Home arrow Kosova arrow Cdo gje rreth Kosoves arrow Deutsche Welle..kliko ketu..
Deutsche Welle..kliko ketu..
Dialogu ndëretnik në Kosovë Në Kosovë, po qëndrojnë për vizitë njëzet e gjashtë ambasadorët e Aleancës Veriatlantike, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Jap de Hop Skefer. Gjatë qëndrimit në Kosovë dhe takimeve me udhëheqësit kosovar, Këshilli i NATO-s po diskuton për situatën e sigurisë, në Kosovë dhe rolin e NATO-s gjatë dhe pas zgjidhjes së statusit.Udhëheqësit politik në Kosovë thanë se, Kosova për tu bërë pjesë e botës së përparuar, duhet të respektojë vlerat fundamentale siç janë liria, solidariteti, toleranca dhe dialogu ndëretnik. Ata thanë, se pavarësisht shantazheve të Beogradit që bëhën ndaj serbëve të Kosovës, Kosova ka marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare për plotësimin e kritereve rreth të drejtave të pakicave në Kosovë. Këto komente u bënë në një konferencë me temën "Dialogu ndëretnik si parakusht për stabilitet dhe prosperitet në Kosovë", e cila u organizua nga fondacioni gjerman, "Fridrih Ebert Shtiftung". Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se, institucionet e Kosovës ato të nivelit qëndror dhe lokalë por edhe qytetarët e Kosovës, kanë përgjegjësi dhe duhet të zbatojnë dhe të përkrahin dialogun ndëretnik. Kosova sipas tij, është e përkushtuar për t’u bërë pjesë e botës së përparuar dhe demokratike dhe për ta përmbushur këtë mision ajo duhet t’i respektojë disa vlera fundamentale, siç janë liria, barazia, solidariteti, toleranca, dhe dialogun ndëretnik e ndërkulturor. Këto deklarata kryeministri Çeku, i bëri në një konferencë me temën "Dialogu ndëretnik si parakusht për stabilitet dhe prosperitet në Kosovë", e cila u organizua nga fondacioni gjerman, Fridrih Ebert Shtiftung. "Vendosja dhe forcimi i një dialogu ndëretnik do të ketë ndikim në tërë shoqërinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë, zbatimi sa më i plotë në praktikë është përgjegjësi e të gjithëve në Kosovë. Ne kemi për detyrë që të punojmë për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë", tha kryeministri Çeku. Kryeministri Çeku tha në vazhdim se krijimi i një ambienti të përshtatshëm për një dialog ndëretnik, duhet të trajtohet si një cështje, ku duhet të kenë përgjegjësi të gjithë qytetarët e Kosovës. Dialogu ndëetnik, sipas kryeministrit është prioritet i institucioneve të Kosovës. Në konferencën për dialogun ndëretnik u tha se, autoritet e Beogradit po luajnë një rol destruktiv duke bërë shantazh mbi serbët e Kosovës. Udhëheqësit i Këshillit Konsultativ për Komunitete, njëherësh edhe anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, Veton Surroi, tha se Beogradi, nga serbët e Kosovës kërkon që tu përgjigjen drejpërdrejt autoriteteve të Serbisë, për cdo veprim. "Çfarëdo që të jetë qëndrimi i Beogradit, ne kemi marrë një obligim, jo vetëm nga aspekti i kodifikimit të brendshëm, por edhe nga aspekti i arritjes së një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, rreth të drejtave që duhet t’i kenë pakicat", tha Veton Surroi. Përfaqësues të serbëve të Kosovës ndërkaq, thonë se problem akoma mbetet kthimi i të zhvendosurve dhe krijimi i kushteve për një jetë më të mirë duke potencuar faktin që nëse nuk ka kushte për jetesë, atëherë serbët e larguar nuk kanë ndonjë motiv që të kthehen në Kosovë. Përfaqësuesit e serbëve u angazhuan që në Kosovë të ketë më shumë bashkëpunim ndërmjet komuniteteve. Sidoqoftë, dialogu ndëretnik në Kosovë është një formulë që kërkohet vazhdimisht edhe nga prania ndërkombëare në Kosovë, mirëpo shqetësues mbetet fakti që përfaqësuesit e serbëve akoma nuk marrin pjesë në institucione. Megjithë thirrjet e vazhdueshme drejtuar serbëve që të bëhen pjese e procesve në Kosovë në konferencën "Dialogu ndëretnik si parakusht për stabilitet dhe prosperitet në Kosovë" u kërkua një investim më i madh i Kosovës dhe i bashkësisë ndërkombëtare që të insistojnë tek udhëheqësit politikë të serbëve që të kthehen në instiucione sepse vetëm me pjesmarrje në procese ata mund të realizojnë interesat e tyre.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.