Home arrow Letėrsi arrow Poezi arrow Madi Kelmendi...kliko ketu...
Madi Kelmendi...kliko ketu...
Cikel Poetik

 

 

Gjynjezohemi


 

....jemi te dobet gjigante te vdekshem
me te medha ndjeshmeri,
te pa-vdekeshme
kerkojme te jetojme ne tjeter bote
ne tjeter jete...
Brenda kesaj jete
lerme te enderroj ty
te enderroj me ty
Te ''fortet,, nuk mund te duan
gjunjet e tyre nuk perthyhen
Jemi te dobet
nga dita ne dite

perulemi para diejve te jetes
sepse keshtu dashurojne te gjallet



 

Heshtja

.

..eshte nje fushe e madhe
me nje zhurmesi te shurdhet
gjume pa endrra
shperthim i ngrire brenda murreve te shpirtit
erresire, po jo boshllek
renie, ne tunelin e arsyes njerzore
Qe te mos ngaterrojme qetesine me heshtjen
vazhdojme udhetimin varg
Sot,ne mes te ketyre dy ushtrive
pra Pyetjeve dhe Pergjigjeve

PER TY
nuk ka lufte , ka vetem Heshtje



 

Zgjuar

 

... me ndjenjen e nje endrre flu
te shpetojme nga humnera e harreses
mesazh intuitiv
kompleks njerzor disi i trrubullt
i padeshifrueshme
shpesh here pasi zgjohemi
nuk arrijme as te kujtojme mire
ecim me ndjesi te disketuara ne memorjen
e prekur nga mijra duar, mijra numra ,e fjale
gjuhe kabaleske
Gjithshka brenda nesh
mirazhi,universi, etja,
kujtesa...
qe, nuk ka ekzistuar kurre...


 

Perse...

...shpesh here me ke theritur befas
me zhurmen e nje gurgullime te embel burimi
tek mendimet memece qe fryne
pshehretime nga buzet deri ne takim me yjet
memorja nje forme e pelqimit
si balerine e shthurur ne copeza qiellore te bardha
kercen jo me larg bebes se syrit tim ne deget e thata
E mundur deshira edhe njehere shkon
ne karrocen e jetes
mberthyer me puthje
pa kthim...

 

 

.. 06 treviso(IT) 

 

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.