|
Veshkat, ja 10 simptomat
Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen sipas specialistëve me bimë mjekësore, të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë të pakën 2 litra ujë në ditë. Karcinoma renale Njihet edhe si “karcinomë me qeliza boshe” ose si hipernefromë. Ai është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave dhe prek më shumë meshkujt që pinë duhan, rreth moshës 50-70 vjeç. Shenjat kryesore janë hematuri, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit, sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. Tumori Wilms Është më i shpeshti tumor malinj i veshkave në fëmijë. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç. Shenjat janë një masë abdominale, shpesh shumë e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR ku bën pjesë tumori Wilm, Aniridia, ka keqformime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mos furnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndërkohë që pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia) Simptomat Shenjat dhe simptomat: hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri. Diagnoza është eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe, mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës. Përveç se zbrazni mbeturinat dhe lëngjet nga trupi juaj, veshkat tuaja luajnë edhe këto role të rëndësishme: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit (ESWL). Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit. Specialistët, më shumë fruta për fëmijët Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve në këtë rast, është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë(mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta. Shenjat dhe simptomat 1-Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella. 2-Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve. 3-Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës. 4-Anemia është pasojë e mos prodhimit të eritropoetinës. 5-Djersitje e vazhdueshme 6-Fryrje e trupit 7-Ethe 8-Dobësi 9-Urinë e turbullt me erë të keqe 10-Temperaturë Bimët mjekësore 1-Trëndafil i egër 2-Kamomil 3-Lëng kumbullash Shkenca Meshkujt, më shumë veshka me gurë Gurët në veshka janë më të zakonshëm tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare. 80 % e tumoreve në varësi të moshës Rreth 80% e kancëreve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën, pasi haset tepër rrallë nën 40 vjeçare. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshëm. Tumoret malinjë shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë, e ne përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Për këtë arsye, veshka e sëmurë zakonisht hiqet në një nefroektomi Rrezet X identifikojnë kristalet dhe gurët Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë. Përgatiti: Blerina KACA |