Home arrow Shendeti arrow Me te rejat arrow Diabeti....kliko ketu..
Diabeti....kliko ketu..

Shkenca/Si mund të luftohet sëmundja me arra dhe bajame

Diabeti, si duhet kuruar..

Diabeti i sheqerit është dy tipesh. Tipi i parë, i shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët. Ndërkohë që diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë. Kjo sëmundje në kuptimin e përgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale të sheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç ç’rregullimit të sheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrnat, kripërat dhe ç’rregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.
Barnat
Sulfoniluret, janë barnat kryesore me të cilat trajtohet sëmundja e diabetit. Më tej të gjithë diabetikët kurohet rregullisht me insulinë. Insulina ultra e shpejtë, nëse para buke, injektimi duhet të bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, niveli maksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë.
Insulina e shpejtë, nëse edhe kjo merret para buke, injektimi bëhet 60 minuta para ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë. Insulina e ndërmjetme e ka efektin rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit, dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë. Ndërkohë që insulina afatgjatë e ka efektin pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralente shpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastaj jepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojë fiziologjinë normale.
 

Mosha
Sipas specialistëve mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Kështu tek njerëzit e rinj, si rregull pa mbushur 40 vjeç shfaqet diabeti i sheqerit Tip 1 që mjekohet gjithë jetën me insulinë, diabeti i sheqerit tip 2 fillon më shpesh pas moshës 40 vjeç dhe mjekohet me kokrra, dhe në raste të veçanta edhe me insulinë në një kohë të caktuar. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike(të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit, ndërsa në diabetin tip 1 këto ndërlikime fillojnë me shqetësime si rregull 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes.
 

Këshillat
Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milion diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 për qind që ka qenë në shekullin e kaluar ka arritur rreth në 2-3 për qind dhe kjo shifër do jetë gjithmonë në rritje. Për sa i përket vendit tonë, kjo sëmundje është më e përparuar sepse këtu ndikojnë një mori faktorësh duke u nisur së pari nga kultura e të ushqyerit.
Specialistët rekomandojnë që mënyra e të ushqyerit duhet të jetë e kujdesshme, kështu duhet të respektohen oraret e ngrënies, duhet të konsumojmë sa më pak yndyrna.

Çfare eshte diabeti

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet.

Keshillat

1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Shkenca

Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit
Gratë që hanë çdo ditë 30 gram arra, kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa tek gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpë kikirikësh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina minerale dhe fibër.

Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.

Njerëzit e racës së bardhë “pre” e diabetit
Në mënyrë të përgjithshme mund të themi se diabeti prek më tepër njerëzit e racës së bardhë sesa racat e tjera dhe për sa i përket origjinës etnike gjermanët, francezët, finlandezet etj. Kjo shpërndarje etnike dhe racore lidhet ngushtë me genet si edhe disa tregues të tjerë fiziologjike-klinike të caktuar.

..Përgatiti: Blerina KACA

  
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.