Home arrow Kosova arrow Cdo gje rreth Kosoves arrow BBC ALBANIAN...kliko ketu..
BBC ALBANIAN...kliko ketu..
Roli i NATO-s në qendër të diskutimeve

Njëzet e gjashtë ambasadorët e Aleancës Veri-atlantike të prirë nga Sekretari i Përgjithshëm, Jaap de Hop Schefer kanë zhvilluar një vizitë njëditore në Kosovë.

Këshilli i NATO-s që është trupi më i lartë vendimarrës i Aleancës ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Në qendër të këtyre takimeve ka qenë situata e sigurisë në Kosovë dhe roli i NATO-s këtu gjatë dhe pas zgjidhjes së statusit.

 

Në prag të vizitës në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer ka deklaruar në Bruksel se Aleanca Veri-atlantike pret sugjerimin e kryenegociatorit ndërkombëtar, Martti Ahtisaari për rolin e NATO-s pas statusit në Kosovë.

Zoti Schefer është shprehur i bindur se NATO do të vazhdojë të luajë rol në Kosovë edhe në të ardhmen, por nuk ka dashur të thotë se cili do të jetë ky rol.

Aktualisht në Kosovë veprojnë rreth 17 mijë trupa paqëruajtëse të NATO-s. 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.