Home arrow Shendeti arrow Me te rejat arrow Ndryshimi i ngjyres se syve.
Ndryshimi i ngjyres se syve.
A mund të ndryshojë ngjyra e syve të njeriut gjatë jetës?
Ngjyra e syve mbetet e pandryshueshme gjate gjithe jetes, ajo mund te ndryshoje tonalitetin, pra te behet me e e kthjellët vetëm në pleqëri, rreth moshës 60-70 vjeç dhe kjo ldihet me faktin e zbehjes së membranës së syrit. Ndryshe nga rasti i të sapolindurve, pigmenti i ngjyrës së syve mund të ndryshojë për shkak të formimit të plotë të shqisave, në asnjë moshë tjetër ngjyra e syve nuk mund
të ndryshojë pa ndikimin e faktorëve të tjerë dytësorë. Sipas okulistëve vihet re tek moshat e vogla, se ndryshimi i ngjyrës së syve, mund të përfundojë deri në moshën 5 vjeç, por kjo ka gjithnjë lidhje me procesin e sipërpëmendur dhe nuk lidhet me probleme të tjera patologjike, pasi ngjyra e syve, është e paracaktuar tek të gjithë personat që në barkun e e nënës. Për këtë qëllim sot shkenca ka arritur që të piketojë ngjyrën e syve tek njerëzit qysh në embrion me ndihmën e teknologjisë.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.