Home arrow Histori arrow Historia E Shqiperise arrow Kronologjia Historike e Shqiperise - II -
Kronologjia Historike e Shqiperise - II -
KRONOLOGJIA HISTORIKE E SHQIPERISE ÇLIRIMI I SHQIPERISE DHE PERIUDHA KOMUNISTE
1944 28 Nëntor, Dita e Pavarësisë. Çlirimi i Shkodrës. 29 Nëntori u festua si Dita e Çlirimit deri më 1992. Kur erdhi në pushtet Partia Demokratike 28 Nëntori u festua si dita e çlirimit. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 1997, 29 Nëntori u festua si dita e çlirimit. Ende vazhdojnë diskutimet midis historianëve për Ditën e Çlirimit.
1946 11 Janar, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, duke zgjidhur kështu çështjen e formës që do të ketë Shteti Shqiptar.
14 Mars, Asambleja miratoi Kushtetutën e parë të shtetit Shqiptar.
1946-1947 Britania dhe SHBA prishin marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.
1948 1 Nëntor, në Kongresin e parë të Partisë Komuniste, emri i Partisë ndryshohet në Parti e Punës së Shqipërisë. Të gjitha partitë e tjera ndalohen.
1949-1953 Përpjekje të shumta Britanike për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, megjithatë ato dështojnë për informacionin që spiuni Kim Filbi u dha Sovjetikëve (shiko Lufta Ime Sekrete, 1968).
1955 14 Dhjetor, Shqipëria hyn në OKB pa u penguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, të cilat abstenojnë në vend që të përdorin veton.
1957 Hapet në Tiranë Universiteti i Parë i Shqipërisë, “Universiteti Shtetëror i Tiranës”, me 3.600 studentë and 200 mësues. Më vonë ky numër u rrit në 19.000 studentë dhe 800 mësues. Në vitin 1991 në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë hapen universitete të tjera .
1960 3 Dhjetor, Shqipëria prish marrëdhëniet diplmatike me ish B.R.S.S. (Bashkimi Sovjetik). Marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë forcohen.
1967 Kisha, xhamitë dhe institucionet e tjera fetare mbyllen. Falja e njerëzve ndalohet me ligj.
1970 25 Tetor, energjia elektrike arrin zyrtarisht në të gjithë Shqipërinë.
1978 Marrëdhëniet diplomatike me Kinën janë shumë të tensionuara, kryesisht për çështje idelogjike.
1981 1 Nëntor, Kundërshtimi i politikave “Social-Imperialiste të Kinës nga Qeveria Shqiptare.
1985 11 Prill, Vdes lideri i Partisë, Enver Hoxha, në moshën 76 vjeçare si rezultat i atakut në zemër të acaruar nga diabeti. 13 Prill, Ramiz Alia zgjidhet lider i ri i Partisë.
1987 Shtator, vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kanadanë dhe Gjermaninë Perendimore.
1989 1 Gusht, Nënë Tereza, me origjinë shqiptare viziton Shqipërinë.

HAPAT E PARA TE NJE SHOQERIE DEMOKRATIKE NE SHQIPERI

1990 Maj, ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh mbërrijnë në Shqipëri për një vizitë treditore. Takim me Ramiz Alinë.

Korrik,Demonstratat në Tiranë arrin kulmin kur një numër njerëzish hyjnë në ambasadat e huaja dhe kërkojnë azil. Tragetet me emigrantë shqiptarë mbërrijnë në Brindisi, Itali. Rivendosen marrëdhëniet diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik.
Dhjetor, Nënë Tereza bën vizitën e saj të dytë në Shqipëri.
Protesta në Kampusin e Universitetit të Tiranës lidhur me kushtet e jetesës. Më vonë studentët kërkuan ndryshime politike. Policia ndërhyn për shpërndarjen e demonstruesve.
Formimi i Partisë Demokratike legalizohet më 18 Dhjetor. Sistemi shumë partiak lejohet zyrtarisht dhe ai çon në formimin e dymbëdhjetë partive.
1991
20 Shkurt, Me mijëra demonstrues protestuan në kryeqytet, Tiranë. Ata rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Feja legalizohet, hapen institucionet fetare dhe ish priftërinjtë dhe hoxhallarët e persekutuar lejohen që të ushtrojnë lirisht profesionin e tyre. Mars, Afërsisht 20.000 Shqiptarë grabisin anijet në portet e vëndit dhe nisen për në brigjet Italiane.
Eksodi biblik hyn në historinë e popullit, i cili nuk kishte përjetuar një situatë të tillë që nga shekulli i 15-të. Qeveria shqiptare i deklaron portet të një rendësie të vaçantë dhe i ruan ato me trupa ushtarake.
31 Mars, në të gjithë Shqipërinë organizohen zgjedhjet. Partia e Punës (e reformuar si Partia Socialiste) fiton zgjedhjet. Ramiz Alia bën betimin si President i Shqipërisë. Qershor, Formohet Qeveria e Koalicionit.
Dhjetor, rrëzohet Qeveria e koalicionit e detyruar nga Partia Demokratike, sepse Socialistët kishin mbetur mbrapa me programin e reformave.
1992
Mars, Partia Demokratike korr një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e përgjithshme me më tepër se 65% të votës popullore.
Prill, Dorëheqja e Ramiz Alisë (President i Shqipërisë).
Dr. Sali Berisha bën betimin si President i ri. Qeveria e re betohet se do të zbatojë një program të gjerë reformash.
1993
Prill, Papa Gjon Pali and Nënë Tereza vizitojnë Shqipërinë.
1993 Hapja e Shqipërisë, garancitë e saj të plota dhe legjislacioni kanë lehtësuar veprimtaritë e investitorëve të huaj tashmë të pranishëm në Shqipëri, shumica e tyre nga Italia (53%) dhe Greqia (20%), por gjithashtu nga Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuara, Austria, Franca, Kuvajti dhe kështu me radhë. Kompani të ndryshme sikurse është Hamilton, OXY, Agip, Chevron, Coca-Cola, Rogner, OMV, fillojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri.

1994
Prill-Gusht, Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë acarohen shumë, të dyja vëndet tërhoqën disa diplomatë dhe me mijëra emigrantë shqiptarë dëbohen nga policia dhe ushtria greke. Një grup ushtarësh nga Greqia hynë në territorin Shqiptar dhe vranë një ushtar dhe plagosën disa të tjerë në një repart ushtarak pranë pikës kufitare të Kakavijës (Shqipëri). Ndërkohë, 5 qytetarë shqiptarë me origjin greke u akuzuan për spiunazh dhe u dënuan nga një gjykatë e Tiranës.
Nëntor, Kushtetua nuk u miratua me Referendum.

1995
29 QERSHOR, SHQIPERIA BEHET ANETARE E KESHILLIT TE EUROPES.
13 Korrik, Në Strasburg organizohet ceremonia e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe ngrihet flamuri Shqiptar.
1995 11 Shtator, Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha viziton SHBA. Ai takohet me Presidentin e SHBA-ve, Z. Bill Klinton.

1996
26 Maj, Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare. Partitë e opozitës (Partia Socialiste, Partia Social Demokrate dhe Partia e Aleancës) u tërhoqën nga zgjedhjet në orën 17.00, duke pretenduar për parregullsi. Partia Demokratik pretendoi për një fitore të rëndësishme.
26 Maj, Socialistët kërkojnë zgjedhje krejtësisht të reja. Ndërsa Presidenti Berisha dekretoi një rikandidim të pjesshëm në 17 zona elektorale për 16 Qershorin. Kandidatët e PD fituan në 17 zona elektorale.
1996 Shtator, Në Shqipëri organizohet “Miss Europa” për herë të parë në historinë Shqiptare. Vajzat më të bukura nga 37 vënde të Europës morën pjesë në këtë garë. Miss Anglia merr çmimin e parë, duke u bërë fituesja e çmimit të parë të Miss Europës për vitin 1996.

1997
Janar, Protesta masive nga njerëzit, të cilët kishin humbur kursimet e tyre në firmat piramidale.
30 Janar, Dhjetë parti të opozitës nga i gjithë spektri politik formojnë Forumin për Demokraci, duke u betuar që të zhvillojnë protesta në mbarë vëndin. Ata i kërkojnë Berishës (President i Shqipërisë) që të shpërndaj qeveritë dhe të krijoj një qeveri teknokrate për zgjidhjen e krizës.
9 Mars, Berisha nënshkruan marrëveshjen me liderët e të gjithë partive politike duke bërë thirrje për një qeveri koalicioni me bazë të gjerë (Qeveria e Pajtimit Kombëtar) dhe zgjedhjet në Qershor.
11 Mars, Presedenti i Republikës Sali Berisha dekretoi caktimin e Kryeministrit. Z. Bashkim Fino është Kryeministër i qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë. Z. Fino u propozua nga Partia Socialiste me konsesusin e të gjitha partive të tjera në tryezën e rrumbullakët.
12 – 14 Mars, Tirana përfshihet nga pasiguria. Presidenti i Republikës dhe Kryeministri kërkojnë praninë e forcave ushtarake shumëkombëshe në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Z. Safet Zhulali arratiset në Itali.
13 Mars, Të gjithë të bugosurit (1209) arratisen nga burgu të ndihmuar nga persona të armatosur. Shqipëria është i vetmi vend në botë pa të burgosur në këtë moment.( Midis të burgosurve ishin 23 persona, të cilët ishin dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda). Berisha fal Fatos Nanon dhe e nxjerr nga burgu si dhe 50 të burgosur të tjerë. (Të 50 të burgosurit ishin dënuar me një deri në dy vjetë burg). Lideri socialist i burgosur i opozitës së Shqipërisë, Fatos Nano, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si Kryeministër në vitin 1991 u arrestua në vitin 1993 dhe u burgos një vit më vonë i akuzuar për korrupsion. Grupi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut i kishte kërkuar qeverisë Shqiptare lirimin e Nanos, i dënuar pa të drejtë sipas atyre.
14 Mars, Ambasada Amerikane dhe Ambasada të tjera Perendimore evakuojnë qytetarët e tyre nga Shqipëria në vendet e tyre.
20 Mars, Situata përmirësohet pak. Situata e institucioneve shtetërore në Tiranë është nën kontrollin e qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë.
14 Prill, Mbrrijnë në Shqipëri Forcat Ushtarake Shumëkombëshe. Forcat ushtarake mbërrijnë në Shqipëri për të filluar operacionin “Alba”. Franca, Greqia, Turqia, Spanja, Rumania, Danimarka dhe Austria marrin pjesë në këtë mision.Një nga përfaqësuesit e këtij misioni tha: “Misioni i tyre në Shqipëri është të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të ndihmave, në kontekstin e operacionit “Alba” dhe se ata nuk kanë ndonjë mision ushtarak.
29 Qershor,Zgjedhjet parlamentare si dhe Referendumi për Republikën ose Monarkinë. Korrik, Komisioni i Zgjedhjeve shpall rezultatet e fundit të zgjedhjeve. Komiteti Qëndror i Zgjedhjeve (CEC) pas një heshtje treditore mundi të njoftonte rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 29 Qershorit. Socialistët fituan 100 vende në asamblenë prej 155 vëndesh dhe Partia Demokratike 27 vënde. Gjashtë parti të tjera do të marrin disa vënde të tjera në Parlament. Partia Mbretërore, e cila humbi referendumin do të ketë dy vënde.
24 Korrik, Parlamenti Shqiptar zgjodhi Presidentin e ri të Shqipërisë, pas dorëheqjes së pakthyeshme të Berishës. President i ri do të jetë Rexhep Meidani, 52 vjeç, deri tani Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai fitoi me 110 vota pro, tre kundër, dy abstenime dhe shtatë vota ishin të pavlefshme. Deputetët e partisë më të madhe të opozitës, Partia Demokratike, nuk morrën pjesë në seancë.
25 Korrik, Presidenti Shqiptar, Z. Meidani dekretoi caktimin e Kryeministrit të ri, Z. Fatos Nano.
6 Shtator, Gruaja Shqiptare që kishte fituar çmimin Nobël, Agnes Gonxhe Bojaxhi e njohur si “Nënë Tereza” vdes. Gjatë 50 vjetëve të diktaturës, asaj nuk iu dha mundësia të vinte në Shqipëri. Pas vitit 1990, ajo e vizitoi dy herë Shqipërinë. Qeveria shqiptare vendosi:
- Të deklaronte datat 11, 12, 13 Shtator 1997 si ditë zie shtetërore.
- Të ngrinte flamurin shqiptar në gjysëm shtize në të gjitha institucionet nga 6 deri në 12 Shtatori.
Presidenti i Shqipërisë, Z. Meidani tha: “Nënë Tereza ishte një qytetare e madhe e botës. Humbja e saj do të dëshpërojë të gjithë Shqiptarët. Emri dhe vepra e Nënë Terezës ishin një simbol për popullin shqiptar, ku gjenin shprehje vlerat e larta të tolerances dhe solidariteti njerëzor. Këto vlera do të shërbejnë si referencë për ne”. Presidenti i SHBA, Z. Klinton tha: “Shtëpia që ajo hapi në Kalkuta për njerëzit që vdesin për pothuajse gjysëm shekulli quhet Nirmal Hriday, që do të thotë “zemër e pastër” dhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë një zemër e pastër, kjo do të ishte e Nënë Terezës”.
10 Shtator, kryeministri, Z. Nano merr pjesë në një mision të rëndësishëm në Perëndim të Europës, Hong-Kong, Uashington, përpara Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë në Romë dhe Bruksel. BE dhe FMN garantojnë rimëkëmbjen e Shqipërisë.
5 Nëntor, Kretë: Liderët Ballkanikë diskutojnë për problemet e sigurisë në Ballkan dhe aspekte të tjera që lidhen me të.
Takimi Nano – Millosheviç ka tërhequr vëmëndjen si takimi i parë i nivelit të lartë pas 50 vjetësh.

1998
23 Janar , Delegacioni i Këshillit të Europës u bën thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të përgatisin Kushtetutën Shqiptare sa më shpejtë që të jetë e mundur.
6 Mars, çështja e Kosovës bashkon të gjitha partite politike shqiptare. Gjashtëdhjetë mijë (60.000) qytetarë të Tiranës protestojnë për Kosovën në sheshin Skënderbej nën parrullën “Një komb- një qëndrim”.
1 Korrik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana mbërriti për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij ai u takua me autoritetet më të larta shqiptare, Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes etj. duke diskutuar me ta lidhur me situatën e tanishme në Shqipëri dhe Kosovë dhe fluksin e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.
12 Shtator, Azem Hajdari, lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lideri i lëvizjes së studentëve demokrat të vitit 1990 qëllohet për vdekje në orën 21:10 (p.m.) përballë selisë së PD. Një nga dy truprojat e Hajdarit vritet gjithashtu.
Kundër Azem Hajdarit u kryen katër tentativa për vrasje brënda një viti, përfshirë një orvajtje për vrasje me pesë plumba nga një parlamentar socialist në sallën e Parlamentit më 18 Shtator, 1998.
14 Shtator, Me mijëra qytetarë të Tiranës varrosin një nga liderët kryesorë të PD dhe liderin e opozitës shqiptare Azem Hajdari. Pas ceremonisë turma mbajti arkivolët me trupat e pa jetë të Z. Azem Hajdari dhe truprojës së tij drejt rrugës kryesore të qytetit dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Kur turma e vendosi arkivolin në hyrje të ndërtesës u hap zjarr mesadukej nga rojat brënda ndërtesës. Varrimi i tij u shndërrua në një akt të dhunshëm, ku turmat pushtuan ndërtesën e kryeministrisë dhe televizionin shtetëror. Rreth 50 vetë u plagosën dhe disa zyra u vodhën.
19 Shtator, Një delegacion Europian mbërriti në Tiranë për të kërkuar rrugët e dhënies fund të dhunës në Shqipëri. OSBE deklaron: “Qëllimi i vizitës është dhënia e një mesazhi qeverisë dhe opozitës me qëllim që të rivendosin stabilitetin, bashkëpunimin politik dhe qeverisjen e mire. Është gjithashtu e domosdoshme që të çohen përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e Z. Hajdari dhe truprojes së tij.
28 Shtator, Kryeministri Fatos Nano i paraqiti në mbrëmje presidentit të Shqipërisë, Z.Meidani, dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit.
29 Shtator Pandeli Majko, ish- Sekretar i Përgjithshëm i PS caktohet kryeministër i Shqipërisë.
3 Tetor, Serbët hapin zjarr kundër postës kufitare shqiptare në rajonin Pogaj të Hasit. Zjarri dëmtoi lehtë disa shtëpi dhe bagëti të fshatit. Gjatë Maj-Shtatorit 1998, u regjistruan dyzetë e një incidente nga forcat ushtarake Serbe. Gjatë së njëjtës periudhë 10 qytetarë shqiptarë u vranë, 3 u plagosën dhe hapsira ajrore shqiptare u shkel 8 herë.

1999
27 Shkurt, Trupat serbe dislokojnë forca në të gjithë Kosovën: në veri njoftohen luftime sporadike. Trupat serbe bombardojnë kufinjtë veriorë (Rajonin e Tropojës) të Shqipërisë. Disa njësi serbe hyjnë në territorin Shqiptar dhe hapin zjarr kundër forcave ushtarake Shqiptare. Qeveria shqiptare merr masa për mbrojtjen e territorit të saj.
26 Mars, Shqiptarët etnikë të arratisur, ose të dëbuar nga Kosova fillojnë të vërshojnë në Shqipëri dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Qeveria shqiptare merr masa për akomodimin e Shqiptarëve që vijnë nga Kosova. Prill, Rreth 600 000 Shqiptarë etnikë që erdhën nga Kosova jetojnë në kampet e refugjatëve dhe familjet shqiptare. Në të gjithë Shqipërinë familjet marrin kosovarë duke ndarë me ta ato pak ushqime. Kosovarët tregojnë histori të hidhura për masakra të tmerrshme në Kosovë nga serbët.
10 Qershor, Forcat serbe fillojnë të tërhiqen nga Kosova. NATO ndalon luftën. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nënshkruan kushtet e paqes.
14 Qershor, Me mijëra shqiptarë etnik nga Kosova fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë, pavarësisht nga një paralajmërim i trupave të NATO-s se kthimi duhet të fillojë në 10 Korrik.
Bruksel Një studim i Komisionit Europian i bën një autopsi të plotë shoqërive të pesë vëndeve të Europës Juglindore: Shqipëria, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnja dhe Jugosllavia. Brukseli ka projektuar një metodë të re integrimi për këtë rajon në Europë, duke shpallur “sistemin e Europës Juglindore të pas luftës” dhe deklaroi se Brukseli do të shpenzojë 5 miliard euro në vit për 10 vjetë për arritjen e integrimit të pesë vëndeve në Bashkimin Europian. Shtetet diktatoriale, anarshiste me shoqëri dhe ekonomi delikate do të kenë mbështetjen e Bashkimit Europian për rendin dhe sigurinë. “Veprimtaritë ilegale sjellin fitimet më të mëdha”. “Korrupsioni, droga dhe trafikimi klandestin janë veprimtaritë më të mëdha ekonomike” Objektivat e Bashkimit Europian synojnë në shndërrimin e rajonit në një zonë tërheqëse për kapitalin e huaj. Një zonë e lirë pa taska doganore dhe mbi të gjitha nën kontrollin e Bashkimit Europian do të tërheqë shumë biznesmenë që të investojnë.
26 Tetor, Presidenti Shqiptar Rexhep Meidani pranoi dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko. Majko u bë Kryeministri më i ri i Europës kur mori postin më 2 Tetor 1988 në moshën 30 vjeçare.
28 Tetor, Presidenti Meidani dekretoi Kryeministrin e ri Ilir Meta.
11 Dhjetor, Në Shqipëri hiqet dënimi me vdekje. Gjykata Kushtetuese vendosi të hiqte dënimin me vdekje në Shqipëri. Vendimi u mor i mbështetur në parimet e paraqitura nga Këshilli i Europës si dhe në bazë të kushtetutës Shqiptare, e cila sanksionon dënimin capital, i cili ekzistonte më parë në gjykatat kushtetuese. Dënimi kapital mund të zbatohet vetëm për krimet e kryera kur vendi ndodhet në gjëndje lufte, ose ndodhet shumë pranë luftës. Dënimi kapital do të jetë 25 vjetë burgim ose denim i përjetshëm. Partia republikane kundërshton dënimin me vdekje. 2000 24 Mars , Parlamenti Shqiptar miraton projekt rezolutën për Paktin e Stabilitetit.
1 Prill, Në Bruksel hapet Konferenca e Donatorëve. Shqipëria përfiton për fazën e parë afërsisht 112 milionë Euro për 7 projekte, kryesisht për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.
1 Gusht, Presidenti Shqiptar Rexhep Meidani i kërkoi Greqisë fqinje heqjen e një ligji që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili shpall gjëndjen e Luftës midis dy vëndeve. Ligji, i miratuar në vitin 1940, kur Greqia u pushtua nga trupat Italiane përmes Shqipërisë u shfuqizua nga qeveria greke në vitin 1987, por nuk është anulluar asnjëherë nga parlamenti i Greqisë.Zyrtarët shqiptarë thonë se ligji i pengon shqiptarët që të ngrejnë pretendime për pronat që kanë në Greqi përpara Luftës së Dytë Botërore. Afërsisht 400.000 Shqiptarë punojnë në Greqi si emigrantë.
11 Shtator, Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
1 Tetor, Në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet qeveritare lokale. 2001 24 Qershor, Zgjedhjet parlamentare. Sipas ligjit, këtu përfshihen 100 deputetë(anëtarë parlamenti) të zgjedhur mbi bazën e sistemit maxhoritar dhe 40 deputetë (parlamentarë) të zgjedhur në bazë të sistemit proporcional.
21 Gusht Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në 24 Qershor.
Socialistët fitojnë 73 vënde në parlament; opozita e cila përfshin “Partinë Demokratike + Bashkimin për Fitore” fitoi 25 vënde. Nga ana tjetër, koalicioni i opozitës përfiton nga sistemi proporcional 21 vënde, Partia Demokrate 6 vënde, SDP (Partia Social Demokrate) 4 vënde, Partia e Aleancës Demokratike 3 vënde, AP (Partia Agrare) 3 vënde dhe Partia e të Drejtave të Njeriut 3 vënde, si dhe dy deputetë të pavarur. Partia Demokratike + Bashkimi për fitoren (46 deputetë) deklaroi se do të bojkotojnë parlamentin për shkak të manipulimeve të rezultateve.
12 Shtator Ilir Meta rizgjidhet kryeministër i Shqipërisë. 2002 29 Janar, Kryeministri Ilir Meta jep dorëheqjen.
7 Shkurt, Presidenti i Republikës dekreton kryeministrin e ri Pandeli Majko.
22 Shkurt, Parlamenti Shqiptar i jep votëbesimin Qeverisë së re të kryesuar nga Pandeli Majko.
 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.