Home Shendeti Me te rejat Stresi pas traumatik-Ilacet dietike
|
|
Stresi pas traumatik-Ilacet dietike |
Stresi pas-traumatik; Ilacet dietike
Një studim i ri tregon se fëmijët që ndeshen me dhunë apo jetojnë në një mjedis të përfshirë nga dhuna mund të preken nga depresioni pas traumatik. Studimi gjithashtu tregon se programet terapike të organizuara në mjediset shkollore ndihmojnë këta fëmijë për të mposhtur frikën e për t’u përqëndruar në mësime. Nxënësja e klasës së gjashtë Angela Preciado dhe nëna e saj po mësojnë mënyra shlodhjeje nga psikologu ishkollës. Kjo është pjesë e një programi për të ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar një moment tragjik. Angela ka përjetuar dy aksidente me makinë dhe kishte frikë të hypte në makinë ose të rrinte në errësirë. Fëmijë të tillë që përjetojnë dhunë mund të vuajnë nga stresi pas traumatik. Mjeku Braddley Stein thotë se ata mund ta kenë më të vështirë sesa fëmijët e tjerë që të përqëndrohen në mësime. Për këtë arsye shkencëtarët pranë institutit Rand dhe nga universiteti i Kalifornisë në bashkëpunim me zyrtarët e arsimit hartuan një program për të ndihmuar fëmijët së Angela. Ata zgjodhën 120 nxënës të klasave të gjashta që kishin përjetuar dhunë si aksident me makinë, apo kishin qënë të pranishëm gjatë zënieve me thika apo me armë. Këta iu nënshtruan terapisë në grup në seanca prej 45 minutash në ditë. Doktor Stein thotë se fëmijët që morrën pjesë në program patën një përmirësim të dukshëm në sjelljen e tyre, dhe çka është më e rëndësishmja, ky çlirim nga stresi e frika është afatgjatë e ndoshta i përherëshëm. Doktor Stein thotë se ana tjetër pozitive e këtij programi është se ai mund të zbatohet me personelin ekzistues dhe brenda orarit të shkollës. Ilaçe Dietike Ndërsa dhjetra milionë njerëz në botë rrezikohen nga mbipesha, miliona dollarë shpenzohen çdo vit në tregun e ilaçeve dietike. Firma e njohur farmaceutike Pfizer njoftoi këto ditë se po investon mbi 20 milionë dollarë për zhvillimin e një ilaçi të ri dietik dhe që pritet të përftohet nga një bimë afrikane që përdoret nga banorët vendas për të mposhtur urinë dhe etjen në shkretëtirë. Bima e shkretërirës quhet Hudia tek e cila fisi afrikan San vazhdimisht mbështet për të mbijetuar. Për ta kjo bimë nuk është vetëm ushqim por edhe ilaç. Shkencëtarët thonë se hudia eleminon dhimbjet e urisë dhe etjen e madhe nga të cilat preken shpesh udhëtarët gjatë udhëtimeve të gjata në shkretërirë. Hudia përmban një substancë e quajtur P57 e cila ndikon tek fijet nervore që paralajmërojnë urinë dhe etjen duke i penguar ato të dërgojnë sinjale të tilla urie apo etjeje. Duhen disa vite derisa ilaçi P57 të dalë në treg por qysh tani kanë filluar betejat ligjore rreth tij. Anëtarët e fisit afrikan që e përdorin bimën e shkretëtirës thotë se të dhënat mjekësore të saj i kanë trashëguar nga të parët e tyre dhe kërkojnë që firma farmaceutike që morri të drejtën e prodhimit të ilaçit duhet tu paguaj atyre një shumë të caktuar. Por më pas u ra dakord që ata të ndihmojnë për kultivimin e bimës dhe kur ilaçi të dalë në shitje një pjesë të fitimeve të përdoren për të luftuar varfërinë mes kësaj popullate. Dhe paradoksi është që disa prej njerëzve më të uritur të botës, të cilët gjithmonë kanë vuajtur nga varfëria tani u jepet rasti të ndihmonë ata që kanë shumë. Sipas statistikave, në vendet e perëndimit të njohura për nga zhvillimi dhe pasuria, mbi 100 milionë njerëz rrezikohen nga mbi pesha trupore.
|
|