|
|
PROTESTE NE TUZ TE MALSISE MADHE Rexhep Çunmulaj Mijera qytetar nga të gjitrha trojet etnike te malit te zi protestuan sot nëpër sheshin e Tuzit duke kërkuar komunen e mvetsishme të tuzit sikur se edhe 21 të tjera në mal tezi. Për ti përkrahur vellëzrit në malsi kishin arritur edhe qindra mergimtar tanë nga shba të cilet poashtu u deklaruan se i përkrahin kerkesat e malsorve për komunë. Rruga nderkomtare tuz shkoder ishte e ndalupër komunikacion më se një orë ndersa gjat marshimit nëpër rruget e tuzit i brohoritej malsis; , komunes së tuzit, mërgimtaret shqiptar janë me ne , të gjith shqiptaret janë bashkë etj.Pas protestës të pranishmit u tubuan para qendres informative malsija për shkak se salla e kësaj qëndre ishte e vogel për ti pranuar të gjith të interesuarit. . Të pranishmeve ju drejtuan kryetari i këshillit të inicijativës qytetare e cila edhe ishte organizatore e protestes zotri Ismail Maliq Çunmulaj i cili nmes tjerash deklaroi se jemi tubuar këtu për ti treguar opinoit malazez po edhe atij nderkomtar se nuk heqim dorë nga komuna e mvetsishme e tuzit. Ai poashtu falenderoi diasporen shqiptare e cila në mas të madhe ndollej këtu sot për ti përkrahur vellezrit e vet.Më pas në emer të diaspores zotri Marash Nucullaj i njoftoi malsoret se mërgimtaret do te protestojn në çdo vënd si para faktorit amerikan ashtu edhe para atij amerikan e nderkomtar derisa mos të plotsohen kërkesat legjitime të popullit shqiptar në trojet e baballarve te tyre në malsi e kudo gjetiu. Pjeter Gorvokaj i cili tubimine përshendeti në emer të lidhjes demoikratike në mal te zi tha se kjo parti në programin e vet e parasheh komunen e mvetsishme te tuzit dhe se këtë çështje përmes deputetit të saj Mehmet Bardhit do ta inicoi sërish në kuvëndin republikan të malit te zi. Protesta ishte e përciedhur me flamuj komtar dhe ata të Amerikes . Në fund kshilli i inicijatives qytetare i muar edhe katër konkludime nga protesta me të cilat i njoftoi të pranishmit dhe gazetaret e shumt të cilët ishin të pranishëm. Duam komune si te gjitha tjerat në mal te zi pa alternativë Në komunen e tuzit duhet të përfshihen të gjitha vëndet dhe vendbanimet shqiptare , Të mos shitet asnje pëllëmb tok nga kufiri administrativ i malsisë si dhe u kërkua nga kuvendi i malit te zi që urgjentisht ta shqyrtoi ligjin mbi ndarjen teritoriale në republik në të kunderten do ti përdorin të gjitha mjetet demokratike për pëngimin e implementimit të ligjit mbi kryeqytet ku tuzi parashihet si komunë rurale e podgorices. Këshilli poashtu njoftoi se ata nuk do të pushojn me aktiviotetet e veta derisa pushteti aktual në mal te zi nuk do të paraqesin me shum vëmëndje ndaj kerkesave të shqiptarve. Verejtje Të lutem korigjoi gabimet gjuhsore sepse e kam shkruar shum shpejt dhe nuk kam përvoi me mediumet e shkruara Tuz me 9 prillë ora 14 Rexhep Çunmulaj PERUROHET SHTEPIA MUZE E DED GJO LULIT Rexhep ÇUNMULAJ Sot në fashtin Bardhaj të Hotit,në vendlindjen e heroit Dede Gjon Lulit ku para 95 vjet u ngrit flamuri komtar në shqipërin e robëruar nga pushteti osman, solemnisht u perurua shtepia muze e këtij heroi. Tubimi i sotëm në Traboin ishte madhështor mijëra qytetar nga te gjitha trojet etnike po edhe nga diaspora u tubuan edhe përkunder motit të lig të perciedhur me shi u tubuan në kët manifesti për ta nderuar edhe një her kët vigan të palëkundur të historisë shqiptare. Në kët vënd ku fjala ishte me fort se deka , ku besa dikur kishte fuqin e gurit nuk ka mbetur kush përveç kullave të vjetra të cilat çfardo fryme që të vijn era gyrbet u vjen . GJithshka këtu të përngjante në malsin të cilen zonja durham e përshkruan në brëngen e ballkani përveç se kostumet nuk i përngjanin asaj kohe. Malsoret e etçëm për vëndlindje të ardhur nga gurbeti enkas për ket manifestim me lot në sy i kujtonin livallet , kullat rrugicat q e fëmirisë së tyre që tani ishin mbydhur i kishte shkelur koha. Fjalën përshendetëse në emer të malsisë e mbajti kryetari i këshillit për ndertimin e shtëpis muze Dedë Gjon Luli,zotri Mark Dushaj i cili duke pershendetur të pranishmit e shumtë foli për jetën e heroit mbarëshqiptarë,për datat e rëndësishme që breznit e sotme në asnjë mënyrë nuk guxojn ti harrojnë dhe njëheri falenderoi financuesit të cilët bënë të mundur siç theksoi ai kthimin e Ded Gjo Lulit përsëri në Bardhaj,aty ku kishte lindur,luftuar e rritur deri në piedestalin më të lartë që mund të arrijë një njeri në idealet e veta,duke sakrifikuar vetën dhe familjen e tij për çlirimin e atdheut e për një jetë më të mirë të pasardhësve.
Nderkaq fjalen e rastit për këtë eveniment të radhë në trojet tona e mbajti profesori në departamentin e historisë të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, Dr.Romeo Gurakuqi.Edhe pse theksoi se nuk është njohës teper i mirë i biografis së heroit,megjithatë ai tek të pranishmit solli disa fakte të reja lidhur me jetën dhe vepren e Ded Gjon Lulit për të cilat theksoi se i ka hasur në kancelarit e instituteve historike të vendeve përëndimore ku kishte qendruar me qellim të pasurimit të historiografisë shqiptare.Duke folur për Dedën dhe rrethanat në të cilat ai ngriti flamurin shqiptarë në një teriror të çliruar dhe peshen e kësaj ngjarje ai e krahasoi me kthimin e skenderbeut në shqipëri
Nga mysafirt e shumtë këtë tubim madhështorë e përshendetën në mes të tjerëve edhe drejtori institutit historik të Shqipërisë Harelgin Verdi,pastaj drejtori i muzeut kombëtarë të Shqipërisë në Tiranë Zotri Beqir Meta,rektori i universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër Mahir Hoti,kryetari i lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës Adem Demaçi,drejtori i institutit historik të Kosovës Zekerija Cana,drejtori i kompleksit historik të shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit Fahrim Kosova.Mysafirët nga shqipëria,prëmtuan se me të gjitha mjetet do ta ndihmojnë këtë objekt qëtë bëhet muze modern i shekullit 21,pra do të ndihmojnë maksimalisht në pajisjen e tij me enterijer dhe eksponate të duhura.Inaugurimin e shtëpisë muze e bënë Kol Marash Doka Dedvukaj dhe Kastriot Mul Delia . Që evenimenti i sotëm të jetë edhe më madhështorë,u kujdesën shoqrit kulturo artistike Dedë Gjon Luli nga Hoti,Rapsha nga Drumja,rapsodi popullorë Nikollë Nikprelaj,i ftuari nga Shqipëria Jonuz Delaj si dhe disa shoqata tjera kulturo artistike të cilat nuk morën pjesë por dhe me pranin dh ekostumet e veta i dhanë një hieshi dhe dekor plotësues.Organizatori për të gjithë të pranishmit kishte përgatitur një koktej kurse për të ftuarit dhe bashkëvendasit në disaporë të cilët në Malësi kishin ardhur enkas për këtë ngjarje pergatiti një drekë në restorantin Belveder afer Tuzit. Malsoret filluan ti kthehen historisë , u kujtuan pas 95 vitesh se diçka kishin lën pa krye , njëkohsisht ata paraljmruan se edhe ne të ardhmen do ti kujtoj të gjith ata që derdhen gjak për kët tokë të lasht ilire ku anmiku asnjeher nuk ja arriti qëllimit . Rexhep Çunmulaj Malesi e Madhe
|
|