Maniola Grandiphlora

Ku te paska ra nder mend qe nga Michigan-i te merresh me debatin Qose-Kadare. Jam plotesisht dakord qe ky debat eshte me rendesi per zgjimin kombëtar, por duhet te dish qe dy personalitetet jane te fushave krejt te ndryshme dhe se eshte veshtire te njohin njeri-tjetrin. Thene qarte, Kadare eshte veshtire te kuptohet nga njerez qe nuk e njohin mire shkrimtarine dhe publicistiken. Një gje eshte e sigurt, qe pena e Kadarese eshte e arte dhe nje sherbese e madhe e kombit shqiptar prej dekadash. Ne çdo biblioteke te botes po te futesh, zor se nuk gjen ndonje gje te shkruar prej ketij kolosi. Une per vete, ne nje biblioteke te Holandes gjeta ne Nederlands librin e Kadarese "Eskili, ky humbes i madh", ku per ta lexuar duhej pritur dy jave qe libri te kthehej ne biblioteke. Kadare, edhe kur ne të dy ishim bashkestudente te viteve ‘74-’78, dhe qe shpesh diskutonim ne dhomat e konvikteve te ILB-se, ishte objekti i vetem i diskutimeve tona te zgjuara nga forca e tij e te shkruarit. Ne diskutonim shpesh per librat e tij, nderkohe qe per Qosen nuk dime se çfare te themi. Nuk duhet te mohosh dhe bagazhin letrar te Lisnes, te shokeve te tjere dhe tendin per kete gje. Shqiperia ka nxjerre njerez te medhej ne kohe, ndersa tani koha e "yjeve" po ia leshon vendin gjithesise.
Emri: Maniola Grandiphlora
Per komentin; I madhi Kadare
E nderuara Magnolia Grand flora !Me qe paskemi qene bashkestudente do te isha shume i kenaqur te kishe vene emerin e vertete,sikunder e kam vene une.Nejse.Mos u habit se si me paska ra ndermend te merrem me debatin Qose -Kadare sepse vete e pohoni ne fund te shkrimit se kemi qene njerez me nje fare bagazhi, keshtu qe na takon besoj te merremi dhe ne me te tilla debate.Pastaj ne qe jemi ne emigracion i ndjekim me shume vemendje ngarjet dhe zhvillimet ne gjithe hapsiren shqiptare sepse keshtu çmallemi per disa çaste me viset tona dhe gezohemi kur ka zhvillim e progres.
*
Pikerisht ne komentin tim une vetem kam pohur dhe vleresuar dhe jo mohuar.Une nuk mendoj ashtu siç thoni ju se nuk dime çfare te themi per Qosen...!(lexoni prononcimin e Driteroit ne Durres per debatin e mesiperm) Ne komentin tuaj shpreheni me te drejte me superlativa per Kadarene dhe ne fund te shkrimit thoni se po iken koha e yjeve duke ja leshuar vendin gjithesise,a nuk eshte pak kontradiktore kjo? Vertete pena e Kadarese eshte e arte por do te thoja shkelqen me shume kur eshte bashke me Qosen,Driterone,Podrimjen etj, e une kete kam pohuar. Nuk besoj se ne nje kopesht me lule ku nje lule duket me e rritur dhe me e bukur, i shtohet bukuria asaj duke i hequr lulet e tjera qe e rrethojne, perkundrazi, ajo shkelqen pikerisht se eshte me te tjerat dhe sebashku hijeshojne kopshtin.
Me mirkuptim Gjovalin Kaçorri Michigan
Emaili im per komunikim
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
2006-05-28