Home Letėrsi Poezi Gjeto Turmalaj (SHBA)..kliko ketu...
|
|
Gjeto Turmalaj (SHBA)..kliko ketu... |
|
Frymezim Poetik
Gjeto Turmalaj NIAGARA Mresa nga Kanadaja
Mrekullia me emrin Niagara, Ujvarë në kufijt të magjishëm pa prehje latergjie. Masë gjigande uji që zbret në honin e kaltersisë ku puth Dielli. lundrim mbi korale ku shkëlqejnë smeraldet, kjo "Mrekulli" e 3-të e globit, valëzim nën hark të Ylberit, si në ënderr utopie, dhe Uji kryeneç si kumtri Galektik që duket larg. A thua ketë mrekulli natyrore të Niagarës, e mbajnë Kollonat e Koloseut Kopshti i varur i Babilonit Kulla e Pizes e Ejfelit Apo,,,Piramida e Keopsit ? Oh, ç'lakmi e përkryer, madhështi marramendëse nën kup të Qiellit, projektua prej Hyjit, ditën e dyte të krijimit botës,,, Gadi sa i shqeva syte, u mahnita prej bukurisë, -Aaaa,Ooo, uuu,,,, U magjepsa i teri dhe si i mpirë qëndroja,,, unë ai që nuk isha, unë ai që sot jam, unë ai që nesër s'do jem, eca në atë mrekulli si fjalë në Erë, U lumturova më çmendurinë ma të bukur të tokës, më përqafuan pikat e shiut të ujvarës, ajo erë më ledhatoj si ciflat e borës atje në vendlindjen time në Razem të Vleçikut, e aty pushova pak çaste në polin e Nordikut, duke medituar dhe i përmadhuar pranë kataraktit ujor, në përktejmën e Atllantikut. diten e festës madhe të ShnaKryqit,,,! Niagara 27 Prill 2006.
TORONTO
Përballë Kuebekut, kryeqyteti i polit të veriut, linde prej akullnajave të Alaskës Toronto, që para saj venitet shkëlqimi. Aty jetohen sekonda pa krye diell pa hanë orë në infinite ditë pa mbarim netë pa minuta. Toronto nën Yje lagur prej Ujëvarave magjepse të Niagarës qytet metropolitane që mbi Glob rritet me lartë se kulla e Babelit, më lartë së Himalaja, e bukuritë e botës sfidon ! Gjeto Turmalaj Toronto 1 Maj 2006 |
|