Home arrow Malesi e Madhe arrow Mali i Zi arrow Shoqata "Malesia e Madhe"...kliko ketu..
Shoqata "Malesia e Madhe"...kliko ketu..

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe”

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Malësia e Madhe dhe Iniciativa Qytetare Takohen me Anëtarët e Kongresit dhe Departamentin Shtetëror për të Diskutuar të Drejtat e Shqiptarëve Pas Referendumit në Mal të Zi.

WASHINGTON, D.C., 9 Qershor, 2006- Anëtarët e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “ Malësia e Madhe”, së bashku me përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare nga Malësia, u takuan me anëtarët e Kongresit si dhe Departamentin Shtetëror për të diskutuar pozitën e Shqiptarëve nën Mal të Zi. Delegacioni Shqipëtar nga Malësia përbëhej nga Luigj Junçaj, ish-ministër për pakica në qeverinë e Malit të Zi dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare, dhe Allmir Gjokaj, student dhe anëtar i Keshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare. Ndërsa, nga Shoqata-Shqiptaro Amerikane “Malësia e Madhe” nga Detroiti muarën pjesë Viktor N. Ivezaj, këshilltar politik i shoqatës, Pjeter N. Berishaj, ish-kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues, dhe Dr. Prenkë Ivezaj ish-kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues.

Të Mërkurën me 7 Qershor, delegacioni u takua me Senatorin Carl Levin (D-MI), që është anëtar i Komisionit për Armatim në Senatin Amerikan, dhe Kongresistin Sander Levin (D-MI) nga distrikti i 12-te. Në kët takim muarën pjesë edhe stafi i zyrës së kongresistëve të lartpërmendur. Takimi filloi me përshkruarjen dhe analizën e gjendjes, pozitës dhe ngecjeve socio-politike të shqiptarëve nën Mal të Zi. Delegacioni i Iniciativës Qytetare ofroi një shpjegim te detajshëm të mos-zhvillimit adekuat dhe pozitën e dobësuar socio-politike të Shqiptarëve nën Mal të Zi me theks të veçantë në Malësi, si dhe në mënyrë precize paraqiti një dëshmi/raport se si pushteti malazes në kontinuitet shkelë të drejtat e Shqiptarëve duke refuzuar kërkesat e tyre legjitime, dhe krijuar një ambient që po i kontribuon asimilimit dhe emigrimit të vazhdueshëm. Theks i veçantë ju dha diskriminimit në punësim, ku vetëm 0.03% të Shqiptarëve janë të punësuar në institucionet shtetërore. Derisa papunësia në Mal të Zi është 30%, në Malësi kjo përqindje është shumë më e madhe dhe sidhet rreth 90%, dhe si rezultat i kësaj papunësie e vetmja zgjedhje për Shqiptarët është emigrimi. Iniciativa Qytetare informoi përfaqësuesit e Kongresit se si pushteti malazes me qëllim len pas dore zhvillimin e rajonit të Malësisë, duke investuar në mënyrë jo proporcinale në krahasim me rajonet tjera në Mal të Zi. Kohën e fundit Shqiptarët kan shpreh pakënaqësinë e vet ndaj injorimit të kërkesave të tyre duke organizuar disa demostrata paqësore, duke shpreh nevojën për krijimin e pushtetit të mirëfilltë lokal dhe krijimin e një administrate që do të ishte shumë afër me qytetarët e Malësisë, pushtet ky që është i garantuar nga Karta Europjane për Pushtetin Lokal.

Delegacioni theksoi pakënaqësitë me të cilat ballafaqohen Shqiptarët, duke shpjeguar se kryeqyteti Podgorica nuk tregon vullnet ti adresojë problemet e rajonit të Malësisë, ku të gjitha sferat e jetës së Shqiptarëve janë të kontrolluara nga qendra. U paraqit dhe u diskutua kërkesa për një autonomi të plotë

të Komunës funkcionale të Malësisë, komunë e cila do të zgjidhte shumë probleme lokale te këtij rajoni. Ligji për Komunën Urbane si dhe Ligji për Minoritete i aprovuar para do kohe në parlamentin malazez as për së afërmi nuk përmirëson situatën e Shqiptarëve nën Mal të Zi dhe nuk bën kurrgjë për ti definuar ata si popull etnik me karakteristika të veçanta në territoret ku jetojnë. Aq më tepër, delegacioni theksoi se ligji për ri-organizimin e Komunës së Podgoricës rrezikon kompaktësinë territoriale të Malësisë, duke përfshirë vetëm disa pjesë të saj në distriktin urban të Podgoricës.

 

Senatori Carl Levin shprehi shqetësimin e tij për situatën e Shqiptarëve nën Mal të Zi dhe shtoi se këtë shqetësim e ka komunikuar edhe me Kongresistin Tom Lantos ( D-CA), anëtarë i Këshillit për Marrdhënje Ndërkombëtare si dhe avokat i të drejtave të Shqiptarëve nën Mal të Zi. Levin është në pajtueshmëri se çështja Shqiptare nën Mal të Zi meriton një vëmendje të posaçme, si dhe premtoi se do të vazhdojë të perciellë me kujdes tranzicionin e Malit të Zi në shtet të pavarur. Ai sygjeroi që Shqiptarët nën Mal të Zi të vazhdojnë të peticionojnë pushtetit malazes për pranimin e te drejtave të tyre legjitime e në të njëjtën kohë duke informuar të gjitha instuticionet përkatëse ndërkombëtare. Senatori Levin tha se SHBA ende nuk e ka pranuar shtetin e pavarur të Malit të Zi, dhe se kurë kjo të ndollë, rëndësi e veçantë do ti kushtohet emrimit dhe konfirmimin të ambasadorit të ri, dhe se vëmendje e posaçme do ti kushtohet informimit të Tij për situatën e Shqiptarëve nën Mal të Zi.

Kongresisti Sander Levin tha se ambicionet demokratike të Malit të Zi do të vehen në provë varësisht se si ky shtet i ri do të trajtojë çeshtjet e minoriteteve, e posaçërisht të Shqiptarëve. Fakti se Shqiptarët votuan masovikisht per pamvarësinë e Malit të Zi, tregon rëndësinë dhe fuqinë e tyre politike në kët shoqëri, si dhe nevojën e tyre për përfaqësim adekuat në të gjitha nivelet vendim marrëse në nivel lokal dhe nacional. Te gjithë pjesëmarrësit në takim u pajtuan se komunat në Mal të Zi janë të shpërndara jo-

proporcionalisht, dhe se edhe vetë Podgorica do te përfitonte sikur të decentralizonte pushtetin qendror, dhe pergjegjësinë lokale ta kalonte tek pushteti lokal në Tuz.

Te Enjten më 8 Qershor, delegacioni nga Detroiti dhe Malësia (përfshirë këtu edhe Michael Kuiken dhe Jeff Ziarko-stafi profesional i Senatorit Levin dhe Kongresmenit Levin), u takuan me Charles L. English, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Shtetëror, të shoqëruar nga anëtarët e zyrës për Serbi dhe Mal të Zi pranë Departamenit Shtetëror. Delegacioni Shqiptarë paraqiti një vështrim të gjerë dhe analitik, duke u fokusuar në problematikën ligjore ndërkombëtare, rajonale si dhe ligjet malazeze. Delegacioni prezentoi se si pushteti malazes nuk i përmbahet as Kushtetutës së vet (neni 12, 66) si dhe Ligjit për Pushtetin Lokal për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, ku “ qytetarët kan të drejte të vendosin në mënyrë direkte përmes pushtetit lokal dhe përfaqësuesve të zgjedhur për çeshtje të caktuara lokale që janë në interes të popullsisë lokale”. Deklerata Univesale për të Drejtat e Njeriut në mënyrë specifike rreshton korpusin e të drejtave njerëzore me të cilat është pajtuar kumuniteti ndërkombëtar, me çrast delegacioni shqiptarë shpjegoi se gjuha në kët Kartë korrespondon me kërkesat që kan parashtruar Shqiptarët nën Mal të Zi, duke perfshirë lirimin nga “ diskrimini i çdo lloji, siç është përkatësia kombëtare, ngjyra, gjinia, konfesioni fetar, gjuha, mendimi politik, mbrojtja e pronës private…” (neni 2); “ të drejtën e barabartë për të marrë pjesë në pushtet në mënyrë direkte, ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur nga elektorati” (neni 21 (1); “ e drejta e barabartë për shërbime publike” (neni 21 (2)) “…mbrojtja ndaj diskriminimit në punë…” (neni 23 (1)); “e drejta për standartin jetësorë adekuat…shendetësi dhe sigurim jetësor…kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale” (neni 25 (1)); edukata teknike dhe profesionale….duhet me qenë e barabartë dhe e afërt për të gjithë anëtarët, në bazë të meritës” ( neni 26 (1)); dhe se “ shkollimi duhet të jetë i orjentuar në drejtim të zhvillimit të plotë të individit duke siguruar respektin për të drejtat e njeriut” (neni 26 (2)).

Dy Deklaratat e lartëpërmendura, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (KIDCP) si dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dokumente të cilat delegacioni i ka theksuar ne veçanti, Mali i Zi duhet tu përmbahet neqoftë se deshiron të jetë anëtare e familjes së madhe të kombeve. Në këtë drejtim, Shoqata Shqiptaro-Amerikane Malësia e Madhe është në përgaditje e sipër të një dokumenti zyrtarë që do ti dorëzohet Këshillit Europian, me kërkesë të ekzaminimit të ligjeve të lartëpërmendura dhe për të tërheq vëmendjen ndaj pakënaqësive në rritje në regjion.

Delegacioni poashtu bëri një paralele nëmes formimit të komunave në Kosovë, duke insistuar që komuna e Malësisë të konsiderohet në mënyrë të ngjajshme me krijimin e komunave të reja në pjesën veriore të Kosovës ku pakicat përbëjnë popullatë të konsideruar. Anëtarët e Iniciativës Qytetare nga Malësia, shpjeguan përparësitë e komunës së plotë duke i krahasuar me mangësitë e komunës urbane të paraparë me Ligjin për Kryeqytetin, perfshirë ndër të tjera vështirësitë që rrjedhin si pasojë e mosvjeljes së taksave në nivel lokal, privatizimin, iniciativat edukative, invenstimet, si dhe politikat vendim-marrëse pa ndikim nga kryeqyteti.

Zoti English u pajtua se Mali i Zi nuk ka bërë mjaft për të ngushtuar zbraztirën që egziston nëmes popullit shumicë dhe pakicave në shumë aspekte jetësore, e sidomos kur bëhet fjalë për punësimin. Ai theksoi se Shqiptarët kan të drejtë legjitime që, në bazë të ligjeve për përfaqësim proporcional në punësim, të jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë, dhe sygjerojë që duhet të vazhdojnë të kërkojnë nga pushteti malazez zgjidhjen e problemeve të tyre. Zoti English poashtu theksoi se Shqiptarët në Mal të Zi kan një fuqi të konsiderueshme politike dhe se këtë ata do të duhej ta përdorin si mjet negociues me qeverinë ndaj kërkesave të tyre. Ne kuadër të kësaj, z. English u pajtua se vota shqiptare edhe vetëm e

Malësisë ka qenë determinuese në rezultatin e referndumit, dhe theksoi se, duke marrë parasysh situatën e tyre, Shqiptarët kan pas mundësi dhe të drejtë demokratike të kushtëzojnë qeverinë malazeze duke përdorë votën e tyre si mjet negociues për plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Zoti English siguroi delegacionin se Shtetet e Bashkuara, gjatë përcaktimit të marrëdhënjeve diplomatike, do të insistojnë që Mali i Zi ti respektojë të drejtat e minoriteteve. Gjithashtu, Ai ceki se çdo shkelje sipas ligjeve ndërkombëtare e të drejtave të njeriut nga ana e pushtetit malazez do të publikohet në raportin vjetor që lëshon Deparmenti i Shtetit. Z. English inkurajoi Iniciativën Qytetare që me vëmendje të vazhdojë me raportet e tyre dhe në kontinuitet të kërkojë nga Qeveria e Malit të Zi rishqyrtimin e nevojave dhe të drejtave të Shqiptarëve konform ligjeve ndërkombëtare që kan të bëjnë me minoritetet.

Ne përfundim të takimit, delegacioni shqiptarë ja dorëzojë z. English një letër e cila nënvizon disa nga problemet me të cilat ballafaqohen Shqiptarët nën Mal të Zi, si dhe rolin që Mali i Zi duhet të luajë në periullën pas referendumit. Poashtu u shpreh përkushtimi që puna në kët drejtim do të vazhdojë deri në arritjen e një zgjedhje të drejtë të kërkesave të Shqiptarëve nën Mal të Zi.

 

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.