Home arrow Shendeti arrow Me te rejat arrow Semundjet e stomakut..kliko ketu
Semundjet e stomakut..kliko ketu
Dhimbja e stomakut, si kurohet Një zgjerim ose varg zgjerimesh, në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertëve kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimuluese të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe ulcerat peptike janë më të përhapura tek alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm, rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht tek njerëzit me ulcera të stomakut.
Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë ç’rregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm, nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Tetraciklina
Ilaçet e kësaj familjeje kanë gjetur përdorim në trajtimin e Artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (acne), këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit reumatik.
Ilaçet më të reja
Shumë nga ilaçet që përdoren në trajtimin e artritit reumatik janë prodhuar fillimisht për luftimin e ndonjë sëmundjeje tjetër si kanceri, malaria, psoriasis. Megjithëse kanë pasur efektivitet ato nuk kanë arritur atë që reumatologët dhe vetë pacientët kërkonin: një ndalje afatgjatë të sëmundjes ose mundësisht një kurim përfundimtar. Dhe shumë prej këtyre ilaçeve të përdorura kanë efekte anësore që shkaktojnë shqetësime, madje ndonjë herë edhe rrezikojnë shëndetin. Studimet e fundit po flasin për një valë të re ilaçesh që nuk i kanë problemet e ilaçeve të para. Disa nga këto quhen “modifikues të kundërpërgjigjes biologjike” që kanë qenë befasues për sa i përket trajtimit të sëmundjes, avantazhi i tyre qëndron në aftësinë që kanë ato për të ulur numrin e qelizave të sistemit imunitar përgjegjëse për artritin reumatik dhe jo në mënyrë të papërcaktuar si ilaçet e mëparshme. Disa ilaçe të tjera rrisin cilësinë e trajtimeve ekzistuese ose janë mjekime me bazë krejt të ndryshme nga mjekimet e deritanishme.
Etarnecept
Ky ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht do ta quajmë FTN. FTN luan rolin kryesor në procesin e ënjtjes dhe dhimbjes se kyçeve. FTN është një Citokine, një lloj proteine që ndihmon në rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që shkaktojnë inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë injeksioni dhe merret dy herë në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli). Gjithashtu ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe para se ilaçe të tjera të jenë përdorur. Rezultatet janë të kënaqshme. Në 60-70% të rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç, pacientët kanë pasur një lehtësim të theksuar të ënjtjes dhe dhimbjeve në kyçe.
Modifikuesit biologjikë, metoda më e re e mjekimit Modifikuesit kundrapërgjegjës biologjikë, njihen ndryshe si “agjentët biologjikë”. Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar, të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar, këto ilaçe i quajnë ndryshe edhe “bomba inteligjente”. Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik jo vetëm se ka rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Çfare duhet perdorur1-Tetraciklina
2-Doksiciklina
3-Miniciklinë

Çfarë s’duhet përdorur

1-Alkooli
2-Aspirinat
3-Ujë shumë i ftohur, (dëmton muret e stomakut)
4-Limona dhe lëngje të tjera acidikë
StomakuTefoshnjat/ Shenjat, të vjellat vërshuese
Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga që muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë, pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet
Mbipesha vonon ndjenjën e ngopjes
Faktorët që kontrollojnë vëllimin e stomakut, pavarësisht nga madhësia e trupit, janë mjete të fuqishme për të luftuar mbipeshën. Shkencëtarët amerikanë zbuluan që mbipesha tek të rriturit e vonon ndjenjën e ngopjes gjatë vakteve të ngrënies tej kohës që vërehet tek ato me peshë normale.
Bakteret e ulcerës ndërrojnë formë
Helikobakteriet janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteriet nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut.
Përgatiti: Blerina KACA  
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.