|
|
Ka lindur ne Bajze-Malesi e Madhe me 2 prill 1947. Arsimin fillor e kreu ne fshatin e lindjes,ndersa te mesmin ne gjimnazin e Koplikut. Ne vitin 1971 kryen studimet e larta ne degen gjuhe-letersi te Institutit te Larte Pedagogjik te Shkodresa. Pasi mbaron studimet e larta i perkushtohet arsimit. Punon me ndershemri e passion si mesues,ne fillim ne Bratosh dhe pastaj per arsye biografie cohet ne Shosh te Dukagjinit per 12 vjet rresht,ku si gjithenje punon me ndergjegje te larte kombetare per shkjollimin e femijeve,por edhe duke lene atje rinine e tij. Ne kohen e studimeve dallohet si krijues i lindur mandje,nder me te shquarit e brezit te vet,por pothuajse e ka te mbydhur rrugen e botimeve,aq sa vetem ne vitin 1985 arrin te botoj librin e pare poetic “Kenge majekrahi”. Libri u mireprit dhe u vlersua me konsiderata jo vetem nga lexuesit ,por edhe nga kritika. Gjate gjithe jetes dha nje ndihmese te madhe me hartimin e teksteve te mrekullueshme per ruajtjen dhe riperteritjen e kenges lahutare dhe shkodrane,duke qene njekohesisht inspirues pa paragjykime i talenteve te reja. Ne perjudhen e transformimeve demokratike paraprine dhe vihet ne ballet e levizjes per liri e demokraci ne Malesi te Madhe e ne Shkoder. Dy here rradhazi zgjidhet deputet ne Kuvendin popullor.Vitet e fundit edhe pse i renduar nga semundja dhe angazhimet qytetare mbeti poet e mbi te gjitha njeri. Vdes pas nje semundje te gjate dhe pasherim me 23 prill 1998.
"albdreams"
|
|