|
Mushkëritë, çfarë i dëmton ato
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve fëmijët janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Duhani Rreth 15 për qind e viktimave të kancerit të mushkërive janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa sesa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikimi i përbashkët i të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla si plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të astmës. Sipas mjekëve shumica e grave vdesin nga kanceri në mushkëri sesa nga kanceri në gji, në vezore dhe në uter, por megjithatë fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mushkërive, numri i vdekjeve nga sulmi në zemër, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve do të zvogëlohet për 7%. Shkencëtarët thonë se kur një person e fillon duhanin që në moshë të re, ai e ka më të vështirë se sa të tjerët për të hequr dorë prej tij. Cilido qoftë efekti i nikotinës fillimisht në organizmin e njeriut, efektet negative janë më të vogla tek adoleshentët dhe të rinjtë se sa tek të rriturit. Kjo i bën ata ta pinë më tepër duhanin. Kur duhani pihet për dekada të tëra dhe në trup hyjnë elementët helmues, pikërisht kjo shkurton jetën. Pra, nuk është thjesht nikotina, por është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementëve të tjerë të rrezikshëm të duhanit, ajo që dëmton. Sipas një hulumtimi, vetëm para pesëdhjetë vjetësh është vënë re lidhja e parë midis duhanit dhe kancerit të mushkërive. Hulumtimi tregoi po ashtu se lënia e duhanit, madje edhe në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, mund të përmirësojë jetëgjatësinë për tri vjet, ndërsa lënia e duhanit në moshën tridhjetëvjeçare duket se anulon dëmin që i është bërë shëndetit më parë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se është më e rëndësishme që fëmijët të mos lejohen fare ta pinë duhanin. Ndotja Ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficiencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit rriskun për katarakte të syve si dhe një rrisk i lartë për shumë tipe të kancerit si ai i prostatës, kollonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive. Fëmijët që jetojnë me duhanpirës, probleme me mushkëritë Të gjithë fëmijët që jetojnë në një ambient të ndotur, në tym të duhanit, janë pacientët e ardhshëm që mendohet të preken nga kanceri në mushkëri. Një studim i shkencëtarëve në Amerikë, ka vërtetuar se nga 100 pacientë me kancer në mushkëri, rreth 90 për qind e tyre kishin jetuar në një ambient me duhanpirës, ose kishin lindur nga një nënë që konsumonte rregullisht duhan. Keshillat 1-Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët 2-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër 3-Mos përdorni duhan 4-Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës 5-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra për shpëlarjen e mushkërive 6-Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes, në ajër të pastër ShkencaKanceri në mushkëri, më i lehtë për t’u shëruar Kanceri në mushkëri është më i lehtë për t’u shëruar sepse në shumicën e rasteve nuk përhapet në organet e tjera të trupit. Ka njerëz që jetojnë vetëm me një mushkëri, e njëjta gjë si me veshkat, madje sipas specialistëve është shumë e rëndësishme që të kryhen çdo gjashtë muaj analiza. Kripa, dëmton mushkëritë Përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut. Ambienti, shkak për sëmundje Ambienti në të cilin jeton, është tepër i rëndësishëm për të parandaluar sëmundjen e mushkërive. Sipas specialistëve, një person i cili banon në një qytet të ndotur tej normave të lejuara, ka mundësi deri në 70 për qind, që të ketë probleme me mushkëritë, ku më i rëndi është kanceri. Përgatiti: Blerina KACA |