Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Tinka Kurti..kliko ketu
Tinka Kurti..kliko ketu
Tinka Kurti ,nje shikim ndryshe i profilit artistik

Xhahid Bushati

....dergoi per "albdreams' Gjovalin  KAÇORRIMe diapazonin e gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, me rolet qe dhuroi, Tinka Kurti mbetet e pashlyeshme ne kujtesen e spektatorit
Ngado qe te udhetoje kjo grua, era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjek pas. Do ta ndjek pas si nje kujtim i bukur ajo rrugeza e pare, trokitja e pare ne porten e teatrit “Migjeni”.

Tinka Kurti u lind ne vitin 1932, ne nje lagje te Sarajeves.
Tinka Kurtin, me “rrenjen” e pare ne skenen e teatrit “Migjeni” te Shkodres, me nje diapazon te gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, per rolet qe dhuroi, pak kush mund ta nxjerre nga mendja.

Cuditerisht, ne ate rruge qe mbante emrin “Hysaj”, ku banonte ajo vajze, ne ate shtepi te vogel, nuk kishte asnje artist apo njeri qe merrej sadopak me art… Pra, kjo rruge ishte e zbrazet, askush nuk ndikonte, askush nuk transmetonte qofte nje grimce talenti dhe magji arti. Mesa dukej, vetem mosha me sekretet e saj fshihte magjine qe me vone do te shfaqej si vjollce ne pranvere, me nje qeshje te bukur, si vajze capkene dhe shume gazmore.
Ajo do te rrezatonte ne universin e aktrimit. Keshtu do te kalonte Tinka nje femijeri me endrra, me shume ne krahet e nenes se te babait. Shpesh ndodh qe jeta te hedh ne brigje te panjohura, kurse endrrat ne brigje te largeta drejt te cilave duhet te ecesh, te stermundohesh dhe ndoshta nuk i arrin… Keshtu ndodhi me Tinken.

Jeta e hedh ne nje “vendqendrim” te perkohshem si punonjese e Muzeut te rrethit te Shkodres, ndersa zeri i skenes e therret. E therrasin endrrat per te bere nje realitet endrren e saj. Si shume kolege te saj nisi udhen ne Shtepine e Kultures te Shkodres. Shume shpejt shndrit mbi te tjeret. Hyn ne teatrin “Migjeni” dhe shpejt fiton emer…

Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton: “Kur kam hyre ne teatrin “Migjeni” Tinka kishte emer dhe kishte 10 vjet si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri qe kam role me shume se te tjeret me te. Roli im i pare ka qene te drama “Nora” e A. Skanjetit. Por roli im i pare i rendesishem ka qene te drama “Histori Irkutase”. Valja Tinka ishte nje rol qe nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo peson nje metamorfoze dhe behet nje grua ideale. Tinka jo vetem shpalos nje bote te mrekullueshme prej aktoreje, por kalon situate te ndryshme te interpretuara natyrshem, me ngrohtesi dhe vertetesi. Roli i Valjas eshte i bukur profesionalisht, pa batakcillek”.

E duke iu kthyer drames historike “Nora”, ne arkiven e regjisorit e njekohesisht autorit Andrea Skanjeti, Artist i Popullit, lexojme keto kujtime: “E kujtoj dhe tani efektin qe beri Tinka Kurti ne dramen “Nora”, drame qe e kisha shkruar dhe vene ne skene e qe e kisha per zemer. Mbante foshnjen e vdekur ne duar. Ajo nuk qante, por fytyra e saj ishte pasqyra e shpirtit qe reflektonte te gjitha ndjenjat, mendimet, pershtypjet, sensacionet, te gjitha cka i kalonte neper mend nje nene, gjithcka turbullonte shpirtin e spikatur nga kontraksione te vecanta. Ajo krijoi nje skene dhimbjeje te thelle, qe depertoi te spektatori. Me kujtohen raste te tilla, kur aktore jo te afte, kane krijuar te spektatoret qeshje e jo dhembje e lote”.

Ka kaluar mbi gjysme shekulli, qe kur aktorja Kurti ka nisur rrugen e saj te karrieres. Kur ishte vetem 14 vjece ajo del per here te pare ne skene. Ndersa 25 vjetorin e saj e feston gjate xhirimit te filmit te pare shqiptar, “Tana”. Per Tinken dy cmimet e para jane: njeri ne Festivalin e Pare te teatrit shqiptar (me dramen “Toka jone”), dhe tjetri ne Festivalin e pare te Filmit (me “Cifti i lumtur”)

Me vone, me nje karriere te gjate, aktorja shkodrane Kurti, meriton shume cmime deri ne Festivalin Kombetar te Teatrit, te zhvilluar ne Vlore, rreth nje dekade te shkuar, ku ajo merr Cmimin e karrieres.
Kurti ka interpretuar rreth 65 role ne film dhe mbi 169 role ne skene. Dhe ne tere kete galeri, figurat nena zene nje kapitull te vecante.

Te drama “Cmurosja” me autor e regjisor S. Fankon, ajo paraqiti figuren e nje gruaje te ndrydhur para zakoneve dhe kanunit, e para zakoneve te burrit. Pervec ketyre, kesaj gruaje i duhet te perballoje edhe vdekjen e te shoqit. Femijet nuk i ka prane. Ata jane larg. Gruaja tani eshte vetem. Nepermjet monologut te vetmise qe interpreton, zberthen ne menyre artistike jeten e saj. Gjate interpretimit shfaqen edhe momente impulsive. Por aktorja Kurti ruan masen dhe rrafshin e dhembshurise prej nene, gje qe i jep hapesire cilesive njerezore.

Te drama “Gjaku i Arbrit” i F. Krajes, aktorja Kurti interpreton figuren e Nenemadhes. Nje kulm i vlerave te saj aktoriale. Nenemadhes i vjen mandata se djemte i kane vdekur. Te bijen e ka martuar nente male larg. Ne stoicizmin e saj, permes vijave te tragjizmit e te brenges qe e ka pllakosur, ajo nuk perulet, por burrave u flet me gjuhen e burrerise. Karakteri i saj qe vjen e plotesohet permes dialogut, merr nje permase: sa reale aq dhe ireale.

Te filmi “Zemra e nenes”, ec e jaket e saj permes drames se heshtjes, bisedat me kukullat e ne varreze, flasin per nje figure komplekse qe endet ne vorbullen e mendimeve e te ndjenjave, te dhembjes e te mencurise, te anormalitetit e normalitetit. Perthyrjet qe zhvillohen ne ndergjegjen e saj, flasin per nje shpalosje meditative, gje qe ka bere qe Tinka Kurti te krijoje figuren e nje nene me risi te reja, pa perseritur e pa te kujtuar ato te meparshmet.

Te keto personazhe nenash, perfshire edhe Pashakon, aktorja Kurti nuk harron te thote: “Une jetoj me personazhet. Une kerkoj te di gjithcka per personazhin qe me eshte dhene te interpretoj, gjithcka qe ka te beje me te para se ai te hyje ne skene dhe pasi del nga skena… Por mbi te gjitha une dua te jem e sigurt mbi te kaluaren dhe te ardhmen e personazhit tim”.

Artistja e Popullit, Tinka Kurti eshte nje aktore, qe te gjitha roleve iu ka perkushtuar talentin e saj. Asnjerin nuk e ka nenvleftesuar. I ka luajtur me shpirt. Ndaj dhe figuren e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografise. Dhe me kujton kjo artiste nje varg poezie, me autore te madhen Nene Tereze: “Jeten jetoje”! Sic duket arti ka qene dhurata per artisten Tinka Kurti. Ka qene nje mrekulli, se vete Tinka Kurti eshte mrekullia.  
 

 

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.