke, hyn në Krujë me 300 shqiptarë, shpall pavarësinë e principatës së Kastriotit dhe ngre flamurin e kuq të familjes së tij, me shqiponjën e zezë në qendër, duke u bërë kështu flamturi kombëtar i Shqipërisë.
1444 Mars, Lidhja e Lezhës. Fisnikëria feudale shqiptare bashkohet dhe ngrihet kundër turqve nën udhëheqjen e Gjergj Skënderbeut.
1450 Skënderbeu përfundon një traktat paqeje me Venedikun për të patur dorë të lirë në luftën e tij kundër turqve.
1450 Sulltan Murati i Turqisë rrethon Krujën për pesë muaj, por mundet nga Skënderbeu i ndihmuar nga Alfonso I i Napolit.
1455 Skënderbeu sulmon turqit në Berat por humbet 6.000 burra.
1457 Turqit sulmojnë Skënderbeun me një ushtri prej 60.000 ushtarësh, pushtojnë pjesën më të madhe të ultësirave shqiptare dhe sulmojnë fortesën e tij të Krujës, por Skënderbeu i detyron osmanët që të tërhiqen.
1463 Lufta e madhe midis Turqve dhe Venecianëve.
1466 Sulltan Muammed II pushton Shqipërinë, por dështon në pushtimin e Krujës.
1468 17 Janar, Skënderbeu sëmuret me ethe dhe vdes në Lezhë.
1478 Fortesa e Skënderbeut në Krujë bie në duart e turqve. Beteja më kritike në historinë e Shqipërisë. Muhamed II merr Krujën, ndërsa Shkodra reziston..
1479 25 Janar, arrihet paqe me pjesën tjetër të Shqipërisë. Venecianët dorëzojnë Shkodrën dhe shqiptarët vendosen përgjatë vijës bregdetare, por mbajnë Ulqinin, Tivarin dhe Durrësin.
1501 Perandoria Osmane pushton të gjithë Shqipërinë, me Durrësin si qyteti i fundit që merret nga Venecianët dhe Shqipëria mbetet nën kontrollin Osman deri më 1912.
1555 Gjon Buzuku boton librin e parë në gjuhën shqipe, Mesharin.
1571 Turqit marrin Ulqinin nga Venecianët. Shekulli XV-XVI. Me mijëra Shqiptarë janë të detyruar të emigrojnë për shkak të urisë dhe shtypjes, kryesisht në Italinë jugore. Shekulli XVI Kisha ortodokse është dominuese në jug, Kisha Katolike Romane në veri.
1614 Sulejman Pasha Bargjini, ndërton një xhami, një banjë publike dhe një furrë në Tiranë.
1635 Frang Bardhi boton fjalorin e parë Latino-Shqiptar dhe Andre Bogdani shkruan gramatikën e parë Latino-Shqiptare.
1670 Mehmet Bushati, pasha i Shkodrës, grumbullon prijësat e tij veriorë për të mundur turqit. Djali i tij Mahmut mund tre ushtri turke, por nipi i tij mundet në Shqipërinë jugore.
Shekulli XVI Në fund të shekullit të XIII dy fisnikë shqiptarë, Ali Pash Bushatlliu dhe Ali Pash Tepelena patën sukses në krijimin e Pashallëqeve të pavarura. Ata u përqëndruan përkatësisht në Shkodër në veri dhe Janinë (tashmë në Greqi) në jug.
1831 Rënia e pashallëqeve shqiptare shënoi fillimin e një periudhe të re, e cila në historinë e popullit shqiptar njihet si “Rezistenca Kombëtare Shqiptare”

(1840-1912), një lëvizje që synonte çlirimin e vëndit nga pushtuesit osman, duke bashkuar të gjitha territoret shqiptare në një Shtet të vetëm autonom, ose të pavarur dhe duke përparuar gjuhën dhe kulturën shqiptare. Krahas luftës së armatosur u zhvillua një lëvizje kulturore. Idetë e saj të reja u mishiruan në veprimtaritë e K.Kristoforidhit, N.Veqilharxhit, J.Vretos, P.Vasës, Th.Mitkos, Z.Jubanit, H.Tahsinit, J.De Radës, A.Frasherit, S.Frashërit, N.Frashërit. Ata i përballuan mosmarrëveshjet fetare përmes parrullës “Feja e Shqiptarëve është Shqiptaria ”.
1878 Lidhja e Re Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) u krijua në një Kongres të zhvilluar në Prizren (Kosovë) dhe në të gjithë Shqipërinë u krijuan degë. Vetëm fal Lidhjes së Prizrenit çështja e kombit të ndarë shqiptar u paraqit për herë të parë në qarqet diplomatike botërore.
1887 8 Mars, u krijua Shkolla e parë shqipe. Ajo ishte shkolla e parë kombëtare laike në Shqipëri.
1908 Zhvillohet Kongresi i Manastirit për të marrë një vendim lidhur me alfabetin unik. Në vend të një, u miratuan dy alfabete, alfabeti i Stambollit dhe ai Latin. Ky i fundit ishte më i lehtë për t’u përdorur për shtypjen e librave dhe kohë më parë ai u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe.
1911 Qershor Liderët Shqiptarë mblidhen në Mal të Zi, miratojnë një memorandum prej 12 pikash, ku kërkojnë njohjen e kombit shqiptar, vetëqeverisje, zgjedhje të lira, arsimimin në gjuhën shqipe në shkolla etj. dhe ua dërguan mesazhin e tyre të gjitha fuqive europiane. Megjithëse shërbimet fetare kryhen në tre gjuhë- arabisht për myslimanët, greqisht për ortodoksët, latinisht për katolikët- parrulla e ditës është” “ feja e popullit shqiptar është shqiptaria”.
 PAVARESIA E SHQIPERISE (SHQIPERIA GJATE 1912-1939)

1912 28 Nëntor 1912. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me qeverinë e parë shqiptare ( liberal –demokrate) të kryesuar nga Ismail Qemali (1844-1919).
1913 29 Korrik. Konferenca e Ambasadorëve në Londër konfirmon pavarësinë e Shqipërisë nën mbikqyrjen e një Komisioni Qëndror Ndërkombëtar. Vendosen kufinj të rinj. Fuqitë e mëdha caktuan kufinjtë e shtetit të ri të Shqipërisë. Kosova i jepet Serbisë dhe pjesët jugore Greqisë. Shqipëria shpallet nga Konferenca si Protektorat. Gjysma e popullit shqiptar i dorëzohet shteteve të tjera.
1913 23 Shtator. Serbia dërgon trupa në Shqipëri, pas sulmeve shqiptare kundër zonave të cilat Traktati i Londrës ia kishte dhënë Serbisë.
1914-1918 Lufta e Parë Botërore. Trupat malazeze, austriake, italiane, franceze, greke, bullgare dhe serbe pushtojnë Shqipërinë.
1914 15 Janar. Qeveria e Ismail Qemalit i hap rrugën Komisionit të Kontrollit Ndërkombëtar, me Essad Pash Toptanin (dikur një oficer xhandarmërie turko- shqiptar) si figura më e fuqishme politike.
1914 21 Shkurt. Princi Gjerman Wilhelm von Wied, oficer i ushtrisë gjermane dhe njeri i afërt i Mbretëreshës Elisabet të Rumanisë, pranon fronin e Shqipërisë ( pasi u propozua nga Austro – Hungaria).
1914 7 Mars. Në Durrës caktohet një Administratë shqiptare nën autoritetin e mbretit Vid. Esat Pash Toptani është Kryeministër.
1914 Qershor. Në Shqipërinë qëndrore shpërthen Lufta Civile drejtuar kundër Mbretit Vid.
1914 Gusht. Fillon Lufta e I Botërore.
1914 4 Shtator. Vidi arratiset për shkak të kryengritjes popullore, pasi kontrolloi në mënyrë të efektshme vetëm Durrësin, ndërsa grupet e armatosura lokale të ndihmuara nga Serbia, Greqia dhe Italia dominojnë pjesën tjetër të Shqipërisë. Fuqitë që e zgjodhën e braktisin, për shkak se ai nuk kishte dëshirë të angazhonte Shqipërinë, ose të mbante ndonjë anë në Luftë. Ai as nuk abdikoi, as nuk hoqi dorë nga pretendimi i tij për fronin.
1914 13 Shtator. Italianët zbarkojnë në Vlorë dhe gradualisht pushtojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë jugore, ndërsa serbët dhe malazezët pushtojnë veriun derisa dëbohen nga austriakët.
1915-1917 E gjithë Shqipëria është e pushtuar dhe e ndarë: Austro- Hungaria merr veriun; Italia jugperëndimin; Greqia jugun; Franca merr Korçën.

1915 Prill, Greqia shpall ankesimin e plotë të Shqipërisë jugore si “Epirin e Veriut”.
26 Prill, mblidhet Traktati i fshehtë i Londrës, në të cilin Fuqitë Aleate bien dakort ta ndajnë Shqipërinë pas Luftës në favor të Italisë. Italia anekson Vlorën, ishullin e Sazanit dhe rajonin e Vlorës deri në Himarë në jug. Në veri dhe verilindje ajo kishte lumin e Vjosës si kufi. Në Shqipërinë Qëndrore u krijua një shtet i cunguar nën protektoratin e Italisë, ndërsa rajonet veriore dhe jugore të Shqipërisë u ndanë midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
29 Maj, Italia pushton zyrtarisht Vlorën dhe Shqipëria ndodhet në një gjëndje anarkie.
27 Qershor, Mali i Zi pasi pushtoi plotësisht Shqipërinë veriore më 11 Qershor, pushton edhe Shkodrën. Britania, Italia dhe Rusia protestojnë.
4 Korrik, Serbia pushton Durrësin, por e evakuon atë më 17 Korrik nën presionin italian.
Tetor, Serbia tërhiqet nga Shqipëria.
Tetor, Serbia tërhiqet nga Shqipëria.
1916 23 Janar, Austriakët marrin Shkodrën nga Mali i Zi, pastaj Beratin (17 Shkurt).
1917 3 Qershor, komandanti ushtarak Italian në Shqipëri, Gjenerali Ferrero, shpall Shqipërinë e bashkuar dhe të Pavarur nën pushtimin Italian. Franca përgjigjet duke shpallur një Republikë Autonome të Korçës, e cila zgjat tre muaj.
1920 21 – 23 Janar, Kongresi i Lushnjes, në të cilin hartohet Kushtetuta Shqiptare, formohet qeveria e re, Tirana shpallet kryeqytet dhe kërkohet tërheqje e trupave Italiane. Prill, Durrësi çlirohet nga Italia dhe Tirana bëhet kryeqyteti i ri, ku vendoset dhe selia e qeverisë.
20 Nëntor, Kongresi i Ambasadorëve në Londër pranon Pavarësinë Shqiptare.
10 Dhjetor, Iliaz Bey Vrioni, një Liberal i moderuar formon një Kabinet.
1920 17 Dhjetor, Lidhja e Kombeve njeh Shqipërinë ( në kufijtë e saj të 1913) duke i dhënë Italisë disa kopetenca mandatore. Trupat italiane tërhiqen. Shqipëria pranohet në Lidhje, pavarësisht nga kundërshtimet e Jugosllavisë dhe Greqisë se vendi nuk është një entitet politik specifik. Britania mbështet anëtarësimin e Lidhjes.
1921 21 Prill, krijohet Parlamenti i Parë. Në Parlamentin shqiptar fillon jeta pluraliste me grupet kryesore politike .
1921 9 Nëntor, Konferenca e Ambasadorëve njeh pavarësinë e Shqipërisë, por Italia ka “interesa të veçanta” në Shqipëri.
1921 28 Dhjetor, Zhvillohen zgjedhjet për në Asamblenë Nacionale dhe lindin parti politike të stilit perendimor; Partia Demokratike, Partia Popullore, Partia Progresive. Ahmet Zogu bëhet Ministër i Brendshëm.
1922 1 Gusht, në Kongresin e Beratit, kisha Ortodokse Shqiptare vetëshpallet e pavarur nga Patriakana e Konstandinopojës.
1922 2 Dhjetor, Ahmet Bej Zogu, kryetar fisnor, formon një qeveri. Zogu është si Kryeministër ashtu dhe Ministër i Brendshëm.
1923 Pakënaqësi popullore me Zogun. Grupet zhvillojnë protesta kundër tij.
1924 16 Janar, zgjidhet Qeveria Liberal-Demokratike e Fan Nolit, duke e zhveshur nga pushteti Partinë Progresive të Ahmet Zogut. Zogu arratiset në ish- Yugosllavi. Noli bën të ditur reformat agrare për të zhdukur feudalizmin dhe i bën Kushtetutës disa ndryshime, megjithëse nuk pati kohë për ta zbatuar

1924 19 Shkurt, Zogu nënshkruan një traktat tregtar me Italinë.
1924 1 Shtator, trupat jugosllave hyjnë në Shqipëri. Qeveria e Fan Nolit përmbyset në 23 Dhjetor. Zogu hyn në Tiranë më 24 Dhjetor dhe kthehet në pushtet si Kryeministër.

1925 15 Janar, Ahmet Zogu merr pushtetin suprem si krye-komandant dhe formon një kabinet të ri. Më 31 Janar, Zogu zgjidhet President i parë i Republikës Shqiptare.
1925 18 Tetor,Lindi Ramiz Alia, udhëheqës i Partisë së Punës pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe presidenti i parë Shqiptar lindi nga një familje e varfër myslimane në Shkodër.
1926 11 Nëntor, Zogu nënshkruan Traktatin e Tiranës “Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë” me Italinë.
1928 1 Shtator, Asambleja Kushtetuese e shpall Shqipërinë Mbretëri. Zogu deklarohet Zogu I, Mbret i Shqipërisë.
1938 Mbreti Zogu I martohet me Geraldine Appony, arisokratja hungareze, djali i tyre Leka lind në Mars 1939.

PUSHTIMI ITALIAN DHE LUFTA ANTIFASHISTE E POPULLIT SHQIPTAR (1939-1944)

1939 7 Prill, Mbreti Zogu I dhe familja e tij mërgojnë në Greqi dhe Turqi. Pushtimi Italian. Viktor Emanueli III caktohet nga Italia Mbret i Shqipërisë. Gjatë Luftës së II Botërore, Zogu largohet nga Buckinghamshire, Angli, për t’u vendosur më pas në Kan. Ai vdiq në Paris në vitin 1961.

1941 Nëntor, Mbledhje e grupeve komuniste të Korçës, Shkodrës dhe grupeve të Rinisë Komuniste në Tiranë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
1942 16 Shtator, u thirr Konferenca e Pezës për të organizuar të gjitha forcat antifashiste në një front të vetëm. Konferenca vendosi për krijimin e Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar.
1943 Enver Hoxha zgjidhet Sekretar Partie.
1944 11 Shtator, Pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania Naziste. Maj 24 – 28, Enver Hoxha zgjidhet Komandant i Forcave të Armatosura.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.