|
|
Kujdes: Gurët e veshkave, sëmundje e verës
Këshilla e parë që japin specialistët në këto raste është përdorimi me shumicë i lëngjeve, të cilët shërbejnë si shtysë për pastrimin e veshkës nga kristalet e kripërave që mund të akumulohen në të. Këshilla e dytë lidhet me përdorimin e sa më shumë fruta- perimeve, sepse janë një burim i vërtetë vitaminash, që ndihmojnë të ruajnë të shëndetshme veshkën. - Mbani peshën trupore nën kontroll, sepse ob eziteti përbën një faktor perdispozues për shfaqjen e gurëve në veshka. -Mos e teproni me përdorimin e mishit. Specialitët këshillojnë që një person gjatë një viti të mos përdorë më tepër se 25 kg mish. -Nuk duhet ta teproni me përdorimin e dhjamrave dhe kripës. -Mbani lidhje me mjekun specialist, për të kryer vizita periodike, sepse çdo njeri që ka kaluar një herë gurë në veshka, është i predispozuar të ketë sërish probleme.
këshilla Çfarë duhet të bëni kur keni krizë në veshka
-Vizitë e menjëhershme te specialisti -mos përdorni morfinë apo derivate të saj -përdorni antiflamatorë në formë supostesh ose injeksioni -përdorni antispastikë: buspopan, papaverin, etj - mund të përdorni medikamente antidhimbje, si analgina -në momentin që ndieni dhimbje vendosni gjëra të ngrohta në zonën ku ndieni dhimbje -për të qetësuar dhimbjen, mund të zhyteni në një vaskë me ujë të ngrohtë, por jo më shumë se 10 minuta -atë ditë që keni kriza nuk duhet të pini shumë lëngje, ato duhen rifilluar kur pacienti është qetësuar nga dhimbja -mos bini pre e kurimeve popullore, sepse nuk kanë rezultat dhe janë thjesht humbje kohe
|
|