Home arrow Letėrsi arrow Poezi arrow Shqiptaret ne Greqi...kliko ketu...
Shqiptaret ne Greqi...kliko ketu...

Simfoni Dashurie !

 

Elda A. Kokoneshi/Elanko
Email:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Lotet e shpirtit,
rrjedhin ngadale
ne zemren qe rreh fort
nga emocionet e forta
qe shkaktohen
nga takimi i mrekullueshem
me ty.
 
Ato kthehen ne margaritare
dhe zbukurojne
cdo skaj te shpirtit,
tashme te trazuar
nga malli
per ty.
 
Dikur,
ato krijonin stalagmite e stalagtite,
ne guven e erret e te ftohte
te harreses, dhe..
me melodine e tyre te pervajshme
krijuan
padashur
SIMFONINE
e dashurise per JETEN.
 
Ato tashme jane
gure te kristalte,
te kthjellet,
brilante,
e shndrisin mes yjeve
te mrekullueshem
te universit tim.
 
Dhe ky UNIVERS i paane,
dergon
kometa me dashuri te pafundme
tek ty.
 
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.