Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Pjeter Budi...kliko ketu..
Pjeter Budi...kliko ketu..
Pjeter Budi,Adami i poetikes baroke shqipe

 

 

430 vjet me pare lindi Pjeter Budi, per te mos vdekur. Ky vit duhej te shpallej per kulturen shqiptare "Viti i Pjeter Budit". Pjeter Budi eshte nje nga vullnetet me te medha, nje figure e fuqishme e kultures kombetare shqiptare. Ai perjeton nje shkelqim te ri te pertejvdekjes. Na dallgezon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na driteson qe nga brenda.

Ne librin "Dottrina Christiana", Rome, botim i Bartolemeo Zannetit, ne 1618, eshte botuar edhe nje gravure qe paraqet Pjeter Budin te gjunjezuar, dhe para tij eshte nje lire antike, nje tryeze e vogel me nje liber te hapur, mbi pjesen e siperme te gravures, eshte nje engjell qe mban ne doren e djathte nje palme nderimi dhe amshimi. gjithashtu, ne sfond te gravures, duket edhe nje kulle e rrumbullaket e dyfishte, nje ndertese kater kendeshe dhe nje akuadukt. Jane elemente te peisazhit urban te Romes.

Ndertesa eshte e Propoganda Fidaes, Kulla e rrumbullaket e dyfishte eshte e ashtuquajtura Vila Adriana, akuadukti eshte ai qe lidhet me shkelqimin e dikurshem te Romes. Gravura eshte e zbukuruar anash, me figura erosesh, dhe figura te tjera mitike si edhe motive floreale.

Kjo gravure eshte tipike e stilit barok dhe ka nje rendesi te posacme per historine e arteve figurative sepse pasqyron portretin real per here te pare ne histori, te nje poeti shqiptar. Mund ta kete bere nje artist shqiptar ose italian, i lidhur me Budin. Kjo gravure e 1618, eshte shume me perpara gravures mjeshterore te Pjeter Bogdanit, qe daton ne 1685.



 

Nga dr. Moikom Zeqo

4 shekuj me pare, ndodhi nje skene tmerri, si ne filmat me horror: mbytja ne Drin nje mbytje e pakuptimte dhe krejt e dyshimte, e nje Heroi te veprimit dhe mendimit kombetar, Pjeter Budit. Kapercehet keshtu rasti alibik i aksidentit, po te kemi parasysh hetimet e pasvdekjes te Vatikanit si dhe faktin ngulmues dhe gati kryengrites te Budit, i cili fare pak kohe para vdekjes kishte bere Kuvendin e Tri Dioqezave (Shkodres, Lezhes, Zadrimes), per mospranimin e klerikeve qe nuk ishin etnikisht shqiptare, pikerisht ne trojet shqiptare.

Pra nje lloj autoqefalie e aspektit etnik, ndonese jo e kuptuar si shkeputje e karakterit juridik administrativ, por gjithsesi nje perpjekje e pare ne histori per nje kishe shqiptare brenda kishes nderkombetare.

Budi eshte nje njeri pa varr, fantazma e tij e shenjte eshte mes nje katafalku ujrash te kobeshme te Drinit, mbase nje metafore e permbytjes se perboteshme te Noes, vecse ne kete rast, Budi nuk arriti te shikonte pellumbin me gjethen e ullirit ne sqep, ndonese e tejkalon shembullin biblik te shpetimit nepermjet librave te tij.

***

Pjeter Budi eshte nje nga vullnetet me te medha, nje figure e fuqishme e kultures kombetare shqiptare. Ai perjeton nje shkelqim te ri te pertejvdekjes. Na dallgezon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na driteson qe nga brenda.

***

1. Homo Politicus. Pjeter Budi ne shek.XVII u vu ne relief si nje njeri politik nisur nga statusi i tij i trazuar dhe krenar si : Homo ethnicus, por edhe si homo poeticus. Ai ishte nje ngjizje e plotfuqishme e shqiptarizmit me krishterimin duke kombinuar keshtu personalitetin politik me nje trimeri dhe guxim krejt te rralle.

Ne terrin e pushtimit osman, te nje erresire luciferrike, verbuese dhe ndjellakobese, Pjeter Budi i dimensionuar nga koha dhe epoka e tij, u shndrrua ne nje kujtese historike te gjalle, ne nje burim gjeneze per letersine dhe kulturen shqiptare. Kjo mendje e panenshtruar dhe pasionante, nuk tutet te beje projekte ambicioze nderballkanike, per clirimin e trojeve shqiptare, sic eshte rasti epigramatik i letres se Budit drejtuar kardinalit Gocadino me 15 shtator 1621, ku veprimin e organizuar luftarak ndaj pushtuesve ne Shqiperi e sheh te nderlidhur, ose baze te ardhmerise, sepse Shqiperia qe "tiranneggiate piu che mai" ("e shtypur ku nuk vete me"), ndonese bukuria e memedheut te Budit eshte e do te jete "Come un Paradiso terreste" ("Si nje Parajse tokesore") figure kjo metaforike, e lire per fantazine e nje teologu, qe nuk i lejohet te ngaterroje vendndodhjen e Parajses, qe i perket vetekuptohet vetem qiellit.

Per Budin feja katolike, ne pergjithesi Krishterimi krijonte nje modus vivendi per clirimin e Shqiperise ne ate mase qe edhe shqiptaret e tjere jokatolike, madje te islamizuar (Budi permend bile disa njerez te aferm te familjes se tij, qe ishin islamizuar), te desheronin dhe te vepronin per clirimin kombetar, duke u vene keshtu konkretisht ceshtja kombetare mbi fete. Ne veprimin historik te shek.XVII padyshim qe Budi eshte nje hero. Heronj te tjere jane edhe Bogdani dhe Bardhi. Qe te tre vdiqen tragjikisht, bile Bogadnin turqit e zhvarrosen nga varri si nje "Skenderbe te Dyte" sic cilesohet ne nje poezi kushtuar atij.

***

2. Institucioni i poezise se kultivuar: Budi eshte poeti i pare i madh i gjuhes shqipe, eshte ne kete kuptim nje Adam i poetikes te barokut kishtar shqiptar, pjese origjinale e barokut fetar europian, tipik per shek XVII. Nga Budi ruajme 3139 vargje, qe perbejne ne vetvete nje krijimtari poetike, qe stilistet jane munduar ta klasifikojne midis zhanrit te eposit dhe zhanrit te poemes.

Me te vertete kjo poetike e Budit nuk eshte nje epos, ashtu sic eshte me shume se sa nocioni i poemes, prandaj eshte me e drejte te klasifikohet me zhanrin e epilit barok. Ne fakt nuk eshte ceshtje zhanri apo saktesimi stilistik se sa eshte nje ceshtje origjinale e krijimit e letersise shqipe ne kuadrin e kultures te barokut ne krejt shek.XVII. Letersia e barokut europian lidhet me Kunderreformen dhe perteritjen e kishes, por jo pa ndikime iluministe te vecanta. Kjo letersi, nuk i ve ne pah perjetimet intime te individit, por ne frymezimin e formen e saj e ben jeten e tij nje feste te dyfishte, ku njerezorja njesohet me hyjnoren, ku krijimi sublim letrar i te vertetave themelore i nenshtrohet racionalizmit te rregullit hyjnor, qe ne pikepamjen hierarkike i ngjason piramides, ne majen e se ciles qendron Zoti.

Kjo e ben letersine baroke me theks patetik, qe bazohet ne kundervenien ndermjet perjetesise se pertej varrit dhe kalueshmerise njerezore, ndermjet njeriut dhe mosekzistences se tij, mes te mires dhe te keqes, sipas nje teksti rrefimor shumeplanesh me pamje te qarta dhe ne kuptime te pafundme.

Ndersa baroku europian,p.sh. ai gjerman, u mbeshtet ne vargun aleksandrin madje edhe ne arketipin virgjilian, poezia budiane e barokut shqiptar u mbeshtet ne vargun 8 rrokesh te poezise mesjetare shqiptare, duke kultivuar individualisht nje tradite paraardhese shpirterore dhe etnike popullore. Kuptohet, qe krijimtaria e Budit por edhe e Bogdanit kane lindur ne perplasjen kolosale, te perflakur dhe te eger midis reformacionit dhe kunderreformacionit ne Europe.

Midis tyre realiteti shqiptar kerkon te ringjallet intelektualisht, ndonese ne nje popull te paarsimuar dhe ne nje mjerim kelthites. Ne keto rrethana paradoksale te historise, te kunderthenieve nga me te habitshmet, cuditerisht u krijua dhe shpertheu letersia e madhe e vjeter shqipe.

Kjo spjegon pse Budi vertet perkthen ne shqip librat e kardinal Robert Balarminos, formuluesit te anatemes inkuizicioniste ndaj heretikut Xhordano Bruno dhe nga ana tjeter ne nje kuptim te dyte te madh, qe eshte ne fakt kuptimi kryesor, Budi themelon, krijon per here te pare ne menyre te plote institucionin e poezise se kultivuar shqipe.

Perpara tij kemi vetem disa fragmente poetike shqiperimi gjenial te Buzukut ose poezine emblematike dhe antologjike te Leke Matrenges. Po institucioni i poezise se kultivuar ne keto fragmente vetem mund te paralajmerohej, por, ai, qe e beri institucionin per kombin dhe per vehte, per ne te tjeret pasardhesit, qe pikerisht Budi.

Poezia e kultivuar e Budit eshte rrefim poetik, eshte kronologji biblike, kishe, universitet, legjende, me nje fjale jeta kulturore e sintetizuar.

 

 

***

3. Vizioni apokaliptik. Eshte teper interesant te analizosh rrefimin budian, qe shtjellon temat biblike te njohura. Si dikur Homeri i lutej Muzes qe ta ndihmonte ne artin e tij, Budi i lutet Shen Merise, qe ta ndihmoje te perfundoje vepren. Tema e Gjygjit te Madh, tema e Ndeshkimit te Mekatit alternohen fuqishem si nje anticipim i atdhmerise. Adami, Eva, Noe, Abeli dhe Kaini mundesojne arkitekturen tragjike ku kryefigura e Krishtit driteson mjediset e erreta. Per Budin virtutet alegorikisht jane "Zana" si dhe "Ore", kurse veset jane "sakatosje", "perbindesha te neveritshem". Lufta midis tyre eshte titanike. Budi eshte poet i vizionit te skajshem apokaliptik, sepse ai beson ne ndeshkimin e se keqes deri ne fund, sipas struktures se mendimit dantesk.

Madje Dantja eshte nje model mendor per Budin, i cili jo rastesisht, sic ve ne dukje per here te pare studjuesi Zeqirja Neziri ka nje status te trifishte te rrefimtarit, cka te kujton strukturen trefishe formale te kryevepres danteske. Budi eshte gjithashtu autori i pare, qe fut fiksionin si nje komponent legjitim te zhanrit, mbi rrefimin e paracaktuar biblik.

***

Per here te pare Zef Skiroi, duke analizuar poezine e Budit dhe perngjasur me "Parajsen e humbur" te Miltonit, shpreh mendim se ashtu si Miltoni stigmatizon figuren e urryer te Stjuarteve, ashtu dhe Budi urren dhe godet figuren e pushtuesve osmane pa asnje kompromis, duke kaluar nga teologjia ne historine konkrete.

Te rrengjeth vajtimi i Shen Merise kur sheh Krishtin te vdekur, vajtim , qe mund te shkaterroje ekuilibrin e botes, te rrezoje malet dhe, qe te kujton vajtimin popullor shqiptar te Ajkunes ne eposin tone te Veriut. "Vaji i Shen Merise" ne kengen e X te te Budit, mund te krahasohet me vjershen "Vaji i Zonjes" ("Pianto della Madonna") te Jakopone Da Todi (1230 1306), poeti i famshem italian para Dantes, sic e ka caktuar studjuesi Neziri.

Tek Budi gjejme elemente apokrife, jashte formave kanunore, biblike, si p.sh. momenti ku Shen Meria keshillohet nga Shen Gjergji , nje Shenjt kalores ky qe nuk ka ekzistuar ne kohen e Krishtit, apo kur pershkruan vetevrasjen e Pons Pilatit etj. Keto tregime apokrife kane rendesi te madhe per mendesine qe mund te lidhen me pervetesimin e formave fetare ndermjet fantazise popullore te vete shqiptareve te asaj kohe.

Per Budin, Zoti eshte "Syri i brendshem", eshte "Drita" si simbol dhe krahasimi apo metafora jane pikturisht te qarta, duke patur parasysh qe per letersine e barokut ato perbejne nje arsenal te brendshem e te perhershem alegorie.

***

4. Ferrparajsa. Per Budin mekati eshte shkaterrimi i botes, kurse virtuti rindertimi i botes. Midis tyre eshte ndertuar tere kozmologjia ne rrafshin filozofik, sipas nje koncepti neoplatonist te universit dhe vetem ne keto kushte tretet universalja me vetiaken. Perzenia nga Parajsa e Adamit dhe Eves eshte nje metafore e Ferrit, kurse rebelimi ndaj se keqes dhe ndeshkimi ferror eshte nje metafore e Parajses.

Keshtu mbyllet qarku dhe ne kete qark te mbyllur shnderrit fantazia dhe shpirti i Budit me nje drite te vecante, per te cilen une do te kujtoja vargun e famshem te Lukrecit: "Vitae Lampada tradu" ("Ja kalojme njeri tjetrit pishtarin e jetes"). Budi eshte jo vetem Adami njeriu i natyres tokesore, por eshte edhe Krishti, qe eshte Adami i natyres hyjnore, qe perjetoi ne vetvete natyren adamike tokesore.

Duke qene poeti i pare i nje kalibri te madh ne poezine shqipe, Budi, duhet vleresuar me shume dhe rreth tij nuk mund te kete boshllek, as indiference te injorances demoniake, qe na torturon kaq shume ne shqiptaret. Ashtu si Torkuato Taso (1544 1595) te kryevepra "Jerusalemi i Cliruar", qe ben apologjine dhe triumfin e krishterimit, ashtu edhe Budi, clirimin e shqiptareve nga pushtimi e konsideron triumf te krishterimit duke bere nje ngjizje origjinale te te dy ketyre koncepteve.



Budi i frymezuar nga Ekleziasti, qe thote "Vanitas Vanitatum et Omnia Vanitas" ("Kotesi e Kotesive cdo gje eshte e kote"), tallet me pompozitetin e perandoreve, emrave te medhenj te historise, personazhet e famshem, te cilet nuk e kuptojne se vdekja do t'i marre nje dite, sepse vdekja i pret qe te gjithe. Me kete teme Budi ka bere vargje te mrekullushme, qe cuditerisht te kujtojne nje poezi te perafert te Fransua Vijonit. Por, kotesia prape eshte e kufizuar. Sepse ne maje te piramides eshte burimi hyjnor, cka perben nje infinit te se mires dhe te riperteritjes, ndaj ne kete menyre Budi e kapercen mohimin ekleziastik.


***

5. Themeli i letersise shqipe dhe vazhdimesia. Eshte merite e Zef Skiroit, Cabejt, Henrik Lacajt, Zamputit, Domit, Shuteriqit, Smajlit etj., posacerisht njohja e figures se Budit. Cabej shenon se ne poezine 8 rrokeshe te Budit ka fragmente, qe te kujtojne poezi te Naim Frasherit, duke hamendesuar tezen, se, Naimi ka shume mundesi qe ta kete lexuar Budin. Kjo teze e Cabeut, qe eshte teze e kontinuitetit, per fat te keq ka qendruar e mbyllur dhe larg vemendjes se studjuesve.

 

Po referoj ketu vertetimin gati te plote te kesaj teze, sipas deshmise se vellait te Naimit, Sami Frasherit, i cili duke folur per Bogdanin, flet shprehimisht per librat e Budit per "dy libra e vepra te tjera, qe i ka permbledhur dhe hartuar me nje stil dhe gjuhe te embel nje ipeshkeve tjeter, qe quhej Budi. Shkrimet ne fjale mund te quhen themeli i letersise shqipe". Kuptohet qe, ate qe ka lexuar Samiu e ka lexuar edhe Naimi, sidomos ne rastin e poetit te pare te gjuhes shqipe te permasave te medha dhe perkimet me poezine naimiane nuk mund te jene me te paspjegueshme.

Se fundi, ka nje teze qe letersia e stilit barok nuk eshte e njejte me letersine e iluminizmit apo te humanizmit. Kjo teze eshte ekstreme sepse ne te vertete baroku europian por edhe ai shqiptar kane ne substancen e tyre humanizmin dhe iluminizmin e krishtere, qe pertej veshjeve dhe siperfaqjeve konvencionale nuk jane larg, perkundrazi simbolizojne qarte, ne kontekst, humanizmin dhe iluminizmin njerezor.

***

Pjeter Budi, ne vetvete eshte i dyfishte edhe ne nje kuptim fizik. Ai thote publikisht se nje pjese e krijimeve te tij ne shqip jane marre nga nje prift paraardhes i quajtur Pali i Hasit. Kjo tregon nje ndergjegje te larte, nje shembull ndershmerie qe nuk harron ta permende kete autor te dyte per fat te keq gati nuk dime asgje per te.

Vete Budi e perfaqeson Palin si nje shkrirje, si nje bashkejetese poetike e te gjallit me te vdekurin ne nje udhetim te perbashket mbi Pegasin e poezise. Budi nuk e la te vdiste emrin e Palit, ashtu si ne nuk mund te leme te vdese emrin e Budit. Budi nuk eshte thjesht nje poet i barokut letrar ne rrafsh kombetar, por analiza krahasimtare na nxjerr ne rrafshin europian , piketakimet tematike, por edhe strukturore te Budit me poete te tjere europiane jane te prekeshme.

Duke krijuar institucionin e poezise se kultivuar Budi i beri Shqiperise nje nder kolosal, por Budi beri dicka edhe me tej: ne kostelacionin e poezive te kultivuara te botes Budi guxoi dhe futi me te drejte qytetarie te barabarte dhe poezine e kultivuar shqiptare. Kjo nuk eshte pak. Eshte me shume nga cmund te mendohet ne shikim te pare. Budin ne e perkujtojme per ta ringjallur, sepse keshtu mund te ringjallim vetveten tone te sfilitur.

***

Ne librin "Dottrina Christiana", Rome, botim i Bartolemeo Zannetit, ne 1618, eshte botuar edhe nje gravure qe paraqet Pjeter Budin te gjunjezuar, dhe para tij eshte nje lire antike, nje tryeze e vogel me nje liber te hapur, mbi pjesen e siperme te gravures, eshte nje engjell qe mban ne doren e djathte nje palme nderimi dhe amshimi. gjithashtu, ne sfond te gravures, duket edhe nje kulle e rrumbullaket e dyfishte, nje ndertese kater kendeshe dhe nje akuadukt. Jane elemente te peisazhit urban te Romes.

Ndertesa eshte e Propoganda Fidaes, Kulla e rrumbullaket e dyfishte eshte e ashtuquajtura Vila Adriana, akuadukti eshte ai qe lidhet me shkelqimin e dikurshem te Romes. Gravura eshte e zbukuruar anash, me figura erosesh, dhe figura te tjera mitike si edhe motive floreale. Kjo gravure eshte tipike e stilit barok dhe ka nje rendesi te posacme per historine e arteve figurative sepse pasqyron portretin real per here te pare ne histori, te nje poeti shqiptar.

Mund ta kete bere nje artist shqiptar ose italian, i lidhur me Budin. Kjo gravure e 1618, eshte shume me perpara gravures mjeshterore te Pjeter Bogdanit, qe daton ne 1685. Pjeter Budi, ka lindur 430 vjet me pare. Per te mos vdekur. E meriton qe viti 2006, te shpallej viti i Pjeter Budit, per kulturen shqiptare. AMEN!

 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.