Home arrow Shendeti arrow Me te rejat arrow Guret ne temth...kliko ketu...
Guret ne temth...kliko ketu...
Gurët në tëmth, pse shkaktohet

Tëmthi jep dhimbje tipikisht në hipokondrin e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla). Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri në "common bile duet" (ductus choledocus communis). Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore (columna vertebralis). Kurse inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.
Përdorimi i rigonit
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Kjo erzë aq e njohur në çdo kuzhinë shqiptare, ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Si shumë bimë të tjera edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore. Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit. Për të lehtësuar organizmin nga ushqimi i tepërt këshillohet të pihet menjëherë një gotë nga çaji i rigonit. Në këtë mënyrë do të ndiheni më mirë dhe më të lehtë gjatë lëvizjeve. Po ashtu, çaji i kësaj bime ka aftësi antispastike, prandaj përdoret edhe në trajtimet e shqetësimeve dhe dhimbjeve të barkut, që mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Çaji përdoret edhe kur shkaktare është ftohja dhe dhimbjet shoqërohen me fryrje të barkut. Në këto raste mund të pihet çaji i rigonit, ose mund ta shoqërosh bimën e grimcuar me ushqim.
Rekomandimet
Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep. Një ndihmesë të madhe jep çaji i rigonit edhe në çrregullimet, që shfaqen nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë tretje të ushqimit me vështirësi, të shoqëruara me grumbullimin gazesh, acarim të mbulesës mukoze të zorrës, të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku.
Ç'rregullimet
Këto ç'rregullime mund të shkojnë deri në diarre. Për të lehtësuar këtë fenomen, mjekët këshillojnë që çaji të pihet disa herë gjatë ditës, që dhe problemi të eliminohet më shpejt. Edhe në rastet kur njerëzit vuajnë nga kapsllëku dhe që shoqërohet me dhimbje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e rigonit. Ata këshillojnë pirjen e 4 gotave çaji në ditë. Një tjetër veti e rigonit është se lëngu i tij përdoret si kundërparazit. Me të spërkatet vendi në të cilin ndodhen parazitët. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.

Pakete keshillash

1- Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit
2- Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve
3- Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës
4- Përdoreni erzën në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet
5- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë
6- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral

Gurët në tëmthEdhe bebet me tëmth të sëmurë
Në raste të rralla fëmija lind me një të metë në rrugët e tëmthit. Këto janë të mbyllura dhe kështu tëmthi nuk ka mundësi të lirohet e të kalojë nga mëlçia deri në zorrë. Në këto raste ngjyra e verdhë bëhet më e theksuar me kalimin e ditëve dhe të javëve. Kjo lloj verdhëze nuk ka mjekim. Rrallë, me anë të ndërhyrjes kirurgjikale mund të hapen rrugët e kalimit të tëmthit.

Rigoni dhe vetitë e tij
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera. Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar.

Gurët , mjekët rekomandojnë
Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmtha janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme. Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura.

Përgatiti: Blerina KACA  

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.