Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Gjovalin Kacorri...kliko ketu...
Gjovalin Kacorri...kliko ketu...
  Kure debatojne akademiket !

    Gjovalin Kaçorri- Michigan USA  

 Si çdo shqiptar por veçanerisht ne qe jetojme jashte atdheut, kam ndjekur me vemendje debatin qe po zhvillohet midis Kadarese dhe Qoses, per te cilin mendoj se eshte ne rjedha normale dhe me shume vlera:-Se pari, se ky debat zhvillohet nga dy personalitetet me te shquar te letrave shqipe,  qe aktualisht jane ajka e iteligjecies kombetare e per pasoje do te thoja se perfitimi nga ky debat i ketije niveli eshte  i madh per te gjithe.- Se dyti, hapja e ketije debati mes korifejve tane te letrave eshte me perfitime te medhe veçanerisht per gjithe  ineteligjencen  shqiptare te te gjitha fushave te ciles me ne fund po  i trazon letargjine   dhe plogeshtine  qe e kishte zene keto vite e cila ishte perhumbur ne komercialitetet dhe tollovine  shqiptare te kohes, e fjala dhe zeri i saje   ndjeheshin fare pak. Ky debat do te thoja, ben te mundur dhe i krijon mundesi te gjitheve vaçanerisht studiuseve, historianeve dhe lexuesve te kualifikuar te angazhohen per te thene mendimin e tyre rreth   problemeve  qe trajtohen ne  te e me gjere. Eshte e domesdoshme tashme te largohemi nga vleresimet apo cilesimet jo realiste, qe rjedhin nga emocionet e tifozellikut, te cilat ne ndonje rast mundohen te denigrojne njerin apo tjetrin dabatues duke i cilesuar si; antishqiptare, islamist, racist, i shitur, …etj. Nuk jane normale cilesime te tilla mbasi ky eshte nje debat i hapur publik i nje niveli akademik shume te larte dhe nuk zhvillohet ne kulisa, ne mizanskena apo kudi une. Eshte nje debat qe zhvillohet nga dy njerez te medhej te kultures kombetare e qe  sebashku me intelektualet e tjere nga te gjitha trojet shqiptare qe kane bere emer ne drejtime te ndryshme, jane  pa diskutim krenaria  dhe psuria me me vlere e kombit shqiptare. Eshte e rendesishme te marresh pjese ne debat,  por duke argumentuar e jo duke denigruar. 

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.