Home arrow Emigrantet arrow Europe 2 arrow Trieste Itali...kliko ketu..
Trieste Itali...kliko ketu..

ImageLAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI
MEDALION PER EMIGRANTET E VDEKUR AKSIDETALISHT

Karolina Geci
(Studente ne Universitetin e  Triestes).

Eshte bere si shplodhje pas nje dite studimesh, qe
nje pjese te kohes tone ta kalojme ne Internet, neper
listat e forumet  shqiptare, ku lexojme lajme e shkrime letrare
nga vendi e diaspora.
Jemi nje grup studentesh ne qytetin e Triestes qe
diskutojme ndermjet nesh ,pothuajse ne menyre te
perditeshme ne lidhje me ato qe lexojme  Ajo qe me shtyu  te shkruaja kete ndodhi sot,ishte poezia e poetes se njohur Vitore Stefa Leka:
"Ne galerine me profilin e Dantes", qe nje studente nga
Berati , na e lexoi sot gjate nje momenti pushimi.
Keto vargje me kthyen me mendimet 8vjet me pare, kur
sapo kisha mberritur ne Trieste.

Tuneli ne te cilin natyra ka gdhendur - siç thote poetja ne poezine e saj - si me dore kete profil te poetit te madh italian, Dante Alighierit, eshte nje pike e lidhjes rrugore ndermjet Triestes e qyteteve te tjera te Italise apo Europes.
S'kisha as nje muaj qe kisha ardhur, kur me nje grup shokesh e shoqesh, vendosem te kalojme fundjaven ne Venecia.
Isha me e sapo  ardhura nga Shqiperia dhe bukuria e ketij qyteti romantik bregdetar Trieste,  po me magjepste me peisazhet e ndryshme qe me dilnin perpara.
Befas, pa hyre ne tunel na  shfaqet perpara flamuri shqiptar dhe pa patur kohen as te pyes, te tre makinat ndaluan aty. Shoket e shoqet e mi u drejtuan tek ajo
"forme" lapidari me flamurin tone, mbi te cilin ndodhej fotografia e nje djaloshi 18 vjeçar, Gentur Lleshi nga Berati, rrethuar me 18 trendafila te kuq  ku lexoheshin keto fjale:
"Te lutem mos e kthe fytyren! Mos i hiq syte nga kjo fotografi,! Mos e mbulo me dore foton e ketij djaloshi te bukur sepse shuhen endrrat e tua, shpresat e tua, deshirat e tua, shuhet gjithçka e bukur e shpirtit tend. Para teje ndodhen duart e njoma me kallo, Eshte pjekuria e parakohshme, eshte endrra qe pritet.... Ketu ndodhet nje nga ata qe i hipen anijes se shpreses se madhe e u vra ne nje aksident rrugor me 2 tetor 1992".
Me poshte lexoja emra te tjere. Te gjithe te rinje.. Te gjithe bij nenash...
S'munda te lexoj deri ne fund se nje lemsh m'u mblodh
ne gryke... Te gjithe ata te rinj ishin pothuajse moshataret tane...
M'u afrua Eda, e sikur donte te me shkepuste nga ato
mendime melankonike me thote:
-Karolina a deshiron te shohesh diçka te çuditeshme?
Shiko profilin e Dantes ne te dale te tunelit; Kur Triestinet kalojne aty, i bien tri here burise pasi u sjell fat per udhetimin qe kane nisur.
Kur vuri re qe une ende s'po levizja, vazhdoi:
- E po ke te drejte, ti vjen per here te pare ketu,
Gjate viteve te para kur prisnim e percillnim njerez tek trageti, verrenim dhe disa barra te zeza qe inisnin ne atdhe, pa askend qe i percillte apo qe i
priste... E tmerrshme!!!
Mos harro, ishin vitet e para te '90! Vendi atje ishte shkaterruar kurse
ne emigrantet, ishim ende te pastabilizuar e konfuze, por pamjen e atij arkivoli askush prej nesh nuk do ta harroje kurre. Mbaj mend zonjen Vitore, mamane e Mikelinos qe ti njeh, e cila organizoi nje ceremoni te thjeshte me disa shqiptare per tepercjelle kete djale pas vdekjes se tij tragjike. Sapo kishte mbushur 18 vjeç.!
Zonjen Vitore ,e kane quajtur dhe Nena e shqiptareve ,nga ndihma e madhe  dhe e pakursyer, qe u ka dhene shqiptareve , qe vinin me traget nga Atdheu , apo ne forma te ndryshme e qe donin te rregulloheshin apo stabilizoheshin ketu.Ne ate kohe qe ndodhi kjo fatkeqesi,  ajo se bashku me piktorin nobelist z. Masrur Imani, kerkuan nga komuna e Triestes , te ngrinin nje lapidar si simbol i te gjithe te reneve(Duarve te njoma me kallo) jashte  Atdheut.
Zgjodhen pikerisht kete vend anes Adriatikut ,qe shikon drejt horizontit te larget , drejt brigjeve te Atdheut Shume udhetare ndalojne per te pushuar. Flamuri i kuq e i panjohur dhe fotua e Genturit,  terheq vemendjen e  kalimtareve. Shume shqiptarekane lene dhe mbresat e tyre  te shkruar, siç e shikon.
Me vone dhe per mua u be diçka e zakonshme ndalesa çdo
here qe dilnim jashte qytetit, tek ky lapidar dhe pse
nuk ka permasat e verteta te nje lapidari ,por me vlera
aq te medha, te ngritur ne saje te vullnetit e deshires se mire te kesaj zonje te madhe qe ne vitin 1992 dhe gjithmon gjene lule te fresketa ne te Fatkeqesisht i jane shtuar dhe emra te tjere: DritanBerberi, 24 vjeç nga Tirana vrare aksidentalisht;
Edmond Metalli,  34 vjec  vrare aksidentalisht ,ngaDurresi; Lulzim Nevzati aksidentalisht ne pune, nga Gilani;
Emiljano Grosha 18 vjec, aksidentalisht, ngaShkodra;
Teuta Shkurtaj studente, aksidentalisht, nga Vlora.
Ne kujtim te tyre, aty shikon gjithnje lule te fresketa te vendosura nga duart e panjohura te emigranteve shqiptare te shperndare neper rruget e
Evropes...


Karolina Geci
(Studente ne Universitetin e  Triestes).
  

E lusim Karolinen ta ribotoje kete dhe medalionin e
Saj me germa me te bukura dhe me te medha.
Te fala,
Baki Ymeri
 
Nga Bukureshti, me respekt per Vitore Leken
 
Falenderojme Karolinen per kete medalion te bukur qe
 ia ka qendisur Vitore Lekes, motres, mamase dhe
 dashamires sone te shtrenjte. Me kete rast, ne emer
 te
 kolegjiumit te redaksise se revistes Shqiptari dhe
 Komunitetit Shqiptar te Rumanise i urojme jete te
 gjate e te bukur si frymezimet e Naim Frasherit,
 shendet te persosur dhe fat e lumturi, zonjes sone
 te
 respektuar, Vitore Lekes, Vitore Stefa Leka e cila
 qe
 ne oret e para te emigracionit, edhe pse ishte vete
 emigrante, nuk ka menduar per veten e saj dhe
 perfitimet e saja nga jeta ne emigracion, por tere
 kohen, tere shendetin dhe tere mundin ia ka kushtuar
 kauzes humanitare te emigranteve tane, te ardhur nga
 atdheu, duke i strehuar sipas modelit te rilindasve
 tane, ne shtepine e saj, duke i regulluar me pune
 permers perkrahjes bujare te nobelistit me pasaporte
 shqiptare, te nderuarit Masruru Imani, si dhe me> kete
 lapidar qe e ka ngritur ne buze te rruges ne te dale
 te Trisets, me flamurin tone kuq e zi, ka bere nje
 veper madheshtore dhe shume te larte, qe e ngre
 figuren e kesaj zonje te nderuar si humaniste dhe si
 poeteshe e nje ndjeshmerie te karte vlerash te
 bukura,
 si shkrimtare shqiptare dhe mbi te gjitha si
 patriote
 e zjarrte qe eshte shkrire duke ndimuar shqiptare te
 shumte nga te gjitha trojet, si dhe ne kohen e
 luftes
 ne Kosove apo Maqedoni. 
 Me respekt te perzemert,
 Baki Ymeri
> (Bukuresht)
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.