Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Driteroi dhe Sadija...kliko ketu...
Driteroi dhe Sadija...kliko ketu...

Kuotat roze dhe Sadije Agolli

Ylli POLOVINA

Per mbi nje ore drejtuesi i emisionit televiziv e pyeti Dritero Agollin per gjithcka qe nje jete 75-vjecare mund te permbante brenda atij protagonisti te zeshem te Shqiperise se koheve moderne. Shkrimtari i shquar te gjithave iu pergjigj "pa iu dridhur qerpiku i syrit". U renqeth i gjithe dhe nisi t'i dridheshin nga emocionet cdo tipar i fytyres kur ne fund te intervistes se gjate studioja, regjistruar vite me pare me zerin e tij, transmentoi nje poezi qe Driteroi ja kishte kushtuar shoqes se tij te jetes, Sadijes. Poeti yne i madh e ka deshmuar katerciperisht me jeten e tij se ne asnje grime te saj nuk ka shtuar radhet e sharlataneve apo te vagabondeve. Dritero Agolli ne cdo faqe te librave te tij me poezi a proze ka provuar po ashtu se sa shume e do nje bime qe cel syth, nje lule qe hap gonxhe, nje agim dite e nje mesnate, renie te bute bore apo brerim shiu, hene e zog qe kendon buze nje pylli, lume qe shushurin, nje femije qe gugat, nje plak ne buzerruge e nje bujk mbi parmende, nje shtepi e nje fis qe i ka hapur deren ne kembet e malit te Korabit apo ne nje lendine te Korces a Dropullit. Ai eshte bere poet, sepse ka lindur i tille, nga kjo dashuri per boten, per njerezit, natyren.

E megjithate ate mbremje te pak diteve me pare ai deshmoi se e donte shume, gati ne menyre marramendese gruan e tij, Sadijen. Ishte nje dashuri e bukur, te cilen vitet nuk e kane mpakur, vec shumuar e rinuar. Dhe nga nje skene e tille nuk te lind vetem mendimi se nje emer i madh me vepren e tij te pazakonshme nuk mund te eklipsoje bashkeshorten e tij. Ai gjen rast ta lartoje ate. Njeriu i madh, por kur ka edhe shpirt te mire, e di qe ne te shumten e hereve shoqja e tij e jetes zgjedh rrugen e anonimatit per ta lene bashkeshortin te realizoje gjer ne fund endrren qe ka patur. Nga nje dashuri kaq e bukur dhe shpirtgjere e 75-vjecarit Dritero Agolli kupton se sa pune e drejte eshte ta ngresh lart gruan, ta nderosh ate duke e dashuruar. Per nje mbrothesi te burrit sa endrra e karriera te merituara grate i kane sakrifikuar! Sa te tjera jane vetefikur ne emer te perspektives dhe te nje jete me te mire te femijeve! Nga ai poet i madh qe ate mbremje si femije emocionohej per vargjet kushtuar bashkeshortes se tij, te buis mendimi se dicka te tille te perafert mund e duhet te beje edhe nje shoqeri si e jona. Ne rast se ajo deshiron te jete jo vetem humane, por edhe e drejte dhe largpamese, duhet patjeter ta doje gruan gjer ne permasat e nje dashurie. Ne nuk duhet vetem t'i mbulojme ato me perkedheli brenda kater mureve te shtepise, por me vleresime reale para te gjithe opinionit publik. Me inkurajime patjeter.

Per fat te keq shoqeria shqiptare ka nyje te forta te kultures maskiliste. Maskilizmi eshte nje problem boteror, ai vijon ne forma te ndryshme prej mijera vjetesh. I quajturi revolucion feminist, nje perpjekje per te ekuilibruar sa te jete e mundur me shume, ka qene e mbetet i vonuar ne Shqiperi. Pervoja pothuaj nje gjysmeshekullore e te quajturit emancipim realkomunist, edhe pse ishte nje hop progresiv kur u ndermor, perfundoi ne te kunderten e qellimit. Femra shqiptare jo vetem u ideologjizua, por edhe u maskilizua, perfundoi me kominoshe dhe krahe e pulpa me muskuj te tejfryre. Keshtu ne thelb shoqeria jone u maskilizua dy here me teper, madje u maskilizua e gjitha.

Ne keto vite te pasdiktatures ka qene vete sistemi qe i celi rruge emancipimit real, sepse ne menyre te organizuar dhe me vetedije te plote pothuaj asnje strukture eprore e shtetit, politikes apo edhe e shoqerise nuk eshte marre posacerisht. Ne pjesen dermuese te rasteve fitoret e grave apo vajzave te vecanta keto gjashtembedhjete vite kane qene ekskluzivisht merite e tyre. Tashme sidomos ne qytetet e zhvilluara eshte krijuar fizionomia interesante e nje femre shqiptare qe kerkon me fort protagonizem shoqeror dhe kjo perben novitet. Ne thelb kjo eshte edhe "kryengritja" me e bukur qe ka nisur te ndodhe mes nesh dhe ne jo pak raste bejme sikur nuk e shohim. Ne cdo sistem eshte e provuar se femrat shkelqejne atje ku mbi to nuk rendojne paragjykime sociale apo perpjekje frenuese. Dihet qe ne te gjitha nivelet e arsimimit e te edukimit vajzat shkelqejne. Ne Shqiperi mjedisi eshte mjaft tolerant edhe kur ato ngasin makina apo, sic po ngjan kohet e fundit, edhe kur ngarendin perqindjen e pirjes se duhanit. Ne meshkujt jemi "qerratenj" te medhenj. Nuk bezajme fort per duhanpirjen e tyre qe sigurisht emancipim nuk tregon, por xhelozohemi nga pak kur ato duan te depertojne ne fusha te ushtrimit te pushtetit. I pelqejme shqiptaret kur jane folese televizioni, gjimnaste e valltare, kur luajne tenis apo kendojne, vec kur i aviten "sektorit mashkullor", pushtetit politik e publik, plas hataja. Ato qe mbushin e tejmbushin bangat e shkollave jashte dhe brenda vendit, te gjitha ekranet televizive dhe plazhet, faqet e revistave, magazinat dhe dyqanet me te medha, mpaken e firojne kur bie fjala per lista kandidaturash per deputete, keshilltare, struktura te larta partiake e shteterore. Ketu ato nuk bejne, nuk kane aftesi, nuk zoterojne as te drejte dhe as talent!! Kjo eshte ne thelb e gjithe cudia dhe po ashtu i tere absurdi. Pikerisht ketu, ne fushen e pushtetit publik e politik, femrat kane te drejte te bejne e cojne deri ne fund nje "kryengritje" te vertete. Nje revolucion po te jete e mundur.

Nuk e keshillojme kete rebelim te tyre kur bie fjala per te qene me shume shkencetare, sepse ne rast se ka pak te tilla pergjegjesia eshte e tyre. As per te patur Shqiperia me shume shkrimtare apo publiciste, sepse serish eshte pergjegjesia e tyre. Jo rralle "mashkulli" dhe mendja e tij frenuese gjendet vete brenda femres. Per ndryshimin e madh, pra "revolucionin femeror", e kemi fjalen vetem per pushtetin politik ku qellimisht femra shqiptare pengohet. Ketu per te nuk ka as tolerance e jo me dashuri. Pikerisht ketu ekziston nje rast kur "kryengritja" femerore shqiptare mund te ndihmohet edhe nga vete shoqeria. Prandaj duhet te hyjne masivisht ne veprim "kuotat roze".

Keto kuota te trendafilta nuk jane shpikje shqiptare, por instrumente qe po i perdorin perhere e me shume edhe shoqeri te zhvilluara te Perendimit. Kjo do te thote se duhet te vendosen disa rregulla favorizimi te perkohshem te pjesemarrjes se femres ne ushtrimin e jetes politike. Nuk ka aspak sa duhet gra ne Gjykaten e Larte, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ne Qeveri e keshtu me radhe, por per t'u hapur rruga e tyre edhe ne keto struktura te rendesishme te shtetit, kyci mbetet pjesemarrja e femres ne politike. Nga sirtaret e pafund te kesaj te fundit dalin emrat qe shtrijne krahet e tyre gjithkund neper kycet e grehines se ushtrimit te pushtetit.

Kuotat roze duhet pa u vonuar te veprojne ne te gjithe sistemin e perzgjedhjes e te garimit per parlamentare qendrore e lokale. Permasen e perqindjes se detyruar per pjesemarrje femerore Kuvendi i Shqiperise mund ta zgjedhe vete. Ne nje vend te zhvilluar perendimor ligji e ka rregulluar me formatin e perkohshem qe asnje nga dy gjinite, pra nga meshkujt e femrat, te mos zoteroje me shume se dy te tretat e parlamentit. Mes nesh kuotat e trendafilta ka nisur brenda strukturave te veta t'i praktikoje ndonje parti politike, pune kjo mjaft e inkurajueshme. Tani lypet ta beje kete e gjithe familja politike shqiptare. Ca me mire qe ne krye te Kuvendit, ku kjo ceshtje nuk duhet anashkaluar, eshte nje grua.

Per dobine apo jo te kuotave roze nuk perjashtohet asnje debat, ai vijon edhe ne vende shume me te perparuar se ky yni, terreni pjellor i maskilizmit. Por kur kufizojme skafet apo edhe tenderat, perse nuk i vendosim nje kufi te edukuar edhe meshkujve.

Ata do te perfitojne nga ky "revolucion" modern e do te harrojne pak nga pak kohen kur politika teper maskiliste perdorte pranga e kallashnikove. Te pakten ky "rebelim" i fundit, pervec nje pastrimi e gjenerimi te plote te jetes shqiptare, do te kete edhe me shume arome te kendshme parfumi.

 

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.