Home Kosova Cdo gje rreth Kosoves Rexhep Qosja feston 70 vjetorin...kliko ketu..
|
|
Rexhep Qosja feston 70 vjetorin...kliko ketu.. |
Sot festohet 70 vjetori i profesor Rexhep Qosja. Vepra e tij e shumëanshme nuk ka asnjë fushë të mendimit, në të cilën nuk ka shkelur, nuk ka kërkuar dhe nuk ka kontribuar me aq këmbëngulje dhe urtësi të pashoqe drejt të vërtetës. Vepra e tij e gjerë nuk ka asnjë fushë të mendimit ku nuk ka hapur shtigje të reja.Vepra e akademikut është cilësuar si ajo e një prijësi shpirtëror, që nuk rreshti kurrë së luftuari për të ndriçuar të vërtetat e nëpërkëmbura historiket Shqipërisë natyrale. Pas dyzet vjetësh, qysh se me botimin e veprës së parë “Episode letrare” dhe deri më sot akademiku Rexhep Qosja mbetet studiuesi më i madh shqiptar. Rexhep Qosja mori përsipër si rrallëkush tjetër misionin e madh të studimit të të veprës dhe jetës së Rilindësve tanë. Nuk është rastësi që një nga kryeveprat e tij “Porosia e madhe” iu kushtua poetit të madh Naim Frashëri, simboli dhe shpirti poetik i Rilindjes. Misionari dhe vizionari i largpamës Rexhep Qosja është në pajtim të plotë me kohën e vet, me popullin e vet dhe me idealet e larta kombëtare, që janë pjesë e mendjes dhe gjakut të tij. Rexhep Qosja guxon të shpreh hapur idealin e vet “Kam një ideal: bashkëpunimin e popullit të ndarë shqiptar dhe një shpresë: se kjo do të bëhet”. Deviza e akademikut të madh është e thjeshtë: “Në punën time gjithmonë i jam përmbajtur dhe do t’i përmbahem qëndrimit të shkrimtarit të shquar francez, Romen Rolani: “duhet të mendosh ndershëm, qoftë edhe nëse të ngrihen kundër, sepse ashtu mendon për të gjithë”. Rexhep Qosja është “kumbari”, që pagëzon gazetën e parë shqiptare postkomuniste, me emrin “Rilindja Demokratike”.Vepra e tij e shtrirë në qindra e qindra tema dhe çështje jetike të kulturës dhe historisë së popullit shqiptar dëshmon për një punë të jashtëzakonshme, për një vullnet të habitshëm dhe një talent të rrallë. Në këtë shtatëdhjetëvjetor, me veprat e tij njëra më e vyer se tjetra, Rexhep Qosja vjen me një jetë të madhe, të jetuar tej e mbanë nga një mision fisnik, nga një pasion i pashuar për dijen dhe për vlerat e kombit të tij, nga një dashuri e zjarrtë për ta parë vendin e vet dhe popullin shqiptar të realizuar në aspiratat e tij shekullore. Ndërkohë që në mendjen e akademikut të shquar me siguri që do të lindin e rriten libra të tjerë të çmuar, që do të pasurojnë më tej kulturën kombëtare. |
|