Home arrow Shendeti arrow Me te rejat arrow Diabeti...kliko ketu...
Diabeti...kliko ketu...

Diabeti, 4 këshillat e mjekëve

Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze (ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia akoma nuk e di me saktësi përse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik dhe mbipesha.
Prandaj mjekët rekomandojnë që mjekimi i diabetit duhet duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet që e shkaktojnë atë. Kjo tregon se shumë ilaçe për diabetin parandalojnë atë që diabeti shkakton si për shembull etjen e tepruar, urinë, urinimin, irritimin, dobësinë the lodhjen. Këto ilaçe i lehtësojnë këto simptoma, por ato nuk funksionojnë duke e bërë në këtë mënyrë organizmin më të ndjeshëm ndaj insulinës, që është shkaku i 95% të rasteve të diabetit tipi2.
Sëmundja
Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Diabet do të thotë “urinim i shpeshtë”. Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë së glukozës në filtratin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë së urinës dhe urinim të shpeshtë. Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t’iu përgjigjur hormonit antidiuretik.
Diabeti i sheqerit është 2 llojesh: I pari është ai që shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.
Komplikimet:
Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve.
Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike -- parezë gastrike dhe impotencë.
Diabeti tip I
Prek zakonisht moshat e reja. Ai njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
Diabeti tip II
1. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familjare me këtë sëmundje. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe). Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.

Këshillat

1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
3-Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane shërbejnë për kurimin e sëmundjes së diabetit
4-Diabetikët duhet të bëjnë ushtrime fizike 3-6 herë/orë në javë
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
ilaçet
4-Urinim i shpeshtë

Diabeti

Djemtë kapen më shpesh nga diabeti
Kohët e fundit specialistët e shëndetësisë kanë arritur në përfundimin se djemtë janë më të predispozuar për t’u sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Gjithashtu përkrahësit e punës kërkimore në fushën e qelizave zanafillëse thonë se klonimi mund të çojë në kura shumë të efektshme për sëmundje si diabeti.

Ndërlikimet 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike (të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit.


Sipas specialistëve mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike (të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit.

Në 2025-n mbi 300 milionë diabetikë
Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 për qind që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 për qind dhe kjo shifër do jetë gjithmonë në rritje.


Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 për qind që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 për qind dhe kjo shifër do jetë gjithmonë në rritje.

Pergatiti: Blerina KACA

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.