Home arrow Kosova arrow Cdo gje rreth Kosoves arrow Kush eshte Fatmir Sejdiu ?
Kush eshte Fatmir Sejdiu ?
Kush është Fatmir Sejdiu?
Fatmir Sejdiu u lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, në komunën e Podujevës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlinjde.
Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur edhe doktoratën. Dr. Fatmir Sejdiu është profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetin e Prishtines
 Për studime të thelluara, ai ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2 ) dhe në SHBA (Arizona State University).
Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese.
Është autor librash të veçantë nga këto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989.
Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK së, ndërsa më `94 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot.
Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991.
Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998.
Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese.
Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendi ndërsa është ri-zgjedhur sërish në 2004.
Fatmir Sejdiu zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe frëngjisht.
Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë
 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.