Home arrow Shkenca arrow Te rejat e Shkences arrow Studentet mirditor Itali...kliko ketu...
Studentet mirditor Itali...kliko ketu...
Mirditoret, studentet e pare shqiptare,qe diplomohen ne Bergamo Itali

 …dergoi per “albdreams” Gjovalin Kaçorri…

Rrëshen. Dy të rinj nga Rrësheni, Mirgen Jaku dhe Robenca Hoxha, janë të parët mirditorë e madje shqiptarë, të cilët kanë mundur të marrin titullin “Doktor i shkencave Ekonomike” pranë universitetit “Degli Studi Di Bergamo në Itali”. Të rintë nga Rrësheni, pesë vitë më parë kanë lënë bankat e shkollës së mesme të Rrëshenit, dhe pas një pune këmbëngulëse kanë mundur që në prani të prindërve dhe shumë bashkatdhetarëve të tyre, të marrin vlerësimin maksimal për përgatitjen e tyre pesë vjeçare pranë këtij universiteti. Por ajo çfar ka habitur më së shumti të pranishmit lidhet me faktin se vetëm pak minuta pas shtërgimit të duarve me profesorët e vendosur në panelin përballë, dikush nga konsullata angleze në Bergamo, është kujdesur që tu telefonojë atyre dhe t’ju verë në dispozicion vizat përkatëse për një specilaizim në njërin prej universiteteve angleze, kërkesë kjo e bërë përej tyre për bërjen e një specilaizimi për gjuhën angleze. Madje në e-mailet e tyre menjëherë kanë  mbërritur edhe oferta për punë nga disa banka në Bergamo por edhe nga vende të tjera të Italisë.     

Kush janë të rinjëtë Mirgen Jaku dhe Robenca Hoxha?

Si qindra bashkëmoshatarë të tjerë ata kanë mbaruar shkollën e mesme të qytetit të Rrëshenit në mesin e vitit 2001. Pas aplikimit pranë konsullatës italiane në Shkodër, dy të rinjëtë kanë mundur që të kapërcejnë Adriatikun dhe të nisin mësimet në universitetin Degli Studi në Bergamo. Pikërisht në këtë universitet dhe në shumë të tjerë, janë regjistruar edhe mjaft bashkatdhetarë të tyre, por shumë shpejt ata janë detyruar ta braktisin atë, për shkak të pamundësive dhe vështirësive që ofron një shtet i huaj, ku prania familjare është e domosdoshme. Kështu shumë të rinjë të cilët patën nisur studimet u detyruan t’i ndërprisnin ato për të mbijetuar në në një vënd të huaj, duke punuar si kamarjerë apo edhe në punë të tjera të ndryshme. Por disi më ndryshe ka ndodhur e dy të rinjëtë nga Rrësheni të cilët ndonëse kanë provuar të gjitha punët e ligjshme si përkthyes, kamarjerë apo punëtorë të thjeshtë, ata për asnjë moment nuk kanë ndërprerë studdimet pranë këtij universiteti.  Dhe më në fund ka ardhur edhe shpërblimi. Profesori Italian Riccardo Leoni, një ndër profesorët më të shquar në europë, mosbesues për temat e zgjedhura nga dy të rinjtë mirditas ka ngelur i shtangur nga përgatitja e tyre. Më në fund ai u ka shtërguar dorën duke ju artikuluat fjalët:

"Ju tashmë jeni doktora në ekonomi".

Madje dy dosjet e tyre më temë nga Shqipëria tashmë janë bërë pronë e këtij universiteti dhe do të përdoret në fondin e tij përkrah shumëe temëbve të tjerë të cilat janë konsideruar të rëndësishme në këtë universitet. Mirgen Jaku kishte zgjedhur temën e cila bën fjalë për tregun e punës në Shqipëri, ndërsa Robenca Hoxha për Rolin dhe pjesmarrjen e gruas në vendim marrje në Shqipëri.     

Flet Gjovalin Jaku, njëri prej prindërve të studentëve të sapo lauruar neë Bergamo:     

Si mundën ta përballojnë Jaku dhe Hoxha diplomimin në një universitet të huaj?      Vetëm me vullnetin e tyre pasi nga ana ime ka qënë tejet e vështirë për t’i ndihmuar.   Për pesë vite me rradhë vetëm sa kam mundur të komunikoj me telefon dhe gjithnjë më kanë siguruar se po ndiqnin shkollën pa ndërprerje. Kjo deri në momentin kur unë vetë ndoqa në sallë përgjigjen e tyre para profesorëve të universitetit.     

Duke qenë se qëndrimi atje dhe shkollimi ka pasur një kosto jo të vogël, si kanë mundur që ta përballojnë atë?     

Ka qënë e pa mundur nga ana ime apo edhe nga prindërit e Robencës të bënim diçka për tu ardhur në ndihmë atyre. Kështu ata vetë me një vullnet për tu admiruar kanë punuar dhe mbijetuar pa cënuar mësimin. Kështu ata kanë punuar me orë të gjata madje edhe fundjavave, në locale si kamarjerë në telecom etj. Madje kur shkova në Itali, djali më tregoi edhe stolin kur ka pasur rast të flinte jashtë mbi të.     

Ju thatë se shkuat në Itali. Pse?     

Ishte një ftesë e rregullt nga fëmijët tanë të cilët kërkonin me ngulm që ne të ishim të pranishëm  në momentin e diplomimit. Në Itali kjo konsiderohej e rëndësishme  dhe çdo student italian apo dhe të kombësive të tjera, gjithnjë kishin të pranishëm prindërit dhe miqtë. Për këtë unë aplikova pranë konsullatës në Shkodër por mbeta tejet i zhgënjyer. Kam bërë një odise të gjatë deri një ditë përpara diplomimit. Vetëm një ditë para mu dha viza mua dhe bashkëshortes, pasi bëmë një mal me dokumenta nga edhe më të pa rëndësishmit. Por edhe pse ndoqën të njëjtën procedurë, prindërit e studentes Robenca Hoxha nuk mundën t’i marrin vizat. Kështu ne shkuam në vete dhe nuk kishte gjë më të rëndë për diskriminimin që na bënë në konsullatën italiane pasi prindërit e studentëve kurdë apo kongolezë nuk kishin pasur asnjë pengesë për të shkuar atje. Megjithatë unë dhe bashkëshortja shkuam dhe e ndoqëm nga afërt ceremoninë e diplomimit të dy studentëve të parë shqiptarë, të cilët u  diplomuan në universitin  “Degli Studi Di Bergamo”  në Itali.    mirdita.net
 
Next >
© 2008 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.