Home arrow Shendeti arrow Me te rejat arrow 3 frutat që kurojnë aneminë..kliko
3 frutat që kurojnë aneminë..kliko
3 frutat që kurojnë aneminë

Anemia, është sëmundja më e theksuar e gjakut, që lidhet drejtpërdrejtë me rruazat e kuqe të gjakut. Anemia është mikrocitike kur MCV (vëllimi mesatar i qelizave të gjakut; angl: mean corpuscular volume) është nën 80.
 

Anemia nga mungesa e hekurit
Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i Anemisë. Anemia nga mungesa e hekurit është më e shpeshtë në femrat, për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku - dhe me humbje hekuri). Në moshat e shtyra, Anemia nga mungesa e hekurit ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit të kolonit. Vetëm tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë. Shenjat/simptomat: lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh.
 

Anemia sideroblastike
Karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi), dhe defektet gjenetike. Shenjat / simptomat: si çdo anemi tjetër: lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).
 

Këshillat
Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.
Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë. Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Si kurohet Anemia me bimet mjekesore

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së Anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo ç’rregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj.

KESHILLA

1-Lodhje, takikardi, zbehje, janë simptomat e anemikëve
2- Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C
3-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
4-Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet.
5-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë
6-Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
7-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
8-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

Shkenca

Anemia edhe nga helmimi me plumb
Anemia mund të shkaktohet edhe nga helmimi me plumb, i cili frenon enzimën ALA dehidratazë (dehidrataza e acidit aminolevulinik; kjo është një nga enzimat e sintezës të helmit).
Sipas shkencëtareve simptomat si çdo anemi tjetër janë të njëjta: lodhje, takikardi, zbehje, etj.

Tek bebet Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës
Anemia është e rëndë dhe kërkon transfuzione të rregullta. Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegalinë, hemopoezën ekstramedulare.

Lëng shalqiu dhe mjaltë për të luftuar sëmundjen
Sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me Anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastikë dhe sheqer. Tri kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë

  
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.